AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Ramiz Lladrovci,Rexhep Selimi e din ēka te tha Adem Jashari

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13726
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Ramiz Lladrovci,Rexhep Selimi e din ēka te tha Adem Jashari   Mar 1 Mar - 13:14

[size=11][size=11]Home[/size] » [size=11]Lajme[/size] » Ramiz Lladrovci, edhe njehere, ja kthen me rende Rexhep Selimit. Ja cka i thote per incizimet![/size]
http://www.trafikinfo.net/2016/03/01/ramiz-lladrovci-edhe-njehere-ja-kthen-me-rende-rexhep-selimit-ja-cka-i-thote-per-incizimet/

Ramiz Lladrovci, edhe njehere, ja kthen me rende Rexhep Selimit. Ja cka i thote per incizimet!

Posted on 1st March 2016 by TrafikInfo.net in Lajme // 0 Comments









Ambasadori i Kosovės nė Shqipėri, Ramiz Lladrovci ka reaguar pas fjalimit tė deputetit Rexhep Selimi nė Kuvend.
Lexoni tė plotė reagimin e ambasadorit.
 
Mbrėmė, nė emisionin „Interaktiv“, nė KTV, ishte i ftuar deputeti Rexhep Selimi, njė i njohur i imi i vjetėr. Ai, nė tė gjithė fjalėn e tij, si edhe ėshtė pritur, provojė tė demantojė reagimin tim pas fjalės sė tij nė Kuvendin e Kosovės, ditėn kur do tė bėhej zgjedhja e zotit Hashim Thaēi, president i Kosovės.
I pata thėnė qetėsisht zotit Selimi se nuk ėshtė mirė qė nė politikėn e ditės tė pėrfshijė familjen e shenjtė Jashari, sepse ajo qėndron mbi tė gjithė ne dhe nuk duhet tė jetė pjesė e lojrave, tė cilat ia kanė urdhėruar Selimit tė jetė pjesė.
Nuk kam qenė i interesuar tė ezaurojė mė gjatė kėtė pėrplasje mendimesh dhe faktesh dhe kėtė ua kam bėrė tė qartė mediave tė ndryshme, tė cilat kanė qenė tė interesuara. Megjithatė, Rexhep Selimin, jo rastėsisht, e ka kapur zhegu i halleve tė tjera, dhe duke menduar se „halli„ i tij ėshtė i tė gjithėve, u mundua tė demantojė njė tė vėrtetė tė njohur, e po ashtu, duke e ditur se disa gjėra janė ende mes strukturave, bėri thirrje pėr zbardhjen e inēizimeve apo filmimeve tė ndryshme.
Nė rregull, Rexhė. Kam menduar se e ke marrė mesazhin tim, dhe po ashtu, kam menduar se nuk e ke keqkuptuar heshtjen time apo mos pronocimet e mepasme.
Ti po kėrkon nga unė qė tė bėj atė qė do tė jetė vetėm nė dėmin tėnd, por qė, pa dashjen time, do tė ndikojė jo pėr mirė edhe tek tė tjerėt.. Ėshtė koha tė kjellohesh Rexhė, qė tė mos turpėrohesh mė tej, duke kėrkuar tė tė nxjerrė mesazhin e komandantit tonė tė pėrgjithshėm, Adem Jasharit, pėr tė ia vertetuar qytetarėve, pikėrisht atė qė kam thėnė nė reagimin tim, ditėn kur Ti, sulmove turpshėm zotin Hashim Thaēi, duke pėrdorur emėrin e Adem Jasharit dhe tė familjes sė tij. Ata, Rexhė, nė se nuk e ke mėsuar, janė nderi ynė dhe nuk ishte as logjike e as e sinqertė qė tė synosh tė pėrdorėsh emėra dhe Familje qė dalin jashtė pėrceptimit tėnd, dhe ku, pėr hirė tė sė vėrtetės, Ti nuk ke qenė pjesė.
Pėr tė dėgjuar mesazhin, tė ftoj, kur tė duash, sėbashku me ata qė mund tė zgjedhėsh vetė, pėr ta dėgjuar, sepse problemet qė janė shtruar aty nuk janė punė tellallėsh, por, nė qoftėse nuk e di, janė gjėra lufte. Pasi ta dėgjosh, pastaj bėj edhe njė intervistė tjetėr, ose edhe dhjetė tė tjera, po tė duash.
Nėse ti dėshiron, krahas kėtij inēizimi, unė mund tė tė ofroj dhe jam i gatshėm tė bėj publike edhe bisedėn me zėrin e Adem Jasharit, pikėrisht pėr njė ngjarje tjetėr, njėlloj tė rėndėsishme, pėr atė se ēfarė i kishit thėnė dhe ēfarė kishit synuar kur, bashkė me njė shokė tuajin e kishit marrė vesh se, njė grup shokėsh, ishin nisur nga Gjermania pėr tė qenė nė rradhėt e luftėtarėve tė Adem Jasharit. Grupi, i udhėhequr nga Fehmi Lladrovci, nė majin e vitit 1997, kishte synuar tė futej nė Kosovė, kur edhe kemi rėnė nė pritėn e ushtrisė serbe, kur ra heroikisht antari i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė, Luan Haradinaj.
Ndoshta edhe ju kutjohet se nė atė betejė, u plagos me pesė plumba Rafet Rama, dhe, me nga njė plumb, Ramush Haradinaj dhe Fehmi Lladrovci. Ndoshta tė kujtohet se Ēfarė tė tha Adem Jashari kur po tė degjonte se si po i flisnit, se nuk duhej t’i linit tė zinte vend askund nė kosovė grupi qė e udhėhiqte Fehmi Lladrovci, sepse sipas teje, ata nuk po vinin tė luftonin, por tė qitnin dy a tre pushkė dhe pastaj tė iknin prap nė perėndim, qė tė propogandonin se ata janė komandantėt e UĒK-sė.
A nuk i kėrkuat Adem Jasharit se ai Grup, i pėrbėrė prej 10 vetėsh, duhej luftuar e vrarė kudo qė tė ndeshej?.. Dua tė tė freskoj kujtesėn se nga ai grup, i majit tė vitit 1997, qė ti nuk e doje nė Kosovė, por edhe pėr informimin real tė qytetarėve, pesė prej tyre, Ilaz Kodra, Luan Haradinaj, Abedin Rexha, Xheva Krasniqi-Lladrovci dhe Fehmi Lladrovci, janė heroj tė Kosovės, qė ranė heroikisht pėr lirinė e Kosovės, nė beteja pa u ndalė, beteja nė tė cilat Ti, Rexhė, nuk more pjesė kurrė. Por, ajo qė ėshtė mė thelbėsore, pėr sqarimin e sė vėrtetės dhe informim tė qytetarėve, mund tė dėgjosh, megjithėse ti e di mirė, ashtu si e dinė edhe tė tjerėt, se ēfarė tė tha Adem Jashari pėr Fehmiun, Xhevėn, Ilazin, Selimin, Abedinin, Rafetin, Ramizin e tė tjerėt, kur po dėgjonte nga vetė Ti, miku im, se duhej tė vritej Fehmiu dhe grupi i tij. A nuk tė tha se ti po kėrkon prej meje tė vrasim shokėt e bashkėluftėtarėt nga mė tė mirėt, qė unė vetė i kam thirrur tė kthehen nė Kosovė dhe janė ndėr mė tė besuarit? A nuk tė tha se vetėm vdekja mund tė mė ndaj prej Fehmi Lladrovcit? Dhe, as vdekja nuk i ndau, megjithėse ti, Rexhė, pėr politikė dritėshkurtėr dhe tė ēastit, po pėrpiqesh tė ndash shokėt, qė ty, edhe pse shpesh herė ke gabuar rėndė, nuk tė kanė ndarė. Ti Rexhė, po kėrkon tė dėgjosh fragmente ku ėshtė folur pėr Ty. Freskoje kujtesėn dhe nė qoftėse ke harruar, hajde, bujrum! Po ta pėrsėris, unė reagova si mik, sepse
Ti nuk e kishe zgjedhur as vendin e as kohėn e duhur kur pėrfshive nė njė debat politik familjen e shenjtė tė Jasharėve, pėrpara tė cilėve pėrulet gjithė kombi shqiptar. Jo vetėm ndaj teje, por ndaj kujtdo qė kėrkon tė pėrdorė emėrin e kėsaj familje pėr qėllime tė prapshtė, unė kam reaguar e do tė reagoj. Ndėrsa, pėrsa i pėrket asaj, nė se kam qenė apo jo nė Kosovė, qoftė edhe njė ditė tė vetme gjatė luftės, nuk ėshtė njė gjė qė lidhet me kėtė reagim. Dhe as nuk ėshtė punė e ytja. Gjithė ēka ka kohėn e vet, megjithėse ti e di mirė se ku kam qenė dhe ku kam marrė pjesė.
Nuk kam qenė ushtar me maska, kam dalė haptas ku ėshtė dashur tė dal. I jam bindur urdhėrave tė Adem Jasharit, i cili, nė letrėn e tij tė dhjetorit 1997, edhe njė herė mė caktoi pėrfaqėsuesin e tij nė perėndim; i jam bindur urdhėrave tė Shtabit tė Pėrgjithshėm, tė Drejtorisė Politike dhe tė strukturave qė mė kanė emėruar. Nuk kam qenė kurrė shok e i afėrt me tipat e Fadil Sulejviqit, qė ndiqnin e vrisnin shokėt e bashkėluftėtarėt e Fehmi lladrovcit, si ndodhi me atdhetarin e humanistin e shquar doktor Hafir Shala. Rexhė, njė herė tė vetme e more vesh se jemi nisur pėr nė Kosovė, dhjetė shokė, dhe ramė nė pritėn e ushtrisė serbe (6 majin e 1997). Tė shkrova gjatė Rexhė, qė tė kuptosh sado pak, se politika e ditės, ku tė kanė futur, nuk ėshtė mbi atė qė ėshtė sakrifikuar ne dekada. TRAFIKINFO
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Ramiz Lladrovci,Rexhep Selimi e din ēka te tha Adem Jashari
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: politika-
Sauter vers: