AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Emira Mehmeti skandal ne Bruksel,sherr kosoves

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13726
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Emira Mehmeti skandal ne Bruksel,sherr kosoves   Jeu 31 Mar - 6:28


Deputetja shqiptare nga Maqedonia, Ermira Mehmeti, e cila ėshtė vėnė pėrballė akuzave pėr shkak tė mungesės sė saj nė mbledhjen e Asamblesė sė Kėshillit tė Europės, ku u votua rezoluta pėr Kosovėn sė bashku me katėr amendime tė propozuara nga Serbia, ka reaguar pėrmes llogarisė sė saj nė “Facebook”.

Ajo kishte thėnė se nuk kishte pasur mundėsi tė votonte pasi rrezikonte tė humbiste fluturimin, por kjo nuk ka bindur ndjekėsit e saj tė cilėt i kanė thėnė se mund tė kishte ndryshuar orarin e nisjes. Megjithatė, Mehmeti iu ėshtė pėrgjigjur se nuk ka pasur mundėsi ekonomike qė tė paguajė pėr njė tjetėr biletė. 

“Pėr fat tė keq, nuk e kam standartin e disa politikanėve shqiptarė, ish-ministra e zyrtarė tė tjerė tė shtetit, qė tė mund t’i lejoj vetes qė me shpenzime private tė paguaj bileta avioni. Kjo mbase ėshtė dobėsia ime qė vazhdoj tė jetoj vetėm nga rroga e deputetit dhe vazhdoj tė mos kem asnjė biznes privat, tė mos kontrolloj asnjė tender dhe qė refuzoj tė korruptohem”, ka shkruar Mehmeti.
Reagon Ermira Mehmeti: Ja e vėrteta e ikjes sime nga mbledhja e KiE-sė
Sipas saj, ajo nuk ėshtė shefe e delegacionit tė Maqedonisė dhe pėr rrjedhojė as nuk e cakton kohėzgjatjen e qėndrimit nė Strasburg, ndėrsa shton se kėtė gjė, ndryshimin e orarit tė fluturimit, nuk ia ka kėrkuar askush, as delegacioni i Kosovės, as i Shqipėrisė, pasi sipas saj, nėse kjo kėrkesė do tė parashtrohej nė nivel politik ndoshta edhe kishte mundėsi tė rregullohej me shefin e delegacionit maqedonas. 

Gjithashtu, Mehmeti thotė se ka qenė lobimi i saj qė ka ndryshuar situatėn nė favor tė Kosovės, duke qenė se delegacioni i kėtyre tė fundit ishte nė njė pozicion aspak tė favorshėm. 

“Ishte puna dhe lobimi im, qė siguroi mbėshtetjen mė tė madhe tė delegacioneve, ndėr mė kryesoret, pėrfshirė Gjermaninė dhe Britaninė e Madhe, tė cilėt, duke firmosur amandamentet e palės kosovare, nė fakt, arritėn tė ndryshonin atmosferėn nė favor tė Kosovės. Mes tė tjerash, kėtu do pėrmendja edhe biseden telefonike me iniciative timen, me ministrin e Jashtėm tė Turqisė, z. Mevlut Causoglu, i cili mė ka garantuar mbėshtetjen e plotė tė delegacionit turk nė Asamble. Kam komunikuar disa herė me njėrin nga deputetet me mė ndikim nė Asamble, austriakun z. Stefan Schennach, deri sa ėshtė bindur dhe ai pėr tė firmosur amandamentet kosovare”, vijon Mehmeti.

/ Top Channel 



http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=318478
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13726
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Emira Mehmeti skandal ne Bruksel,sherr kosoves   Jeu 31 Mar - 6:29

[size=40]Reagon Ermira Mehmeti: Ja e vėrteta e votimit nė Asamblenė Parlamentare tė Kėshillit tė Evropės![/size]
Bota Sot | 31.01.2016 16:20
2



Mė nė fund ka reaguar deputetja shqiptare, Ermira Mehmeti nė lidhje me votimin nė Asamblenė Parlamentare tė Kėshillit tė Evropės. Ajo nė njė shėnim tė gjatė nė Facebook ka sqaruar atė qė ndodhi nė Strasburg, ku Kosova me rezolutėn e miratuar, humbi shumė, ku UNMIK-u u fuqizua nė disa segmente. Ndaj miratimit tė kėsaj rezolute, tė propozuar nga Serbia, shumė kritika iu dhanė edhe Ermira Mehmetit.
REAGIM
Lidhur me votimin ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Europes
Nuk desha te reagoj lidhur me sulmet e uleta qe perseri jane drejtuar kunder meje, por, per shkak se u kaluan kufijte, po them dhe une te verteteten time.
Per cudi, pjesa me e madhe e ketyre patrioteve kujdestare qe duken te kurdisur qe me automatizem te reagojne sa here qe behet fjala per mua, jane pikerisht individe te cilet s’e kane as idene me te vogel se cfare institucioni eshte, si funksionon dhe cfare perfaqeson Keshilli i Europes ne Strazbur. Po ta dinin, keta patriote te estrades do ta kishin parasysh se as Ermira Mehmeti, dhe asnje tjeter nga 318 anetaret e Asamblese Parlamentare nuk jane aty per qejfet e tyre, por per shkak se jane anetare te delegacioneve te parlamenteve te shteteve te tyre. Secili delegacion ka shefin e tij, dhe shefat e delegacioneve bashke me kryetaret e parlamenteve vendosin rreth perberjes se delegacionit, pjesemarrjes ne sesion dhe kohezgjatjes se qendrimit ne Strazbur.
E para e punes, une nuk jam shefe e delegacionit te Maqedonise dhe as nuk e caktoj une kohezgjatjen e qendrimit atje.
E dyta e punes, kur kam arritur une ne Strazbur, delegacioni i Kosoves i cili ka vetem status mysafiri dhe asnje te drejte per pjesemarrje ne punimet e Asamblese, ka qene ne pozite teresisht te pafavorshme per sa i perket draft rezolutes. Ishte puna dhe lobimi im, qe siguroi mbeshtetjen me te madhe te delegacioneve nder me kryesoret, perfshire Gjermanine dhe Britanine e Madhe, te cilet, duke firmosur amandamentet e pales kosovare, ne fakt, arriten te ndryshonin atmosferen ne favor te Kosoves. Mes tjerash, ketu do permendja edhe biseden telefonike me iniciative timen, me Ministrin e Jashtem te Turqise, z. Mevlut Causoglu, i cili me ka garantuar mbeshtetjen e plote te Delegacionit Turk ne Asamble. Kam komunikuar disa here me njerin nga deputetet me me ndikim ne Asamble, austriakun z. Stefan Schennach, deri sa eshte bindur dhe ai per te firmosur amandamentet kosovare. Per punen dhe angazhimin tim personal, pertej ingerencave te mia por vetem si shqiptare, mund te pyesni jo vetem Nenkryetarin e Parlamentit te Kosoves dhe Shef i delegacionit ne Keshillin e Europes, z. Xhavit Haliti, por edhe cilindo qofte anetar te Delegacionit, ose edhe Shefin e Misionit te Kosoves ne Strazbur, Sh. T. Z.Edon Cana.
Se treti, eshte e vertete se kam mundur te ndryshoj bileten e kthimit tim ne Shkup, por eshte poashtu e vertete se kjo kerkese nuk me eshte parashtruar ne asnje moment nga askush, as nga Delegacioni i Shqiperise dhe as nga ai i Kosoves. Natyrisht se, po qe se do te parashtrohej kjo kerkese ose mundesi, ne nivel politik do te rregullohej edhe me Shefin e delegacionit tim. Per fat te keq, kete nuk e kerkoi askush.
Ne fund, une, per fat te keq, nuk e kam standartin e disa politikaneve shqiptare, ish ministra e zyrtare te tjere te shtetit, qe te mund t’i lejoj vetes qe me shpenzime private te paguaj bileta aeroplani. Kjo mbase eshte dobesia ime qe vazhdoj te jetoj vetem nga rroga e deputetit dhe vazhdoj te mos kem asnje biznes privat, te mos kontrolloj asnje tender, dhe qe refuzoj te korruptohem.
E kuptoj qe logjika e ketyre politikaneve milionere qe po bejne estraden eshte e thjeshte dhe perhere bazohet ne kalkulime matematikore me nga pese e me shume zero, por edukata ime nuk ka qene dhe kurre nuk do te jete e tille. Ceshtja kombetare, megjithate, lengon nga politikanet e korruptuar e fjale bukur, jo nga politikanet qe mundohen me dije dhe ndershmeri te ecin proceset perpara.
Me respekt,
Ermira Mehmeti

http://botasot.info/lajme/509458/reagon-ermira-mehmeti-ja-e-verteta-e-votimit-ne-asamblene-parlamentare-te-keshillit-te-evropes/
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13726
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Emira Mehmeti skandal ne Bruksel,sherr kosoves   Jeu 31 Mar - 9:06

Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Contenu sponsorisé




MessageSujet: Re: Emira Mehmeti skandal ne Bruksel,sherr kosoves   Aujourd'hui ą 22:58

Revenir en haut Aller en bas
 
Emira Mehmeti skandal ne Bruksel,sherr kosoves
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: politika-
Sauter vers: