AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 martesėn e Resulullahut me Aishen,Buraku

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13730
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: martesėn e Resulullahut me Aishen,Buraku   Mer 30 Mar - 14:34

https://d1.islamhouse.com/data/sq/ih_books/single/sq_Nektari_i_vulosur_i_Xhennetit.pdf
Faqe;162 

Shėnim nė lidhje me martesėn e Resulullahut me Aishen Nė muajin shevval tė vitit njėmbėdhjetė tė pejgamberisė, Resulullahu u fejua me Aishen radijAllahu anha gjashtė vjeēe, kurse me tė ėshtė martuar nė Medinė pas Hixhretit, kur ajo i ka pasur nėntė vjet.234  

.............................................
163 



ISRAJA DHE MI’RAXHI – UDHĖTIMI I NATĖS DHE NGRITJA235 Resulullahu gjatė jetės sė vet ka pasur njė periudhė jashtėzakonisht tė vėshtirė, duke i hapur rrugėn Islamit. Misioni i tij nė pėrhapjen e fesė sė Allahut  ka pėrjetuar suksese dhe rėnie. E atje lart, diku nė hapėsirat e largėta hyjnore, xixėllonin yjet e shkėlqyera duke pėshpėritur pėr sukseset e reja. Nė kėtė periudhė, mes suksesit dhe dėshprimit, ndodh Isra dhe Mi’raxhi. Duke qenė se kjo ngjarje ka vlerė tė madhe shpirtėrore, do tė flasim gjerėsisht pėr tė. Ekzistojnė shumė mendime pėr kohėn nė tė cilėn ka ndodhur Isra dhe Mi’raxhi: 1. Isra ka ndodhur nė vitin nė tė cilin Allahu  e ka nderuar Resulullahun me pejgamberi. Ky ėshtė mendimi i Taberaniut. 2. Ngjarja ka ndodhur nė vitin pesė tė pejgamberisė. Kėshtu mendojnė Neveviu dhe Kurtubi. 3. Ngjarja ka ndodhur natėn e njėzet e shtatė tė muajit rexheb, tė vitit dhjetė tė pejgamberisė, mendon dijetari El-Mensur Fevri. 4. Gjashtėmbėdhjetė muaj para Hixhretit ose nė muajin ramazan tė vitit dymbėdhjetė tė pejgamberisė. 5. Njė vit e dy muaj para Hixhretit ose nė muajin muharrem, tė vitit trembėdhjetė tė pejgamberisė. 6. Njė vit para Hixhretit ose nė muajin rebiul-evvel, tė vitit trembėdhjetė tė pejgamberisė. H. Hatixhja radijAllahu anha ka kaluar nė Ahiret nė muajin ramazan tė vitit dhjetė tė pejgamberisė. Gjer atėherė ende nuk ishte shpallur dispozita pėr pesė namazet ditore. Nuk ekzistonin kurrfarė mendimesh kontestuese rreth asaj se, pesė kohėt e namazit janė caktuar natėn e Isra’asė. 235 Zadu-l-Me’ad: II/49; Muhtesar Siretu-r-Resul nga Nexhdi, f. 148, 1

Nektari i vulosur i Xhennetit 164 Tri mendimet e fundit janė dhėnė nė bazė sė shpalljes tė sures “El-Isra”, pėrmbajtja e sė cilės tregon se kjo ėshtė shpallur mjaft vonė. Nuk e di se cili mendim ėshtė mė i saktė. Tė gjithė imamėt e Hadithit e transmetojnė kėtė ngjarje, e ne do ta parashtrojmė nė pikat e shkurtra me kėtė renditje: Ibnul-Kajjimi thotė: “Resulullahu e ka pėrjetuar Isra’nė si udhėtim tė vėrtetė trupor, qė ka filluar nė Mesxhidul Haram nė Mekė e ka mbaruar nė Bejtu-l-Mukaddes nė Kuddusi-Sherif. Ka udhėtuar nė Burak (mjet me tė cilin Muhammedi ėshtė ngjitur nė qiell) me pėrcjelljen e Xhibrilit . Ka mbėrritur nė Kuddus ku ėshtė falur nė xhami me Pejgamberėt e tjerė e ky ėshtė bėrė imam i tyre, ndėrsa Burakun e ka lidhur nė hallkėn e derės sė xhamisė. Atė natė ndodh ngritja e Resulullahut nga Bejtu-l-Mukaddesi nė qiellin e parė, e nėn udhėheqjen e Xhibrilit i cili e shpie nė katet e hapė- sirės sė panjohur tė Allahut. Aty takon Ademin , babanė e gjinisė njerėzore. E pėrshėndet me selam e ai ia kthen me mirėseardhje dhe i pėrgjigjet me selam dhe e pranon pejgamberinė e tij. Allahu  kėtu i tregon shpirtrat e shehidėve nė anėn e djathtė dhe shpirt-rat e fatkeqėve nė tė majtėn. Prej aty, Resulullahu ngritet nė qiellin e dytė, ku merr lejen pėr hyrje. Aty takon Jahjanė, tė birin e Zekerijas, dhe Isanė, tė birin e Merjemes. Takohet me ta dhe i pėrshėndet me selam. Ata i pėrgjigjen selamit, i shpreh mirėseardhjen dhe e pranojnė si Pejgamber. Pas kėsaj, pason ngritja nė katin e tretė ku takohet me Jusufin. E pėrshėndet me selam e edhe Jusufi i pėrgjigjet me selam, me mirėseardhje dhe ia pranon pejgamberinė. Pastaj ngrihet nė qiellin e katėrt, ku takohet me Idrisin. E pėrshėndet me selam e ai i pėrgjigjet nė selam, i shpreh mirėseardhjen dhe ia pranon pejgamberinė. Prej aty ngrihet nė qiellin e pestė, ku takohet me Harunin, tė birin e Imranit dhe e pėrshėndet me selam. Ai i pėrgjigjet me mirė- seardhje dhe e pranon si Pejgamber. Pastaj ngrihet nė qiellin e gjashtė, ku takohet me Musain, tė birin e Imranit dhe e pėrshėndet me selam. Ai i pėrgjigjet me mirėseardhje dhe e pranon pejgamberinė e tij. Duke lėnė qiellin e gjashtė, Musai fillon tė qajė. E pyesin: “Ē’tė shtyri tė qash?” Ai pėrgjigjet: “Po qaj pėr atė se populli i kėtij djaloshi, i cili ka ardhur pas meje si Pejgamber, do tė jetė mė i numėrt nė Xhenet sesa populli im.” Pas kėsaj bisede, Resulullahun e ngrenė nė qiellin e shtatė. Aty takon Ibrahimin . E pėrshėndet me selam. Ai i shpreh mirėseardhjen dhe e pranon si Pejgamber. Israja dhe Mir’axhi 

..........................................
Pas kėtij udhėtimi Resulullahun e ngrenė gjer nė Sidretu-lMunteha - Perdja e Fundit, e prej aty nė horizontin mė tė lartė tė Allahut. Afrohet shumė afėr Allahut tė Madhėruar e tė Lartėsuar, pastaj iu afrua e u lėshua afėr, aq afėr sa dy harqe apo mė afėr. Dhe i shpalli robit tė vet atė qė ia shpalli. Kėtu i caktohet falja prej pesėdhjetė namazesh ditore. Pastaj Resulullahu niset tė kthehet. Kur kalon pranė Musait, ky e pyet: “Ēfarė tė ėshtė urdhėruar?” Pėrgjigjet: “Pesėdhjetė namaze nė ditė.” Musai i thotė: “Umeti yt nuk mund ta zbatojė kėtė. Kthehu te Zoti yt dhe lute qė t’ia lehtė- sojė umetit tėnd.” Resulullahu e shikon Xhibrilin, sikur tė kėrkon-te kėshillim nga ai. Ai ia vėrteton me isharet (gjest): “Po, nėse dėshiron ti.” Xhibrili pėrsėri e ngre tek Allahu i Gjithfuqishėm, i Lartėsuar dhe i Lavdėruar - i Cili ishte nė vendin e vet (kjo ėshtė pjesė e fjalisė sė Buhariut e ndėrvėnė nė disa hadithe). Allahu ia zvogėlon dhjetė namaze. Pejgamberi lėshohet gjer te Musai dhe e njofton pėr kėtė. Musai i thotė: “Kthehu te Zoti yt dhe lute t’ia lehtėsojė umetit tėnd.” Kėshtu, Resulullahu shkon lartė poshtė, te Musai dhe te Zoti i vet i Lartėsuar, gjersa Allahu  ia kufizoi numrin e namazeve gjer nė pesė. Pas kėsaj, Musai i thotė qė tė shkonte edhe njė herė lart, por Resulullahu pėrgjigjet: “Mjaft kam fituar nga Zoti im, jam i kėnaqur dhe i pranoj.” Kur largohet prej aty, Resulullahu dėgjon njė Zė: “E realizova urdhrin tim dhe ua lehtėsova robėrve tė Mi” - (mbaron citati).236 Ibnul Kajjimi pastaj paraqet mendime tė ndryshme rreth pamjes sė Allahut . Ai citon fjalėt e Ibni Tejmijes me pėrmbajtje tė ngjashme. Esenca tregon se nuk ka ardhur gjer te pamja fizike e Krijuesit dhe se ky mendim nuk ėshtė transmetuar prej asnjė as’habi. Transmetimi i Ibni Abbasit, i cili flet pėr pamjen absolute dhe pėrjetimin e Allahut , me shqisa, nuk ėshtė nė kundėrthėnie me transmetimet e tjera. Ibnul-Kajjimi vazhdon: “Fjalėt e Allahut tė Lartėsuar, nė suren En-Nexhm: “Pastaj iu lėshua dhe iu afrua.” (En-Nexhm: Cool tregojnė tjetėr mėnyrė tė afruarit nga ai nė rrėfimin “mbi lartėsimin – ngritjen e natės”, sepse afrimi nė suren “En-Nexhm” ėshtė afrim i Xhibrilit dhe tė lėshuarit e tij, siē thotė Aishja radijAllahu anha dhe Ibni Mes’udi, ndėrsa vetė teksti kėtė e vėrteton. Kurse “afrimi dhe lėshimi” nė kėtė hadith tregon qartas se ky ėshtė afrim dhe lėshim i Allahut . Nė suren “En-Nexhm” qėndron edhe kjo: “Atė e ka parė edhe herėn tjetėr te Sidretu-l-Munteha.” (En-Nexhm: 13-14). Kjo 23



Nektari i vulosur i Xhennetit 166 ka tė bėjė me Xhibrilin, tė cilin Resulullahu e ka parė me pamjen e vet dy herė: tė parėn herė nė tokė e tė dytėn herė nė Sidretu-lMunteha, e Allahu e di mė sė miri.”237 Nė kėtė kohė ėshtė pėrsėritur mu’xhizja e pastrimit tė gjoksit tė Resulullahut dhe kanė ndodhur edhe disa ngjarje tė tjera: Resulullahut i kanė ofruar qumėsht dhe verė. Ai ka zgjedhur qumėshtin, e i ėshtė thėnė: “Je i udhėzuar nė rrugė tė drejtė, ose e ke qėlluar rrugėn e drejtė, sikur tė kishe marrė verėn, atėherė umeti yt do tė ishte i pėrēarė (i larguar nga udha e drejtė).” Resulullahu ka parė katėr lumenj nė Xhenet, dy tė njohur e dy tė panjohur. Dy tė njohur janė Nili dhe Eufrati. Simbolika e tyre ka qenė se muslimanėt do tė vendosen nė luginat pjellore tė kėtyre dy lumenjve, dhe se banorėt e rrjedhave tė tyre do tė jenė mbartės tė Islamit nga gjenerata nė gjeneratė. Me kėtė nuk ėshtė nėnkuptuar se kėta dy lumenj e kanė burimin nė Xhenet. Resulullahu e ka parė sunduesin e hapėsirės sė Xhehenemit, tė mrrolur, me fytyrė leshėtore, pa buzėqeshje dhe pa ēiltėri. Gjithashtu ka parė Xhenetin dhe Xhehenemin. Nė qiell ka parė ngrėnėsit e pasurive tė bonjakėve, duke pėrjetuar vuajtje tė rėnda. Buzėt i kishin si turinjtė e deveve. Pėrtypnin kafshata tė zjarrit tė Xhehenemit, dhe gurė tė skuqur qė gulfonin nga shpinat e tyre. I ka parė shfrytėzuesit e kamatės, me stomaqe tejet tė mėdha pėr ē’shkak nuk mund tė lėviznin nga vendi. Para tyre kalonin ithtarėt e Faraonit dhe meqenėse derisa ata i digjte zjarri i Xhehenemit, kėta shkelnin mbi ta. Ka parė laviret duke mbajtur nė duar mish tė majmė e tė freskėt sė bashku me mish tė lig e tė qelbur. Hanin nga i ligu dhe e linin atė tė parin - mishin e mirė. Ka parė gra tė cilat fėmijėt e huaj ua kanė atribuar burrave tė vet. Ato pėrgjithmonė do tė mbesin tė varura pėr gjinj. Gjatė shkuarjes dhe gjatė kthyerjes ka parė karvane mekase. I ka sinjalizuar udhėheqėsit e karvanit pėr devenė e humbur dhe ka pi ujė nga enėt e mbuluara tė tyre, ndėrsa ata flinin. Pastaj pėrsėri e ka mbuluar enėn. Tė gjitha kėto provonin vėrtetėsinė e rrėfimit tė tij, tė cilin e ka treguar tė nesėrmen pas kthyerjes nga udhėtimi.238 237 Zadu-l-Me’ad: II/47, 48; Sahihu-l-Buhari: I/50, 455, 456, 470, 471, 481,548-550, II/684; Sahih-l-Muslim: I/92-96. 238 Marrė nga veprat paraprake si dhe nga Ibni Hishami: I/397, 403-406. 



Israja dhe Mir’axhi – Udhėtimi i natės dhe ngritja 167 Ibnul-Kajjumi thotė: “Tė nesėrmen, porsa agon, Resulullahu njofton popullin e vet se Allahu  atė natė i a treguar disa nga fshehtėsitė e Veta. Ata e tejkaluan nė mosbesim, e edhe mė tepėr bėnin shpifje e rrena kundėr tij. U vėrsulėn kundėr tij edhe mė ashpėr. Kėrkuan nga ai ta pėrshkruante Kuddusi Sherifin (Xhaminė nė Jerusalem), e Allahu  ia lejoi kėtė, dhe ai e pėrshkruajti nė detaje me argumente tė qarta. Nuk ishin nė gjendje ta kundėrshtojnė pėr kurrgjė, nuk kishin mė ēfarė thoshin. Gjithashtu u lajmėroi pėr karvanet e tyre, tė cilat shkonin dhe ktheheshin, dhe u tregoi se kur do tė arrinin nė Mekė. Pastaj u tregoi pėr devenė e humbur nga kreu i karvanit, por tė gjitha kėto nxisnin edhe mė tepėr hidhėrimin e tyre, sepse jobesimtarėt gjithnjė mohonin.”239 E dimė se Ebu Bekrin  e kanė quajtur “Siddik” – vėrtetėdashės, pėr arsye se ėshtė njeriu i parė qė ka besuar nė vėrtetėsinė e kėsaj ngjarjeje (Isra dhe Mi’raxh) nė momentin kur tė gjithė e mohonin.240 E tėrė ajo qė ėshtė thėnė nė lidhje me kėtė udhėtim, me pėrmbajtje mė tė begatshme dhe mė madhėshtore janė fjalėt e Allahut tė Lartėsuar , i Cili thotė: “.. me qėllim qė Ne t’ia tregojmė disa prej Shenjave tona.” (El-Isra: 1). Nė kėtė mėnyrė Allahu  ka vepruar edhe ndaj Pejgamberėve tė tjerė. Allahu thotė: “Dhe kėshtu Ne i tregonim Ibrahimit brendėsinė e qiejve e tė Tokės qė ai (tė ketė dije tė pėrsosur) tė jetė ndėr ata tė cilėt zotėrojnė besimin e sigurt.” (El-Enam: 75). Musait i ka thėnė: “Qė Ne tė tė tregojmė disa nga mrekullitė Tona tė mėdha.” (20, 23). Qėllimi i kėsaj dėshire tė Allahut ka qenė: “pėr tė besuar bindshėm.” (El-Enam: 75). Duke u mbėshtetur nė njohuritė e Pejgamberit , Shenjat – Argumentet e mėdha tė Allahut , njeriut i ėshtė mundėsuar pėr ta njohur atė qė nuk ėshtė e mundur ta shohė me sytė e vet njerėzorė. E, tė dėgjosh nuk ėshtė njėsoj sikurse tė shikosh. Vetėm Pejgamberėt kanė mundur tė durojnė nė rrugėn e Allahut  atė qė nuk munden tė tjerėt. Tė gjitha fuqitė e kėsaj bote dhe tė gjitha ligjet fizike, pėr ta kanė paraqitur pengesa qė pėrballohen lehtė. Tė gjitha vuajtjet e kėsaj bote nuk kanė mundur t’i shmangin nga rruga e drejtė. Vlerėsimi dhe sekretet qė fshihen prapa detajeve tė kėtij udhė- timi, paraqesin lėndė studimi dhe nė vetvete do tė pėrmbajnė gjithnjė njė dozė misteri. Vėrtet, ekzistojnė disa ngjarje tė vogla tė 239 Zadu-l-Me’ad: I/48; Sahihu-l-Buhari: II/648; Sahihu-l-Muslim: 1/36; Ibni Hisham: 
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13730
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: martesėn e Resulullahut me Aishen,Buraku   Mer 30 Mar - 17:22

Keta tradhetar,
ma te mire se na, 
po na dalin atdhetar,
kur po dojne na shpallin tradhetar,
n'kane deshirojne e masakrojne,
kane dojne e ngrisin hero,
kujt dojne lapidare i ndertojne,
e me popull lozin si dojne.


Kur deshirojne petkat ne trup nderrojne,
here ēlirimtar,
here tinza me qetnik bashkpunojne,
here me ylle e here pa te,
trurin popullit ja shperlajne,
tju besojne se per popull luftojne.


Po ti nxeni duke ju tradhetue,
ju kercnohen se je duke i pergjue,
te etiketojne si udbash,
vrastar e dhunues te famrave shqiptare.


Tradhetine qe ua bejne se pranojne,
me kercnime ju thojne ,
se per ju kemi luftue,
atehere kur ju neper oda ,
ishit, buke duke ngrene.


Kurr keta se tregojne te verteten,
kur e shihninpopullin neper male,
neper qadra duke jetue,
te vrare e te dhunuarave
as emrin nuk ja treguan.


Te verteten kurr se treguan,
se ne lufte patriotat kurr s'i pranuan,
disa nga keta i masakruan,
tjeret udbasha etiketuan,
qe populli mos me na besue.


Keta mire dijne krimin me meshefun,
njeri tjetrin duke mbrojtun,
dhe mbi gjakun e deshmoreve,
kane aftesi me jetue,
se vete shpritin ja kishin shemtue..
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13730
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: martesėn e Resulullahut me Aishen,Buraku   Mer 30 Mar - 18:11

Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Contenu sponsorisé




MessageSujet: Re: martesėn e Resulullahut me Aishen,Buraku   Aujourd'hui ą 7:37

Revenir en haut Aller en bas
 
martesėn e Resulullahut me Aishen,Buraku
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: politika-
Sauter vers: