AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Murat Jashari,plaku me flok te bardha per hoxhen e fshatit

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13909
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Murat Jashari,plaku me flok te bardha per hoxhen e fshatit   Jeu 21 Jan - 15:39

Pas vrasjes sė Jusuf e Bardhosh Gėrvallės dhe Kadri Zekės, mė 17.02.1982 ulen e bisedojnė „udhėheqėsit“ e Organizatave (ku kishte qenė anėtar i thjeshtė, Jusuf Gėrvalla dhe jo nė organet vendimmarrėse,-sipas Sabri Novosellės.
-Z. Sabri Novosella dhe z.Abdulla Prapashtica me varrmihėsit e tyre. Mė vonė mė 15.05.1982 edhe z. Xhafer Shatri (qė pretendonte se ėshtė pasardhės i Kadri Zekės), u “bashkua” me kėta dy tė parėt. Ky “bashkim” ka pasur baticat dhe zbaticat e veta.
-Koha na ka bindur se kush i ka hedhur kėta dy frymorė – me dy kėmbė, me surrat njeriu, nė perėndim dhe pse…?!
Organizimi i mirėfilltė i masave u bė nė korrik tė vitit 1987 me mbajtjen e Mbledhjes sė parė tė Pėrgjithshme tė Organizatės. Nga grupi i organizimit tė kėsaj Mbledhje – pėr siguri tė mbledhjes, na kishin caktuar:
Bexhet Luzhėn, Ismet Abdullaun dhe mua (Murat Jasharin).
Nė kėtė mbledhje u zgjodhėn organet drejtuese – legjitime (vertikale e horizontale) nga delegatėt dhe organizata u emėrua ‘Lėvizja Popullore pėr Republikėn e Kosovės’ (LPRK).
Kur isha student nė Shkollėn e Lartė Pedagogjike nė Shkup, shpeshherė na vinte njė i moshuar, flokėbardhė, me disa shkrime tė shkruara me dorė. I lexonte rrjedhshėm poezitė qė i kishte shkruar vetė. Kureshtja dhe interesimi pėr poezitė e bukura, dhe pėr fjalėt e tij tė menēura mė bėri qė kėtė plak ta ftoja edhe nė banesėn time, qė e kisha nė njė podrum tė njė shtėpie familjare. 
Plaku, flokėbardhė Asllan Hasani, anėtar i NDSH-sė, ish i burgosur si nacionalist shqiptar me akuzė – se kishte pėr qėllim ta bėnte Shqipėrinė. Ky plak flokėbardhė, nė bisedė e sipėr po mė tregonte pėr imamin e fshatit tim (Orizare – Kumanovė) mulla Hajdar Jasharin: “Pėr tė mos treguar shokėt, nga dajaku tri herė Hoxhės i paska dalė deudenumi (zorra e prapanicės),-e tė tjera tortura tė tmerrshme nė burgjet armike.”…
-Pas kėtyre informatave qė kisha pėr tė fillova qė, Plakun edhe mė shumė ta respektoja.
Hoxhėn e bėra fortė shok, mėsues tė dytė, se vendin e Enver Hoxhės atėkohė as gjer mė sot; nuk arrin kush ta zėvendėsoj. Hoxha-Mulla, Hajdar Jashari, ishte magjistėr i teologjisė, kishte qenė anėtar i KQ tė NDSH-sė, dhe pėrfaqėsues i grupit ushtarak tė Sul Hotlės, ishte idhull i idealit dhe sakrificės kombėtare, por edhe njerėzore.
amaneti hoxhes
Infiltrimi
Organizatat atdhetare dhe politiko-ushtarake qė nuk kanė mekanizėm pėrcjellės, zbulues dhe ekzekutiv, nė atė organizim futen elementė tė ndryshėm, e tė dyshimtė. Edhe nė radhėt e LPKsė ishin infiltruar individė, me surrat njeriu, qė mė patė paralajmėruar qysh herėt hoxha (tani ndjesė pastė). Ka fundi i qershorit tė vitit 1998, pasi Nėnės biologjike (LPK-sė) dhe Shtabit Qendrorė tė UĒK-sė i kishin bėrė atentat, ky Grup me ato tri vese patologjike (qė m“i patė treguar hoxha) –dhe, nė shėrbim tė shumė Shėrbimeve tė huaja, kishin bėrė puē nė UĒK dhe kishin formuar Drejtorinė Politike (njerkėn e UĒK-sė), tani nė kuadėr tė njė Shtabi tė Pėrgjithshėm.
Ky Grup i pėrgatitur teorikisht shumė mirė pėr tė njohur personalitetin e personit, nė shumė Zona Operative, (aty ku patėn mundėsi) kishin instaluar njerėzit e vet, me tė kaluar tė dyshimtė. Po jap njė shembull tė ndodhur. Aksionin pėr tė vrarė Afrim Zhitinė dhe Fahri Fazliun (mė 2 Nėntor 1989), e kishte udhėhequr N. I. (“Leka”). Ky Grup, pėr tė zbuluar bazėn ilegale ku ka qėndruar Afrim Zhitia, kishin angazhuar edhe B. M. Pėr atė shėrbim qė Leka ua ka bėrė kėtij Grupi, padyshim se i kanė shpėrblyer me njė vend pune tė mirė. Ky Grup, nga Tirana kishte nisur edhe kolonel Tahir Zemaj pėr Zonėn Operative tė Dukagjinit.
Lufta e vėshtirė dhe e rrezikshme (nuk ėshtė punė shitblerje droge), ka bėrė qė tė fus bishtin ndėr vegėt dhe kishte ikur.
http://kosovalbaner.com/murat-jashari-kush-ma-vrau-vellane-ismet-jasharin/
-Nė shtetet e perėndimit kėsaj pune, dhe kudo e kurdoherė, -kur tė pėrkthehet nė shqip i thoshin – DEZERTIM. -Pėr dezertim lufte, sipas ligjeve tė luftės, pa gjyq, dezertorit i bėhej ekzekutim. Padroni i tij Ahmet Krasniqi, nuk dijė se ēfarė grade ushtarake ka pasur, por nė vend se tė japė urdhėr tė pushkatohet, ai e gradon, me gradėn mė tė lartė – kolonel. Paradoks i llojit tė vet! Hajde shqiptar hajde! Jemi Unikat nė botė, pėr shumė gjėra por edhe nė kėtė drejtim.
Njė djalė (ushtar Lirie i T. Zemaj) i nėnės sė madhe strugane, pjesėmarrės i tri luftėrave ēlirimtare, i nisur nga parimi se dezertori duhet tė marrė hakun e merituar pėr dėmin e madh qė i kishte shkaktuar popullit shqiptar, trutė nė asfalt ia kishte qitur.
5 Ky farė koloneli, kishte udhėhequr afėr 400 policė (shumica si ai, shqipfolės) mė 12 Shkurt 1984 pėr tė vrarė Rexhep Malėn dhe Nuhi Berishėn.)Nuhi Berishen e ka nxite vete Avdi Ibrahimi qe te vritet me policin serbe,per Rexhep Malesn nuk flasi).
Fillim korriku 1998
Isha me kamionin plotė duke u kthye nga Lichtenstein pėr nė banesė Murg/SG, fshat i vogėl buzė liqenit tė bukur Valense. Nė rrugė e sipėr m“u lajmėrua vėllai im Ismet Jashari, -tani Luftėtarėt i Lirisė, (bashkėluftėtarėt dhe populli e kishin pagėzuar me pseudonimin “Komandant Kumanova”).
-E ndala Kamionin nė njė skaj rruge dhe po bisedonim tė qetė, pa rreziqe nga ndonjė incident. Duke respektuar rregullat ushtarake, tim vėlla kurrė nuk e kamė pyetur se nė cilėn Zonė je dhe ēfarė numri tė mobilit ke.
Si zakonisht e prisja qė ai tė flas mė shumė.
Dhe, gjatė bisedės po mė thotė:
“Gaga Murat fol me Zekėn dhe le t“na dėrgojė veshmbathje, – dhe ato t’i sigurojė!!!
…Dhe, ti dėrgomi dy snajperė tė mirė; njė pėr mua dhe njė pėr Flamurin (G. Elshanin).
-Unė i pėrgjigjem: -“Po, kėto ditė jam te ai, do ti them dhe snajperkat nė njė magazinė i kam”.
-Pastaj Ismeti vazhdoi: “Na i kanė pru kėtu nė Kleēkė dy vetė, i kemi nė burg. Kishin qenė udhėheqės tė Lėvizjes, dhe na kanė thėnė se janė spiunė”!…
6 Unė e pyeta, si i kishin emrat? Behadin Hallaqi dhe Shaban Shala.
Unė, fillova ta pėrdori memorien, -meqenėse isha shumė i lodhur, dhe mė erdhi shpejt njė mendim, ndoshta edhe jo mė i miri, megjithatė, i fola:
“Nuk e dijė gagės se si ėshtė organizimi momental tek ju,-por mos zbato asnjė urdhėr sa i takon atyre dy vetėve. Le tė merren ata ma tė “mėdhenjtė” me ta. Ky emėr Behajdin pak mė ėshtė i njohur, nuk e dijė nga po mė vjen se nga kam dėgjuar, kurse pėr atė tjetrin nuk paskam dėgjuar”.
-E kreva bisedėn me tim vėlla dhe menjėherė iu lajmėrova Zekės (Xhavit Halitit). Zeka mė tha se ėshtė i informuar pėr kėtė punė. Kam informuar Abazin (Ali Ahmetin), ky nuk e kishte ditur dhe mė tha: “Do tė interesohem” – mė porositi qė mos ta pėrhapi si lajm.
-Gjatė rrugės m“u desh tė ndalojė nė Walenstadt te Selim Haliti (vėllai i Xhavitit). Po sa u takova me tė: -menjėherė, po mė tregon pėr Behajdinin se vėllai im (Ismeti) po e mbante nė burg.
-Po i thashė, sa mė tregoj Ismeti.
Ata dy i ka dėrguar ndokush aty.
Se kush nuk e pyeta.
Selimi vazhdoi: “Po a e dini se kush ėshtė ai”?
Nuk e di nė detaje se kush ėshtė, por ėshtė i Lėvizjes.
Selim Haliti po mė thotė: “Behajdini ėshtė shoku i Zekės”.
-Mirė de, Zeka le tė intervenoj te Jakup Krasniqi apo te ndonjė udhėheqės i UĒK-sė nė atė Zonė, nė Kleēkė dhe le t“i lirojnė.
Dhjetor 1998 – Pas katėr muajve treguan se ishte vrarė Ismeti
Ishte muaji i tretė qė po e kaloja nė burg, me akuzėn «Blerje e furnizim me material luftarak pėr terroristėt e UҪK-sė…». Kėshtu e ka cilėsuar veprimtarinė time atdhetare kryeprokurorja e shtetit mė «demokratik» Helvetia, znj. Karla del Ponte. Nga burgu i Bernit (ku isha), nė fillim tė dhjetorit 1998 mė transferuan nė njė burg tjetėr, dhe ndėrkohė kam mėsuar se mė kishin sjellė nė vendin e quajtur, Torberg.
-Mė 15 dhjetor `98 aty rreth orės 10.00 paradite u hap dera e dhomės. Njė gardian mė njoftoi se kam vizitė dhe mė tha menjėherė tė shkoja pas tij. Mė futi nė njė sallon ku ishin disa policė me uniformė, dhe disa tė tjerė me rroba civile.
Nė vizitė mė kishte ardhur bashkėshortja.
Kur mė pa, u ngrit nė kėmbė. Ia pashė sytė e saj tė pėrlotur.
Pa u pėrshėndetur, e pyeta ēka ke, pse po qanė?!
Ajo ma ktheu: “Po na kanė lajmėruar se, para ca ditėve Ismetin e kishin vra mė 25 Gusht 1998”’.
Nė atė moment mė erdhi njė forcė e madhe – e papėrshkruar, dhe ju drejtova gruas:
-Asnjė lot!
Pėr dėshmorėt nuk duhet derdhur lot!
Lumė ne, oj Selvisha! Tani Kumanova qenka bėrė Kosovė!
Ju afrova time grua, (dhe pėr lajmin e gėzuar) e pėrqafova fort! Kėshtu, me gjak dėshmorėsh bėhet Shqipėria!
Fribourg (CH), 30.05.2012
MURAT JASHARI-Baca
Orizare – Kumanovė
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Murat Jashari,plaku me flok te bardha per hoxhen e fshatit
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: sport-
Sauter vers: