AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Ish te burgosurit politik udbasha ishin

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13730
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Ish te burgosurit politik udbasha ishin   Mar 8 Mar - 14:01

Publikuar mė: 8 Shkurt, 2016
Debate |

[size=36]Tė burgosurit politikė – spiunė tė KGB-sė?[/size]




 


Shkruan: Gani Mehmetaj
 
Vėshtirė shpjegohej pozicioni i tė burgosurve politikė gjatė kthesave dramatike. Dolėn nga burgu gati njėkohėsisht. Adem Demaēit, mediat i dhanė hapėsirė tė madhe, njerėzit e pritėn madje nė kufi me Serbinė. Radhė  tė gjata u krijuan para shtėpisė sė tij, kurse dhjetėra tė burgosur tė tjerė, fatkeqėsisht, i pritėn fare zbehtė pa asnjė mirėseardhje. U takonin brezave tė ndryshėm, por edhe proceseve tė ndryshme politike pėr tė cilat i futėn nė burg.
Pėr dallim nga Kroacia e Bosnjė e Hercegovina, ku ish-tė burgosurit politikė e bėnė shtetin, apo i prinė shtetit (Franjo Tuxhman, Alia Izetbegoviq), duke u inkuadruar me shumė shkathtėsi nė rrjedhat demokratike dhe nė ethet e shtetformimit, tė ne kontributi i tyre nė proceset demokratike ishte i papėrfillshėm. Ku ishte arsyeja, ėshtė vėshtirė tė thuhet. Fatkeqėsisht nuk ėshtė bėrė asnjė studim pa ngarkesa euforie, apo pa paragjykime. Tė burgosurit politikė me tė drejtė pritej tė formonin parti politike, tė afroheshin me njėri-tjetrin, por ata nuk e bėnė njė gjė tė tillė. Shumica u futėn nė LDK, disa hynė nė UNIKOMB, qė s’pati jetė tė gjatė dhe nuk u bė kurrė parti politike. Tė tretėt e kėrkuan veten nė Partinė Parlamentare, mirėpo dukej sikur asnjėri syresh nuk e ndiente veten mirė nė asnjėrėn parti, sidomos nė LDK, ndaj sė cilės lideri i pashpallur i tyre, Demaēi, nuk kishte simpati. Nė LDK, sikur e ndienin veten tė huaj, tė padobishėm, madje tė humbur, megjithėse pėr arsye tė pashpjegueshme i zgjodhėn nė kreun e LDK-sė, i caktuan nė pozita tė lakmueshme nėpėr degė e nėndegė, bėnin punė terreni dhe merrnin pjesė nė debate.
Demaēi kurrė nuk e afroi asnjėrin prej tyre, mė shumė pati afri me ish-zyrtarėt e Komitetit Krahinor, me gazetarėt e ish-regjimit sesa me bashkėvuajtėsit e vet, apo me strukturėn e re tė LDK-sė qė nuk ishte e njollosur me poste nė komitete dhe as me ish-sistemin. Askush s’ka arritur ta shpjegojė kėtė fenomen tė ēuditshėm.
Ish tė burgosurit politikė (nuk e pata tė qartė pse duhej tė cilėsoheshin tė burgosur politikė, kur mė mirė do t’u flinte tė burgosur pėr ēėshtjen e tė drejtave tė shqiptarėve), dolėn nga ilegaliteti, nė dritėn e diellit, por sikur nuk ishin vetja. Ishin tejet tė pakėnaqur dhe manifestonin nervozė, po ashtu tė pashpjegueshme, sepse atė nervozė nuk e manifestonin kundėr okupuesit sa e shprehnin kundėr partisė nė tė cilėn u futėn me vullnetin e tyre. Tė tjerėt mund tė  bashkėjetonin me vuajtjet e tyre tė dikurshme, por nuk ishin fajtorė pse ata vuajtėn aq shumė.
Asnjėherė nuk e pėrqafuan me sinqeritet filozofinė politike tė Ibrahim Rugovės, nuk e pranuan sidomos pėrcaktimin e tij properėndimor, ndėrsa nė terren gjithė kohėn pėrcillnin tė falat e Rugovės. Asnjėherė nuk i pėrqafuan me zemėr parimet politike tė e LDK-sė, megjithatė privilegjet e postet i pranonin dhe i ushtronin me kėnaqėsi. Gjithė kampi socialist ishte shkėrmoqur, komunizmi binte nė humnerė, kurse ata sikur e vajtonin kėtė ideologji tė sė keqes, sidomos nė heshtje vazhdonin ta adhuronin diktatorin Enver Hoxha, i cili tė burgosurit politikė nė Shqipėri i kishte dėrmuar, ai e dėrmoi njė komb tė tėrė.
Nė partinė ku militonin (LDK) nuk e kishin asnjė njeri qė i kishte persekutuar dikur, qė i kishte fyer apo sharė gjatė kohės qė ata ishin nė burg. Ėshtė e ēuditshme se mė shumė i kishin pėr zemėr projugosllavėt sesa shqiptarėt e pėrcaktimit perėndimor dhe ithtarėt e pavarėsisė sė Kosovės.
Adem Demaēi qė do tė duhej tė ishte strumbullari i tyre, asnjėrin prej tyre nuk e pėrfilli, as nuk e afroi, nė pjesėn mė tė madhe nuk iu afruan as ata. asnjėherė nuk i  takuan njė grupimi politik, s’patėn strumbull hierarkie, ndėrsa tė pėrbashkėt patėn tė njėjtėn fatkeqėsi, tė  vuanin burgun, por jo tė militonin edhe mė vonė pėr tė njėjtėn ēėshtje. Ideologjia qė po perėndonte i bashkonte, ku kapeshin si i mbyturi pėr fije kashte. Idhulli i tyre i dikurshėm nisi tė luante rolin e “gurusė” indian. Nė shtėpinė e tij hynin e dilnin njerėzit si nė faltore, dėgjonin fjalėt e tij dhe dilnin pėr t’ua lėshuar vendin tė tjerėve. Ai ishte simbol i tė burgosurit me kohėzgjatjen mė tė madhe, por sikur e zbehu kėtė simbolikė. Sidomos nuk arriti kurrė tė bėhet lider i shqiptarėve, as politikan, megjithėse provoi disa parti politike, paraqiti nė opinion herė njė opsion politik, herė njė tjetėr, por qė as nė aleanca, as nė opsione politike nuk i preu sakica nė njė vend. Ishte proverbiale paqėndrueshmėria e tij politike.
Nė vend se tė afrohej, tė mbėshteste apo pse jo tė pretendonte kreun e LDK-sė, meqė kjo parti nuk vuante nga e kaluara e palavdishme, Demaēi e sulmoi gjatė gjithė kohės Rugovėn e LDK-sė, duke u pėrcaktuar pėr ish-njerėzit e Komitetit Krahinor, ish-bijtė e zyrtarėve tė lartė dhe gazetarėt me njė kaluar tė errėt. Kėtė sėmurje ua ngjiti edhe grupeve tė tjera, ideologjikisht tė afėrt me tė.
Megjithatė njėri nga ish-zyrtarėt e lartė tė Komitetit Krahinor, M. Bakalli, nė njė intervistė i shante rėndė tė burgosurit politikė, duke i quajtur spiunė tė KGB-sė, pėrkatėsisht tė shėrbimit tė fshehtė bullgar. Akuza paraqitej drejtpėrdrejt, pavarėsisht se tė burgosurit politikė pėrpiqeshin ta afronin. Bakalli i sulmoi edhe mė 1981. Me kualifikimet e tij ata pastaj u dėnuan me dhjetė vjet burg.
Kisha pasur fėrkime disa herė me Bakallin nė gazeta. Ai nė pamundėsi tė mė kundėrvihej publikisht m’i ndėrseu njė grup lexuesish anonimė. Ata shpifnin e fshiheshin prapa emrave tė rrejshėm, me njė shkrim shpifės nė “Rilindje”, botimin pėr Perėndim. Gjėra tė tilla nuk mė bėnin pėrshtypje, por kur e lexova tekstin pėr tė burgosurit politikė, sesi mė zemėroi: i kishte fyer mė 1981, derisa i torturonte policia e fshehtė nė burg, sėrish i fyente dhe askush nuk i pėrgjigjej.
Rastėsisht e takova rrugės Ali Lajēin, ish i burgosur politik, me tė cilin shkuam nė selinė e LDK-sė qė tė takonim Hidajet Hysenin, liderin e pashpallur tė tė burgosurve politikė. Me sinqeritetin tim mbėshtetės i tregova se Bakalli kishte njė shkrim fyes kundėr tyre, ėshtė mirė t’i pėrgjigjeni, i thashė, sepse mendoja se Bakalli po u hynte nė hak. Edhe Lajēi shprehu mllefin pėr atė shkrim. Por Hidajeti me atė qėndrimin e tij tė rrėshqitshėm si peshku mė tha: “S’duam pėrēarje, nuk do t’i pėrgjigjemi!” Unė me Aliun e shikuam si ta shikonim ndonjė qenie jashtėtokėsore. Pastaj, ai nisi kinse tė arsyetonte se si edhe ai dikur mendonte t’ia hidhte bombėn Bakallit, por tash rrethanat ndryshonin. Mė la gojėhapur. Ku mund t’ia ketė zėnė bishtin me derė Bakalli atij e tė burgosurve tė tjerė, derisa nuk guxonin t’i pėrgjigjeshin. Nuk e kuptoja si nuk do ta pėrgėnjeshtronte njė akuzė aq tė rėndė, qė ia zhvlerėsonte burgun, sakrificėn, patriotizmin, qė e nxirrte nė pah si spiun tė KGB-sė, agjencisė mė tė urryer antishqiptare.  Ai sikur tė mos kishte ndodhur asgjė mė tha se s’kishte kush qė fuste  pyka nė mes tyre, pra tė burgosurve politikė dhe grupit tė  Bakallit. Lihej tė kuptohej se unė isha ajo pyka e jo shkrimi i M. Bakallit.
Dola sepse nuk e duroja dot dyfytyrėsinė e H. Hysenit.  A. Lajēi na shihte herė mua, herė atė. Kisha krijuar miqėsi me tė pas daljes nga burgu, megjithėse asnjėherė nuk pajtoheshim nė ēėshtjet politike.
Tė nesėrmen nė gazetėn “Bujku”, qė u bė zėvendėsim i gazetės “Rilindja”, tė cilėn qeveria serbe e ndaloi, shkrova njė koment kritik kundėr M. Bakallit, qė s’kishte konsiderata, por i fyente tė burgosurit politikė, viktima tė tyre. Natyrisht isha kritik edhe ndaj tė burgosurve politikė qė heshtnin si peshku, nė vend se tė pėrgėnjeshtronin akuzat e rėnda. Prandaj e shtroja pyetjen: janė a s’janė spiunė tė KGB-sė e tė shėrbimit tė fshehtė bullgar tė burgosurit politikė? H. Hyseni nė vend se tė mė mbėshteste, sepse unė nė mbrojtje tė tė burgosurve politikė dola, mė akuzoi sikur mua mė ka paguar armiku qė tė bėj pėrēarje nė mes tė shqiptarėve! Ai nuk e thoshte asnjė fjalė pėr akuzat e ish-kreut tė Komitetit Krahinor, i cili shkruante se sipas shėrbimit tė fshehtė tė Kosovės, i cili i raportonte Bakallit, marksistėt-leninistėt e Kosovės punonin pėr Moskėn e Beogradin, e qė Bakalli, skilja e vjetėr i zuri ngushtė, ai i pati nė grusht, sepse citonte situata e veprime tė caktuara. Ai tha se tė gjithė kėtė dokumentacion ua dėrgoi me kohė amerikanėve.
Tė burgosurit politikė dhe Adem Demaēi gjatė gjithė kohės mbanin lidhje me kėtė kastė politike, por e luftonin nėn rrogoz me egėrsi Ibrahim Rugovėn e LDK-nė, megjithėse e pushtuan kėshtjellėn nga brenda, sikurse flisnin nė mbledhjet e fshehta.
Por pas ndonjė viti Rugova do t’i pėrjashtojė nga partia njė nga njė.
Pati edhe njė paradoks tjetėr. Ishte e ēuditshme marrėdhėnia e tė majtėve shqiptarė (marksistė-leninistė) nė Zvicėr, emigrantė me tė burgosurit politikė tė tė njėjtit pėrcaktim politik. Tė parėt pretendonin se janė njerėz tė aksionit, rrjedhimisht tė dobishėm pėr ēėshtjen shqiptare, kurse tė dytėt rrihnin gjoks se kanė merita me vitet e burgut. Nė debate majtistėt e aksionit u pėrgjigjeshin: Kush u ka faj qė e pranuat burgun e jo rezistencėn, gjė qė nėnkuptonte sakrificėn. Nė vend se tė luftonit deri nė vdekje, u dorėzuat, shpėtuat kokėn.  Qėndrimi i tyre dukej mizor, ata nuk e vlerėsonin jetėn e njeriut, ndėrsa synonin tė udhėhiqnin frontin e rezistencės nga diaspora, ata i shihnin me pėrbuzje vuajtjet e tyre, meqė vetė ia mbathėn kah sytė kėmbėt.
Mbi kėtė logjikė tė ashpėr dalėngadalė i hoqėn tė burgosurit politik nga pushteti, megjithėse nė fillim tė veprimtarisė politike e shfrytėzuan pėrvojėn e tyre mė emrin qė e gėzonin nė opinion.
Krahinorizmi luajti rol vendimtar nė shuarjen e ndikimit tė tė burgosurve politikė, sepse ata vinin kryesisht nga Anamorava, Rrafshi i Kosovės e Llapi. Majtistėt e tjerė u rigrupuan nga rajoni i Drenicės.
 http://www.shqiptari.eu/te-burgosurit-politike-spiune-te-kgb-se/
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13730
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Ish te burgosurit politik udbasha ishin   Mer 9 Mar - 16:47


Kodi i Biblės i njohur dhe si kodi Torah pėrbėhet nga njė sėrė
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Ish te burgosurit politik udbasha ishin
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: politika-
Sauter vers: