AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Konfederata ballkanike e Adem Demaqit me serb

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13722
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Konfederata ballkanike e Adem Demaqit me serb   Mer 17 Aoū - 17:28

Citation :
ntervistė me Adem Demaēin
Edhe po qe se Kosova bėhet e pavarur, unė do tė jem ithtar i projektit Ballkania...

Nė kėtė intervistė Nelson Mandela i Kosovės flet ekskluzivisht pėr bashkimin kombėtar dhe pėr projektin e tij Ballkania. Ai ėshtė i bindur se Ballkania nuk ėshtė projekt i dėmshėm. Shqiptarėt nuk kanė kapacitet qė ta kuptojnė kėtė projekt – thotė simboli i rezistencės kombėtare, Adem Demaēi. Bile-bile, ai thotė se edhe pasi qė Kosova tė bėhet e pavarur, do tė jetė edhe mė tutje ithtar i projektit Ballkania…


Intervistuar nga Shkėlzen Gashi

A je pėr bashkim kombėtar a jo?

Shikoni, ēėshtja e bashkimit kombėtar nuk ėshtė ēėshtje dėshire. Ajo klasė, e cila e ka krijuar vetėdijen kombėtare, e, e cila klasė na ka munguar gjatė gjithė kohės, sepse klasa kapitaliste e interesuar pėr ta ruajtur tregun e vet e ka zhvilluar ndjenjėn kombėtare duke u munduar qė tė mos lejoj konkurrentė nė tregun e vet kombėtar… ajo klasė ka luftuar pėr unisimin e gjuhės, pėr ngritjen e vetėdijes se ne i takojmė njė kombi; se ne duhet ta kemi shtetin tonė; se ne s’duhet tė na pėrzihet kėrkush etjetj…E kjo klasė na ka munguar neve. Kur erdhi koha qė tė fillonin embrionet e para tė krijimit tė klasės kapitaliste, atėherė nė Shqipėri fitoi komunizmi, e cila ishte njė brymė e ftohtė qė i shkatėrroi nė themel mundėsitė e krijimit tė klasės kapitaliste sepse komunizmi doli me idenė e internacionalizmit - ēka na duhet neve kombi?! Domethėnė, ende pa u bėrė kombėtar, u bėmė ndėrkombėtar…

Tash po e dinamizojmė pakėz intervistėn! Ju jeni njeri prej njerėzve kryesorė qė jeni angazhuar pėr bashkim kombėtar dhe…

Ashtu ėshtė! Ne tė rinjtė atėherė kemi menduar se nuk ka zgjidhje tjetėr pėrveē bashkimit kombėtar…

Pse nuk keni kėrkuar republikė, por keni kėrkuar bashkim kombėtar?

Sepse prapė do tė ishim tė lidhur me Serbinė. Po qe se ne kėrkonim republikė, prapėseprapė Serbia do ta kishte fjalėn kryesore dhe…

Pse s’keni kėrkuar atėherė konfederatė ku krejt republikat do tė ishin tė barabarta…

Atėherė s’kemi pasur ide pėr konfederata. Pavarėsia na dukej zgjidhja mė e mirė…

Pavarėsia zgjidhja mė e mirė apo bashkimi kombėtar…

Pavarėsia nė kuptimin e bashkimit me Shqipėrinė sepse mendonin se do tė na ndihmonte Rusia ngase Rusia e dėnonte revizionizmin serb…

Do tė thotė keni gabuar qė keni kėrkuar bashkim kombėtar…

Ka qenė njė vlerėsim, njė strategji e gabuar. Kemi menduar se do tė na ndihmojė Rusia, e cila i kishte 100 popuj tė shtypur. E lamė Rusinė e u kapėm pėr Kinėn, duke menduar se edhe Kina do tė na ndihmonte sepse edhe Kina filloi njėfarė propaganda anti-jugosllave. E ne thamė: e tash kemi rėnė nė njė miliardė kinez dhe ka kush na ndihmon, por kinezėt vetė e kishin Tibetin, e kishin…

Kur e keni kuptuar se keni gabuar?

Kur kam rėnė nė burg e kam kuptuar se kam gabuar, pra kur kam rėnė nė burg kam pasur mė shumė kohė tė lexoj dhe i kam kuptuar zhvillimet e ngjarjeve. Domethėnė, e kam kuptuar Rusinė e Kinėn…

Kur ka qenė kjo?

Nė kohėn e burgut tė dytė! Ne kemi rėnėn nė burg nė qershor tė vitit 1964, domethėnė deri nė qershor tė vitit 1974, pra mė janė dashur dhjetė vite qė ta kuptoj se kemi vlerėsuar gabimisht. Pra mė ėshtė dashur ta lexoj Leninin krejt, Marksin e Engelsin krejt, pastaj autorė si Raselli, e shumė autorė tė ndryshėm botėrorė qė ta kuptoj tė vėrtetėn.

Dhe e keni kuptuar qė keni bėrė gabim…

E kam kuptuar qė kemi vlerėsuar gabimisht! Nga rezistenca jonė kemi arritur ta detyronim regjimin serb qė t’u bėnte lėshime shqiptarėve. Nga rezistenca jonė, tė cilėn e filluam nė vitin 1964, kur i qitėm flamujt e parė nė prill – me 13 prill 1964 – e deri nė vitin 1974 u bėnė njė numėr lėshimesh… Amendamentet e Kushtetutės sė vitin 1964…

E herėn e tretė kur keni rėnė nė burg pėr ēfarė arsye keni rėnė pasi qė jo pėr bashkim kombėtar, pra pasi qė e keni kuptuar se keni bėrė gabim…

Mos thoni gabim! Nuk ėshtė gabim, por ėshtė vlerėsim i gabuar. Politikisht doli se nuk ka qenė gabim sepse populli shqiptar megjithatė fitoi me ndryshimin e kushtetutės sė vitit 1974. Me Kosovėn mė nuk mund tė luanin majtap si mė pėrpara…

E pse keni rėnė nė burg herėn e tretė atėherė?

Mė kanė pėrcjellur mirė gjatė kohės sa kam qenė nė burg dhe e kanė vėrejtur se politikisht jam pjekur shumė mirė dhe mund tė jem i rrezikshėm pėr ta…

Qysh i rrezikshėm? Ke mundur tė fillosh tė gjuash bomba…

Jo, por tė organizoj njė formė tė rezistencės…

Tash pėr pavarėsi e jo pėr bashkim kombėtar…

Tash kjo ishte diēka tjetėr. Ka pasur mundėsi tė pėrfundonte nė bashkim kombėtar. Unė kam dalur nga burgu pikėrisht nė kohėn kur Kushtetuta e vitit 1974 ka filluar tė zbatohej. Kjo kushtetutė parashihte bukur shumė privilegje pėr Kosovėn. Ne nuk e kemi pasur ende tė formuluar mirė se ēfarė tė kėrkonim…

Vetėm se jo bashkim kombėtar…

Bashkimi kombėtar varej se si do tė vinte puna. Nėse do tė vinte puna qė bashkimi kombėtar tė na sillte interes mė tė madh, ne do ta kėrkonim atė… Nėse do tė vinte puna qė ne tė kėrkonim njė konfederatė, siē edhe e patėn filluar ta kėrkojnė sllovenėt…

A kanė menduar kėshtu sikur ju edhe shokėt me tė cilėt keni punuar… pra se mė nuk duhet tė punohet pėr bashkim kombėtar…

Jo! Kurrė nuk kanė menduar se duhet tė ndėrpritet puna pėr bashkim kombėtar! Ėshtė njė fenomen me mua dhe me shokėt e mi. Gjithmonė kur kam dalur unė nga burgu, shokėt i kam gjetur nė ato pikat fillestare, pra nė ato pikėpamjet fillestare, kurse unė…

Do tė thotė i keni tradhtuar shokėt…

Kurse unė… S’i kam tradhtuar shokėt, por kam ecur pėrpara… Kurse unė jam kapur me do shokė tjerė tė cilėt kanė menduar pak mė ndryshe. Pėr shembull kur kam dalur nga burgu i parė jam kapur me do shokė tė cilėt kanė menduar pėr bashkim kombėtar, ndėrsa nė fillim para se tė burgosesha unė kanė menduar pėr do tė drejta e anej knej… Nuk luftohet kundėr Serbisė! Ėshtė e pamundur tė luftohet Serbia e poshtė e pėrpjetė… Kurse burgu i dytė ishte diēka tjetėr: duhet vetėm bashkim kombėtar sepse terrori atėherė - ti s’ke qenė atėherė – ka qenė i papėrshkrueshėm…

A ke pasur problem me shokėt kur ke dalur nga burgu…?

Nuk kam pasur problem me shokė. Mua mė janė afruar njerėz me pikėpamje mė tė avancuara dhe unė me ta jam kapur…

Mė tė avancuara do tė thotė tė heqėsh dorė nga bashkimi kombėtar…

Jo! S’ėshtė lėshuar pe nga bashkimi kombėtar. As sot s’po lėshohet pe nga bashkimi kombėtar. Tash ne po tentojmė qė bashkimin kombėtar ta bėjmė nė suazėn e trendeve evropiane. Unė nuk jam kundėr bashkimit kombėtar sepse kjo ėshtė njė e drejtė elementare e ēdo populli, mirėpo…

Pasiqė qenka e drejtė elementare e ēdo populli pse s’po angazhoheni atėherė pėr bashkim kombėtar…

Nuk angazhohem sepse bashkimi kombėtar nuk mund tė arrihet me ato mjetet klasike…

Cilat janė ato mjete?

Nuk e kemi forcėn! Ne do tė binim nė konflikt me shqiptarėt rreth e rrotull…

Ne biem nė konflikt po qe se angazhohemi pėr pavarėsi e i lėmė anash shqiptarėt e Maqedonisė, Preshevės, Malit tė Zi…

Jo nuk biem sepse krijohet njė situatė e qetė ku tė gjithė afėrsisht gjinden aty ku janė dhe…

E pse s’krijohet kjo situatė e qetė me bashkimin kombėtar? Pse besoni qė shqiptarėt e Maqedonisė, Preshevės, Malit tė Zi s’do tė kryengriten…

Sė pari, ne nuk e kemi klasėn qė do ta krijonte bashkimin kombėtar. Ende nuk ėshtė krijuar klasa kapitaliste. Vetėm klasa kapitaliste mund ta krijoj bashkimin kombėtar. Nė procesin qė po hyjmė ne do ta kemi shumė tė vėshtirė ta krijojmė klasėn kapitaliste. Ju po e shihni se ka njerėz qė kanė para, por nuk i harxhojnė pėr ēėshtje kombėtare, por i harxhojnė pėr ēka po di unė – bukuroshen e kėsaj e bukuroshen e asaj… pėr sport e pėr poshtė e pėrpjetė… Me fjalė tjera, ne nuk e kemi klasėn kapitaliste sikur qė ka lindur te popujt tjerė…

S’mora pėrgjigje nė pyetje! Pse mendoni qė nuk do tė ketė kryengritje nė viset ku jetojnė shqiptarėt pėrreth Kosovės po qe se nuk bėhet bashkimi kombėtar… A s’i tradhtojmė ne shqiptarėt e Maqedonisė, Preshevės, Malit tė Zi po qe se angazhohemi vetėm pėr pavarėsinė e Kosovės…

Shikoni! Tradhtia ėshtė fjalė e rėndė! Nėse ti ke mundėsi ta bėsh njė punė dhe pėr interesa tė ngushta nuk e bėn atėherė i tradhton ata… Por nėse ti nuk mundėsi sepse rrethanat nuk tė lejojnė sepse s’ke as mekanizma as forcė sepse tekefundit forca ėshtė ajo qė i ndėrron kufijtė e i ndėrron situatat etjetj… Ne nuk kemi vetėdije kombėtare tė formuar sa duhet. Luftonte Drenica e derdhte gjak ndėrsa nėpėr Prishtinė dilnin gocat me miniqa deri nė 12:00 tė natės… Me fjalė tjera, vetėdija kombėtare ėshtė ende nė formim e sipėr. Popujt tjerė po heqin dorė nga shtetet nacionale dhe ne nuk po hasim nė mirėkuptim te tė tjerėt pėr shtetin nacional…

Ju jeni pėr shtet tė pavarur tė Kosovės…

Unė jam pėr shtet tė pavarur tė Kosovės. Jam pėr njė kanton tė shqiptarėve nė Maqedoni. Jam gjithashtu pėr njė kanton tė shqiptarėve nė Serbi dhe…

Edhe pėr njė kanton tė serbėve nė Kosovė…

Le tė bėhet edhe njė kanton i serbėve nė Kosovė nė qoftė se duan ata. Por tė bėhet kantoni para se ne tė bėhemi tė pavarur nuk bėn. Atėherė kjo do tė nėnkuptonte bashkimin e atij kantoni me Serbinė…

Nėse jeni pėr shtet tė pavarur tė Kosovės atėherė jeni edhe pėr flamur tė Kosovės…

Patjetėr! Ne duhet ta kemi flamurin tonė! Duhet ta kemi edhe himnin tonė!

A mos po i fyeni pakėz shokėt me tė cilėt keni punuar pėr bashkim kombėtar…

Ha-ha-ha! Mund tė fyhen ata tė cilėt nuk e kuptojnė realitetin! Sepse nėse dėshiron tė bėhesh shtet duhet ta kesh firmėn tėnde. Nėse ti dėshiron tė jesh Shkėlzen ti duhet ta kesh emrin tėnd. S’mund tė jesh ti edhe Shkėlzen edhe Adem…

A ke menduar ndonjėherė se kjo ideja e himnit tė Kosovės dhe e flamurit tė Kosovės ėshtė nė pėrputhje me idetė e qarqeve politike shoviniste serbe e greke…

Ne nuk humbim asgjė nėse ne bashkohemi nė Evropėn e Bashkuar sepse kufiri do tė mbetet formal. Ne humbim vetėm nėse nuk mund tė hyjmė nė Evropė tė pavarur. Atėherė Serbia dalėngadalė do tė na kapėrdijė, ndėrsa nėse hyjmė nė Evropė tė pavarur ne automatikisht nuk humbim asgjė… Nuk duam tė bėjmė probleme e tė ndryshojmė kufij formal sepse s’do tė na pengojė askush qė net ė bashkėpunojmė nė tė gjitha fushat me Shqipėrinė… Kufijtė do tė jenė vetėm administrative… Pikėrisht sepse ka zgjatur kaq gjatė ndarja e Kosovės dhe Shqipėrisė…

Fillimisht keni menduar pėr bashkimin kombėtar si zgjidhja mė e mirė, pastaj pas viteve tė 90-ta keni menduar se zgjidhja mė e mirė ėshtė pavarėsia… Nė vitin 1997 Keni dalur me projektin Ballkania…

Projekti Ballkania ishte njė pėrpjekje qė ta mashtronim Serbinė sepse nė atė kohė ne ishim ngritur nė kryengritje dhe duke paraparė qė do tė ketė gjakderdhje tė madhe dhe duke e ditur s’jemi tė pėrgatitur qė tė luftojmė me armatėn jugosllave dhe ta mundim atė, atėherė propozimi im ka qenė Ballkania – ku tė gjithė, pra Mali I Zi Serbia dhe ne do tė ishim shtete me himne; me flamuj; me anėtar nė Kombet e Bashkuara; me armatė… me tė gjitha…

Veē pak tė lidhur me Serbinė…

Po pak tė lidhur me Serbinė nė atė mėnyrė qė tė mund tė shkoqesh kur tė duash. Ne nuk do tė humbnim asgjė me kėtė konfederatė…

Pėr vitin 1997 kjo ide s’ka qenė e keqe, por ju tash keni deklaruar pėr njė gazetė beogradase se projekti Ballkania do tė mund tė realizohej edhe tani dhe ju jeni i gatshėm qė…

Veē se tash ėshtė njė ndryshim kėtu: Atėherė kam propozuar derisa kemi qenė tė robėruar nga Serbia, kurse tash po propozoj qė ne fillimisht tė pranohemi si shtet e pastaj hyjmė nė biseda pėr konfederatė. Me fjalė tjera, prapė po dua…

Po don qė tė na kthesh nė Serbi…

Jo, jo nuk ėshtė nėn Serbi konfederata…

Po ju po thoni se njėherė duhet tė bėhemi tė pavarur! E pse paskėtaj tė futemi nė konfederatė me Serbinė…

Jo! Ne po i bashkojmė disa sende qė na interesojnė!

Jo s’po duam tė kemi asgjė tė pėrbashkėt me Serbinė…

Nėn kė do tė futemi po qe se hyjmė nė BE?!

Nė Evropė, por jo nė Serbi

Ēka ėshtė ajo Evropė?! Pse po tutesh ti nga Serbia kur ti e ke armatėn tėnde, ekonominė tėnde, politikėn tėnde…

Po Serbia na ka vrarė, na ka prerė… dhe nuk duam tė kemi mė lidhje me tė…

Na ka vrarė e na ka prerė, por ti nuk mund ta vazhdosh armiqėsinė deri nė infinit… Krijimi i konfederatės pasi qė tė bėhet Kosova subjekt i pavarur, pra pasi qė tė bėhet anėtare e Kombeve tė Bashkuara – edhe malazezėt po duan njė gjė tė tillė – do tė ishte njė pėrparėsi e madhe pėr shqiptarėt sepse do tė arrinim ta pėrfundonim konfliktin shqiptaro-serb. A e dini ēfarė po thonė serbėt?! Ata po thonė se nuk guxojmė t’ia japim Kosovės pavarėsinė sepse menjėherė bashkohet me Shqipėrinė dhe krijohet Shqipėria e madhe. Kėshtu qė kur tė krijohet konfederata me Serbinė dhe me Malin e Zi del qė ne s’jemi tė interesuar tė bashkohemi me Shqipėrinė, por tė bėhen shtet stabil…

Nė bazė tė kėsaj qė po e thoni tani del se ne ėshtė dashur ta pranojmė Rambujenė…

Jo! Rambujeja nuk e ka nėnkuptuar kėtė punė, por e ka nėnkuptuar autonominė nė kuadėr Serbisė…

Ka njėfarė ngjashmėrie kėtu sepse…

S’ka kurrfarė ngjashmėrie…

Po, sepse ju fillimisht keni lėshuar pe nga bashkimi kombėtar nė pavarėsi… edhe ata prej pavarėsisė kanė lėshuar pe nė autonomi (Rambuje)… S’u bė kurrgjė…

Jo qysh s’u bė kurrgjė…

Ata i kanė vlerėsuar objektivisht rrethanat sikur ju qysh i keni vlerėsuar rrethanat kur keni dalė prej burgut dhe keni hequr dorė nga bashkimi kombėtar…

Ata nuk i kanė vlerėsuar gjėrat si duhet…

Atėherė as ti nuk i ke vlerėsuar gjėrat si duhet kur ke hequr dorė nga bashkimi kombėtar…

Unė s’kam hequr dorė nga bashkimi kombėtar, por bashkimin kombėtar po e kėrkoj sipas mundėsive aktuale botėrore. E kam kėrkuar bashkimin kombėtar me ndihmėn e Rusisė e pastaj me ndihmėn e Kinės, por kjo ka qenė njė fantazi…

Edhe ata qė e kanė nėnshkruar Rambujenė kanė kėrkuar pavarėsinė me ndihmėn e Amerikės, por kjo ka qenė njė fantazi dhe kanė pranuar Rambujenė…

S’ėshtė kėshtu sepse Amerika ka qenė e gatshme qė t’i dalė nė ndihmė popullit shqiptar dhe i doli nė ndihmė…

Me ēka i doli nė ndihmė?! Me intervenimin e NATO-s…

Po pra me intervenimin e NATO-s, pastaj me shumė rezoluta tė miratuara…

Po ai intervenim ėshtė bėrė pėr ta ruajtur integritetin dhe sovranitetin e Serbisė…

Nuk e kanė pranuar Serbinė nė organizatat ndėrkombėtare, pra Serbia ishte e anatemuar dhe sikur shqiptarėt tė qėndronin vetėm edhe pak dhe kėtu do tė merrej pėr bazė e drejta pėr vetėvendosje…

Edhe ju sikur tė qėndronit vetėm edhe pak, e tė mos hiqnit dorė nga bashkimi kombėtar ne do t’i ishim bashkuar…

S’ka pasur shanse…

Adem Demaēi dikur simboli i bashkimit kombėtar, sot kundėr bashkimit kombėtar…

S’kemi mundur tė bashkohemi pėr shkak tė mungesės sė klasės kapitaliste…

Ėshtė dashur t’i kaloni dhjetė vite nė burg qė ta kuptoni se ideja e bashkimit kombėtar ėshtė ide e gabueshme… Edhe sa vite duhet t’i kaloni nė burg qė ta kuptoni se projekti Ballkania ėshtė i gabueshėm…

Mos ma imputoni kėtė ide e gabuar! Unė po them vlerėsim i gabuar, kurse ideja e bashkimit kombėtar nuk ėshtė e gabuar. Ne po shkojmė kah realizimi i idesė sė bashkimit kombėtar por nė kushte dhe rrethana tjera…

Ėshtė dashur t’i kaloni dhjetė vite nė burg qė ta kuptoni se ideja e bashkimit kombėtar ėshtė ide e gabueshme… Edhe sa vjet duhet t’i kaloni nė burg qė ta kuptoni se projekti Ballkania ėshtė i gabueshėm… A mjaftojnė pesė vite…

Nuk besoj qė ėshtė i dėmshėm nė qoftė se projekti Ballkania realizohet ashtu si po them unė. Edhe po qe se e fiton Kosova nesėr pavarėsinė, unė do tė jem ithtar i projektit Ballkania… Ballkania do tė jetė njė shkollė pėrgatitore pėr tė shkuar nė Evropė. Nuk na pranon neve Evropa qysh po mendojnė shqiptarėt…

Duhet tė lidhemi me Serbinė qė tė na pranojė Evropa…

Po duhet tė lidhemi me Serbinė e me Malin i Zi… Duhet tė tregojmė se s’mbajmė inati etjetj…

Pse s’bėn projekti Ballkania me Shqipėrinė – pra Kosova dhe Shqipėria tė jenė subjekte tė Ballkanisė…

S’ka kuptim me Shqipėrinė…

E me Serbinė ka kuptim?

Me Serbinė ka kuptim, kurse me Shqipėrinė s’ka kuptim projekti Ballkania…

Me Shqipėrinė s’ka kuptim se ata s’na kanė vrarė kurse me Serbinė ka kuptim se ata na kanė vrarė na kanė masakruar…

Nėse ne jemi njė popull, njė gjuhė e njė gjak atėherė duhet tė bashkohemi - kjo ka kuptim e jo konfederata… Ne mund tė bashkohemi me Shqipėrinė, por atėherė dalin kundėrshtarėt e thonė: ja, ne u kemi thėnė se Shqipėria e madhe po krijohet, e prandaj ne kemi thėnė se s’duhet tė njihet pavarėsia e Kosovės. Kėshtu qė ne duhet tė shkojmė nė konfederatė, e cila mund tė jetė e pėrkohshme 10 vjet, 15 vjet… s’ka rėndėsi… atėherė kjo do tė jetė njė pėrgatitje pėr shkuarjen nė konfederatėn e madhe evropiane… Kėshtu ne paraqitemi njė popull jo-hakmarrės, jo-destruktiv…

Ata edhe me pavarėsinė po na paraqesin destruktiv, ekstremist…

Ajo ėshtė nė natyrėn e atyre qė nuk duan tė japin diēka qė tė takon, mirėpo pavarėsia sot po hahet… Po tė kishin shqiptarėt kapacitet qė ta pranojnė kėtė projektin Ballkania atėherė disa shtete qė nuk janė dakord t’ia japin Kosovės pavarėsinė do tė bindeshin qė ne nuk jemi pėr Shqipėri tė madhe…



Faleminderit pėr intervistėn!

Edhe juve faleminderit!http://www.forumishqiptar.com/threads/99161-Adem-Dema%C3%A7i-KONFEDERATA-E-VOG%C3%8BL-BALLKANIKE-(-BALLKANIA-)


PĖRGJIGJU DUKE CITUAR
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Konfederata ballkanike e Adem Demaqit me serb
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: sport-
Sauter vers: