AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Tallet Noli me Lidhjen e Kombeve -mendja madhe zeza kres

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13722
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Tallet Noli me Lidhjen e Kombeve -mendja madhe zeza kres   Sam 30 Juil - 2:49

Fjalimi historik Si u tall Noli para Lidhjes se Kombeve me lideret e kohes
Botuar: 7 muaj mė parė Shkruar nga: Lapsi.al
Fjalimi historik: Si u tall Noli para Lidhjes se Kombeve, me lideret e kohes
Kryetari M. Motta: Para se tė kėrkoj leje t’i flas Asamblesė, Folėsi i fundit Imzot Fan Noli, i pari delegat i Shqipėrisė, mar nderin ta pėrshėndosh si kryeministėr dhe kryetar tė qeverisė shqiptare. Shqipėria si dhe Svicra, ėshtė njė shtet i vogėl, dhe pėrfitoj nga khjo rasje tė shtoj se tėrė shtetet anėtarė tė Lidhjes sė Kombeve janė tė njėshmė para ligjit. (Duartrokitje).

Imzot Fan S. Noli (Shqipėria). Duke rishikuar punėn qė ka mbaruar Lidhja e Kombeve nė kėto pesė vjetėt e jetės sė sajė, kam frikė se edhe unė i nxehti paqedashės do t’i ngrehė duart pėrpjetė nė dėshpėrim dhe do tė thresė: “Mė mirė tė kemi luftė se sa fjalė tė mėrzitshme pėr paqe”. Ē’kemi bėrė pėr paqe? Ē’po bėjmė tani nė kėtė Asamble? Ajo qė ėshtė bėrė nė tė pesė vjetėt Ēlodhet nė paqe, nė paqe tė pėrjetshme e kyēur nė dosjet e vjetra tė sekretariatit dhe ruhet me kujdes prej atijė tė mirit gentleman, Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Lidhjes sė Kombeve. Ėshtė e vėrtetė se lidhja ka bėrė disa shėrbime tė vogėla pėr paqėn pėrgjithėsisht, dhe veēanėrisht e shpėtoi Shqipėrinė prej copėtimit, duke shiguruar kėshtu paqe dhe urdhėr nė Ballkan.

Si e dini Shqipėria ishte njė kaēkė e fortė pėr tė thyer dhe m’e rėndė pėr ta ndarė, kėshtu qė Lidhja e Kombeve me menēuri vendosi tė mbetet atje ku ėshtė tė njomet lirisht nė detin Adriatik. Po thuamėni zoti Sekretar i Pėrgjithshėm pėrse refuzoni t’i jepni Shqipėrisė njė hua me tė cilėn tė mund tė ngrihet nė kėmbė? Tuntni kokėn? Shumė thoni?

Mirė do tė zbres me elegancė nė shumėn e matur prej 200.000.000 frangash. Tundni kokėn? Ahere jam gati tė hyj nė marėveshje pėr njė shumė mė tė vogėl, thuaj 100.000.000 franga. Kėrkoj ndjesė. Doni tė thuani qė nuk mė takuat kurrė nė jetėn tuaj dhe qė nuk do tė muntni tė mė huani njė dhjetėsh? Ahere merrni kėrkesėn t’ime pėr njė hua dhe verreni nė dosjet e vdekura tė Sekretariatit dhe kyēeni mirė, po mbyteni sigurisht para se ta varosni nė nekropolin t’uaj se munt tė ngjallet prej tė vdekunėve.

Nofta Sekretari i Pėrgjithshėm kish nė mend tė thotė qė nuk kish dėshoron tė hyjė nė marveshje pėr hua me njė guvernė kryengritėse, pa njė parlament si atė qė kryesohet prek tė pėrunjurit prift. Po e dini se ē’ėshtė parlamenti? Pa fjalė e dini. Po do tė kuptohet mė mirė kur tju yjem, se ēmendoj pėr tė. Parlamenti ėshtė njė sallė ku mblidhen politikanė pa shport qė bėnė prova operate nė trupin e gjallė tė racės sė vetė. Njė sallė plotė me gaz tė helmuar.

Gazi mbytės, gazi qė sjell lot, qeshje tangoje dhe gjithė gazet e tjerė me tė cilėt u lėftua luft e fundit qė t’u jepte fund tėrė luftrave dhe tė vendoste paqė, paqen pėr tė cilėn bėjmė fjalė.Po, e qė shkelni kėmbė, jemi gati tė bėhmė zgjedhje tė ra, dhe ta bthresim atė plagė, atė fatkeqėsi tė madhe, atė superticje tė mallkuar parlamentin pas dy ose tre vjetėsh qeverimi atėror.

Do tė kini mirėsinė atėherė zoti Sekretar i Pėrgjithshėm, pas tre vjetėsh tė mė jepni huan prej 400 000 000 frangash tė cilėn m’u zotuat disa minuta mė parė? Thuani “jo”? Pėrse? E dinja. Ahere, mirė, le tė flasim pėr paqe. Mė duket se nuk lemi asgjė mė tė keqe se sa tė bėjmė kėtė. Thom “Mė duket” se dua qė tė gjithė juve tė dini qė kam qenė shumė vjet nė Amerikė, nė Boston, njė qytet diku nė Irrlandė plot me 0′ Connors dhe 0′ connelis dshe fitzgeralds. Tė gjithė folės tė mirė, folės fort tė mirė, tė cilėt bashkė me Irrlandezė tė tjerė prej qytetesh tė tjerė tė Irrlandės bėjnė tė tėrė tė folurit nė fushata elektorale t’Amerikės. Do tė dėshironja qė sivėllezėrit e nderuar tė Republikės Irrlandeze tė kishin sjellė kėtu ca nga kėta folės trima tė flisnin e tė flisnin pėr vdekje pėr punėn e paqes.Nuk ėshtė pėr tė ēuditur qė Amerikanė, gjermanė dhe Rusė nuk janė tė paduruar tė hyjnė nė Lidaje. Duket qė nuk ēmojnė fjalėt tona. Donė mė mirė pėr bemėrin e Perėndisė zoti Kryetar. Pse nuk pushoni kėtė tė folur dhe tė mė jipni atė huan prej 500 000 000 frangash qė mu zotuat para se tė nis tė flas.Tani qė ju pėrgjigja nė pyetjen e parė “Ē’ka bėrė Lidhja e Kombeve nė pesė vjetėt e fundit?”.

Munt tė vij nė ēėshtjen e dytė dhe tė fundit: Ē’po bėjmė tani nė kėtė asamble? Pėrgjigja ėshtė fare e lehtė. Do ta gjeni te Shekspeare-i. “Fjalė, fjalė, fjalė” domethėnė nė inglishten popullore erė tė nxehtė. Kjo ėshtė gjithė puna. O ėshtė njė pėrrallė e thėnė prej njė idioti plot me bujė dhe tėrbim pa kurrfarė kuptimi”.Ē’ėshtė pėrfundimi i gjithė kėtyre bisedimeve tė menēme e tė thella mi ēarmatimin dhe traktate arbitrazhi? Ēėshtjet ju referian njė komisioni, o co; o ju referoj njė nėnkomisionit i cili do ta raportojė nė komisjon. Dhe ky pėrfundimet do tja paraqitė ndonjė konference qė do tė mbahet ndo njė herė nė tė pritmen. Kjo konferencė do tja raportojė kėtė ēėshtje pėrsėri njė komisioni.

Ky do ta referojė nė nėnkomision. Ky pėrsėri nė Komision Dhe ky me radhė e me radhė nė Konferencėn. Konferenca do ta pasojė me njė votė tė njėzėshme e cila do ti referohet Kėshillės sė Lidhjes sė kombeve e cila do tė shfaqė njė lutje tė pėrbashkėt nė i Madhi Perėndi nė qiell.

Pasi tė shkojnė ēėshtjet pėrmes kėtij rrotullimi poetik tė konferencave dhe kundėr-konferencave, tė raporteve dhe kundėr raporteve dhe kėshillave, mė nė fund do ti referohet Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Lidhjes i cili do t’i kyēė me kujdes nė dosjet e pashpirt tė Sekretariatit dhe do t’i mbajė kėto pėr brezat e arthmė.Kėshtu e tėrė puna do tė mbarojė si mbarojnė gjithė flluskat prej sapuni. Dhe of! Fjalėt e bukura dhe fjalėt e gjėmuara dhe stėrgjėmuara, tė cilat do ti shoqėrojnė kėto rezoluta dhe ato lutje! I dua, i dua, “Si erėn e pellgut dhe si tė kėrmave tė tė vdekurve tė pambuluar qė molepsin erėn”.

Pėr kėtė arsye po jap kėtė fjalė sot.Nėr kohė qė po mendojmė pėr fuska le tė mė jipet leje tė bėj disa vėrejtje pėr mi fuskėn mė kolosale qė prodhoj historinė moderrne: Kuptoj pallatin e Dwes-it. Po ėshtė pikėrisht njė fuskė? Jo ėshtė njė lidhje fuskash, e mėrzitur, e koklavitur, diabolike, dhe infernale. Ėshtė mė tepėr se njė fuskė, ėshtė njė superfuskė. Po nuk duhet tė trembeni nga kjo.

Do tė mbarojė si dhe fuskat e tjera qė ngjallėm kėtu. Ėshtė fort e koklavitur kjo punė. Mund ti shigurojė ndo njė fron nėnkryetari auktorit tė shėnuar po kam frikė se do tė sjellė vetėm disa miliardė ēpagime pėr Francėn dhe pėr Belgjikėn. Kėta tė dy shtete shpresojnė tė nxierrin me anėn e tij disa miliardė dhe miliardė. Unė uroj qė tė munden t’i marrin, po ėshtė njė fatalitet. Ajo superfuska e gjeneralit Dawes s’ka veē tė referohet Lidhja e Kombeve.

I dashuri im Sekretar i Pėrgjithshėm, Ju lutem gatuani njė vėnt tė thatė, fort tė thatė, nė dosjet t’uaj tė vdekura se si dini, mr Dawes ėshtė Amerikan dhe Amerika ėshtė njė vend i thatė (pa tė pira) qoftė se prej kohe nė kohė, me mėnyra tė nėndheshme, njomet, njomet me tė vėrtet shumė, vetėm me shaka… .

Me pėrpjekjet mirėdashėse tė ēizme sjellėsve (kontrabandistėve).Duke folur pėr fuska pėrsėri mė vjen nė mend ajo huaja e bekuar 600 000 000 pėr tė cilat kryetari i nderuar i kėsaj Asambleje dhe Sekretari i Pėrgjithshėm i dashur m’u zotuan tė mė japin pėr Shqipėrinė disa minuta mė parė. Tani kjo hua ėshtė njė fuskė paqeje, njė fuskė paqeje fort e shėndoshė. Jo nuk ėshtė fuskė aspak. Atė qė desha tė thosha ish: Do tė forcojė paqen nė Ballkan. Mund tė gatisė udhėn pėr tė realizuar Konfederatėn Ballkanike, Po nuk ka njė dobi tė flasim pėr tė.

Zoti Sekretar i Pėrgjithshėm, merre nė dosjet e pashpirt tė mekropolit t’uaj.Pasi u pėrgjigja tė dy pyetjeve qė mė ishin bėrė mė mbetet tani tė nxjerr pėrfundimin tė cilin do ta bisedoj nė formėn e dy pyetjeve tė reja. Pikėsėpari, nga ēkoqitjet qė u dhanė mė parė, a e vlen barra qeranė qė tė kemi njė shoqėri tė kombeve? E dyta, nė rast qė e vlen, cila do tė jetė methoda pėr t’i arrirė qėllimit qė ėshtė paq e pėrbotshme? Pyetjes sė parė do ti pėrgjigjem: Po. Edhe Shoqėria e Kombeve tė jetė njė ėndėr, njė utopi qė i bėn skeptikėt tė buzėqeshin dhe tė shtrembėrojnė buzėt, kjo (Shoqėria e Kombeve) duhet tė qėndrojė atje si njė sfidė kundėr lavdisė groteske militariste. Kjo duhet tė qėndrojė atje si njė vėrtetim solemn i dėshirės sė pėrbotshme pėr paqe. Kjo duhet tė qėndrojė atje gjer sa bukuria e sajė, fisnikėria e sajė, shpirita njerėzore e sajė, nevoja e domosdoshme e qėnies sė sajė tė kuptohen nga gjithė bota. Pse fundi i fundit me gjithė mungesat qė ka sot pėr sot, kjo meriton tė pritet me kėto fjalė.

“Verreite Doch. Du bist so choen!” Oh! Qėndro, ti je kaq e bukur!Pse tė jemi kaq pesimistė? Aspirata pėr paqe, janė kudo, kjo ėshtė e padyshimshme, ndryshe nuk do tė kishim komedin e fuskave dhe superfuskave tė paqes qė na kanė mbuluar. Kjo vjen nga shkaku qė popujt dėshirojnė paqen. Qė burrat e shtetit, politikanėt e servirin kohė pas kohe, fuska arbitrazhi, fuska ēarmatimi, fuska sigurimi dhe superfuska shpėrblimi.

“Po paqia nuk do tė vijė prej traktateve, kėto janė tė destinuara tė hidhen shpejt a von nė shportė. Paia do vijė nga shkollat. Duhet t’u mėsojmė fėmijve qė vrasja toptan ėshtė po ashtu njė gjė kriminale sa edhe vrasja e veēantė.

Duhet t’u mėsojmė se perėnditė t’ona tė bajrakeve janė burimi i gjithė tė kėqijave, tė cilat shekuj me radhė po e mundojnė njerėzinė. Duhet tu mėsojmė se ka veē njė perėndi tė vėrtetė, qė duhet ti shėrbejmė. Perėndia e njerėzisė, Perėndia e tė gjitha tribuve.

Duhet t’u mėsojmė tė bėhen anėtarė tė nderēmė tė super-shtetit qė duhet tė pėrmbledhė tė gjitha tributė. Tė bėhen qytetarė fisnikė tė federatės sė pėrbotshme e cila ėshtė nė realizim e sipėr, e cila do tė realizohet me doemos. Kur djemtė tanė do tė kenė mėsuar kėto tė vėrteta, atėhere do tė kemi vetėm ēarmatosjen morale e cila duhet tė bėhet mė parė nga ēarmatosja matėriale, po do tė kemi bashkėpunimin e vėrtetė e tė gjithė fiseve tė botės pėr paqen, pėrparimin dhe mbarė vajtjen ndėrkombėtare, tė cilat s’janė tjetėr veē sende qė vijnė rrotull subjektit.

“Po para se tė vijnė atje, le ta njohim njė herė se jemi qė tė gjithė bajrak tė egėr sa kohė qė i bėjmė kurbane njerėzish Moloh-ut tė tribusė. Oh! I vritni, i varni. Ndiqini nė tė katėr anėt e botės kėto perėndira barbare dhe anthropofage qė kanė mbushur historinė e njerėzisė me kaq vuaje, me kaq urrejtje, me kaq rrėnime, me kaq tmerr, me kaq gjak me kaq frikė. Ah! Do ti kapim gjakatėratė e vjetėr!

Vėshtroni sytė e njerėzisė qė vuan pas rrėnimeve tė luftės sė pėrbotshme. S’ka dhimbje mbi dhimbjen e sajė, asnjė theori nuk do tė ishte tepėr e madhe pėr tė shpėtuar djemtė tanė nga luftra tė reja dhe lot tė reja.”Pėrpara o shokėt e mij, bota ėshtė gati pėr ungjillin e ri. Flamuri i Shoqėrisė sė Kombeve ėshtė mė fisniku qė ėshtė ngritur gjer mė sot! Ushtarėt e sajė janė mė trimat qė ka nxjerrė bota gjer tani. Qėllimi i sajė ėshtė maja e pėrparimit tė njerėzisė. Shpirti i Willsonit, ati dhe profeti i sajė na udhėhiq. Mundimet janė tė mėdha, po shtrini kurajėn t’uaj gjer nė pikėn e fundit dhe nuk do tė venė mundimet kot”.



Gjeneve 1924

Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13722
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Tallet Noli me Lidhjen e Kombeve -mendja madhe zeza kres   Sam 30 Juil - 2:58

AHMET ZOGU: Sa pėr fjalėt qė kam thėnė se ēu­ditem se si zoti Gurakuqi dhe Emzot Fan Noli i dalin zot tradhėtarėve, kjo nuk do me thėnė se ata janė tradhėtarė. Dhe i nderoj shumė si atdhetarė tė mirė, por me gjithė kėtė ēuditem. Sa pėr fjalėt qė tha Emzoti se ne jemi ēirakėt e ustallarėve, dua t’i pėrgjigjem nė njė mėnyre, duke kėrkuar prej zotėrisė sė tij qė mos t’i marrė pėr keq. Zotėria e tij ėshtė njė orator shumė i mirė, por pėrdor pak fjalė hovarda
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Tallet Noli me Lidhjen e Kombeve -mendja madhe zeza kres
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: sport-
Sauter vers: