AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Demtimi i palces kurrizore

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13722
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Demtimi i palces kurrizore   Ven 10 Juin - 6:39

Klasifikimi I thyerjeve dhe trajtimi Thyerjet e fiksuara: nuk paraqesin rrezik, por fragmenti i ashtit mund tė komprimojė palcėn kurrizore dhe tė shkaktojė dėmtim nervor. Mjekimet e shtyllės kurrizore lehtė kthehen nė gjendjen e mėparshme. Trajtimi: Thyerjet e fiksuara pa dėmtim tė palcės kurrizore: pacienti lirohet pas njė qėndrimi tė shkurtė nė spital, duke pėrdorur mėnyrat mė tė pėrshtatshme pėr imobilizimin e shtyllės kurrizore. Thyerjet e fiksuara me dėmtim tė palcės kurrizore: pacienti pranohet nė trautomatologji (nė njėsinė pėr kujdes akut). Varėsisht nga niveli i dėmtimit, ai ose ajo mban jakė ose korse pėr tė imobilizuar shtyllėn kurrizore derisa thyerja tė shėrohet. Thyerjet e paqėndrueshme: ekziston rreziku pėr komplikime. Ėshtė e mundur qė komprimimi plotėsues i palcės tė shkaktojė dėmtim nervor. Mund tė jetė e nevojshme e (domosdoshme) intervenimi kirurgjik, pėr tė mėnjanuar ndonjė fragment tė ashtit ose pėr tė ngjitur shtyllėn kurrizore. Trajtimi: Grupi mjekėsor pikėsėpari duhet tė sigurohet qė shtylla kurrizore ėshtė mirė e radhitur, dhe se palca kurrizore ėshtė e lirė nga fragmentet e eshtrave. Shtylla ėshtė e radhitur kur vertebrat vendosen pėrsėri nė pozitė normale; shtylla kurrizore atėherė ėshtė e imobilizuar pėr njė periudhė kohore prej 8-12 javė, derisa ajo tė ngjitet. Grupi mjekėsor ka nė dispozicion pajisje dhe teknika tė ndryshme. Pėr thyerjet cervikale, tėrheqjet skeletale, drejtimi i shtyllės kurrizore bėhet nėpėrmjet bashkėrendimit tė trupave vertebral. Sa mė shpejtė tė lejojė gjendja e pacientit, dhe sa mė mirė tė jetė bėrė (arritur) bashkėrenditja, aq mė shpejt largohet tėrheqėsi kurse pacienti vesh “halo-vest” dhe jakė pėr regjionin e qafės. Pėr thyerjet nė regjionin torakal dhe atė lumbal, personi nė fjalė mban korse nė njė periudhė kohore prej 8 – 12 javė. Nė raste tė veēanta, ndėrhyrja kirurgjikale ėshtė e domosdoshme pėr tė stabilizuar shtyllėn kurrizore. Pėr kėtė shkak shufrat ose pllakat (disqet) metalike mund tė vendosen nė tė dy anėt e shtyllės kurrizore pėr tė siguruar stabilitet. Gjithashtu mund tė pėrdoren rrethet metalike tė lidhura me tel ose transplantime kockore. Shumė prej kėtyre teknikave pėrdoren tė kombinuara sipas nevojės. Nuk ka thyerje por shtylla kurrizore ėshtė jostabile : Edhe nė rastet kur nuk ka thyerje, shtylla kurrizore mund tė konsiderohet si jostabile sepse ligamentet janė mjaft tė dėmtuar. Nė kėtė rast, pacienti mban “halo-vest” nė periudhė kohore prej 12 – 16 javė pėr tė lejuar shėrimin e ligamenteve. Dėmtim I plotė ose jo I plotė 11 Pas dėmtimit tė palcės kurrizore, pėrcjellja e informacioneve nga truri nė pjesėt e ndryshme tė trupit tuaj dhe anasjelltas, mund tė jetė plotėsisht e penguar, pjesėrisht e penguar ose e pa ndryshuar. Shkalla e humbjes sė ndjeshmėrisė ose funksoneve motorike, varet nga ashpėrsia e dėmtimit dhe nga vendndodhja e tij nė palcėn kurrizore. Mungesa e plotė e lėvizjes dhe e ndjeshmėrisė nėn nivelin e dėmtimit paraqet dėmtimin e “plotė”. Palca nė kėtė regjion ėshtė ose shumė rėndė e dėmtuar ose e shkatėruar. Tė gjitha zonat e trupit, inervimi i tė cilave fillon nė ose mė poshtė kėsaj pjese tė palcės, tani do tė mbeten tė izoluara (veēuara) nga truri. Nė rastin e dėmtimit jo tė plotė, humbja e funksioneve motorike dhe e ndjeshmėrisė ndryshojnė nga njė person nė tjetrin. Disa ndjesi dhe /ose funksione motorike nėn nivelin e dėmtimit janė tė ruajtura. Me pėrparimin e bėrė nė kujdesin akut, lezionet (dėmtimet) pėrfundimtare (tė plota) janė mė tė pakta dhe mė tė rralla. Dėmtimet parciale (tė pjesėshme) nėnkuptojnė efekte tė mėvonshme tė pėrhershme mė pak serioze dhe ruajtjen e njė numri mė tė madh tė funksioneve. Nė Amerikėn veriore, ēdo vit ka rreth 10.000 njerėz qė pėsojnė dėmtim tė palcės kurrizore. Shkaku mė i zakonshėm ėshtė aksidenti, por dėmtimi i palcės kurrizore mund tė jetė gjithashtu rezultat i i tumorit ose tė komplikimeve tė mjekimit. Sėmundje tė caktuara ose keqformime kongjenitale (tė lindura) mund ti prijnė paraplegjisė ose kuadriplegjisė, por tė gjitha konsekuencat (pasojat) e tyre nė pėrgjithėsi nuk janė identike. Shkaqet e Dėmtimit tė palcės kurrizore 1. Aksidentet: e komunikacionit, zhytja, rėzimet, armėt e zjarrit, thika dhe armė tė tjera, sportet etj. 2. Komplikimet gjatė mjekimit ose patologjitė tė cilat mund tė ndikojnė nė palcėn kurrizore siē janė psh. tumoret. **************************************** Funksionet e atakuara nė varėsi nga niveli neurologjik Kur krahasojmė gjendjet e dy personave me dėmtime nė tė njėjtin nivel, do tė vėrejmė dallim tė madh si nė lėvizjet qė mund tė kryejė ēdonjėri prej tyre poashtu edhe nė ndieshmėrinė tė cilėn ata mund tė jenė nė gjendje tė ndiejnė (perceptojnė). Kapacitetet 12 minimale qė ata mund tė ruajnė i korespondojnė pjesės sė mė poshtme tė palcės e cila mbetet e pacėnuar (padėmtuar). Nėn kėtė pikė, dėmtimi a pėrfshin gjithė gjatėsinė e palcės? ose e pret atė nė kėnd? Prek (atakon) vetėm pjesė tė caktuar tė palcės kurrizore? Kjo ėshtė ajo qė pėrcakton humbjen e motorikės dhe ndieshmėrisė. “ Nė fillim , Isha e bindur se jeta ime aktive kishte pėrfunduar” Pėrshkrimet qė vijojnė shėrbejnė si ilustrime. Ato japin shembuj ekstrem (tė jashtėzakonshėm) qė u korespondojnė dėmtimeve tė plota tė cilat ndodhin nė palcėn kurrizore. Shembujt e tillė nuk i marrin nė konsideratė humbjen e funksioneve pėr shkak tė pranisė njėkohėsisht tė faktorėve tė tjerė siē ėshtė plakja. Ju lutem keni parasyshė se funksionet e ruajtura janė mė tė mėdha sa mė poshtė tė jetė dėmtimi nė palcėn kurrizore. Prandaj, dėmtimi i plotė i palcės kurrizore nė T12, do tė ruajė tė gjitha funksionet e mundėshme pėr dėmtimin nė T11 plus disa tė tjera. Nga C2 deri nė C4, dėmtimi i plotė i palcės kurrizore nėnkupton humbje tė plotė tė funksioneve motorike dhe ndjeshmėrisė nė tė katėr gjymtyrėt. Ekziston njė sasi e caktuar e funksioneve motorike nė muskujt e qafės, dhe kjo gjė bėn tė mundur ngritjen e supeve. Kjo bėn tė mundur shfrytėzimin e pipėze goje ose kontrollin pėrmes “gllėnjkės dhe fryerjes”, pėr tė operuar me karrocė tė motorizuar. Pėrveē kėsaj, nė rast dėmtimi nė C2, pėrdorimi i ventilatorit do tė ishte esencial pėr tė mundėsuar frymėmarrjen pėr shkak tė paralizės sė muskujve tė frymėmarrjes. Niveli i dėmtimit: Vendi (vendndodhja) i thyerjes ose niveli neurologjik Profesionistėt pėr kujdes shėndetėsor shpesh pėrmendin nivelin e dėmtimit, i cili pėrcakton se cilat funksione mund tė atakohen. A tregojnė ata vendndodhjen e thyerjes ose nivelin neurologjik? Vendi i thyerjes korrespondon me vertebrėn, thyerja ose zhvendosja e sė cilės ėshtė shkak pėr dėmtimin. Kur struktura skeletore stabilizohet, niveli neurologjik i dėmtimit ėshtė ai qė ka rėndėsi, pra ėshtė ai qė do tė pėrcaktojė humbjen e funksioneve tė pacientit. Pėr shembull, thyerja e vertebrės T10 mund tė dėmtojė palcėn kurrizore dhe nervat spinale, nė mėnyrė tė tillė qė niveli neurologjik i dėmtimit do tė luhatet nga njėri nė rastin tjetėr, midis T8 dhe T12. Egzaminimi neurologjik pėrcakton nivelin funksional tė palcės 

http://www.handi-kos.org/repository/docs/Demtimet_e_palces_kurrizore_607970.pdf
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Demtimi i palces kurrizore
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: politika-
Sauter vers: