AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Noli gjate nje deklarates ne Kombete bashkuara

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14490
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Noli gjate nje deklarates ne Kombete bashkuara   Ven 22 Jan - 11:12

Nofta Sekretari i Pėrgjithshėm kish nė mend tė thotė qė nuk kish dėshoron tė hyjė nė marveshje pėr hua me njė guvernė kryengritėse, pa njė parlament si atė qė kryesohet prek tė pėrunjurit prift. Po e dini se ē’ėshtė parlamenti? Pa fjalė e dini. Po do tė kuptohet mė mirė kur tju yjem, se ēmendoj pėr tė. Parlamenti ėshtė njė sallė ku mblidhen politikanė pa shport qė bėnė prova operate nė trupin e gjallė tė racės sė vetė. Njė sallė plotė me gaz tė helmuar. Gazi mbytės, gazi qė sjell lot, qeshje tangoje dhe gjithė gazet e tjerė me tė cilėt u lėftua luft e fundit qė t’u jepte fund tėrė luftrave dhe tė vendoste paqė, paqen pėr tė cilėn bėjmė fjalė.


“Ē’ka bėrė Lidhja e Kombeve nė pesė vjetėt e fundit?”.
Munt tė vij nė ēėshtjen e dytė dhe tė fundit: Ē’po bėjmė tani nė kėtė asamble? Pėrgjigja ėshtė fare e lehtė. Do ta gjeni te Shekspeare-i. “Fjalė, fjalė, fjalė” domethėnė nė inglishten popullore erė tė nxehtė. 

Ėshtė fort e koklavitur kjo punė. Mund ti shigurojė ndo njė fron nėnkryetari auktorit tė shėnuar po kam frikė se do tė sjellė vetėm disa miliardė ēpagime pėr Francėn dhe pėr Belgjikėn. Kėta tė dy shtete shpresojnė tė nxierrin me anėn e tij disa miliardė dhe miliardė. Unė uroj qė tė munden t’i marrin, po ėshtė njė fatalitet. Ajo superfuska e gjeneralit Dawes s’ka veē tė referohet Lidhja e Kombeve.
I dashuri im Sekretar i Pėrgjithshėm, Ju lutem gatuani njė vėnt tė thatė, fort tė thatė, nė dosjet t’uaj tė vdekura se si dini, mr Dawes ėshtė Amerikan dhe Amerika ėshtė njė vend i thatė (pa tė pira) qoftė se prej kohe nė kohė, me mėnyra tė nėndheshme, njomet, njomet me tė vėrtet shumė, vetėm me shaka… . Me pėrpjekjet mirėdashėse tė ēizme sjellėsve (kontrabandistėve).Duke folur pėr fuska pėrsėri mė vjen nė mend ajo huaja e bekuar 600 000 000 pėr tė cilat kryetari i nderuar i kėsaj Asambleje dhe Sekretari i Pėrgjithshėm i dashur m’u zotuan tė mė japin pėr Shqipėrinė disa minuta mė parė. Tani kjo hua ėshtė njė fuskė paqeje, njė fuskė paqeje fort e shėndoshė. Jo nuk ėshtė fuskė aspak. Atė qė desha tė thosha ish: Do tė forcojė paqen nė Ballkan. Mund tė gatisė udhėn pėr tė realizuar Konfederatėn Ballkanike, Po nuk ka njė dobi tė flasim pėr tė.
Zoti Sekretar i Pėrgjithshėm, merre nė dosjet e pashpirt tė mekropolit t’uaj.Pasi u pėrgjigja tė dy pyetjeve qė mė ishin bėrė mė mbetet tani tė nxjerr pėrfundimin tė cilin do ta bisedoj nė formėn e dy pyetjeve tė reja. Pikėsėpari, nga ēkoqitjet qė u dhanė mė parė, a e vlen barra qeranė qė tė kemi njė shoqėri tė kombeve? E dyta, nė rast qė e vlen, cila do tė jetė methoda pėr t’i arrirė qėllimit qė ėshtė paq e pėrbotshme? Pyetjes sė parė do ti pėrgjigjem: Po. Edhe Shoqėria e Kombeve tė jetė njė ėndėr, njė utopi qė i bėn skeptikėt tė buzėqeshin dhe tė shtrembėrojnė buzėt, kjo (Shoqėria e Kombeve) duhet tė qėndrojė atje si njė sfidė kundėr lavdisė groteske militariste. Kjo duhet tė qėndrojė atje si njė vėrtetim solemn i dėshirės sė pėrbotshme pėr paqe. Kjo duhet tė qėndrojė atje gjer sa bukuria e sajė, fisnikėria e sajė, shpirita njerėzore e sajė, nevoja e domosdoshme e qėnies sė sajė tė kuptohen nga gjithė bota. Pse fundi i fundit me gjithė mungesat qė ka sot pėr sot, kjo meriton tė pritet me kėto fjalė.”Verreite Doch. Du bist so choen!” Oh! Qėndro, ti je kaq e bukur!Pse tė jemi kaq pesimistė? Aspirata pėr paqe, janė kudo, kjo ėshtė e padyshimshme, ndryshe nuk do tė kishim komedin e fuskave dhe superfuskave tė paqes qė na kanė mbuluar. Kjo vjen nga shkaku qė popujt dėshirojnė paqen. Qė burrat e shtetit, politikanėt e servirin kohė pas kohe, fuska arbitrazhi, fuska ēarmatimi, fuska sigurimi dhe superfuska shpėrblimi.”Po paqia nuk do tė vijė prej traktateve, kėto janė tė destinuara tė hidhen shpejt a von nė shportė. Paia do vijė nga shkollat. Duhet t’u mėsojmė fėmijve qė vrasja toptan ėshtė po ashtu njė gjė kriminale sa edhe vrasja e veēantė.
Duhet t’u mėsojmė se perėnditė t’ona tė bajrakeve janė burimi i gjithė tė kėqijave, tė cilat shekuj me radhė po e mundojnė njerėzinė. Duhet tu mėsojmė se ka veē njė perėndi tė vėrtetė, qė duhet ti shėrbejmė. Perėndia e njerėzisė, Perėndia e tė gjitha tribuve. Duhet tu mėsojmė tė bėhen anėtarė tė nderēmė tė super-shtetit qė duhet tė pėrmbledhė tė gjitha tributė. Tė bėhen qytetarė fisnikė tė federatės sė pėrbotshme e cila ėshtė nė realizim e sipėr, e cila do tė realizohet me doemos. Kur djemtė tanė do tė kenė mėsuar kėto tė vėrteta, atėhere do tė kemi vetėm ēarmatosjen morale e cila duhet tė bėhet mė parė nga ēarmatosja matėriale, po do tė kemi bashkėpunimin e vėrtetė e tė gjithė fiseve tė botės pėr paqen, pėrparimin dhe mbarė vajtjen ndėrkombėtare, tė cilat s’janė tjetėr veē sende qė vijnė rrotull subjektit.”Po para se tė vijnė atje, le ta njohim njė herė se jemi qė tė gjithė bajrak tė egėr sa kohė qė i bėjmė kurbane njerėzish Moloh-ut tė tribusė. Oh! I vritni, i varni. Ndiqini nė tė katėr anėt e botės kėto perėndira barbare dhe anthropofage qė kanė mbushur historinė e njerėzisė me kaq vuaje, me kaq urrejtje, me kaq rrėnime, me kaq tmerr, me kaq gjak me kaq frikė. Ah! Do ti kapim gjakatėratė e vjetėr!
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Noli gjate nje deklarates ne Kombete bashkuara
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: sport-
Sauter vers: