AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Enveri,ballistat bashkpunonin me titon,mbama djalin sa nuk m

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13738
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Enveri,ballistat bashkpunonin me titon,mbama djalin sa nuk m   Ven 29 Jan - 13:50

Gjuhė komuniste

29. January 2016 Arber Gashi ĒAMĖRIAHISTORIASHQIPĖRIA 0


Profesor Abas Ermenji
Duke lexuar librin e pėrkthyer nė italisht “Il sangue tradito” , (Gjaku i trathėtuar) botim i Ministrisė sė Jashtėme Jugosllave.
Nė njė fjalim qė mbajti Enver Hoxha nė Shkodėr pakė muaj mė parė, thosh se njerėzit e Ballit Kombėtar ishin duke u marrė vesh me Titon, nė dėm tė interesavet tė Kosovės, pėr tė vepėruar nė Shqipėri.
E ē’nuk ndėgjuaka njeriu nė kėtė botė! Enver Hoxha qė lindi prej Titos si Eva nga brinjė e Adamit, qė u-emėrua kumandar i t’ashtu-quajturės ushtėri nacional-ēlirimtare tė Shqipėrisė nga Dushan Mugosha, ai qė gjer dje i quante ‘megallomani reaksionare’ tė drejtat t’ona mbi Kosovėn, ai qė, i shtytur prej jugosllavit Svetozar Vukmanoviē-Tempo, prishi Lidhjen e Mukajt pikėrisht pse Balli Kombėtar kish vėnė si bazė tė programit Shqipėrinė Ethnike, ai qė dėrgoi fuqi nė Kosovė pėr tė shuar kryengritjen e shtytur nga Balli Kombėtar dhe pėr t’i a dorėzuar Titos tė nėnėshtruar, po ai na dalka sot me njė moral patriotik t’u tregojė Ballistėvet detyrat kundrejt Kosovės !
Nė njė botim tė Ministrisė sė Jashtėme Jugosllave, punuar nga Vladimir Dedijer dhe nxjerrė si njė farė ‘Libėr i Bardhė’ pas prishjes sė marrėdhėnievet me Shqipėrinė, pėrkthyer tani vonė n’italisht ndėnė titullin ‘Il Sangue Tradito’ mund tė kuptojė njeriu mjaft gjėra rreth komunistėvet dhe Ballit Kombėtar.
1. Partija Komuniste Shqiptare ėshtė krijesė e Jugosllavėvet
Partia Komuniste Shqiptare ėshtė fund e krye njė krijesė e Jugosllavėvet dhe, pa ndėrhyrjen e ngultė tė kėtyre, as qė do tė kish parti komuniste nė vendin t’onė. Pėrpara se tė vinin Miladin Popoviēi dhe Dushan Mugosha pėr t’organizuar dhe udhėhequr komunizmin nė Shqipėri, aty s’kish veē disa grupe tė vegjėl e tė parėndėsi qė s’ishin aspak tė lidhur me masat, “qė ishin larg nga veprimtarija komuniste e vėrtetė, qė ishin nė kundėrshtim me njeri tjetrin, gjė kjo qė ka shkaktuar luftė t’ashpėr e tė paprerė midis tyre. Ndėr ‘ta sundonte shpirti i ngushtė i sektarizmės, oportunizmės dhe i lokalizmės”. (Sang. Trad. f. 3, nxjerrė nga rezoluta e Konferencės sė parė tė pėrgj. tė P.K.SH., mbajtur nė Labinot, nė prill 1943).
Situata qė mbretėronte midis grupevet komuniste nė Shqipėri mė 1941, u-karakterizua kėshtu nga Miladin Popoviē :
– “Kemi gjetur njė kaos tė vėrtetė. Ndodheshin grupe dhe grupthe (gjithėsejt tetė, ndėr tė cilėt dy Trotskistė). Seicili prej tyre tėrhiqte nga anė e tij. Shpeshėhere bėnin edhe ‘bashkime’, ‘marrėveshje’ pėr tė paditur tek ne njeri tjetrin. Bėnin nga kėto ‘marrėveshje’ deri me Fundon. Mund tė kish ēdo gjė tek kėto grupe, por asgjė komuniste…” (Sang. Trad. f. 8, nga relacioni i Miladin Popoviē, Komitetit Qendror tė partisė komuniste jugosllave, 21 Maj 1942).
“Bisedimet me kėto grupe vazhduan prej dhjetė gjer mė njėzet ditė. Kalonim nga njė pjekje ilegale nė tjetrėn. Me grupin e Korēės i rrahėm ēėshtjet nė shtėpinė e Enver Hoxhės e tė Koēo Tashkos. Ky grup nuk donte t’i njihte gabimet e tij; kėrkonte tė shpallej si parti e pastaj gjithė grupet e tjerė tė mblidheshin rreth tij, por arritėm t’a bindim me argumenta tė forta qė tė pranojė krijimin e partisė. Nė grupin ‘Korēa’, ndihma m’e fortė na erdhi nga punėtorėt Koēi Xoxe dhe Pandi Kristo…” (Sang. Trad. f. 9, nga shėnimet e Dushan Mugoshės mbi aktivitetin e tij nė Shqipėri nė vitet 1941-1944).
Miladin Popoviē e Dushan Mugosha, dhe pakė mė vonė Blazo Jovanoviē e Svetozar Vukmanoviē-Tempo, qenė shtytėsit, krijuesit, udhėheqėsit dhe kumandarėt e vėrtetė tė partisė komuniste shqiptate. Ata ēdukin mosmarrėveshjet, ata vėnė disiplinė, ata bėjnė mbledhjet, ata emėrojnė kumandarėt, ata organizojnė, ata urdhėrojnė. Ata shtyjnė tė krijohet ushtėrija ‘nacional-ēlirimtare’, dhe, me t’u-formuar brigata e Parė, Dushani shkon si kėshilltar pranė Mehmet Shehut, por nė tė vėrtetėn ėshtė ai qė kumandon ; ata e shtyjnė mė nė fund partinė komuniste shqiptare nė luftėn vėllavrasėse me Ballin Kombėtar.
Dushani e cakton edhe Enver Hoxhėn si kumandar tė pėrgjithshėm t’ushtėrisė ‘nacional-ēlirimtare’.
“Para se tė nisej pėr Jugosllavi, Dushan Mugosha u-ftua nė mbledhjen e K.Q. tė P.K. Shqiptare, ku ishin prezent disa antarė tė komitetit, dhe aty parashtroi mendimin se kumandari i pėrgjithshėm, Spiro Moisiu, nuk ishte nė lartėsinė e detyrės, dhe propozoi t’emėrohej nė vėnt tė tij Enver Hoxha, deri atėhere komisar i komandės sė lartė. K.Q. i P.K. Shqiptare e pranoi kėtė propozim tė Dushan Mugoshės dhe, nė konferencėn e Pėrmetit, nga fundi i Majit 1944, Enver Hoxha u-emėrua kumandar i pėrgjithshėm me gradėn kolonel-gjeneral.” (Sang. Trad. f. 61).
Dushani emėron edhe Mehmet Shehun si kumandar tė divizionit tė Parė, me gjithė qė Enver Hoxha nuk donte.
“Dushan Mugosha propozonte emėrimin e Mehmet Shehut si Kumandar i divizjonit tė Parė, kurse Enver Hoxha nuk qe d’akord. Por, pas shpjegimevet tė Dushanit, mė nė fund e pranoi kėtė propozim… etj..” (Sang. Trad. f.61).
Qė Jugosllavėt e kishin nė dorė tė tėrė punėn, dėshmohet edhe nga dallkaukllėqet qė u bėnin kryeterroristėt, tė cilėt mundoheshin kush e kush t’ė fitonte favoret sa mė shpejt. Kur Dushan Mugosha do tė kthehej nė Jugosllavi, kryeterroristėt i ēfaqnin servilizmat mė tė ulta, me anė letrash. Ja ē’i shkruan Mehmet Shehu :
– “Nuk kishim parti, por kishim e ishim ‘komunistė bazhibuzukė’, ishim njė ‘turli me zarzavate tė hidhura’, e me udhėzimet e Miladinit e tė tuat, me ndihmat t’uaja mundėm tė seleksionohemi, tė formojmė partinė t’onė komuniste, t’a forcojmė. Na dhat dorėn, na mėsuat, na ngritėt si mėma foshnjen… etj..” Mė nė fund i thotė :
– “O Salė! (pseudonimi i Dushanit) po pėr interesat e larta tė brigadės tėnde, kė do tė lėsh pranė shtabit tė pėrgjithshėm ? Kujt do t’i a besosh kėtė misjon special… ? ! !”
Domethėnė se brigata ėshtė e Dushanit dhe, passi po ikėn, ai di se kujt do t’i a besojė misionin e tij special.
Bedri Spahiu :
– “Ne mėsuam nga ti o Salė, atė ēka ėshtė e nevojshėme dhe e domosdoshme qė tė mendojmė e tė ndjejmė vehten si komunista. Prandaj unė pėr vehte, e besoj tė gjithė ne, na duket sikur kemi diēka nga qenia e jote. Jeta e jonė si komunistė ėshtė lidhur me ty… Unė ngushullohem duke parė ndryshimin qė kam bėrė prej ēastit tė parė qė jemi parė dhe se kam pėrfituar nga ti me sa ka qenė e mundur.”
Erė servilizmi mban edhe letra e Enver Hoxhės, e Nexhmije Hoxhės, e Hysni Kapos, e Koēi Xoxes, e Ramazan Ēitakut. Pa le i shkreti Omar Nishan qė ėshtė mbyllur n’odė dhe qan me ngashėrime duke “kujtuar poshtėrsitė qė ka thėnė armiku pėr Dushanė”. (Sang. Trad. Facsimili. Fotokopjet e tė gjitha kėtyre letravet.)
Servilizmi kundrejt drejtuesve Jugosllavė arrin kulmin me fjalėn e Enver Hoxhės, nė Berat, nė mbledhjen e plotė tė K.Q. tė P.K., nė Nėntorin e 1944-ės :
– “Shoku Blazo (Blazo Jovanoviē delegati i K.Q. tė P.K. jugosllave, pranė K.Q. tė P.K. shqiptare) ka dhėnė ndihmėn mė tė madhe nė pregatitjen e konferencės dhe nė pėrpunimin e relacionit. Blazoja qe pėr ne si tė kish zbritur Zoti nga qielli.” (Sang. Trad. f.26, shėnimi 28)
2. Kush e bėri qėndresėn kombėtare prej Prillit tė 1939 -ės gjer nė Nėntor tė 1941 -sė ?
Tė vimė tani tek qėndresa kombėtare ose lufta qė i u-bė pushtuesit tė huaj. Libri nė fjalė e vė nė dukje qėndresėn e popullit Shqiptar nė ditėt e Prillit tė 1939 -ės, vazhdimin e asaj qėndrese gjatė luftės italo-greke, tregon sesi populli Shqiptar nuk ndėgjoi n’asnjė mėnyrė tė luftojė kundėr grekėvet, pėrkundrazi mbajti anėn e tyre, edhe ata pakė bataljone qė ndodheshin tė mobilizuar u-hodhė nga anė e Grekėvet, u-shpėrndanė ose sabotuan luftėn. Por nga ana tjetėr thotė se grupet komunistė kishin qėndruar si tė mpitė gjatė kėsaj periudhe, dhe s’kishin bėrė asgjė gjer sa formuan partinė, ndėnė shtytjen e Miladinit e tė Dushanit, nė Nėntorin e 1941-sė. I vetėmi aktivitet qė patėn treguar komunistėt gjer nė kėtė datė – thotė libri – qe njė trakt qė hodhi grupi Shkodrės kur Hitleri sulmoi Bashkimin Sovietik.
“Me sulmin e Hitlerit kundėr Bashkimit Sovjetik, kushtet pėr fillimin e njė kryengritjeje me armė tė popullit shqiptar kundėr pushtuesit u-bėnė mė tė pjekura akoma. U-shkundėn nga letargjija gjer disa drejtuesi grupesh (komuniste). Kėshtu pėr shembull, grupi i Shkodrės lėshoi njė ēpallje duke ftuar popullin tė ngrihej me armė. Mė gjithė kėtė pėr shkak tė veprimtarisė politike tė mangėt dhe nė mungesė tė ndonjė pregatitjeje organizative, kjo ēpallje nuk pat, nė tė vėrtetė, asnjė pėrfundim praktik.” (Sang. Trad. f.44).
Kur bėn fjalė pėr qėndresėn e popullit Shqiptar nė kėtė periudhė tė parė tė luftės, auktori shton :
– “Krerėt komunistė nuk dijtėn t’i ēfrytėzonin kėto kondita objektive pėr t’i dhėnė dallgė luftės nacional-ēlirimtare. Pushtuesi shkonte gjithnjė duke e shtuar tmerrin. U-krijuan kampe pėrqėndrimi mė tė mėdha akoma, nė tė cilat ishin hedhur nė dimrin e 1940-1941-sė qindra Shqiptarė. Ndėrkaqė, drejtuesit e grupevet komuniste nuk e pregatitnin popullin nė luftė t’armatosur kundėr pushtuesit. Ata mbajtėn njė qėndrim tė tillė edhe nė rastin e sulmimit tė Jugosllavisė nga ana e trupavet fashiste e Hitleriane.” (Sang. Trad. f. 43-44)
Auktori harron tė thotė, se n’atė kohė, njė pjesė e tyre ishin milicė, dhe disa, si Omer Nishani, bėnin apollogjinė e fashizmit !
Nė konferencėn e parė pėr formimin e partisė komuniste shqiptare, 8 Nėntor 1941, dhe rezolutėn e sė parės konferencė tė pėrgjithėshme tė P.K. shqiptare, mbajtur nė Labinot nė Prill tė 1943-sė, ky qėndrim i mpitė i grupevet prej Prillit tė 1939-ės gjer nė Nėntor tė 1941-sė, u-qortua rreptėsisht.
Nė rezolutėn e konferencės sė Labinotit ėshtė thėnė tekstualisht :
“Lufta midis grupevet (komuniste) nuk i linte tė merrnin njė qėndrim siē duhet :
a) nė ēėshtjen e pushtimit tė Shqipėrisė mė 7 Prill 1939 ;
b) nė tė tjera ngjarje tė mbrendėshme tė rėndėsishme tė Shqipėrisė ;
c) nė ēėshtjen e luftės sė Dytė imperialiste, si edhe nė ēėshtjen e luftės s’Italisė kundėr Greqisė dhe Jugosllavisė.” (Sang. Trad. f. 4).

Atėhere vjen pyetja, pasi grupet komuniste paskan ndejtur tė mėnjanuar e tė mpitė gjersa u dha shtytjen Miladini me Dushanė, qėndresėn e popullit Shqiptar kundėr pushtuesit tė huaj kush e frymėzoi dhe kush e udhėhoqi prej Prillit tė 1939-ės deri mė Nėtor tė 1941-sė ? Ata qindra njerėz qė, gjatė kėsaj periudhe, u-dergjėn burgjevet dhe ishujvet, cilėt qenė ? A nuk qenė ata burra qė hodhė themelet e Ballit Kombėtar ? Ty s’t’a nxė goja njė hata tė kėtillė, Z. Vladimir Dedijer, por po t’a themi ne.
3. Qysh u-prish Lidhja e Mukajt dhe si filloi lufta vėlla-vrasėse.
Libri nė fjalė, natyrisht, ėshtė plot sharje pėr Ballin Kombėtar dhe e quan kėtė organizatė si njė krijesė tė reaksionit pėr tė mbytur lėvizjen ‘nacjonal-ēlirimtare’, nė bashkėpunim me tė huajin. Neve s’na bėjnė mė pėrshtypje kėto gjepura, pse kemi mė shumė nga gjashtė vjet qė po i ndėgjojmė, qė n’atė mėngjes kur partija komuniste, e shtytur nga Vukmanoviē Tempo, e grisi marrėveshjen e Mukajt dhe i vuri gramafonit tė saj zė-ējerrė njė tjetėr pllakė kundėr Ballit Kombėtar. Por vetėm duamė tė vėmė nė dukje kėtu disa tė vėrteta qė s’mbulohen dot, e qė dalin vetvetiu nė shesh, si konkluzion logjik, nėpėr kritikėn e shtrėmbėt t’armikut.
“Balli Kombėtar ish munduar tė gėnjejė masat me parullėn se luftonte pėr njė Shqipėri tė lirė e tė pamvarur, e cila kish pėr tė pasur njė rregullim republikan ku fshatari dhe beu tė kishin tė drejta tė njejta, ku zotnia dhe shėrbėtori do tė kishin po ato tė drejta pėrpara ligjit. Njė nga parullat themeltare tė Ballit Kombėtar, qė e kanė shfrytėzuar pėr sė tepėrmi Italianėt dhe qeveritė e ndryshme kuislinge, ishin krijimi i njė ‘Shqipėrie tė Madhe’ nė tė cilėn duhej tė pėrmblidheshin Kosova e Metohija si edhe Ēamėria.”
“Balli Kombėtar, me kėto parulla, kish arrijtur tė hyjė nė disa shtresa popullore. Krerėt e Ballit Kombėtar janė reaksionarė tė cilėt bėjnė njė politikė tė dyfishtė, por rreth tyre ėshtė mbledhur njė numur mjaft i math njerėzish me tė vėrtetė tė nderēim dhe me influencė, tė cilėt besojnė verbėrisht tek kryetarėt. Kėshtu ndodhen nė’ tė njerėz qė gjer tani nuk kanė qėnė pėrqafuar nga lėvizja nacjonal-ēlirimtare, dhe s’marrin dot njė qėndrim tė kėputur.” (Sang. Trad. f. 77, nga relacioni i Miladin Popoviēit, me K.Q. tė P. K. Jugosllave, 19 Prill 1943)
Ja ku na dolli tani, nga vetė raporti i Miladin Popoviēit, qė Balli Kombėtar s’paska qėnė fund e krye korb i zi por pėndėt e trupit i paska pasur tė bardha dhe vetėm kokėn tė zezė ! Por sesi mund tė shkonin verbėrisht gjithė kėta njerėz tė nderēim pas kryetarėvet trathtarė, kėtė i-a lėmė pėr shpjegim llogjikės sė Popoviēit.
Mė poshtė :
– “Drejtuesit e Ballistėvet nuk donin tė njihnin ekzistencėn e tė tjera organizatash pėrveē Ballit Kombėtar, dhe e shikonitn komitetin qėndror tė nacjonal-ēlirimtares si njė organizatė tipikisht komuniste. Me Ballistėt qenė zhvilluar nė vend bisedime tė gjata e tė pafrytshėme. Ndėr’to i shtyjmė pėr bashkėpunim, por drejtonjėsit pastaj i bindin nė tė kundėrtėn. Ky Balli na ka bėrė tė humbasim shumė kohė dhe punė. Vetem se ky vepėrim, nė tėrėsinė e tij, nuk ka mbetur i pafrytshėm. Shumė fshatra kanė qėnė ēkėputur nga influenca e Ballit, jo nga qė kemi zhvilluar njė luftė tė hapėt kundėr tij, por me guximin tonė nė luftėn kundėr pushtuesit.” (Sang. Trad. f. 77)
“Disa antarė tė K.Q. tė P.K. shqiptare, ndėr tė cilėt edhe Enver Hoxha, u epnin tepėr rėndėsi bisedimevet pėr marrėveshje me Ballin Kombėtar, ndėrsa linin pas dore aktivitetin qė duhej zhvilluar nė rradhėt e Ballit Kombėtar pėr tė demaskuar kryesinė e sajė reaksionare dhe trathtare.” (Sang. Trad. f. 78)
Partia komuniste nuk donte tė zbatonte vendimet qė kish marrė nė konferencėn e saj tė pėrgjithėshme tė Labinotit, pėrsa i pėrkiste krijimit tė njė ushtrije komuniste ose ‘nacional-ēlirimtare’, pa u-marrė vesh me Ballin Kombėtar pse kish frikė mos zgjuante dyshime nė Ballin dhe dėshtonte marrėveshja. Por Svetozar Vukmanoviē-Tempo dhe Blazo Jovanoviē e shtyjnė me pahir nė kėtė drejtim.
“Zbatimi i vendimevet tė konferencės pėrsa i pėrkiste formimit t’ushtėrisė nuk po ecte shpejt, nga qėndrimi i mvarur i disa antarėve tė K.Q. tė P.K. shqiptare, ndėr tė cilėt edhe Enver Hoxha. Shkaku i kėtij qėndrimi tė pavendosur duhej kėrkuar nė pėrēapjet pėr marrėveshje me organizatėn e Ballit Kombėtar.”
“Disa ditė pas konferencės sė Parė tė pėrgjithėshme, arriti nė katundin Labinot, ku ndodhej njė pjesėe e K.Q. tė P.K. shqiptare, shoku Svetozar-Vukmanoviē-Tempo. Nė bisedimet e tij nė Labinot me disa antarė tė K.Q. tė P.K. shqiptare, shoku Vukmanoviē-Tempo, bashkė me Blazo Jovanoviēin, nėnvizoi edhe njėherė detyrat kryesore tė partisė nė ēėshtjet ushtarake. Ai u-mundua tė vėrtetojė se ish i domosdoshėm formimi i komandės sė lartė t’ushtėrisė nacional-ēlirimtare tė Shqipėrisė pa pritur rrjedhėn e bisedimeve me Ballin Kombėtar, i cili ish duke organizuar me ngulme ushtėrinė e tij dhe i zgjatte me qėllim bisedimet me lėvizjen nacional ēlirimtare. Mos me ia hyrė menjėherė formimit tė komandės sė lartė t’ushtėrisė nacional-ēlirimtare, donte tė thosh t’i shkoje pas qejfit Ballit Kombėtar dhe planevet tė tij trathtare. Kėtė nuk e kuptuan, pra, disa antarė tė K.Q. tė P. K. shqiptare, ndėr tė cilėt edhe Enver Hoxha e Dr. Ymer Dishnica, nga papjekuri e tyre politike dhe pse s’kishin kurrfarė prespektive. Ata besonin se ish m’e dobishme tė mbaronin njėherė bisedimet me Ballin Kombėtar, pa pastaj tė mendonin pėr formimin e komandės sė lartė e tė njėsivet sulmonjėse, sepse po t’i a hynin kėsaj pune shpejt, Balli Kombėtar mund tė tėrhiqej nga bisedimet. Po t’a shpejtojmė mėkėmbjen e ushtėrisė, thoshin ata, do tė ngjallim dyshime tek Balli Kombėtar, gjė kjo qė do t’na e bėjė tė pamundur marrėveshjen.” (Sang. Trad. f. 53, nga bisedimet me Svetozar Vukmanoviē-Tempo)
“Pėr tė njėjtat arsye, disa antarė tė K.Q. tė P.K. shqiptare ishin kundėr krijimit tė njėsivet tė lėvizėshme. Shoku Vukmanoviē-Tempo kėshilloi si – tė domosdoshėm kalimin prej kompanish fushore (qė nuk bėjnė jetė ushtarake) nė detashmente partizane, qė duhet tė bėjnė jetė ushtarake tė tamamtė, tė jenė vazhdimisht n’ofensivė, lehtėsisht tė trasferuarshėm. Gjithashtu duheshin formuar me doemos njėsira ushtarake mė tė mėdha…etj..” (Sang. Trad. f.53)
“
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13738
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Enveri,ballistat bashkpunonin me titon,mbama djalin sa nuk m   Ven 29 Jan - 13:50

Nga ky qėndrim i Enver Hoxhės, u-arrit nė formimin e kumandės sė lartė vetėm katėr muaj pas konferencės sė Parė tė pėrgjithėshme, dhe nė formimin e brigatės sė parė vetėm pesė muaj pas konferencės. Njėsitė ushtarake tė trasferuarshme e sulmonjėse u-krijuan vetėm pas njė ndėrhyrjes sė re tė shokut Svetozar Vukmanoviē-Tempo, i cili, nga gjysma e dytė e Korrikut tė 1943-sė, duke u-kthyer prej Greqie, arriti nė katundin Kucakė, afėr Korēės, dhe parashtroi rishtas nė gji tė mbledhjes sė K.Q. tė P. K. shqiptare pikpamjen e tij :
– Insistova rishtas mbi nevojėn kalimit tė domosdoshėm prej kompanish territoriale tė fushavet nė detashmente partizane tė transferuarshėm dhe nė njėsira ushtarake mė tė mėdha e tė rregullta. Mbasi aktiviteti pėrsa i pėrket organizimit tė fuqisė nė tokat e ēliruara ish lėnė mbasdore krejt, kam nėnėvizuar nevojėn e fillimit tė menjėhershėm tė njė organizimi t’autoritetit ushtarak tė prapavijavet, mė parė se tė mbaronin pėrpjekjet pėr marrėveshje me Ballin Kombėtar.” (Sang. Trad. f. 54)
“Svetozar Vukmanoviē-Tempo, pasi u-pranuan definitivisht propozimet e tij nga anė e K.Q. tė P.K. shqiptare, u-nis pėr nė Maqedhoni.” (Sang. Trad. f. 55)
Auktori mendon se ky qėndrim i antarėvet tė K.Q. tė P.K. shqiptare nė lidhje me Ballin Kombėtar u-vinte nga papjekuri e tyre politike, nga mungesa e njė pregatitjeje theorike, dhe nga qė s’kishin prespektiva se qysh do tė zhvilloheshin ngjarjet pas pėrzėnjes s’okupatorit, as vendosmėninė nė luftėn kundėr reaksionit tė mbrėndshėm.
“Pėr kėtė shkak u-arrit nė kapitullimin e turpshėm t’antarėve tė K.Q. tė P.K. shqiptare, tė delegatėve tė K.Q. tė nacional-ēlirimtares, pėrpara drejtonjėsve tė Ballit Kombėtar nė Konferencėn e Mukajt mė 1 dhe 2 Gusht 1943. Nė krye tė delegatės tė K.Q. tė nacional-ēlirimtares ndodhej njė nga antarėt e lėkundshėm tė zyrės politike tė K.Q. tė P.K. shqiptare, Ymer Dishnica, intelektual nga familje bejlerėsh, i cili kish jetuar gjatė nė Francė, dhe ish ndėnė influencėn e social-demokracisė, siē ishin shumė intelektualė komunistė shqiptarė qė kishin studjuar nė Francė. Dėrgata e K.Q. tė nacional-ēlirimtares ra kryekėput nė pozicionet reaksionare tė drejtonjėsve tė Ballit Kombėtar, duke pranuar krijimin e njė t’ashtuquajturi ‘Komitet i Shpėtimit Kombėtar’, tė cilit i u-dhanė tė gjitha kompetencat pėr tė drejtuar lėvizjen e ēlirimit kombėtar, ndėrsa komiteti qėndror i nacional-ēlirimtares nuk zihej ngoje fare dhe s’flitej pėr tė sikur edhe njė fjalė. Nė rezolutėn e nėnėshkruar nga dėrgata e komitetit qėndror tė nacional-ēlirimtares me krerėt e Ballit kombėtar, nuk shėnohet aspakė lufta kundėr okupatorit, as bėhet fjalė pėr lėvizjen nacional-ēlirimtare dhe fitoret e saj nė tė kaluarėn. Nė vėnd tė pėrshėndetjes ‘Vdekje Fashizmit – Liri Popullit’, u-vu fjala nacionaliste ‘Ja Vdekje – Ja Liri’. Ndėr detyrat e ‘Komitetit tė Shpėtimit Kombėtar’ figurante edhe krijimi i ‘Shqipėrisė sė Madhe’, parrullė me tė cilėn vepėronin pushtuesit italianė, gjithė qeveritė kuislinge, Balli Kombėtar dhe trathtorėt e tjerė.”
Nga mbarimi i Korrikut tė 1943-sė, nė vegjiljen e konferecės sė Mukajt, shoku Svetozar Vukmanoviē-Tempo kish arritur rishtas pranė selisė sė K.Q. tė P.K. shqiptare qė ndodhej nė katundin Kucakė. Nė mbledhjen e K.Q. tė P.K. shqiptare, me kėrkesėn dhe institimin e Koēi Xoxes, ai parashtroi pikpamjen e tij nė lidhje me qėndrimin e tij kundėr Ballit Kombėtar dhe qėndrimin rreth krijimit tė brigatavet sulmonjėse, do me thėnė njėsivet ushtarake nė lėvizje, t’ushtėrisė nacional-ēlirimtare tė Shqipėrisė. Nė lidhje me shpjegimet nė gji tė kėsaj mbledhje tė K.Q. tė P.K. shqiptare, shoku Vukmanoviē-Tempo thotė :
– “Duk’me qėnė qė K.Q. i P.K. shqiptare, me Enver Hoxhėn nė krye, i-jep rėndėsi tė madhe marrėveshjes me Ballin Kombėtar, kam dashur t’i bind qė ish shumė mė e dobishme tė forcohej lufta e armatosur kundėr okupatorit nė tė gjtha anėt e Shqipėrisė, tė zhvillohej njė ativitet politik m’i fortė nė qarqet e ulėta dhe nė njėsitė ushtarake tė Ballit Kombėtar, tė bėhet i mundur dallimi midis tyre, kėshtu qė tė shihej kush ishte pėr luftė kundėr okupatorit, dhe tė demaskoheshin pėrpara masavet elementet trathtare. Tė shpartalloheshin nė ēast, me forcė ushtarake tė gjitha ato njėsi tė Ballit Kombėtar qė do tė bashkėpunonin me okupatorin. Me njė fjalė, duhej luftuar gjallėrisht pėr tė bėrė ndarje e dallime ndėr rradhėt e Ballit Kombėtar, pėr tė tėrhequr nė lėvizjen nacional-ēlirimtare elementet patriotė, dhe pėr tė ē’farosur me armė bashkėpunėtorėt e ē’faqur t’okupatorit. Disa antarė tė K.Q. tė P.K. shqiptare, ndėr tė cilėt edhe Enver Hoxha e Dr. Ymer Dishnica, thoshnin qė ish e dobishme tė pritej gjersa ky dallim tė bėhej vetė nė rradhėt e Ballit Kombėtar. Mbasi u-vu mirė ēėshtja edhe nga ana e Koēi Xoxes dhe e shumicės sė komitetit, u-muar mė nė fund qėndrimi qė duhej. Komiteti Qėndror i P.K. shqiptare e dėnoi trathtinė e turpshme tė Mukajt.” (Sang. Trad. f. 79)
Ja se ē’thotė edhe Miladin Popoviēi nė raportin qė i bėn komitetit qėndror tė P.K. jugosllave, mė 19 Tetor 1943 :
– “Shokėt delegatė ranė nė Mukaj mbi pozicjonet e nacionalistėvet dhe qenė mbushur me opurtunizmė, duke u-kėnaqur vetėm me ndonjė ndryshim fjale ose fraze tė programit. Ndodhej atėherė kėtej shoku Tempo. E rrahėm ēėshtjen edhe me komitetin qėndror duke e studjuar krejt punėn, gjendjen, etj., dhe vendosėm t’a kthejmė manifestėn e tė mos e njohim mėnyrėn e organizimit tė ‘Komitetit pėr Shpėtimin e Shqipėrisė’, as fonksonin e tij si autoriteti m’i lartė nė luftėn e ēlirimit kombėtar, tė mbledhim menjėherė konferencėn dhe tė zgjerojmė komitetin qėndror tė nacional-ēlirimtares.” (Sang. Trad. f. 79 e 80)
– “Menjėherė pas konferencės sė Mukajt u-thirr nė Labinot konferenca e dytė e komitetit qėndror tė nacional-ēlirimtares, nė gji tė sė cilės u-muar njė qėndrim i qartė e i prerė kundėr Ballit Kombėtar.” (Sang.Trad. f. 80)
Pasi i rreshton tė gjitha kėto fakte, auktori i mėshon Ballit Kombėtar me gjuhėn komuniste, e quan organizatė trathtare, bashkėpunėtore me okupatorin etj..
Le njėherė s’janė jugosllavėt ata qė gjykojnė se kush ėshtė trathtar e kush ėshtė patriot nė Shqipėri, por, sido qoftė, njė njeri qė ka pesė pare mend, arsyeton kėshtu.
Sikur Balli Kombėtar t’ish njė organizatė nė bashkėpunim me okupatorin, pse do tė kėrkonin aq fort komunistėt tė merreshin vesh me’ tė, aqė sa s’donin tė krijonin ushtėri, s’donin tė bėnin kumandė ushtarake, s’donin tė merrnin asnjė inisjativė pa u-bashkuar me Ballin Kombėtar ?
Sikur Balli Kombėtar tė kish bashkėpunuar me okupatorin, pėrse nė Mukaj partia komuniste i u-nėnshtrua vijės politike tė tij, dhe s’kuxonte n’asnjė mėnyrė tė shqepej nga ajo vijė gjersa Vukmanoviē-Tempo dhe Miladin Popoviēi e shkulėn qė andej me shqelm ?
Nė kėtė mes, kujt i mbetet pėrgjegjėsia e luftės vėlla-vrasėse, Ballit Kombėtar qė s’i luan marrėveshjes apo partisė komuniste qė, e-shtytur nga Vukmanoviē-Tempo, e-theu Lidhjen e Mukajt dhe e sulmoi befas Ballin Kombėtar ?
Ē’kuptim kanė fjalėt e Vukmanoviē-Tempos kur thotė se ‘duhet luftuar gjallėrisht pėr tė bėrė ndarje e dallime ndėr radhėt e Ballit Kombėtar, pėr tė tėrhequr elementėt patriotė nė lėvizjen nacional-ēlirimtare dhe pėr tė ēfarosur me armė bashkėpunėtorėt e okupatorit’ ?
Me fjalė tė tjera a nuk do tė thotė kėshtu :
– Tė shikojmė nė rradhėt e Ballit Kombėtar cilėt janė ata qė mund t’i nėnshtrohen partisė komuniste, dhe tė tjerėt t’i quajmė sikur bashkėpunojnė me okupatorin e t’i ēfarosim me armė ? Dhe ēfarosja filloi menjėherė. Pse Mehmet Shehu bashkė me Dushanin, menjėherė pas prishjes sė marrėveshjes sė Mukajt, zunė afėr Lushnjes 68 ushtarė tė Ballit Kombėtar dhe i-therrė tė gjithė nė njė gjak, sikur ishin zoq pule dhe jo bujq Myzeqeje ? Njė mizori tė tillė se kanė bėrė as Hunėt e Atilėt as Jeniēerėt e Otomanėvet, s’di nė se e kanė bėrė Tartarėt e Gengis-Khanit. Dhe pastaj pėrgjegjėsinė e luftės vėlla-vrasėse e paska Balli Kombėtar ! Pse ky, kur pa qė antarėt e tij po binin ndėnė thikėn e pėrgjakur si bagėtia nė kasaphanė, s’duhej tė kish luftuar, por t’ulte xverkun ndėnė satėrin e Dushanit dhe t’i thosh : – ‘prema kokėn nė qetėsi’ !
Njė nga pėrpjekjet mė djallėzore tė komunistėvet ka qėnė qė t’a paraqesin Ballin Kombėtar si bashkėpunėtor tė Gjermanėvet. Kurse e vėrteta ėshtė qė Balli Kombėtar i priti me luftė Gjermanėt, nė Barmash, nė Qafė tė Thanės, nė rrethet e Vlorės, dhe pikėrisht nė kėtė kohė partia komuniste e goditi me trathėti befas qė mbrapa krahėvet. Atėhere ē’tė bėnte Balli Kombėtar, nėse ai luftonte me komunistėt pėr tė mprojtur vehten, duke goditur edhe Gjermanėt nga ana tjetėr, atje ku mundte dhe me ato fuqi qė kishte.
Kjo ishte gjendja ku e kish hedhur vendin Partia komuniste me shtytjen e Serbėvet.
4. Balli Kombėtar dhe Kosova
Sa pėr pikėpamjen e Ballit Kombėtar nė lidhje me problemin e Kosovės, shih se ē’thotė Libri i Bardhė i Ministrisė sė Punėvet tė Jashtėme Jugosllave :
– “Njė nga parrullat themeltare tė Ballit Kombėtar, qė e kanė ēfrytėzuar pėrsėtepri italianėt dhe qeveritė e ndryshme kuislinge, ishte krijimi i njė ‘Shqipėrie tė Madhe’, nė tė cilėn duhej tė pėrmblidheshin Kosova Metohija si dhe Ēamėria.” (San. Trad. f. 77.)
“Nė konferencėn e parė pėr formimin e partisė komuniste shqiptare, mė 8 Nėntor 1941, u-dėnua ashpėr pikpamja e ‘gabuar’ qė kishin patur gjer atėhere disa grupe komuniste, kur mendonin se ‘zmadhimi i Shqipėrisė do tė kishte shtuar edhe numrin e komunistėvet e tė proletarėvet, tė cilėt do tė na kishin ndihmuar nė krijimin e partisė ; kjo ėshtė pikpamje shoviniste mė e errėt dhe nė tė vėrtetėn i shėrben imperializmit.” (Sang. Trad. f. 44)
E shihni patriotizmėn komuniste ?
Edhe ata grupe qė, pėrpara se tė formohej partia, ‘e pranonin’ njė Shqipėri tė madhe, nuk e kishin kėtė nga dashuria kombėtare qė kėrkon tė mbledhė mbrenda kufivet ethnike tė gjithė bijt e shqipes, por nga pikėpamia e dobisė qė do tė kish pasur partia komuniste, se “zmadhimi i Shqipėrisė do tė shtonte edhe numrin e komunistėvet e tė proletarėvet, tė cilėt do tė ndihmonin n’organizimin e partisė”.
Komiteti qėndror i partisė komuniste Jugosllave, nė njė letėr tė drejtuar komitetit qėndror tė P.K.Shqiptare nė Nėntorin e 1943-sė, i jep udhėzime kėtij tė fundit se ē’qėndrim duhet tė mbajė pėrsa i pėrket ēėshtjes sė Kosovės e tė Metohisė. “Tė vesh sot problemin e aneksimit, kjo do tė thotė tė hedhėsh ujė nė mulli tė reaksjonarėvet… etj..”
Kjo letėr e kėshillon komitetin qėndror tė partisė komuniste shqiptare qė tė mos shikojė tjetėr gjė vetėm luftėn kundėr okupatorit pse lufta do tė sjellė demokracinė e vėrtetė nė Jugosllavi e Shqipėri, dhe atėhere problemi i Kosovės nuk paraqitet fare, mbasi populli i asajė krahine do tė mund tė jetojė nė vllazėri tė plotė me popujt e tjerė tė Jugosllavisė.
“Sot nė popullsinė Shqiptare tė Kosovės e tė Metohisė duhet zhvilluar njė dashuri vėllazėrore kundrejt popujvet heroikė tė Jugosllavisė e pėr luftėn e pėrbashkėt kundrejt shtypėsvet Gjermanė. Vetėm nėpėrmjet tė njė lufte tė kėtillė populli shqiptar mund tė sigurohet se lėvizja nacjonal-ēlirimtare nė Jugosllavi nuk ėshtė dhe nuk mund tė jetė armike e tij, por mike dhe bashkėpėrpjekėse nė luftėn pėr njė t’arthme mė tė mirė tė tė dy palėvet. Jugosllavija e re qė po krijohet, do tė jetė njė vend popujsh tė lirė ku nuk do tė ketė shtypje kombėsish, as edhe pėr pakicat shqiptare.” (Sang. Trad. f. 116, letėr e K.Q. tė P.K. Jugosllave drejtuar K.Q. tė P.K. Shqiptare)
Origjinale ėshtė edhe kjo : – Partia Komuniste shqiptare pret udhėzime nga K.Q. i P.K. Jugosllave mbi qėndrimin qė duhet tė mbajė nė ēėshtjen e Kosovės !
Krijimi i Shqipėrisė Ethnike qė u-caktua nė programin e “Komitetit pėr Shpėtimin e Shqipėrisė”, nė Mukaj, me kėmbėnguljen e Ballit Kombėtar, qe ajo qė u-dogji mė tepėr kėshilltarėvet jugosllavė. Ata e quajnė kėtė si njė parullė me tė cilėn ‘vepėronin pushtuesit italianė, gjithė qeveritė kuislige, Balli Kombėtar dhe trathėtarėt e tjerė’. Natyrisht, pėr kėshilltarėt jugosllave ishin trathėtarė ata qė kėrkonin kėputjen e Kosovės nga Jugosllavija. Por ēudija ėshtė se kėtė fjalė e kishin nė majė tė gjuhės edhe komunistėt shqiptarė, tė cilėt flisnin si papagalli qė pėrsėrit atė ēka dėgjon. Me kėtė rast, na kujtohet pėrgjigjja aqė e thjeshtė sa dhe e bukur qė Hysni Lepenica u-dha disa komunistėve, kur thoshin se tė kėrkosh Kosovėn ėshtė trathėti, passi atė e kėrkojnė edhe fashistėt.
“Po mirė, tha Hysniu, fashistėt hanė bukė, pinė edhe ujė, atėhere tė mos hamė bukė e tė mos pimė ujė edhe ne pse hanė e pinė ata ? “.
Megjithėse ‘Shqipėrija e Madhe’ e fashistėvet me Shqipėrinė Ethnike tė Ballit Kombėtar janė dy ide aqė tė ndryshme sa nata me ditėn. Fashistėt kėrkonin ‘Shqipėrinė e Madhe’ vetėm pėr tė pėrdorur fjalė tė mėdha qė ishin bomba tymi tė stilit fashist, pse, nė tė vėrtetėn, Shqipėria ndėnė fashizmin, e madhe ose e vogėl, ishte mollė nė xhep tė tjetėrkujt. Kurse Balli Kombėtar nuk kėrkon ndonjė Shqipėri tė Madhe pėr hatėr tė madhėsisė, por kėrkon Shqipėrinė e Shqiptarėvet, Shqipėrinė Ethnike, njė Shqipėri qė tė pėrmbledhė mbrenda kufivet tė gjithė bijt e saj.
Sipas mendimit tė komunistėvet jugosllavė Balli Kombėtar e kėrkonte Kosovėn i shtytur prej qarqeve reaksjonare tė Perėndimit.
“Njė nga mjetet me tė cilat reaksjonarėt e Perėndimit donin t’a minonin lėvizjen nacjonal-ēlirimtare, ishte parulla shoviniste e Shqipėrisė Ethnike, e veēanėrisht e Kosovės dhe Metohisė. Kjo parullė, pėr shembull, zinte vendin e parė nė programin e Ballit Kombėtar.” (Sang. Trad. f. 115).
“Gjithė oficerėt anglezė janė barabar t’interesuar nė Kosovėn. Interesohen shumė tė dinė se ē’mendojnė Shqiptarėt pėr’tė, qė nga fshatari gjer te kryetari i qeverisė, dhe nė kėto gjurmime janė kėmbėngulėt.” (Sang. Trad. f. 117).
“Pranė disa grupevet terroristėsh (kėshtu quhen nė gjuhėn komuniste ata qė luftonin pėr bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė) nė Kosovė e Metohi, me 1944 e 1945, ndodheshin oficerė ndėrlidhės tė njė fuqije tė huaj perėndimore. Kryetari i gjithė bandavet terroriste (d.m.th. i fuqivet qė luftonin pėr bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė), Ejup Binaku, mbante kontakte tė vazhduarshėme me misjonet e huaja nė Tiranė. Njė nga miqt’e ngushtė tė Ejup Binakut ishte Haki Taha, mėsues nė Tiranė, i cili vrau trathėtish nė Prishtinė, mė 1945, heroin kombėtar (tė cilit komb?!) Miladin Popoviē.” (Sang. Trad. f. 118).
Kjo ėshtė puna qė bėnte Balli Kombėtar nė Kosovė. Kurse partia komuniste, jo vetėm qė e dėnonte idenė e njė Shqipėrije Ethnike, por mė 1945 dėrgoi fuqi t’armatosura nė Kosovė pėr tė shtypur kryengritjen qė kish frymėzuar Balli Kombėtar, dhe pėr t’i a dorėzuar Titos tė nėnėshtruar.
Nga fillimi i 1945-sė, komanda e lartė e ushtėrisė jugosllave kėrkoi hyrjen e dy divizioneve shqiptare nė Jugosllavi, gjoja pėr tė ndihmuar nė luftėn kundėr Gjermanėvet. Qėllimi i vėrtetė ish qė kėta Shqiptarė tė thyenin lėvizjen e Kosovės duke i treguar popullit Kosovar se Shqipėri e Jugosllavi u-bėnė njė gjė e pėrbashkėt, dhe se s’ish mė nevoja tė kėrkonin bashkimin e krahinės sė tyre me Shqipėrinė.
“Divizjoni i pestė shqiptar u-dėrgua drejtė pėr drejtė nė Kosovė e Metohi, ku, bashkė me njėsitė e ushtėrisė nacjonal-ēlirimtare tė Jugosllavisė, mori pjesė nė ēlirimin e Prizrenit e tė Gjakovės.” (Sang. Trad. f. 69).
Trathėtinė kundrejt Kosovės dhe krimet kundrejt kosovarėvet tė pafajshėm i pohon vetė qeveria e Tiranės, si pa gjė tė keqe, nė pėrgjigjjen qe i jep qeverisė jugosllave ‘mbi denoncimin unilateral tė traktatit tė miqėsisė dhe tė ndihmės reciproke midis tė dy vendevet’. Vetėm se kėtė faj i a heth Koēi Xoxes, i cili ėshtė bėrė sot cjapi gjynahqar i tė gjitha krimevet komuniste nė Shqipėri, kurse kėta tė shkretėt qė kanė mbetur tani, janė engjėj tė bardhė dhe s’kanė pasur gisht aspakė n’ato krime. Shif gazetėn ‘Zėri i Popullit’, datė 23 Nėntor 1949, pikėn 14 tė notės qė i ėshtė dhėnė qeverisė jugosllave :
– “…Populli Shqiptar i Kosovės ėshtė masakruar dhe po masakrohet barbarisht, mė keq se nė kohėn e Gestapos, nga organet e U.D.B.-sė tė qeverisė jugosllave. Me mijėra Kosovarė tė pafajshėm janė pushkatuar nė masė, ilegalisht, pa gjyq nga organet e U.D.B.-sė gjatė luftės dhe pas luftės. Nė kėto masakra tė pashembullta tė popullsisė tė Kosovės ka marrė pjesė edhe agjenti i qeverisė jugosllave nė gji tė qeverisė shqiptare, trathėtari Koēi Xoxe, nė fillim tė vitit 1945, kur, nė cilėsinė si ministėr i mbrendshėm i Shqipėrisė, ai autorizoi oficerėt e U.D.B.-sė qė tė pushkatonin ilegalisht dhe pa gjyq nė tokėn Shqiptare mė tepėr se 1000 Kosovarė tė pafajshėm.”
Kėta janė komunistėt e Shqipėrisė, me ndihmėn e tė cilėvet oficerėt jugosllavė paskan vrarė, vetėm nė tokėn Shqiptare, mė tepėr se 1000 Kosovarė tė pafajshėm qė kishin ardhur tė gjejnė strehė nė atdhenė-mėmė, si ata zoqt e mjerė kur i shtėrngon dėbora ; po merreni me ment se ē’kasapanė ėshtė bėrė nė Kosovė. Qeveria shqiptare i paska ditur krimet qė bėnin komunistėt jugosllavė nė Kosovė, duke ‘pushkatuar nė masė, ilegalisht, pa gjyq, me mijra Kosovarė tė pafajshėm, gjatė luftės dhe pas luftės’ ; dhe, me gjithė kėtė, gjer n’atė ditė qė u-prish me Moskėn, Titua ndodhej “jo nė malet, as nė qytetet e Shqipėrisė, por nė zemrat e popullit Shqiptar” – thosh Enver Hoxha.
Ah, Komuniste ! Vetėm ata qo ju kanė parė pėr s’afėrmi ju njohin juve se ē’ini. Ju monstra qė ushqeheni me mish njeriu ; ju fytyra t’errėta e katile qė bini erė gjak, qė frymėzoni tmerr, ju qė, gjer dje, si xhelat-ndihmės tė Jugosllavėve, lost satėrin mbi Kosovarėt, ju na dalkeni sot me njė cinizmė tė ndyrė, t’i tregoni Ballit Kombėtar detyrat kundrejt Kosovės !
Kėto rreshta nuk i shkruam pėr t’u dhėnė ndonjė pėrgjigjje komunistėvet, se tek komunistėt s’ka vend arsyeja. As pėr t’i treguar popullit nė Shqipėri se ē’janė komunistėt, pse ai ka vjetė me radhė qė po i sheh. Ai e di qe komunistėt nuk vepėrojnė as pas kokės sė tyre as pas llogjikės kombėtare, por zbatojnė pikė pėr pikė atė ēka u vinte dje nga Belgradi, sot nga Moska. Sikurse Balli Kombėtar qė u-gdhi befas njė mėngjes – me shtytjen e Vukmanoviē-Tempos – organizatė trathėtare, bashkėpunėtore e tė huajit, etj., ashtu pesė vjet mė vonė Titua, qė nė mbrėmje ndodhej ‘jo nė malet, as nė qytetet e Shqipėrisė, por nė zemrat e popullit Shqiptar’, me njė telegram qė erdhi nga Moska pas-darke, u-gdhi fashist, murtajė e nėmur, e djall i zi !
Populli Shqiptar i a ka njohur aqė mirė partisė komuniste natyrėn e qenit, tė papagallit e tė majmunit, saqė s’ka nevojė t’i a tregojmė ne. Por kėto rreshta i shkruajmė pėr ata Shqiptarė qė, gjatė kėtyre dhjetė vjetėve, kanė jetuar jashtė Shqipėrisė dhe s’kanė asnjė ide mbi zhvillimin e ngjarjevet atje brenda. Dhe qe, t’influencuar nga gramafoni i propagandės sė Tiranės, nga ndonjė politikan-hamall si Tuk Jakova ose ndonjė cinxami ferre si Behar Shtylla, i hedhin gurė edhe ata Ballit Kombėtar, kėsaj organizate martire qė, nė kėto dhjetė vjetė, u-bė kėshtjellė e pėrgjakur kundėr ēdo vale imperjaliste qė i u-turr Shqipėrisė.
Marrė nga gazeta FLAMURI Janar 1950
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Enveri,ballistat bashkpunonin me titon,mbama djalin sa nuk m
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: politika-
Sauter vers: