AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Naser Rugova demanton lidhjene Rugovistave me Xhavit Halitin

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13730
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Naser Rugova demanton lidhjene Rugovistave me Xhavit Halitin   Sam 30 Avr - 3:35






Dr.Ibrahim Rugova - Na Mungon a partagé l’article de Naser Rugova.
18 juillet 2012 · 
Xhavit Haiti thotė: Qe ka pas miqesi me presidentin legjendar Ibrahim Rugoven,dhe kinse kerkon zbardhjen e vrasjeve te pas-luftes!
Naser Rugova, Reagon dhe thotė: Vrasjet e pas-luftes duhen te fillojne nga ti dhe partia jote.
Po ashtu edhe nė fund thotė Naser Rugova,qe kurr nė jetė sa ka qen gjallė presidenti Rugova nuk ka pas kurfare miqesie as afermiteti mė ju i nderuar Xhavit Haliti..! 
Kete po e ben Xhavit Haliti te fshehet pas gjithe te zezave,por nuk do te ia arrin!
Adm:Tosi..!



Naser Rugova a publié un article.
18 juillet 2012 · 


Letėr e hapur deputetit z. Xhavit Haliti
I nderuari deputet Haliti,
 
Pas fjalės suaj nė Kuvendin e Republikės sė Kosovės, ku ju i referoheni vrasjeve politike para, gjatė dhe pas luftės, e deklaroni miqėsinė me disa zyrtarė tė LDK-sė si dhe e pėrmendni edhe njė miqėsi me familjen Rugova, kam pritur qė dikush tė reagojė nė fjalėn tuaj, por pasi qė kjo deri tani nuk ka ndodhur e ndiej veten tė obliguar, qė si qytetar, deputet i legjislacionit tė pavarėsisė dhe politikan t’i them disa gjėra. Kjo pėr hir tė korrektėsisė ndaj qytetarit tė Kosovės sepse, duke marrė parasysh se ju jeni njė politikan i profilit tė lart, fjala juaj padyshim se ka ngjallur huti te qytetarėt.
Fillimisht, mė gėzon fakti se mė nė fund e keni thyer heshtjen nė lidhje me pėrfoljet e shumta tė cilat kanė qarkulluar qė sa vite. Edhe pse pėrfoljet nuk janė barometėr i vlerėsimit, dosido veprimi juaj ėshtė mė se i mirėseardhur. Kosova nuk mund tė ec pėrpara, dhe shoqėria jonė nuk do tė mund asnjėherė ta pėrqafojė njė demokraci tė vėrtetė, pėrderisa nuk mbyllen plagėt e sė kaluarės dhe nuk zbardhen  rastet qė i pėrmendni edhe ju. Populli i Kosovės ka tė drejtė ta dijė se kush ėshtė prapa vrasjes sė Ahmet Krasniqit, Ali Ukės, Enver Malokut, Ilir Konushevcit, Xhemajl Mustafės, Ismet Rracit, Smajl Hajdarit, Tahir Zemajt... dhe tentim atentatet ndaj Presidentit Rugova. Tė gjitha kėto janė plagė qė ende kullojnė dhe e pengojnė pajtimin e brendshėm dhe njėherėsh janė njolla nė pedigren e shtetit tonė.
 
I nderuari deputet Haliti,
Flas nė emėr tė njė numri tė konsiderueshėm tė qytetarėve tė brengosur, tė cilėt edhe mė kanė kėrkuar qė ta shkruaj kėtė letėr, kur them se hetimet e mirėfillta janė mė se tė domosdoshme. Megjithatė, pėr hir tė korrektėsisė, fjala juaj nuk duhet tė ngelė nė nivel tė njė akrobacioni politik tė bėrė, ndoshta rastėsisht, nė seancėn e fundit tė sesionit pranveror.
Padyshim se ju jeni njė nga njerėzit mė tė informuar nė Kosovė, dhe nė mėnyrė qė e vėrteta tė dal nė shesh, zbėrthimi i sė vėrtetės duhet tė fillojė mu nga ju.
Si shoqėri ne kemi nevojė pėr njė tė vėrtetė tė pastėr dhe jo pėr justifikime nė stilin “nuk ka dėshmi”, siē rėndom flasin disa, sepse kjo sentencė indirekt nuk e mohon fajin.
Mendoj se familjet e viktimave, e po ashtu edhe familjet e atyre qė fajėsohen pėr kėto vepra, kanė nevojė pėr tė vėrtetėn, pėr drejtėsi dhe jo edhe pėr njė cikėl tė ri thashethemesh. Kjo ėshtė jetike sepse nuk ka nevojė qė njerėzit nė rrugė ta shikojnė njėri tjetrin me dyshim dhe frikė.
 
I nderuari deputet Haliti,
Si zyrtar me ndikim i partisė suaj, si njė nga protagonistėt kryesor nė lėvizjen e krahut tuaj politik para, gjatė dhe pas luftės, ju keni obligim qytetar dhe politik qė tė ndikoni edhe tė zyrtarėt tjerė tė partisė suaj, por edhe mė gjėrė, qė kėto raste tė dhimbshme tė hetohen si duhet dhe tė mbyllen njėherė e pėrgjithmonė.
Sa i pėrket deklarimit tė njė miqėsie me familjen Rugova duhet cekur, dhe kėtė e dini edhe ju, se pėr tė gjallė tė Presidentit Rugova, ju nuk keni pasur kurrfarė raporti me Presidentin Rugova!
Familja Rugova, nga Cėrrca e Istogut, numėron mbi 30 shtėpi. Miqėsia e mundshme, e krijuar sė voni, si rezultat i akrobacioneve politike dhe afariste, me ndonjė individ (kushėri tonin) nuk ua jep tė drejtėn ta deklaroni miqėsinė me familjen Rugova sepse kėshtu shkaktoni huti nė opinion si dhe nė raportet brenda familjare.
Nė kėtė pikė nuk ka hapėsirė pėr mjegullime dhe mistifikime. Shpresoj se nuk do tė mė keqkuptoni nė kėtė pikė!
Nė fund dua tė inkurajojė tė gjithė ata qė janė nė dijeni tė fakteve qė ta thyejnė heshtjen dhe tė dalin publikisht.
Njėherėsh e ftoj lidershipin e LDK-sė qė tė jetė mė aktiv dhe kėmbėngulės nė domosdoshmėrinė qė e vėrteta pėr vrasjet e kokave mė tė ndritura tė LDK-sė mė nė fund tė dal nė shesh.
 
Sinqerisht,
Dr. Naser Rugova
 
(botuar nė Koha Ditore me 18 Korrik 2012, mos hezitoni ta bėni SHARE)

J’aimeAfficher plus de réactions
Commenter
Partager

6867
Commentaires


Salih Kelmendi ska more asi bura qe dalin e i dalin kunder xh.halitit se jon bo edhe me pdk-ne edhe disa koka te LDK-se se kahere ish duft mu zbardh po e verteta vonohet por del ne shesh sa do qe te jet von .

18 juillet 2012, 17:46 · J’aime · 4
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13730
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Naser Rugova demanton lidhjene Rugovistave me Xhavit Halitin   Sam 30 Avr - 3:41

https://www.facebook.com/RugovaNaMungon/posts/339254322826281
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Naser Rugova demanton lidhjene Rugovistave me Xhavit Halitin
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: politika-
Sauter vers: