AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Arkani,apo Xhavit Haliti vrane shqiptaret ne diaspore

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13730
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Arkani,apo Xhavit Haliti vrane shqiptaret ne diaspore   Sam 13 Fév - 17:55

Intervistė me ish Agjentin serb tė UDB’sė,pjesa IV

SHIK i rekrutoi disa agjentė tė ish-regjimit, Arkan vetėm lėvdohej se ka kryer vrasje
Express sot sjell vazhdimin e katėrt dhe tė fundit tė intervistės me agjentin serb tė UDB’sė Bozidar Spasic. Ai thotė se shėrbimi sekret i asaj kohe nuk ka asnjė dokumentacion qė tregon se kush i ka kryer vrasjet e shqiptarėve. Duke folur rreth kriminelit Arkan, Spasic thotė se ai vetėm ėshtė lavduar se ka kryer aksione. Sipas Spasic, njė pjesė e agjentėve tė ish -regjimit janė angazhuar nė SHIK nga Xhavit Haliti.
Ish – agjenti serb Bozidar Spasic, nė intervistėn pėr Express, ka thėnė se nuk ka asnjė dokument tė Sigurimit Sekret tė Jugosllavisė, qė do tė tregonte se kush i ka kryer vrasjet e shqiptarėve dhe aktivistėve tjerė qė ky shėrbim i konsideronte armiq tė shtetit.
“Unė mendoj se dokumentacioni nuk ekziston. Shteti i ka pasur organet e veta siē ėshtė Kėshilli pėr Mbrojtjen e Rendit Kushtetues dhe Sekretarin pėr Punė tė Brendshme, tė cilėt kanė vendosur se nė bazė tė cilave informacione, cili terrorist meriton vėmendje tė veēantė, por edhe se cilat masa duhet tė ndėrmerren qė tė eliminohet, nėse ky aktivitet kriminal nuk ka mundur tė ndėrpritet nė ndonjė mėnyrė tjetėr” ka thėnė Spasic.
Duke folur pėr kriminelin serb famėkeq Arkan, i cili ėshtė vrarė nė vitin 2000 nė Beograd e qė pėrflitet shpesh si atentator i angazhuar nga shėrbimi jugosllav pėr eliminimin e disidentėve tė ndryshėm, Spasic thotė se Arkan mė shumė ėshtė lėvduar pėr kėtė punė.
“Kur bėhet fjalė pėr Arkanin mund tė them se ai vetėm ėshtė lavdėruar se ka marrė pjesė nė likuidimin e terroristėve nėpėr Europė. Mė 1986 ai ka shkaktuar njė incident nė Beograd, ka shtėnė nė policė dhe ka qenė nė burg dhe me tė janė ndėrprerė kontaktet. Ai ka folur pėr ato aksione nėpėr baret e natės nė Beograd dhe nėpėr kazino” ka thėnė Spasic.
“Unė personalisht nuk e kam angazhuar kurrė atė nė asnjė operacion kėshtu qė nuk mund tė flas. Kjo ēėshtje ėshtė mjaft e konsumuar dhe gjithēka qė flitet mund tė jetė edhe spekulim edhe e vėrtetė” thotė ai.
Spasic ka folur edhe pėr vrasjet e pasluftės tė ish pjesėtarėve tė sigurimit shtetėror, por nuk jep ndonjė detaj.
“Nuk janė likuiduar pas luftės vetėm bashkėpunėtorėt e shėrbimit sekret kur kanė ardhur autoritetet e reja, por edhe shumė agjentė dhe udhėheqės sė tė UDB’sė nga koha e RSFJ’sė” thotė ai.
Ai pohon se pas vitit 1999 nė Kosovė njė pjesė e agjentėve ėshtė larguar ndėrsa njė pjesė ka mbetur.
“Njė agjent serb mė ka treguar se i kanė gjuajtur edhe revolet zyrtare nėpėr livadhe kur kanė ikur ndėrsa mė vonė nė Beograd atyre u kanė kėrkuar qė tė plotėsojnė formularė pėr ēėshtjen e armėve dhe kanė kėrkuar nga ata qė ti paguajnė” thotė ai.
Sipas tij, njė pjesė e agjentėve qė kanė mbetur janė inkuadruar nė SHIK.
“Njė pjesė e kėtyre agjentėve ka mbetur brenda shėrbimeve sekrete qė i ka organizuar me gjasė Xhavit Haliti, emigrant nga Cyrihu i cili i ka mbajtur nė shėrbim disa prej agjentėve mė tė aftė nė shėrbimin e ri SHIK” thotė ai.
Por, Spasic ėshtė i interesuar shumė tė flasė se si shqiptarėt kanė pasur qejf tė bashkėpunojnė shumė me shėrbimin sekret. Madje sipas tij shqiptarėt kanė bashkėpunuar edhe me shėrbimin slloven dhe kroat tė asaj kohe.
“Do tė vijė nė rend dite ēėshtja e bashkėpunėtorėve tė UDB nė Kosovė dhe do tė dalė se shqiptarėt me kėnaqėsi kanė bashkėpunuar. Jemi takuar me ta nė banesa zyrtare nė Prishtinė ose ata do tė vinin nė Obiliq nė ndonjė restorant ku nuk shkonin shqiptarėt ose jemi takuar nė Beograd. Edhe shėrbimet tjera tė ish RSFJ’sė kanė bashkėpunuar me shqiptarėt.
Shėrbimi slloven i ka pasur bashkėpunėtorėt mė kualitativ derisa Kroacia ėshtė mbėshtetur shumė nė popullatėn e Janjevės”
Nė fund tė intervistės Spasic arsyeton tė gjitha veprimet qė ka ndėrmarrė shėrbimi i atėhershėm jugosllav, pasi sipas tij edhe “terroristėt” kanė vrarė.
“Kanė vrarė fėmijėt tanė, ambasadorė, kanė rrėnuar hekurudha, kanė vrarė policė sigurisht se asnjė vend nuk do ti duronte” ka thėnė ai.
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13730
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Arkani,apo Xhavit Haliti vrane shqiptaret ne diaspore   Sam 13 Fév - 17:56

A ėshtė Arkani vrasėsi i Jusuf e Bardhosh Gėrvallės dhe Kadri Zekės?

Arrestimi i shefit tė sigurimit shtetėror kroat, Josip Perovic, mund tė zbulojė pėrfshirjen e Kriminelit Arkan nė kėto vrasje. Njė ish-pjesėtar i sigurimit shtetėror jugosllav, i cili kohė mė parė ka folur pėr “Blic”, emrin e Arkanit e kishte ndėrlidhur me vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gėrvallės e Kadri Zekės dhe tė emigrantit kroat Stjepan Durekoviq.
Ish-shefi i policisė sekrete tė Jugosllavisė dhe Kroacisė Josip Peroviq ėshtė liruar nga paraburgimi, por njė gjykatė kroate ia ka konfiskuar dokumentacionin dhe ia ka ndaluar qė tė largohet nga vendlindja.
Avokati i tij, Ante Nobilo, ndėrkaq, ka thėnė se do t’i kundėrvihet vendimit eventual pėr ekstradimin e Perovic nė Gjermani, ku akuzohet pėr vrasjen e emigrantit kroat Stjepan Durekoviq. Ndėrkohė, Nobilo ka mbrojtur klientin e tij, duke thėnė se shėrbimet kroate nuk e kanė kryer kėtė vrasje. Pėr kėtė ai ka akuzuar Serbinė dhe Malin e Zi.
Avokati Bernd Von Hajnstel, i cili ka qenė gjykatės kryesor nė procesin kundėr Krunoslav Prates pėr vrasjen e Durekoviq, ėshtė i bindur se Perkovic ėshtė pjesėmarrės nė vrasje.
“Nė fund tė procesit kemi qenė tė bindur se Perkovic ka qenė pjesėmarrės nė vrasjen e Durekoviq. Perkoviq ka qenė ai qė ka dhėnė urdhrin dhe qė i ka pasur tė gjitha nė dorė”, ka thėnė ai pėr Deutsche Welle.
Ndėrkohė mediat serbe shkruajnė se arrestimi i ish-shefit tė UDB’sė nė Kroaci Josip Peroviq mund tė ēojė drejt zbulimit se cili ishte roli i Zelko Raznatoviq-Arkan nė likuidimin e kundėrshtarėve tė regjimit tė Ish-Jugosllavisė.
Sipas “Blic”, askush nė Serbi nuk ka dhėnė pėrgjegjėsi pėr vrasjet e emigrantėve serbė e as nuk ėshtė nisur ndonjė hetim. Por, tashmė dihet roli i kriminelėve serbė, siē ėshtė Arkan, i cili ka vrarė nė emėr tė sigurimeve tė armatės jugosllave (KOS) dhe UDB’sė.
Shefi i dikurshėm i shėrbimit shtetėror jugosllav Stane Dolanc, kishte thėnė se “Arkan vlen mė shumė se sa krejt shėrbimi”.
Njė ish-pjesėtar i Sigurimit Jugosllav, ka folur nė kushte anonimiteti pėr Arkanin dhe pėrfshirjen e tij nė likuidimin e shqiptarėve.
“Besimin qė e kishte fituar nė qarqet e udbashėve e ilustron detyra qė e kishte marrė atėherė nga sigurimi shtetėror, qė tė neutralizojė njė ēerdhe tė fuqishme tė emigracionit nė rrethinėn e Shtudgartit. Dy javė ėshtė ushqyer me konserva dhe ka fjetur nė kulm tė ndėrtesės ku ėshtė dashur tė takohen tre terroristėt. Ndėrkohė qė shėrbimin e kishte njoftuar se nė objekt ndodhen 15 shqiptarė dhe se ky ėshtė njė rast i mirė”, ka thėnė ky oficer.
Sipas kėtij, ish-sigurimsi, Arkan e kishte pėrfunduar me sukses misionin. Siē, dihet mė 1982, nė afėrsi tė Heilbronnit tė Gjermanisė Perėndimore, ishin vrarė Jusuf e Bardhosh Gėrvalla dhe Kadri Zeka. Dyshohet se vrasja ėshtė organizuar nga shteti jugosllav por dorasit nuk janė zbuluar kurrė. Ndėrsa pėr atentatin e trefishtė tashmė ka shumė versione.
Rreth pėrfshirjes sė Arkan nė kėto vrasje kishte folur edhe zėvendėspresidenti i INTERPOL’it Budimir Baboviq, i cili ka thėnė se ėshtė folur shumė qė Arkan ka qenė ekzekutor i ngarkuar nga shėrbimi shtetėror pėr eliminimin e kundėrshtarėve tė ish-regjimit.
“Ai (Arkan) edhe publikisht ėshtė lavdėruar dhe i ka treguar edhe revolet qė ka marrė nga sigurimi shtetėror nga ish zyrtarėt e lartė tė shtetit”.
Arkan ėshtė vrarė nė mė 15 janar tė vitit 2000 nė njė hotel nė Beograd.
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Arkani,apo Xhavit Haliti vrane shqiptaret ne diaspore
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: politika-
Sauter vers: