AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Grupi Kumanoves,e shpetoi Gruevskin

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13722
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Grupi Kumanoves,e shpetoi Gruevskin   Dim 31 Jan - 6:02

[ltr]



bashkim reci. 07711036231

bashkim reci. kont info: whatsapp & viber 07711036231

bashkimrechi@hotmail.com
bdi
daim hiseni shkup

ilirida shtet ne vehte[/ltr]


[ltr]
Myftaraj: Pse Komandant “Malishevės”(Muhamet Krasniqi) dhe shokėt e tij nuk iu telefonuan amerikanėve kur u gjendėn ngushtė, nė rrethim, por i telefonuan Ali Ahmetit?

|
Autor: Kastriot Myftaraj






 
 
70 pyetje Komandant “Malishevės”(Muhamet Krasniqi), nė cilėsinė time si qytetar i shtetit (Shqipėrisė) tė cilit ai i ka kėrkuar ndihmė nė letrėn e tij tė hapur
 
Muhamet Krasniqi, i quajtur Komandant “Malisheva”, nė letrėn e tij tė hapur, i bėn thirrje shtetit shqiptar, tė cilin e quan babai i tė gjithė shqiptarėve, qė ta ndihmojė atė dhe tė arrestuarit e tjerė pėr ngjarjet e Kumanovės, majin e kaluar. Si qytetar i shtetit tė cilit ai i kėrkon ndihmė, unė do tė kisha dashur qė tė sqarohesha pėr disa pikėpyetje qė dalin nga letra e tij. Pyetjet janė mė poshtė:
 
1)Muhamet Krasniqi, nė letrėn e tij, pasi ka bėrė njė hyrje tė gjatė pėr gjendjen e shqiptarėve nė Maqedoni, shkruan: “Tė gjitha kėto qė I pėrmenda mė lart janė arsyet qė UĒK-ja, ka filluar me u riaktivizu. Inciativėn pėr kėtė e kanė marrė Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj, gjashtė muaj kanė punuar pėr kėtė mobilizim.”
2)A ėshtė i besueshėm dhe i sinqertė Krasniqi kur pėrgjegjėsinė madhore ua ngarkon dy njerėzve qė kanė vdekur, Ndrecajt dhe Rizajt?
3)A ėshtė i besueshėm dhe i sinqertė Krasniqi kur ai pėrgjegjėsinė politike pėr nisjen e luftės ua ngarkon politikanėve pa emėr nga Shqipėria dhe Kosova, me tė cilėt na paska komunikuar Mirsad Ndrecaj tashmė i vdekur? Kėtė e them se Krasniqi shkruan nė letrėn e tij: “Dikush mendon qė si u bė e pse u bė qė ndodhi kjo, a mos ndoshta kokė me vete ėshtė fillu mobilizimi? Jo, vėllėzėr e motra sipas asaj ēka mė ka thėnė Mirsad Ndrecaj e edhe qė e kam parė ėshtė marrė pėlqimi i shumė politikanėve shqiptar nė Kosovė e Shqipėri, po ashtu edhe i shumė veprimtarėve nė Maqedoni e tė mė se 90 % tė veteranėve.”
4)Ēfarė lloj pėlqimi dhanė kėta politikanė?
5)A dhanė ata garanci pėr mbėshtetje konkrete?
6)Cilėt janė kėta politikanė?
7)Pse nuk i thotė emrat e tyre sot kur ėshtė e qartė se ata nuk e kanė mbajtur fjalėn?
8)A ėshtė i besueshėm dhe i sinqertė Krasniqi kur edhe kėtu i referohet njė njeriu tė vdekur, Mirsad Ndrecaj, si burim?
9))Ēfarė dėshmie mund tė sjellė vetė Krasniqi sa i pėrket dhėnies sė pėlqimit nga politikanėt shqiptarė tė Tiranės dhe Prishtinės pėr nisjen e luftės?
10)Pse kur nisi lufta dhe grupi u gjend ngushtė nė Kumanovė, nuk telefonuan asnjė nga kėta politikanė shqiptarė, por Ali Ahmetin, i cili nuk ua kishte dhėnė pėlqimin. 
11)A ėshtė i vetėdijshėm Krasniqi pėr kuptimin e fjalėve tė tij kur shkruan nė letrėn e tij: “ne nė bazė tė urdhėrave tė Shtabit tė Pėrgjithshėm ėshtė dasht tė mobilizohemi” 
12)Nėse ka pasur njė Shtab tė Pėrgjithshėm, i cili ka dhėnė urdhra, atėherė, a nuk ėshtė dashur qė tė ketė qenė ai, i cili ka marrė vendimin pėr riaktivizim tė UĒK?
13)Meqėnėse kuptohet se ky shtab i pėrgjithshėm nuk ėshtė ai i vitit 2001, cilėt janė anėtarėt e Shtabit tė Pėrgjithshėm tė rikrijuar, tė cilėt e mbajnė kėtė pėrgjegjėsi?
14) Meqėnėse UĒK e riaktivizuar paska pasur njė shtab tė pėrgjithshėm, kuptohet se ajo ka pasur edhe njė komandant tė pėrgjithshėm, prandaj a mund tė na e thotė Muhamet Krasniqi emrin e komandantit tė pėrgjithshėm, i cili e mban mė sė shumti kėtė pėrgjegjėsi?
15)Apo Muhamet Krasniqi do tė na thotė se emrin e komandantit tė pėrgjithshėm e dinin Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj?
16) Meqėnėse UĒK e riaktivizuar paska pasur njė shtab tė pėrgjithshėm, atėherė kuptohet se ka pasur edhe njė shef tė shtabit tė pėrgjithshėm, prandaj a mund tė na e thotė Muhamet Krasniqi emrin e tij, pasiqė ėshtė ai qė mban mė sė shumti pėrgjegjėsi teknikisht pėr veprimet nė Kumanovė?
17) Apo Muhamet Krasniqi do tė na thotė se emrin e shefit tė shtabit tė pėrgjithshėm e dinin Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj?
18) Meqėnėse UĒK e riaktivizuar dhe pėr tė cilėn u bėnė gjashtė muaj pėrgatitje, paska pasur njė shtab tė pėrgjithshėm, atėherė kuptohet se ka pasur edhe shtabe regjionale, do tė thotė shtabe tė zonave operative, prandaj a nuk duhet Muhamet Krasniqi tė na thotė se cili ėshtė emri i komandantit tė zonės operative tė Kumanovės?
19)A nuk duket e logjikshme qė komandanti i zonės operative tė Kumanovės tė ketė qenė mė sė shumti pėrgjegjės pėr situatėn nė atė zonė?
20)Apo Muhamet Krasniqi do tė na thotė se emrin e tij e dinin Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj?
21) Meqėnėse UĒK e riaktivizuar paska pasur njė shtab tė pėrgjithshėm, dhe paska bėrė gjashtė muaj pėrgatitje, atėherė kuptohet se nė kėtė shtab ka pasur edhe drejtori tė zbulimit dhe tė kundėrzbulimit, ose sė paku tė SHIK, sipas modelit tė UĒK tė vjetėr, prandaj a nuk duhet qė Muhamet Krasniqi tė na thotė emrin e drejtuesit, ose tė drejtuesve tė tyre? Sado tė paorganizuara tė kenė qenė kėto drejtori, ato kanė pėrgjegjėsi.
22) Apo Muhamet Krasniqi do tė na thotė se emrin e tij, apo tė tyre e dinin Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj?
23)Ēfarė detyre i kishte dhėnė Shtabi i Pėrgjithshėm i tė supozuarės UĒK tė riaktivizuar grupimit ushtarak tė dislokuar nė Kumanovė?
24) Muhamet Krasniqi shkruan kėshtu nė letrėn e tij pėr urdhėrat e Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK pėr grupin e Kumanovės: “Pasi ky shtet, pas ‘bombave’ tė Zaevit po shkonte drejt destabilizimit dhe ne nė bazė tė urdhėrave tė Shtabit tė Pėrgjithshėm ėshtė dasht tė mobilizohemi nė heshtje dhe tė qėndrojmė e tė presim momentet se kur duhet tė dalim nė skenė.”
UUUUUAAAAAAAAUUUUUUUUUUU!!!
Domethėnė, meqėnėse Maqedonia pėr herė tė parė qė pas krijimit tė saj si shtet i pavarur, po shkonte kah destabilizimi i saj prej vetė sllavo-maqedonėve madje situate mund tė shkallėzohej deri nė luftė civile mes vetė sllavo-maqedonėve, Shtabi i Pėrgjithshėm i UĒK tė riaktivizuar, mori vendimin qė shqiptarėt tė dalin nė skenė me njė kryengritje tė armatosur nė momentin e pėrshtatshėm, nė kėtė situatė.
Pėrse duhej njė kryengritje e armatosur shqiptare, nė situatėn dhe kohėn kur sllavo-maqedonėt po e destabilizonin vetė shtetin e sunduar prej tyre?
25)A nuk ishte destabilizimi i Maqedonisė prej vetė sllavo-maqedonėve skenari mė i mirėseardhur pėr shqiptarėt?
26)A nuk duhej qė shqiptarėt tė tregoheshin sa mė tė pėrmbajtur nė kėtė situatė, pasi ēdo lėvizje e tyre do t’ i jepte shkak Gruevskit qė tė akuzonte opozitėn se ishte duke bashkėpunuar me shqiptarėt pėr tė shpėrbėrė Maqedoninė?
27)Meqėnėse edhe fėmijėt e Kumanovės dhe tė Shkupit e kuptonin se, nėse Zaev do tė publikonte kėto fakte, atėherė Maqedonia mund tė rrėshqiste madje deri nė luftė civile mes vetė sllavo-maqedonėve, a mund tė mendohet se kėtė gjė nuk kishin arritur ta kuptonin drejtuesit e UĒK-sė tė rikrijuar?
28) A e kupton Muhamet Krasniqi se destabilizimi i Maqedonisė prej vetė sllavo-maqedonėve, kishte njė datė tė saktė nė atė kohė, 17 majin 2015, ditė nė tė cilėn kryetari i opozitės Zaev kishte thirrur protestėn mė tė madhe kundėr qeverisė, tashmė tė lėkundur seriozisht nga publikimi i video dhe audiopėrgjimeve prej tij? Zaev me kėtė rast kishte paralajmėruar publikimin e pėrgjimeve pėr Ēėshtjen “Monstrum”, me tė cilėt vėrtetohej se kryeministri Gruevski dhe shefi i shėrbimeve tė fshehta Mijallkov, kishin vrarė qytetarė sllavo-maqedonė, pėr tė akuzuar disa shqiptarė pėr njė akt terrorist. Kishte shumė rėndėsi qė kėto pėrgjime t’ i publikonte pikėrisht kryetari i opozitės maqedone. Sepse kėshtu publikimi i pėrgjimeve do tė shkaktonte njė aksion politik sllavo-maqedon kundėr qeverisė.
29)A mund tė besohet se Muhamet Krasniqi dhe shokėt e tij nuk e kishin kuptuar qė njė kryengritje e armatosur shqiptare ishte pikėrisht ngjarja qė i duhej Gruevskit nė kėtė situatė, pėr ta bėre Zaevin qė tė vetėfrenohej dhe tė mos publikonte pėrgjimet e tij me rastin e protestės sė 17 majit?
Sepse pas ngjarjes sė 9 majit nė Kumanovė shumica e sllavo-maqedonėve tė cilėt mė herėt do tė kishin reaguar dhunshėm ndaj qeverisė e cila kishte vrarė qytetarė sllavo-maqedonė pėr tė montuar njė ēėshtje gjyqėsore pėr terrorizėm, pas asaj qė s' mund ta perceptonin ndryshe pėrveēse si kryengritje tė armatosur shqiptare, do tė mendonin ndryshe. 
30)Meqėnėse kur Muhamet Krasniqi na thotė se Shtabi i Pėrgjithshėm i UĒK-sė kishte urdhėruar qė UĒK tė mobilizohej nė heshtje por tė rrinte nė pritje, ai kėrkon tė largojė nga vetja dhe shokėt e tij pėrgjegjėsinė pėr atė qė lufta e Kumanovės i shėrbeu Gruevskit, pėr tė shmangur mė tė keqen nė pėrplasjen me opozitėn, a mund tė na shpjegojė Krasniqi se si ėshtė e mundur qė njė ushtri guerrile, me mijėra njerėz, siē mėton ai, tė mobilizohet pa rėnė nė sy nė njė vend tė vogėl si Maqedonia, aq mė tepėr nė njė pjesė tė vogėl tė territorit, nė trojet e banuara nga shqiptarėt, qė gjithsesi janė njė territor nėn kontroll ushtarako-policor armik?
31)A mund tė besohet se komandantėt veteranė tė luftrave guerrile nuk e dinin se njė ushtri guerrile e mobilizuar duhet tė hyjė nė aksion, ndryshe do tė gjendet nėn goditjet e armikut, aq mė tepėr kur ėshtė e dislokuar brenda nė qytet? 
32)A ndjen pėrgjegjėsi Muhamet Krasniqi tani qė ai dhe shokėt e tij u bėnė shkak qė Zaev tė mos mund t’ i publikonte pėrgjimet pėr “Monstrumin”, me rastin e protestės sė 17 majit, dhe madje as t’ i publikonte ato edhe mė vonė, deri mė sot?
33)A ndjen pėrgjegjėsi Krasniqi para tė dėnuarve pėr ēėshtjen “Monstrum” dhe familjarėve tė tyre?
34)Nėse Krasniqi ankohet se do tė kalbet nė burgjet maqedone, a nuk kanė tė drejtė tė dėnuarit e ēėshtjes “Monstrum” qė tė ankohen se po kalben nė burgjet maqedone pėr shkak se disa horra tė uniformuar shkuan nga Kosova nė Maqedoni pėr tė bėrė njė hajgare me armė?
35)A mund tė na thotė Muhamet Krasniqi se cili ishte objektivi politik i luftės qė UĒK e riaktivizuar do tė niste nė Maqedoni, pra ēfarė synonin tė arrinin politikisht, meqėnėse Marrėveshjen e Ohrit e quanin tė dėshtuar? Nė letrėn e tij, Krasniqi shkruan: “finalja e gjithė kėsaj do tė ishte konfederatė ose federatė nė ndarje nė baza etnike nė Maqedoni.”
36)Cila instancė e UĒK e mori kėtė vendim, pėr tė nisur njė luftė tė armatosur pėr konfederalizimin/ federalizimin e Maqedonisė, Shtabi i Pėrgjithshėm, Drejtoria Politike?
37)Apo Krasniqi do tė na thotė se edhe kėtė gjė e dinė Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj?
38)A mund tė jetė i besueshėm Krasniqi kur na informon pėr qėllimin e luftės, qė sipas tij ishte konfederalizimi/federalizimi i Maqedonisė mbi baza etnike, kur ky “komandant” qartėsisht nuk e di kuptimin e fjalėve “konfederatė” dhe “federatė”?
Sipas renditjes sė fjalėve prej Krasniqit, objektiv prioritar politik i luftės ishte konfederalizimi i Maqedonisė, e nėse nuk arrihej ky, federalizimi. Por fjala “konfederalizim” do tė thotė krijim i njė konfederate. Dhe fjala “konfederatė” ka kuptimin e bashkimit tė disa federatave. Zvicra quhet konfederatė, pėr shkak se disa nga kantonet e saj janė federata, pasi atyre iu janė atashuar disa njėsi tė quajtura gjysmėkantone. Nė ēdo rast, nuk imagjinohet sesi Maqedonia e ndarė mund tė jetė njė konfederatė, ndonėse mund tė jetė njė federatė. 
39)Meqėnėse procesi i federalizmit tė Maqedonisė, duke pasur parasysh realitetin etnik tė kėtij vendi, ėshtė njė gjė e ndėrlikuar, do tė ishte interesante nėse Muhamet Krasniqi do tė na ndriēonte mė tepėr mbi kėtė ēėshtje, pra se ku do tė kalonte vija ndarėse federale nė hartėn e Maqedonisė, sipas projektit tė drejtuesve tė luftės?
40) Megjithėse ka dyshime tė mėdha, tė arsyeshme pėr aftėsitė e Muhamet Krasniqit si map reader, a mund tė besohet se ai nuk e di se Kumanova dhe Likova, zonat ku u zhvilluan luftimet, si dhe zonat e tjera tė banuara me shqiptarė nė lindje tė Shkupit (komunat e Ēairit dhe Haraēinės), nuk kanė vazhdimėsi me territoret shqiptare nė Maqedoninė Perėndimore?
41)Pra si mund tė ketė federalizim tė Maqedonisė, kur territoret me shumėsi popullsie shqiptare nuk kanė vazhdimėsi, nė perėndim dhe nė lindje tė Shkupit? 
42)A mund tė na thotė Muhamed Krasniqi se si kishte menduar UĒK ta zgjidhte problemin qė pėrbėnin pėr federalizimin, dhe vetėm nė zonėn e sipėrpėrmendur, mbi 400 mijė qytetarė maqedonė sllavė (100 mijė prej tė cilėve nė Kumanovė dhe Likovė), tė cilėt e pengojnė krijimin e njė realiteti tė ri etnik nė hartė, me vazhdimėsi mes territoreve me shumėsi popullsie shqiptare?
43)Muhamed Krasniqi mėton se plani i tyre kishte mbėshtetjen e SHBA. Ai shkruan nė letrėn e tij: “Ajo qė mund tė them e qė ėshtė mė e rėndėsishme ėshtė fakti se pėr aktivitetin e grupit tonė kanė qenė tė informuar edhe SHBA-tė sepse amerikanėt kanė qenė e janė miku ynė i pėrjetshėm. Amerikanėt kanė kėrkuar nga Mirsad Ndrecaj e Beg Rizaj, qė nė grupin tonė tė mos involvohen element tė ISI-it, pra elemente fetar tė mos infiltrohen. Por Mirsad Ndrecaj, i ka garantuar dhe ka premtuar amerikanėt se ne do tė jemi mendja juaj, do tė jemi sytė tuaj, e do tė jemi trupi juaj nė teren. Kjo ėshtė e vėrtetė.”
A ėshtė i besueshėm Muhamet Krasniqi nė letrėn e tij, kur pėr gjėrat mė tė rėndėsishme (komunikimin me amerikanėt apo edhe vendimin pėr riaktivizimin e UĒK-sė nė Maqedoni), pėrgjegjėsinė ua ngarkon dy njerėzve tė vdekur, tė cilėt janė Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj?
44)A e kupton Muhamed Krasniqi se kur thuhet njė rrenė bėhet llogari se cili do ta besojė, pra do ta hajė rrenėn, ndryshe pėrfundon duke rrejtur veten nė qelinė e burgut?
45)Nėse Muhamet Krasniqi dhe shokėt e tij kishin mbėshtetjen e amerikanėve, atėherė pėrse pėrfaqėsuesit e OSBE nė Maqedoni, tė cilėt janė nėn kontrollin e amerikanėve, nuk ndėrmjetėsuan me autoritetet maqedone pėr njė zgjidhje tė ngjashme me atė tė Haraēinės nė 2001, kur ushtarėt e UĒK u nxorrėn nga rrethimi dhe u larguan nėn shoqėrim ndėrkombėtar?
46)Pse Krasniqi dhe shokėt e tij nuk iu telefonuan amerikanėve kur u gjendėn ngushtė, nė rrethim, por i telefonuan Ali Ahmetit? 
47)A nuk e kupton Krasniqi se prova mė e sigurt qė aventura e tij dhe e shokėve tė tij nuk kishte mbėshtetje amerikane ėshtė mėnyra mjerane, qesharake, tragjikomike, se si pėrfundoi kjo aventurė? Nėse kjo aventurė do tė kishte mbėshtetje amerikane, do tė kishte edhe mbėshtetje me inteligjencė (informata zbuluese) nga amerikanėt dhe Krasniqi dhe shokėt e tij nuk do tė gjendeshin nė situatėn tė cilėn ai e pėrshkruan kėshtu nė letrėn e tij: “Ne u zumė nė gjumė dhe nuk u mbrojtėm nga shfarosja, sepse mbi njė mijė forca speciale me rreth 800 veta na rrethuan.”, atėherė kuptohet se ata nuk e kanė pasur mbėshtetjen amerikane. Sepse amerikanėt, me anė tė mbikqyrjes satelitore, do tė kishin mėsuar lėvizjen masive tė forcave ushtarako-policore maqedone dhe do t’ i kishin vėnė nė dijeni “luftėtarėt”.
48) Kur Krasniqi shkruan pėr ngjarjen “kjo ka qenė kryekėput kurth I pėrgaditur nga shėrbimet sekrete tė kėtij shteti pa dijeninė tonė.”, ēka dėshiron tė thotė, qė marrėveshja ishte se kurthi do tė pėrgatitej me dijeninė e tij dhe tė shokėve tė tij komandantė, sipas marrėveshjes sė pistė me njerėzit e Gruevskit? 
49)Kur Krasniqi shkruan nė letėr se “Por dikush nga tanėt ka bashkėpunu me kėto shėrbime secrete maqedonase.”, a me tė vėrtetė nuk e kupton ai qė, nėse grupimi mė i rėndėsishėm i njė ushtri guerrile tė riaktivizuar, e cila vepron me urdhrat e njė shtabi tė pėrgjithshėm, kapet nė befasi tė plotė, siē e pėrshkruan Krasniqi mė lart, atėherė pėrgjegjėsia dhe tradhtia duhet kėrkuar sė pari nė nivelet drejtuese tė ushtrisė, te Shtabi i Pėrgjithshėm dhe drejtuesit e tij, si dhe te drejtuesit regjionalė tė saj, tė pėrmendur mė lart prej meje, jo te ky ose ai fshatar nga Kumanova e Likova? 
50)Pse Krasniqi nuk akuzon drejtuesit e UĒK-sė sė riaktivizuar, tė cilėt as i pėrmend me emra? 
51)A mund ta mohojė bindshėm Krasniqi se ai nuk e bėn njė gjė tė tillė pėr arsyen e thjeshtė se nuk ekzistojnė kėta drejtues tė njė UĒK-je tė riaktivizuar?
52)Krasniqi, duke dashur tė kundėrshtojė atė qė ėshtė vėnė re se grupi i armatosur i Kumanovės pėrbėhej mė sė shumti nga shqiptarė tė Kosovės, tė cilėve u dhimbeshin shqiptarėt e Maqedonisė mė tepėr se kėtyre vetvetja, thotė nė letrėn e tij: “Nė kėtė grup ka pasė mė shumė shqiptarė nga Maqedonija se sa nga Kosova. Por vendorėt ditėn si tė shmangen nga luftimet pasi qė e dinin terenin, ndėrsa ne u zumė nga policia maqedonase.”
Hm, nė kėtė rast populli, tė cilit Krasniqi i adresohet nė fillim tė letrės, ka njė thėnie tė urtė: “Deshi tė verė vetulla por qiti sytė e vet”. Sepse del qė shqiptarėt e Maqedonisė, pjesėmarrės nė UĒK-nė e re, paskan dezertuar mė sė shumti, duke i braktisur vėllezėrit nga Kosova. Por edhe kjo ėshtė gėnjeshtėr. Sepse pyetja ėshtė: Ēfarė pėrparėsie mund tė ketė pėr njė njeri njohja e terrenit, kur gjendet i rrethuar nė njė lagje qyteti, nė atė rrethim tė fortė si ai nė Kumanovė? Zero pėrparėsi!
53) Nėse vėrtet tė vrarėt dhe tė arrestuarit e grupit tė Kumanovės, paskan qenė pjesa e mbetur e grupit shumė mė tė madh, atėherė nuk mund tė mos bėhet pyetja se ēfarė bėnte kjo brigadė e tėrė e UĒK brenda nė njė qytet tė kontrolluar nga armiku, kur nuk kishte urdhėr pėr tė hyrė nė aksion? 
54)Si mund tė rrijė njė grupim kaq i madh guerrilas nė njė qytet tė kontrolluar nga armiku, nė njė mėnyrė kaq tė shkujdesur, nė gjumė, qartėsisht pa roje, duke lejuar qė tė kapet nė befasi tė plotė?
55) Kur njė grupim i madh guerrilas, shumė i armatosur, akomodohet nė lagjen e njė qyteti, tė cilin nuk e ka nėn kontroll, dhe rri nė mėnyrė shumė tė shkujdesur, ēfarė situate tjetėr pret pėrveē kėsaj qė Krasniqi e pėrshkruan mė poshtė si shumė befasuese, kur tregon pėr veprimet e forcave policoro-ushtarake maqedone: “Ata nuk kishin marrė urdhėra pėr arrestim por pėr eliminim fizik dhe kjo dėshmon qartė qė si kanė ardhė policia kanė filluar sulmet me rafale, me bomba, me 5 automobila ,me mjete tė rėnda ,armė tė kalibrit tė madh dhe filluan edhe djegjet e shtėpive. Me ēdo ēmim me ēdo kusht janė munduar me na eliminu ,jo me na arrestu ,ne jemi mbrojt sa kemi mundur… deri nė momentin e dorėzmit tonė nga tanėt janė vrarė 5 veta, gjersa njė nga tanėt ka bėrė vetėvrasje duke mos e pėrballuar presionin luftarak qė zhvillohej nė 5-10 metra e qė katet e shtėpisė sipėr nesh digjeshin. Kati poshtė ku ishim, vinin zhurmat nga tė gjitha kalibrat rafaleve pa ndal e nga 3-4 granata dorėsh njiherėsh hidheshin nė drejtim tonin. Ka qenė e pamje e tmerrshme. Unė nuk kam pėrjetu njė luftė tė tillė edhe pse kam marrė pjesė nė shumė beteja nė Kosovė e nė Maqedoni.” 
56)Nė cilin vend tė botės ndodh qė njė forcė policoro-ushtarake e cila rrethon njė grup guerrilas shumė tė armatosur, tė marrė urdhėr paraprak nga eprorėt pėr t’ i arrestuar guerrilasit, jo pėr t’ i asgjėsuar fizikisht? 
57)A nuk e paska ditur luftėtari me pėrvojė, Komandant “Maslisheva” se tė gjithė manualet antiguerrilje udhėzojnė qė pėr tė shkurajuar pėrsėritjen e lėvizjeve tė tilla, tė jepen goditje shembullore tė pamėshirshme, dhe pastaj atyre qė shpėtojnė gjallė pas goditjes sė parė, t’ u ofrohet mundėsia tė dorėzohen?
58)A mund tė mohojė Krasniqi nė mėnyrė bindėse se, nėse ai dhe shokėt e tij rrinin kaq tė shkujdesur nė qytetin e Kumanovės, kjo gjė ndodhte pėr arsye se kishin garancinė e Gruevskit dhe tė shefit tė shėrbimeve tė fshehta Mijallkov, qė nuk do t’ u ndodhte asgjė e keqe?
59) A mund ta mohojė Krasniqi nė mėnyrė bindėse se, nėse atė dhe shokėt e tij i tradhtoi dikush, ky ishte Gruevski, i cili i thirri ata tė vinin nė Maqedoni si mercenarė tė paguar pėr tė inskenuar njė luftė, atėherė kur i duhej atij?
60)A nuk ėshtė logjike se meqėnėse Krasniqi ėshtė gjallė, unė nuk besoj se ai ka qenė personalisht pėrfaqėsues nė marrėveshjen e pistė me njerėzit e Gruevskit, pasiqė, pėr ata tė cilėt ishin pėrfaqėsues, u kujdes Mijallkovi qė tė mos dilnin gjallė nga rrethimi?
61) A ėshtė sjellje, jo mė prej burri, por edhe prej adoleshenti tė pėrgjegjshėm, nga ana e Mirsad Ndrecajt dhe vetė Krasniqit episodi i mėposhtėm qė tregon ai nė letrėn e tij:
“Deri sa ne orėt e dt: 9 maj mėngjes, Mirsad Ndrecaj ka bisedu me Ali Ahmetin, ka kėrku prej tij mu ndal zjarri nga policia sepse mund tė ketė civilė tė vrarė apo mund tė vriten edhe shumė tė tjerė. Ali Ahmeti I ka thėnė qė po kqyri ēka po mund tė bėj e Mirsadi ka kėrkuar qė edhe ne tė tėrhiqemi e nėse ėshtė e mundur tė dorėzohemi te autoritetet e Kosovės. Nė kėtė pyetje Aliu I ka thėnė qė unė nuk mundet me dhėnė premtime sepse nuk u beson kėtyre policėve maqedonė dhe se mund tė na vrasin. Por pas kėsaj bisede pėrveē se nuk ėshtė ndal sulmi I Policisė, kėto sulme sa vinin e shtoheshin me ashpėr, deri nė orėt e mbrėmjes.”
62)A nuk janė dy kėrkesat qė iu bėnė Ali Ahmetit, pra armėpushim dhe heqje e rrethimit qė grupi tė largohej nė Kosovė, pikat e marrėveshjes sė fshehtė mes Mirsad Ndrecajt dhe Beg Rizajt me njerėzit e Gruevskit para se tė niste kjo histori?
63) A nuk ėshtė ironi e madhe e zezė, qė Ndrecaj po i kėrkonte nė telefon kryetarit tė partisė shqiptare nė pushtet nė Maqedoni, qė tė negocionte me autoritetet maqedone, sipas termave tė marrėveshjes sė fshehtė qė ata kishin bėrė me njerėzit e Gruevskit, dhe qė tashmė ishte shkelur nga Gruevski!!!
64) A nuk ėshtė absurd qė Ndrecaj po i kėrkonte Ali Ahmetit, qė praktikisht tė merrte atributin e pėrfaqėsuesit politik tė grupit tė rrethuar nė Kumanovė, kur Ahmeti nuk kishte dhėnė pėlqimin pėr kėtė qė po bėnin ata?
65)A nuk ėshte sjellje prej adoleshentėsh tė vonuar mendėrisht qė “komandantėt” kėrkonin qė tė luhej teatri luftarak sipas marrėveshjes sė fshehtė me njerėzit e Gruevskit, kur tashmė ishte e qartė se marrėveshja ishte shkelur?
66)Ēfarė arsye do tė kishte shteti maqedon qė tė pranonte kėto kėrkesa tė “komandantėve”, kur pėr kėtė gjė nuk kishte njė presion ndėrkombėtar, do tė thotė amerikan? 
Sipas fantazisė sė Mirsad Ndrecajt dhe Muhamet Krasniqit, shteti maqedon duhet t’ i pranonte kėrkesat e tyre, ndryshe do tė vriteshin civilė dhe njerėz tė tjerė. 
67)A thua nuk e kuptonte Mirsad Ndreca dhe shokėt e tij se nė kėshtu kuptohej se donin tė thoshin qė strategjia e tyre kur u dislokuan nė njė lagje qyteti, kishte qenė qė t’ i pėrdornin banorėt civilė si mburoja njerėzore? 
68) A thua nuk e kuptonte Mirsad Ndreca dhe shokėt e tij tė ardhur nga Kosova se nė kėtė rast pėrgjegjėsia pėr dėmtimin e popullsisė civile mbetej mbi ta, nėse e vazhdonin qėndresėn?
69)A nuk e kupton letėrshkruesi se shteti shqiptar ka detyrim tė bėjė atin e shqiptarėve, pavarėsisht se ku gjenden, por jo tė aventurierėve tė tillė?
70)A nuk ėshtė burrėri, zotėri Krasniqi, qė sė paku tani tė thuhet e vėrteta, e jo tė vazhdohet me rrena e ankime si tė Sallangjakut tė kėngės pėr hapsanen./Kastriot Myftaraj
[/ltr]
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Grupi Kumanoves,e shpetoi Gruevskin
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: politika-
Sauter vers: