AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Maliq Ndrecaj e lavderon Ali Ahmetin

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13730
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Maliq Ndrecaj e lavderon Ali Ahmetin   Lun 19 Sep - 6:21

Fabrikuesit e dosjeve tė rreme janė ata qė i fshehin dosjet e tyre tė vėrteta
Sipas gjeneral Ndrecajt bėhet fjalė pėr njė mapulim tė pastėr, sepse, siē thotė ai, dosjet e pėrmendura nė opinion, as qė ekzistojnė nė arkivat e shėrbimeve sekrete.





Intervistė me gjeneralbrigade Maliq Ndrecaj


“Prapa kėtyre dosjeve me siguri qėndrojnė njerėzit, tė cilėt duke fabriku dosje pėr tė tjerėt, nė fakt i fshehin dosjet e vėrteta tė tyre. Ka prej tyre, tė cilėt e humbėn pushtetin pas vitit 2001dhe tė njėjtit nuk zgjedhin metoda pėr t’u rikthyer sėrish nė pushtet.

Fatkeqėsisht kemi tė bėjmė me njerėz, tė cilėt janė vonuar nė ēėshtjen kombėtare dhe pikėrisht ata, qė nuk i kanė shėrbyer ēėshtjes kombėtare, tash mundohen me i pėrlye ata tė cilėt kanė dhėnė kontributin mė tė madh nė ēlirimin e Kosovės dhe nė barabarsinė e shqiptarėve nė Maqedoni”, shprehet pėr FAKTI-n, Gjeneralbrigade, Maliq Ndrecaj 

Bisedoi: Emin AZEMI


Pėr tė depėrtuar pak mė thellė nė problematikėn e dosjeve, pėr lexuesit e FAKTI-t siguruam njė intervistė ekskluzive me Gjeneralbrigade, Maliq Ndrecaj, njė nga ushtarakėt mė tė spikatur tė epopesė sė vitit 2001, i njohur tek ne si “komandant Mala”. 

Nė zhvillimet dramatike tė v. 2001 ai ishte nė hierarkinė mė tė lartė (hynte nė treshin komandues) nė cilėsinė e instruktorit nė nivel tė shtabit tė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare.

I intriguer nga debati pėr dosjet qė u hap furishėm ditėve tė fundit nė opinionin e kėtushėm, z. Ndrecaj deshti tė jap kontributin e tij nė ndriēimin e prapaskenave qė paraqiten me rastin e kėtij debati, duke hedhur dritė mbi figurat qė padrejtėsisht njollosen brenda kėtyre tė ashtuquajturave dosje. 

Ai, si njė dėshmitar i gjallė i ngjarjeve dhe njerėzve me tė cilėt kishte punuar nė v. 2001 nė Maqedoni, ėshtė i habitur dhe pyet publikisht, se nėse Ali Ahmeti paska qenė dorė e zgjatur e UDB-ės, atėherė si ka mundėsi qė tė gjitha aktivitetet sekrete, tė cilat i ka ditur vetėm ai, tė mos dekonspirohen dhe si ka mundur qė pikėrisht nga Ali Ahmeti tė mos vinte goditja. 

Sipas gjeneral Ndrecajt bėhet fjalė pėr njė mapulim tė pastėr, sepse, siē thotė ai, dosjet e pėrmendura nė opinion, as qė ekzistojnė nė arkivat e shėrbimeve sekrete. 

Ai lė tė nėnkuptohet se autorėt e kėsaj njollosjeje publike tė figurave tė pastra, janė njerėz tė cilėt e kanė humbur pushtetin pas vitit 2001, por qė janė vonuar kombėtarisht dhe pėrmes kėtyre manipulimeve duan sėrish tė vinė nė pushtet.


FAKTI: Ēka do tė thotė lajmi pėr hapjen e dosjeve?

Ndrecaj: Bėhet fjalė pėr njerėzit qė janė tė dėshmuar kombėtarisht dhe mė duket e pandershme me i pėrlye ata. Ne kemi kaluar, nėpėr situata tė vėshtira nė vitin 2001 dhe unė kam qenė dėshmitar i zhvillimeve nė terren, sidomos prej Tanushės deri nė Likovė. Ali Ahmeti ka qenė i informuar pėr ēdo lėvizje dhe ēdo operacion. Ai i ka ditur tė gjitha sekretet dhe ēdo shtrirje tė ushtrisė nė terren. Nėse paska qenė nė shėrbim tė UDB-ės, ai ka mundur atėherė me na goditė shumė keq, sidomos mua. Mė duket absurde qė pikėrisht tani njolloset kjo figurė, pėr tė cilin unė tash po infrmohem nėpėr media, pėr dofarė dosjesh. 

Ky ėshtė njė turp i madh, aq mė tepėr, kur kėtė ia bėn shqiptari shqiptarit. Por, kėtu bėhet fjalė pėr njė manipulim tė pastėr, sepse siē po dėgjojmė nga mediet, ato dosje as qė ekzistojnė nė arkivat e shėrbimeve sekrete, pra janė tė falsifikuara. Mjerė pėr ata qė i kanė hy kėsaj pune tė fėlliqur.



FAKTI: Sipas Jush, kush qėndron prapa dosjeve, kujt i konvenon kjo situatė?

Ndrecaj: Prapa kėtyre dosjeve me siguri qėndrojnė njerėzit, tė cilėt duke fabrikuar dosje pėr tė tjerėt, nė fakt i fshehin dosjet e vėrteta tė tyre. Ka prej tyre, tė cilėt e humbėn pushtetin pas vitit 2001dhe tė njėjtit nuk zgjedhin metoda pėr t’u rikthyer, sėrish nė pushtet. Njė prej kėtyre metodave ėshtė edhe kjo puna e dosjeve, duke i pėrlyer njerėzit e pastėr.

Fatkeqėsisht kemi tė bėjmė me njerėz, tė cilėt janė vonuar nė ēėshtjen kombėtare dhe pikėrisht ata, tė cilėt nuk i kanė shėrbyer ēėshtjes kombėtare, tash mundohen me i pėrlye, ata qė kanė dhėnė kontributin mė tė madh nė ēlirimin e Kosovės dhe nė barabarsinė e shqiptarėve nė Maqedoni. 

Pastaj ėshtė shumė indikative se vetėm shqiptarėt po del se paskan pasė dosje dhe se vetėm ata paskan qenė bashkėpunėtor tė UDB-ės. Kjo ėshtė absurde, kur dihet, se sa pushtet kanė pasė nė dorė shqiptarėt nė ish sistemin monist. 



FAKTI: A ėshtė ndonjė goditje pėr reputacionin, lavdinė e UCK-sė, kjo njollosje qė bėhet tash. A mund tė lėkundet besimi nė popullė?.

Ndrecaj: Jo, nė asnjė mėnyrė nuk bėhet fjalė pėr kurrfarė goditje tė reputacionit, por pėrkundrazi pėr ngritje tė lavdisė sė UĒK-sė dhe gjakun e derdhur tė dėshmorėve. Kurse njerėzit qė pėrmenden, nėpėr gjoja kėto dosje, vetėm qė u rritet reputacioni.

FAKTI: Debati pėr dosjet pėrfshiu edhe disa figura tė politikės kosovare, tė cilėt kishin qenė aktiv nė kohėn e rezistencės sė armatosur. Ky implikim i Kosovės nė kėtė debat, a mund tė ketė pasoja?


Ndrecaj: Sėrish dua ta pėrmendi njė absurd qė del nga kėto dosje. Nėse krejt kėta paskan qenė tė involvuar nė shėrbime tė dyshimta, qė i kanė shkuar pėr shtati UDB-ės, atėherė si ka mundėsi qė pikėrisht kėta persona e kurorėzuan luftėn me pavarėsinė e Kosovės. Ju lutem, kėtu nuk ka kurrfarė logjike dhe ata qė janė munduar me i fabriku kėto dosje, kanė dale amatorė shumė tė dobėt.


FAKTI: Z. Gjeneral, nė fund po ua bėjmė edhe njė pyetje hipotetike. Si do tė vepronit sot, sikur Ali Ahmeti sėrish do t’u thirrte. Do t’i pėrgjigjeshit kushtrimit tė tij edhe pas krejt kėtyre tendencave pėr njollosjen e tij?

Ndrecaj: Ali Ahmetit i besoj, sa edhe vetvetes. Nuk kam kurrfarė arsye tė hezitoj qė tė ushtroj aktivitetet e njėjta nė terren si nė nė v. 2001.


Publikuar: 03.11.2010 | 20:30
Lexuar: 7454 herėMaliq Ndrecaj e lavderon Ali Ahmetin

http://www.yllpress.com/19528/fabrikuesit-e-dosjeve-te-rreme-jane-ata-qe-i-fshehin-dosjet-e-tyre-te-verteta.html
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Maliq Ndrecaj e lavderon Ali Ahmetin
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: politika-
Sauter vers: