AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Grupi Adem Jasharit

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13726
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Grupi Adem Jasharit   Jeu 31 Mar - 10:44

[size=44]54 luftėtarėt e UĒK-sė sė bashku me Adem Jasharin (Grupi i dytė -Foto)
[/size]
 7 muaj mė parė

[size=34]10[/size]Shkepje

 [url=https://twitter.com/intent/tweet?text=54+luft%C3%ABtar%C3%ABt+e+U%C3%87K-s%C3%AB+s%C3%AB+bashku+me+Adem+Jasharin+%28Grupi+i+dyt%C3%AB+-Foto%29&url=http%3A%2F%2Fwww.telegrafi.com%2F54-luftetaret-e-uck-se-se-bashku-me-adem-jasharin-grupi-i-dyte-foto%2F&via=telegrafisti&related=telegrafisti T%26euml;+fundit+nga+Telegrafi][/url] 


E vėrteta e luftės nė Kosovė po zbardhet, falė njerėzve protagonistė tė luftės, tė cilėt nuk janė thyer as nga presioni, kėrcėnimet dhe vrasjet e bėra paslufte.
Tashmė po kuptohet gjithnjė e mė shumė se Adem Jashari ishte njė hero i zhvilluar brenda institucioneve tė Republikės sė Kosovės, dhe jo si pjesė e grupeve tė ēakorduara ilegale.
Dje kemi botuar shkrimin me foto tė grupit tė parė tė gueriles sė stėrvitur nė Shqipėri. Ndėrsa, sot po vijojmė me grupin e dytė tė stėrvitur nė Shqipėri, grupe kėto qė kishin pėr protagonistė Sali Ēekajn, Adem Jasharin, Zahir Pajazitin, Ahmet Hoxhėn.


Pėr zhvillimet e asaj kohe, qė vazhdojnė me hyrjen nė Kosovė tė 33 anėtarėve tė grupit tė dytė, tė cilėt pasi e kaluan kufirin u armatosen dhe i shpėrndanė armėt nė pėrgatitje tė luftės guerile.
Saim Tahiraj, pėr Gazetėn NewBorn tregon se si kanė filluar kėto ushtrime, tė cilat janė organizuar nė kuadėr tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės. Roli i tij ishte koordinimi nė mes UĒK-sė nė Kosovė dhe shqiptarėve nė Zvicėr, dhe barte mbi vete pėrgatitjen e grupit tė dytė.
“Unė kam qenė i angazhuar nė kėtė drejtim qė nga viti 1981, nė grupin e Deēanit nė atė kohė nė krye me Isuf Gėrvallen, Smajl Haradinin, Hasan Ukėhaxhen, Din Ahmetin. Por ngjarjet ndryshuan dhe me ardhjen e LDK-sė ne u kyēėm tė gjithė, ku kisha rolin e koordinatorit nė atė kohė mes kėtyre nė Kosovė dhe nė Zvicėr. Sė bashku me Xhemajl Berishėn morėm pėrsipėr pėrgatitjen e grupit tė Deēanit, grupit tė dytė, pėr tė parin ishin Sali Ēekaj dhe Zymer Lulaj”, thotė Tahiraj.
Ai thekson se eprorėt kryesor nė Shqipėri kanė qenė Kastriot Hoxha, Hysen Ymeri e disa tė tjerė, ku pėrgatitjet qė i kanė bėrė gjatė atij muaji, kanė qenė nivel shumė i lart i ushtrimeve.
“Atė ēka e kemi bėrė nė ushtrime nė Shqipėri pėr njė muaj mund tė them se ka qenė njė nivel shumė i lart i ushtrimeve. Eprorėt kryesorė kanė qenė Kastriot Hoxha, Hysen Ymeri, Agroni, Ylli dhe disa tė tjerė. Ushtrimet janė ndarė nė dy grupe ku ekspertėt, ushtarėt janė orientuar mė shume nė aspektin e luftės guerile, ushtrimet janė mbajtur nga qitja me revole e deri te ato me minahedhės, dhe sistemin kudėr ajror qė ishte nė armatėn e Shqipėrisė. E rėndėsishme ka qenė pėrgatitja fizike dhe psikike pėr luftė nė atė kohė, dhe ėshtė arritur njė rezultat shumė i mirė gjatė atyre stėrvitjeve. Pra i tėrė ky organizim ka qenė nė kuadėr tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės”, thekson ai.
Ai tregon se si kjo Ushtri i ka bėrė kontaktet e para me Ibrahim Rugovėn, Ramiz Alinė, nėpėrmjet Fehmi Aganit, por edhe Sali Ēekajt, i cili kishte takimi direkte me zyrėn e LDK-sė nė Shtutgart.
“Kontaktet e para qė kėta djem i bėjnė nė atė kohė i bėjnė me Ramiz Aliun, Ibrahim Rugovėn edhe realizohen ato me ndėrmjetėsimin e Fehmi Aganit nė fillim nė mes grupeve tona dhe Sali Ēekajt, qė kishte takime direkte me zyrėn e LDK-sė nė Shtutgart, e cila nė atė kohė ishte ambasadė. Por, aty ishte edhe Hafiz Gagica qė ishte njė pjesė shumė e rėndėsishme pėr Gjermaninė, sė bashku me Fehmi Aganin dhe Ibrahim Rugovėn, kurse nė Zvicėr ishte Imer Berisha, Shaban Mulolli, Ismet Avdullahi ku rol tė veēantė nė atė kohė ka luajtur edhe pėrfaqėsia jonė qė ishte nė Tiranė me prof. Ali Aliun. Nė vitin 1991 u formua Ministria e Mbrojtjes nė krye me Hajzer Hajzerin, ku me strukturat e kėsaj ministrie nuk ka pas komunė, lagje a po fshat qė nuk ka qenė e organizuar, pra nė mėnyrė pėrfekte ka qenė e organizuar”, thotė Tahiraj.
Ai gjithashtu thekson se si Sali Ēekaj kishte rol tė veēantė nė Deēan, ku kjo komunė kalon menjėherė nė shėrbim tė popullit dhe ishte i vetmi komiteti i Deēanit nė krye me Sali Ēekajn qė dalin publikisht nė pėrkrahje tė kėrkesave tė popullit.
“Sali Ēeku kishte aftėsi tė gjithanshme, ishte jurist, dhe kishte ushtruar detyrėn e funksionit tė kryetarit tė gjykatės nė Deēan, pastaj kryetar i komitetit komunal tė Deēanit, ku me ardhjen e Saliut nė kėtė post komplet komuna e Deēanit kalon nė shėrbim tė popullit, ku i vetmi ishte ky komitet qė del haptas pėrmes televizionit qė i pėrkrah kėrkesat tona. Pra, nuk kemi pasur tė bėjmė me individ tė rastėsishėm, por me individ tė pėrgatitur politikisht, kombėtarisht dhe ka pasur gradėn e kapitenit ushtarak, pra kemi pasur tė bėjmė me njė njeri tė kompletuar dhe njė kombinim mjaft tė mirė mes Ibrahim Rugovės, Fehmi Aganit dhe Sali Ēekajt sė bashku me grupet guerile qė ishin nė atė kohė”, thotė Tahiraj.
Edhe ish shefi i zyrės sė Kosovės nė Tiranė, pėrkatėsisht ambasador, Skėnder Zogaj, tregon pėr Gazetėn NewBorn se edhe fotografia autentike e publikuar me pjesėmarrėsit nė ushtrime ėshtė njė dokument autentik qė tregon tė vėrtetėn.
“E kam takuar kryesorin, Adem Jasharin, nė shkurt tė 1993-tės, pak para se tė kthehet nė Kosovė dhe, pėrfundimisht tė pozicionohet pėr ta luftuar okupatorin serbė deri nė ēastin e fundit te jetės sė tij. Sa i pėrket mbajtjes sė ushtrimeve ushtarake e dinė tė gjithė dhe kjo tashmė ėshtė e faktuar saktėsisht. Fotografia e publikuar ėshtė dokumenti autentik pėr pjesėmarrėsit nė ushtrime dhe, pėr fat tė mirė nga fotografia janė njerėzit e gjallė tė cilėt mė sė miri mund ta dėshmojnė tė vėrtetėn e tyre, pse kanė shkuar, si kanė shkuar, kush i ka organizuar, kush ėshtė pėrkujdesur pėr ta, ku kanė qėndruar, me kė janė ushtruar”, thotė Zogaj.
Zogaj pohon se kėto ushtrime kanė qenė kėrkesė e Qeverisė sė Kosovės, e cila edhe ka financuar, ku ushtrimet ishin mjaft tė dobishme nga pikėpamja e konceptimit tė filozofisė ushtarake.
“Unė jam mirė i informuar pėr faktin sė janė ushtruar dhe se, ushtrimet kanė qenė mjaft tė mira dhe tė dobishme, sidomos nga pikėpamja e konceptimit tė filozofisė ushtarake nė drejtim tė institucionalizimit tė faktorit ushtarak tė Kosovės dhe se, kjo ka qenė kėrkesa e Qeverisė sė Kosovės, e cila edhe ka financuar kėto ushtrime. Detajet e tjera, nė atė kohė i dinė vetėm ata qė kanė qenė drejtpėrsėdrejti tė pėrfshirė nė grup ose nė organizimin e tij, sepse, kanė qenė koha dhe rrethanat e tilla qė, sa mė pak njerėz tė jenė tė informuar pėr detajet, qė tė mos rrezikohen njerėzit, por edhe vet iniciativa, qė ėshtė menduar se do tė vazhdohej mė pastaj, pikėrisht me kėta njerėz tė trajnuar, qė do ta vazhdonin punėn brenda Kosovės”, thotė ai.
Zogaj thotė se Sali Ēekaj ka qenė njėri nga organizatorėt kryesor tė kėsaj iniciative, kurse Adem Jashari pas ushtrimeve ka qenė shumė i pranishėm nė pėrfaqėsinė e Kosovės, kurse nė atė kohė edhe Presidenti Rugova ka vizituar Tiranėn ku edhe kanė bėrė fotografinė.
“Pra, nė atė kohė, sa jam unė i informuar, edhe pse ushtrimet janė bėrė nė Shqipėri, me listėn e personave tė pėrfshirė nė ushtrimet ushtarake, nuk e ka pas as Zyra e Pėrfaqėsisė sė Kosovės, e cila nė njėfarė mėnyre ka qenė institucioni mė i besueshėm. Shumė mė vonė, ėshtė marr vesh se, Sali Ēekaj ka qenė njėri nga organizatorėt dhe menagjuesit kryesor tė kėsaj iniciative. Sa i pėrket Adem Jasharit, pas ushtrimeve ka qenė shumė i pranishėm nė Pėrfaqėsinė e Kosovės, mirėpo, si qytetarė nga Kosova, i strehuar pėrkohėsisht nė Tiranė dhe, asgjė mė tepėr. Nė kėtė kohė, nė muajin mars 1993, ka ndodhur edhe vizita e Presidentit Ibrahim Rugova nė Tiranė dhe ėshtė realizuar fotografia e pranisė sė Adem Jasharit nė takimin me mediet qė ėshtė mbajtur nė Aeroportin e Rinasit”, thotė Zogaj.
Saim Tahiraj, bashkėpunėtorė i ngushtė i Sali Ēekajt, shpjegon edhe pėr mėnyrėn se si u armatos Adem Jashari nė kullėn e tyre nė Beleg, e cila mė pas u shkatėrrua nga forcat serbe duke i vėnė zjarrin dhe nga sulmet me armė.
“I pari ka ardhur vetė Adem Jashari. Me Ademin ka qenė edhe Xhafer Zena nga Majanci i Podujevės, por me banim nė Prishtinė. Atė natė pasi hangrėm darkė e pitėm ēaj, ne vėllezėrit Tahiraj, Adem Jasharit ia kemi dhėnė 13 kallashnikovė si dhe municionin e nevojshėm. Kėtu do ta pėrshkruaj momentin e nisjes sė Ademit dhe dialogun e tij me Xhafer Zenėn. Pasi i futėn 12 kallashnikovė nė arkėn e veturės tė markės Askona me ngjyrė tė kuqe e me targa tė Prishtinės, Xhaferi u ulė nė vendin e shoferit ndėrsa Ademi u ulė pėrpara nė anėn e djathtė tė tij. Ademi kallashnikovin e vetė, me dy karikatorė, e vuri nė prehėr, ndėrsa Xhaferi i tha: – Adem ndoshta ėshtė mė mirė qė edhe kėtė ta maskosh pak? Ademi iu pėrgjigj, “me tėrė kėto armė, i gjallė s’ka kush qė mė del pėrpara”. Natėn udhėtuan me Xhafer Zenėn pėr Drenicė e Llap pėr ta shpėrndarė atė armatim. Kėshtu u shpėrnda njė pjesė e madhe e armatimit. Pastaj, Nazmi Bajrami nga Shipoli i Mitrovicės dhe Ramadan Begu erdhėn nga Mitrovica, tė cilėt i kanė pėrcjellė Osman Ferizi dhe Shkėlzen Gjoni nga Kodralia pas mes nate”, thotė Tahiri. /gazeta NewBorn/
Lista e 54 emrave nga grupi i dytė i gueriles shqiptare:
Adem Jashari
Ilaz Kadriu
Osman Ferizi
Avni Zymeri
Adem Maksuti
Shaqir Salia
Avni Rama
Sami Tahiraj
Shkelzen Gjonaj
Naim Gubetini
Xhavit Gubetini
Lutfi Jonuzi
Ramadan Begu
Ilmi Peci
Shahin Bejtollahu
Hasan Ferizi
Ejup Murseli

Isa Xhaferri

Naser Jakupi

Jakup Limani
Sait Jashari
Bujar Zeneli
Nazmi Bajrami,Beqir Saiti,Orhan Ibrahimi,Bujar Hazizi,FatonGajtani,Shemsi Zeqiri
Sa,met Rrahmani
Adem Derguti
Muharrem Bobaj

Ferat Ēerkezi
Ahmet Berisha
Murat Jashari

Ilmi Bajrami

Fatmir Staveleci

Nuri Bexheti
Shaip Azemi
Fikret Halili
Selman Rreci
Kenan Kelmendi
Qenan Aziri

Fadil Kadria

Isuf Ismaili

Ekrem Sheholli

Dritan Restelica

Fehmi Beqiri

Hamdi Jaha

Ymer Aliu

Mehmet Breznica

Jahi Zeqiri
Zenullah Voca
Halil Palloshi

Faris Xhemaili
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Grupi Adem Jasharit
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: politika-
Sauter vers: