AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Fatmir Limaj akuzohet per vrasjen e Hoxhes se Bellanices

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13738
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Fatmir Limaj akuzohet per vrasjen e Hoxhes se Bellanices   Mer 5 Oct - 14:37

KOSOVĖ-SHQIPĖRI
Enveri qe 18 vjet kėrkon ta dijė kush ia ekzkutoi babėn pa gjyq, nė UĒK (Dokumente)

[size=14]ByLajmpress55

E postuar mė 02-10-2016, 13:04[/size]


[size=16]Enver Hoxha, nuk ka reshtur se kėrkuari drejtėsi pėr 18 vjet pėr babanė e vrarė gjatė luftės, Ramizin. Po shpreson se ėshtė afėr ditės kur do ta shoh dikė para drejtėsisė pėr vrasjen pa gjyq tė tė atit tė tij, mė 2 tetor 1998.
Babėn, Enverit, nuk ia kanė vrarė forcat serbe, por pjesėtarė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.
Fatmir Limaj, ėshtė i dyshuari kryesor.
Ish-komandant Ēeliku nuk ėshtė i dyshuar pėr kryerjen e ekzekutimit. Mirėpo, po konsiderohet pėrgjegjės pėr vrasjen e Ramiz Hoxhės dhe Selman Binishit. Limaj ndodhej nė atė zonė kur kishte ndodhur vrasja e dyfishtė.
Limaj ishte parė pas rrėmbimit tė viktimave si dhe pak minuta pas ekzekutimit. Kishte kaluar afėr kufomave, i shoqėruar nga njė ushtar tjetėr. E vetmja gjė qė kishin bėrė, ka qenė ēarmatosja e Ejup Hoxhės, i cili po i ruante kufomat.
“Fatmiri (Limaj v.j.) ka pėrgjegjėsi pėr vrasjen e babės tem”, thotė Enveri, teksa thithė fort cigaren dhe pinė kafe afėr Prokurorisė Speciale.
Enveri ndodhej tek Prokuroria, pasi kishte shoqėruar Ymer Hoxhėn, pėr tė dhėnė dėshmi nė cilėsinė e dėshmitarit tė ngjarjes.
Ymėr Hoxha, ėshtė imam i fshatit Bellanicė tė Malishevės. Mė 2 tetor 1998, ishte cak i pjesėtarėve tė UĒK-sė pėr ta arrestuar “si tė dyshuar pėr njė takim” me forcat serbe gjatė luftės.
Por, arrestimin e imamit nuk e kishte lejuar Ramiz Hoxha. Kishte dalė nė ballė tė fshatarėve pėr ta kundėrshtuar arrestimin. U kishte thėnė pjesėtarėve tė maskuar tė UĒK-sė se nuk mund ta marrin imamin. Kishte propozuar qė tė shkonin nė odėn e tij dhe tė bisedonin. Kishte hipur nė veturėn e personave tė armatosur.
Por, pak minuta dhe kilometra pėrtej fshatit Bellanicė, ishte pushkatuar, sė bashku me Selman Binishin. Njė letėrekzekutim e shkruar me dorė i ishte lėnė nė xhep.
Limaj, pritet tė akuzohet pėr krime lufte
Hetimet pėr kėtė rast tė krimeve tė luftės po kryhen nga Prokuroria Speciale e Kosovės. Fatmir Limaj, i njohur si komandant Ēeliku, dyshohet se ka dorė nė ekzekutimin pa gjyq tė Ramiz Hoxhės nga Bellanica dhe Selman Binishit nga Banja. Limaj ishte komandant i zonės.
Insajderi ka mėsuar se Prokuroria pritet tė ngrehė aktakuzė pėr krime lufte kundėr popullatės civile kundėr Fatmir Limajt.
Ndonėse, Limaj ėshtė i dyshuari i vetėm deri tash pėr kėto dy vrasje tė cilėsuara si krim lufte, pėrgjegjėsinė e kishte marrė Shtabi i Pėrgjithshėm i UĒK-sė me komunikatėn numėr 4.
Sė bashku me Hoxhėn, ishte pushkatuar nga e njėjta skuadėr edhe i riu Selman Binishi. Arsyeja pse ishte vrarė, dyshohet se ishte fakti se ai u kishte thėnė ushtarėve tė maskuar tė UĒK-sė, se e dinte se po i njihte se kush janė ata. Skuadra, e kishte futur nė bagazh tė veturės duke e dėrguar nė njė mal dhe duke e pushkatuar sė bashku me Ramiz Hoxhėn.
Njė letėr e shkruar me dorė i ishte lėnė Hoxhės afėr trupit. Me tė konstatohej se ishte bashkėpunėtor i armikut.
“Ushtria Ēlirimtare e Kosovės, Drejtoria e Shėrbimit tė Policisė Sekrete, nė emėr tė popullit shpall kėtė fletekzekutim: pėr shkak tė bashkėpunimit me okupatorin, ndjelljes sė frikės, panikės dhe urrejtjes, nė emėr tė popullit shqiptar dhe nė emėr tė luftės tonė ēlirimtare dėnohet me vdekje Ramiz Hoxha – Bellanicė si tradhtar i kombit. Fati i tillė do t’i pret ēdo tradhtar tjetėr”, shkruan nė fletekzekutimin qė i ishte lėnė nė trup Ramiz Hoxhės, mė 2 tetor 1998.
Disa ditė mė vonė ishin arrestuar dy aktivistė tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės. Shtabi i Pėrgjithshėm kishte lėshuar komunikatė pėr kėtė. Konfirmonte vrasjen e Hoxhės dhe Binishit.
“Policia Ushtarake e nėnzonės operative tė Pashtrikut me datėn 30. 10. 1998 ndėrmori masėn e arrestit ndaj Jakup Kastratit nga fshati Turjakė tė Komunės sė Malishevės, kryetar i LDK-sė, Dega nė Malishevė dhe Cenė Deskut, nga fshati Siqevė me vendbanim nė Malishevė, nėnkryetar i kėsaj dege”, shkruan nė komunikatėn e Shtabit tė UĒK-sė.
ramiz-hoxha-bellanic-768×540


“Nė bazė tė tė dhėnave tė Shėrbimit informativ tė UĒK-sė tė lartpėrmendurit kanė propaganduar pėr dorėzimin e armėve nė bashkėpunim me kolaboracionistėt, Selman Binishi nga fshati Banjė dhe Ramiz Hoxha nga Bellanica, kohė mė parė i ekzekutuar nga UĒK-ja si dhe janė nė koordinim tė vazhdueshėm me Agim Krasniqin, anėtar i Kryesisė sė LDK-sė i cili shėrbimit informativ tė UĒK-sė i ėshtė i njohur si inspirues i luftės speciale kundėr UĒK-sė dhe nismėtar i njėfarė policie autonomiste tė Kosovės”, thuhet nė tej nė komunikatėn numėr 4.
Drejtoria Policisė Ushtarake tė UĒK-sė thoshte se sektori i hetuesisė, ėshtė duke kryer hetime kundėr tė arrestuarve, Jakup Kastrati dhe Cenė Desku nė burgun hetues numėr 3.[/size]
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13738
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Fatmir Limaj akuzohet per vrasjen e Hoxhes se Bellanices   Mer 5 Oct - 14:42

Dy takimet me Fatmir Limajn
Enver Hoxha, ka qenė pjesėtar i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Komandant e ka pasur Ragip Begajn, kryetarin aktual tė Malishevės. Epror i tė dyve ka qenė Fatmir Limaj. Enveri, mban mend nė detaje ngjarjet e 2 tetorit 1998. Kujton pėrpjekjet pėr ta gjetur babanė tė gjallė.
“Katėr persona me maska, me uniforma tė zeza dhe me emblema tė UĒK-sė e kanė rrethu xhaminė. Ka dalė axha jem i pari prej xhamisė Hajrizi. E kanė ndal mas pari Hajrizin edhe i kanė thanė mos dilni asnjo, vetėm Hoxha i fshatit po na vyn. Pas tij ka dal baba jem Ramiz Hoxha. Edhe atij i kanė thanė qė nuk bon me dal, let del Hoxha, Ymer Hoxha”, tregon Enveri.
“Atėherė baba u ka thanė: o djem, hiqni maskat, ta dimė kush jeni edhe pa problem Hoxhėn jau japim, po jo me maska. Aty u ba ni rrėmujė. Ata edhe kanė gju me armė”, rrėfen dėshmitari.
Ai tregon se babai i tij synonte ta qetėsonte situatėn e cila po dilte prej kontrollit. Muhamet Hoxha, fshatar i Bellanicės, u kishte hedhur njė bombė pjesėtarėve tė maskuar tė UĒK-sė, por nuk kishte shpėrthyer.
Sipas Enverit, babai i tij i ndjerė i kishte ftuar burrat e maskuar pėr tė shkuar nė odėn e tij. Nė veturė kishin hipur dy personat e armatosur, babai i tij, Ramizi, axha Hajrizi dhe kushėriri, Ejupi. Dy tė armatosurit tjerė kishin ecur nė kėmbė.
Nė dalje tė fshatit, kidnapuesit kishin nxjerrė nga vetura Hajrizin dhe Ejupin, tė cilėve u kishin thėnė se vetėm dėshirojnė tė bisedojnė me ta. Ata nuk kishin shkuar tek oda, por kishin ndėrruar drejtim, duke u nisur drejt fshatit Banjė.
Kėshtu, katėr kidnapuesit dhe Remzi Hoxha kishin vazhduar rrugėn. Nė bagazh ndėrkohė ndodhej Selman Binishi, pa vetėdije. Atė e kishin goditur nė kokė me kondakt tė armės.
Hajrizi ishte kthyer shpejt pėr tė treguar se rrėmbyesit kishin marrė rrugėn drejt Banjės.
Enveri, kishte marrė veturėn e tij dhe armėn Kallashnikov sė bashku me kushėririn Ejup Hoxha kishin filluar t’i ndiqnin.
“Axhės Hajriz dhe kushėririt Ejupit, ju kanė thanė qė na do tė shkojmė drejt me ni fshat Temeqinė, e marrim nė pyetje edhe ju kthejmė prapė. Mirėpo, nuk kanė shku nė drejtim tė Tmeqinės, po janė shku n’drejtim t’Bajės”, tregon Enveri, momentet e fundit tė jetės sė babait tė tij.
Ai tregon se sė bashku me Ejupin kur kishin arritur te vendi i quajtur ‘te Shupa’ nė Banjė, tek njė rrugė qė ēon nė drejtim tė fshatit Senik, e kishte takuar Fatmir Limajn, qė kishte qenė i shoqėruar nga njė person tjetėr.
“Jam dalė edhe e kam pyet: thash zotni osht ni kerr, osht ardh qiknenaj, do gjin me maska, e kom babėn, baba ka qenė n’kerr, thash mos e patė? M’tha jo. Edhe unė e kom vazhdu rrugėn, me qenė se Policia serbe janė kanė nė Malishevė”, tregon Enveri.
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13738
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Fatmir Limaj akuzohet per vrasjen e Hoxhes se Bellanices   Mer 5 Oct - 14:47

Kur jom shku nė Kravasari i kom gjetė t’vramė dytė edhe babėn edhe Selmanin”.
Ai thotė se armėn ia kishte lėnė Ejupit qė tė rrinte tek kufomat. Pak minuta mė vonė, te kufomat ishte gjendur Fatmir Limaj.
“Unė jam nis pėr nė shpi me lajmėrue. Fatmiri me qat shokun qė e ka pas n’kerr kur i kemi takuar nė Banjė, kanė shku kah kufomat edhe ia kanė marrė armėn Ejupit”, tregon Enveri.
Ai tregon se Ejupi ishte afruar pėr tė folur me Limajn, ndėrkohė qė shoqėruesi i tij ia kishte marrė armėn dhe kishin vazhduar rrugėn mė tutje.
Sipas tij, Limaj kishte thėnė se nuk di asgjė se kush i kishte vrarė. Krejt kjo ngjarje, nga nisja me veturė, takimi tek ‘Shupa’ nė Banjė, ekzekutimi i viktimave dhe takimi i sėrishėm me Limajn afėr kufomave, ka ndodhur brenda tridhjetė minutave.
Letra e ekzekutimit
Enveri tregon se ku e kishte gjetur letrėn e ekzekutimit tė babait tė tij.
“Ni letėr i e formatit A4, e musht me laps me bojė tė zezė, vetėm emri mbiemri janė shkru aty pėr aty me ngjyrė tė kaltėr. Domėthanė, ata letrat i kishin pas veē hazder, letra kishin pas boll, veē aty pėr aty emrin e ka shkru emrin e viktimės”, tregon Enveri.
ll


Enveri kishte shpresuar gjithmonė se ajo letėr do tė bėhet sebep qė dikush tė japė pėrgjegjėsi pėr vrasjen e babait tė tij. Fletekzekutimin me plotė gabime gjuhėsore e kishte fshehur nė dhe pėr shkak tė luftės dhe frikės sė mund tė vritej dhe tė humbte kjo dėshmi.
Vendin se ku ishte fshehur letra e dinin edhe anėtarėt tjerė tė familjes. Kur ishin kthyer pas luftės, Enveri e kishte hapur gropėn. Letra ishte dėmtuar rėndė. Megjithatė, ėshtė dėshmi e fortė se njerėz analfabet kanė vrarė njerėz pa gjyq.
Enveri ka ruajtur shumė dokumente tjera. Mes tyre dėshmia e Jakup Krasniqit nė Hagė qė sipas tij ėshtė e rrejshme.
“Ato ēka ka thanė Jakup Krasniqi, janė krejt gėnjeshtra. Jakup Krasniqi ka thanė se gjoja babėn tem e kanė zanė t’u shku n’Malishevė me lajmru Policinė serbe, me shpijunu. A baba ka shku drejt nė xhami, n’xhuma, ditė xhumaje ka qenė, e kanė pa 100 vetė kur e kanė marrė”, thotė Enveri.
Kjo, sipas Enverit ėshtė gėnjeshtėr.
Ai tregon se babai i tij e ka ndihmuar UĒK-nė, derisa vetė ka qenė pjesėtar i armatosur i luftės. Mes ndihmave pėr ushtarėt, babai i tij qė punonte nė Slloveni u kishte prerė edhe njė ka. Enveri ruan faturat e pagesave pėr luftėn nga i ati dhe vėllai i tij.
Enveri nuk e di motivin e vrasjes sė tė atit, e as tentativės pėr arrestimin e hoxhės sė fshatit. Dyshon se ka pasur lidhje me njė takim qė disa burra tė fshatit kishin pasur me policinė serbe. Mes tyre kishte qenė edhe i ati i tij bashkė me hoxhėn e fshatit Bellanicė.
Ai tregon se si forcat serbe i kishin thėnė axhės sė tij, Hajrizit qė tė mblidhte njė grup burrash dhe tė takoheshin me policinė serbe pėr tė dhėnė garanci se nuk do tė sulmonin asnjėra palė.
“Axha e ka dhanė lajmin nė fshat edhe u tubo fshati. Ka caktu 12 vetė pėr me shku Te Shupa me bisedu me Policinė serbe, qė mos na gjuni, s’po ju gjujmė edhe ishalla kryhet kjo ofenzivė edhe pshtojmė. Ndėr ta 12 vetė ka qenė edhe hoxha i fshatit”, tregon Enveri.
Ai thotė se nuk ėshtė e vėrtetė qė fshatarėt kanė dorėzuar armė. Kėta 12 burra, sipas Enverit janė dėrguar nga fshati qė ka mbi 400 shtėpi.
Komunikata e lėshuar nga Shtabi i Pėrgjithshėm i UĒK-sė, Enveri e konsideron si pėrpjekje pėr ta mbuluar krimin.
“Shumė ron, shumė ron, ma ron nuk ka. Qė 18 vjet qė po bahen, hala nuk u zbulu ky rast”, thotė Enveri.
Pos, Fatmir Limajn, Enveri e bėnė pėrgjegjės edhe Shtabin e Pėrgjithshėm tė UĒK-sė pėr vrasjen e babait tė tij.
Limaj, ndėrkohė ėshtė marrė nė pyetje pėr kėtė rast. Ka mohuar pėrgjegjėsinė nė tersi. Ėshtė thirrur nė komunikatėn e Shtabit qė ka marrė pėrgjegjėsinė.
“Jetoj pėr ditėn kur kam me i pa vrasėsit duke dhanė llogari pėr kėtė krim”, thotė Enveri./Insajderi/
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13738
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Fatmir Limaj akuzohet per vrasjen e Hoxhes se Bellanices   Jeu 6 Oct - 17:54

http://www.lajmeshqip.com/dossier/dossier6/ekspertiza-qe-verteton-manipulimin-e-ditarit-te-deshmitarit-x


Derničre édition par Perparimi le Jeu 6 Oct - 17:58, édité 1 fois
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13738
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Fatmir Limaj akuzohet per vrasjen e Hoxhes se Bellanices   Jeu 6 Oct - 17:56

Dokumenti i pare, objekt eksperimenti specifikuar “A”, ėshtė shkruar pėrgjithėsisht me shkronja kapitale, por aty-kėtu, shfaq edhe shkronja tė vogla tė dorės dhe tek tre dokumentet e tjera specifikuar “B”, “C” dhe “D” megjithėse tė shkruara pėrgjithėsisht me shkronja tė vogla tė dorės, pasqyrohen edhe shkronja tė variantit kapital. Nė kėtė gjendje, ato paraqesin mundėsi krahasimi ndėrmjet tyre me njėra tjetrėn.
Nga ekzaminimi krahasues ndėrmjet dorėshkrimit nė tė katėr dokumentet, objekt ekspertimi me njėri-tjetrin gjenden disa prej karakteristikave shkrimore si tė pėrgjithshme dhe tė veēanta tė kundėrta ndėrmjet tyre tė cilat pėr lehtėsi perceptimi, nė tabelėn fotografike janė specifikuar me shigjeta tė numėrtuara e ngjyrosura nė mėnyrė korresponduese.
Si pėrfundim, bazuar tek rezultatet e pėrfituara gjatė ekzaminimit tė kryera katėr dokumenteve objekt ekspertimi tė cilat na janė vėnė nė dispozicion, pyetjes se parashtruar i jam pėrgjigjur nėpėrmjet kėtij konkluzioni: Katėr dokumentet – nuk duhet tė jenė shkruar nga i njėjti person, por duhet tė jenė shkruar nga katėr persona tė ndryshėm
krahasimet e kėrkuara.
PrevNext
krahasimet e kėrkuara.
PrevNext





Dokumenti i pare, objekt eksperimenti specifikuar “A”, ėshtė shkrua





are, objekt eksperimenti specifikuar “A”, ėshtė shkrua
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13738
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Fatmir Limaj akuzohet per vrasjen e Hoxhes se Bellanices   Jeu 6 Oct - 18:40

http://www.lajmeshqip.com/dossier/dossier6/ekspertiza-qe-verteton-manipulimin-e-ditarit-te-deshmitarit-x
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Contenu sponsorisé




MessageSujet: Re: Fatmir Limaj akuzohet per vrasjen e Hoxhes se Bellanices   Aujourd'hui ą 0:59

Revenir en haut Aller en bas
 
Fatmir Limaj akuzohet per vrasjen e Hoxhes se Bellanices
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: politika-
Sauter vers: