AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Noli;Ismail Qemaili,ishte nje batakqi sa edhe HasanPrishtina

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13730
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Noli;Ismail Qemaili,ishte nje batakqi sa edhe HasanPrishtina   Jeu 24 Nov - 14:48

http://www.panorama.com.al/noli-ismail-qemali-batakci-shiti-shqiperine-tek-italianet/
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13730
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Noli;Ismail Qemaili,ishte nje batakqi sa edhe HasanPrishtina   Jeu 24 Nov - 14:49


Noli: Ismail Qemali batakēi, shiti Shqipėrinė tek italianėt

Apr 4, 2014

Fan S. Noli
Njė shkrim nė njė atmosferė zgjedhjesh, shtator 1912

Akuza ndaj Hasan Prishtinės dhe thirrje shqiptarėve tė mos gėnjehen e t’i ēojnė nė Parlament

Qė nga shtatori i vitit 1912 kur Fan Noli shkruante nė gazetėn “Dielli”, politika shqiptare sos se ka ndryshuar shumė… Kandidatė pėr Parlament qė gjatė fushatave parlamentare premtojnė gjithfarė mrekullirash para popullit, programe tė gjata dhe sa bėhen deputetė, harrojnė gjithė ēfarė kanė thėnė. Njė situatė parazgjedhore ishte edhe nė shtator tė 1912, por duket se Noli e ka pisk me dy figura tė rėndėsishme historike, pikėrisht Ismail Qemalin dhe Hasan Prishtinėn. Shqipėria ende nuk ishte shpallur e pavarur e Ismail Qemali nuk ishte akoma “plaku i urtė qė ngriti Flamurin nė Vlorė”. Pėr Nolin, ai s’ėshtė gjė tjetėr veēse njė sharlatan, batakēi, qė ka bėrė pazar nė kurriz tė Shqipėrisė. Nuk bie mė poshtė nė epitete edhe Hasan Prishtina. Pasi u nxjerr “tė palarat” kėtyre dy burrave, Noli u drejtohet shqiptarėve qė tė hapin sytė e tė mos u besojnė atyre e t’i zgjedhin nė Parlament… 



Pas njė muaji Shqipėtarėt do tė ftohen prej guvernės tė zgjedhin pėrfaqėsonjėsit e tyre pėr Parllamentin e Perandorisė turke. Nė u lėnēin tė lirė, mėmėdhetarėt t’anė do t’apin votėn e tyre verbėrisht pėr ca njerės, tė “mėdhej” pas mėndjes sė tyre dhe ēarllatanė pa cipė pas mendjes s’onė, pa i lidhur me njė program dhe pa vėnė re jetėn e tyre tė shkuar. Dy nga kėta Shqypėtarė “tė shkėlqyer dhe me nam” qė do tė dalin pa dyshim janė Ismaili i Vlorės dhe Hasani i Prishtinės.
Ē’BĖHET GJETKĖ 




Ismail Qemali, Hasan Prishtina dhe Qazim Vlora, mė 1913
Nė viset e qytetėruara, kur del njė njeri pėrpara popullit dhe i lyp votėn pėr tė dalė deputat, i kėrkojnė pik’ sė pari t’u tregojė programin qė do tė mbajė nė Parllament po tė zgjidhet. Ē’do kandidat bėn hesap qė do tė harxhojė njė sumė tė madhe pėr tė shtypur kėto programe dhe njė sumė tjatėr mė tė madhe pėr tė shėtitur qytet mė qytet e fshat mė fshat qė t’u’a ēkoqitė zgjedhėsve pikė pas pike e t’u pėrgjigjet ē’politikė do tė mbajė nė ēėshtje tė cilėn harroj t’a verė nė program. Kjo ėshtė piesa mė e lehtė e fushatės elektorale. Se ē’do vagadond munt tė paguajė qatip, qė t’i shkruajė ca programe, nė tė cilat t’i zotohet turmės qė, po tė zgjidhet, do t’u mbarojė dėshirat tė gjithė zgjedhėsve tė tij. Ēobenėve do t’u thotė, qė po tė bėhet deputat, dhėnt e tyre do tė piellin nga dymbėdhjetė shqera; bujqėrve arat do t’u siellin grurė dhe misėr pa lėruar; hajdutėve do tė zbresė hėna t’u thotė ku munt tė vjedhin kecėr dhe misrokė pa gjakosur hundėn pėr lavdi tė mėmėdheut; mėmėdhetarėve do t’u mbijnė shkolla dhe mėsonjės si kėpurdha pa lėvizur vėndit e pa futur dorėn nė xhept; medreserat do tė lulėzojnė, ylyfete do tė shtohen, puna do tė pakėsohet, plaēkat do tė lirohen, nė vėnt tė shiut do tė bjerė raki nga qielli, dhe nė vėnt tė dėborės muhalebi. Po turma e qytetėruar, ndonėse i pėrkėdhelet veshi, nga gjithė kėto bekime qė do t’i vijnė, ka dyshime dhe nis e pyet cili ėshtė ky njeri qė do tė bėjė kėto ēudira; ē’gjėra ka bėrė nė jetė tė tij mė parė qė tė garantitin ato qė zotohet? Nė mos ka bėrė veē tė kėqia gjer ahere, si do tė ndrrojė me njė herė e do tė pėrhapė mirėsira dhe lumėrira mė tė gjitha anėt? Kandidati duhet tė pėrgjigjet nė tė gjitha kėto pyetje. Duhet tė thotė cili ėshtė ē’ka bėrė pėr popullin dhe tė hedhė dritė mi gjithė pikat e errėta tė jetės sė tij. Nė mos e bėftė ay, do t’a bėjnė armiqt’ e tij, tė cilėt do mos lėnė asnjė ēip tė jetės sė tij pa gėrvishur, asnjė fjalė, asnjė shkrim, asnjė punė pa nxjerrė nė shesh e pa kritikuar. Dhe kjo ėshtė piesa mė e rėnda e fushės elektorale nė viset e qytetėruara. Po le tė thomi qė kandidati u shtroi zgjedhėsve njė program tė pėlqyer, qė u pėrgjegj nė gjith pyetjet e tyre, qė jet’ e tij e shkuar qe pa njollė dhe u zgjodh deputat. Mos pandehni se zgjedhėsit e tij do t’a lenė tė lirė. Jo! po venė re si sillet nė Parllament, a mban programin e tij dhe nė u-provoftė qė e shkel, mblidhen, kritikojnė politikėn qė mban dhe e thėrresin tė japė demicjen. S’ka njeri tė nderēim nė botėn e qytetėruar i cili tė qėndrojė deputat, posa zgjedhsit tė protestojnė kundėr tij. Po nė Shqipėri nuk ēajnė kokėn pėr gjithė kėto hollėsira. Asnjeri, fjala vjen, do mos kuxojė t’u kėrkojė njė program tė shkruar me ngjyrė tė zezė nė kartė tė bardhė Ismailit tė Vlorės dhe Hasanit tė Prishtinės. Asnjė do mos u kėrkojė tė shpiegojnė pse kanė ndrruar aqė herė mendje dhe s’kanė mbajtur kurrė zotimet qė dhanė. Do t’i zgjedhin verbėrisht se i kanė dėgjuar pėr njerės tė “mėdhej”. Po ne qė jemi rritur nė qendra qytetėrie Anglosaksone, ku ka lindur nga u pėrhap gjetkė forma koshtutuale e guvernės kemi detyrė t’a ndriēojmė popullin, duke i treguar ē’duhet tė kėrkojė nga njerėzit qė i lypin votėn. Dhe, nė ėshtė populli i verbėr e s’di ē’t’u kėrkojė, do t’i pyesim ne drejt pėr drejt. Hasani dhe Ismaili duhet tė na tregojnė programin e tyre, tė na zotohen qė do t’a mprojnė me gjithė fuqi nė Parllament tė Turqisė, tė japin demicjen nga deputatėsia porsa qė tė protestohen zgjedhėsit e tyre e t’i dėnojnė si gėnjeshtarė qė shkelė zotimet qė bėjtin. Kėshtu bėjnė njerėzit e nderēim qė vihen kandidatė pėr njė ofiq nė viset e qytetėruara.


ISMAIL QEMALI 
Po Hasani dhe Ismaili NUKĖ do t’i japin popullit shqipėtar asnjė program, se bota e tėrė i njeh pėr njerės tė nderēim, tė mėdhej dhe patriotė. Fort mirė po jeta e tyre e shkuar thėrret pėr kundėr qė janė njerės pa cipė e pa nder, ēarllatanė pa ndėrgjegjie, tregėtarė patriotikė me zėmėr Kucovllahu dhe Sėrbi, Turq dhe Anadollakė gjer nė palcė e gjer nė koskė. Pėr tė nisur me Ismailin-se, siē thotė fjala frėnge “a tout seigneur tout honneur” – si mor Shqipėtarė pikė-varė e tė humbur, i kini besė kėtij njeriu dhe e dėrgoni nė Parllament? Pėrse nukė hithni njė sy mi jetėn e tij tė shkuar, qė ėshtė njė Iliadė ēarllatanirash, batakēillėkesh, dhe tradhėtirash? Pėrse nukė pyesni ē’ka bėrė pėr Shqipėrinė gjer mė tani? A ėshtė nevoje tė ndyj pendėn qė t’u’a thom unė? Ky kallpozan s’ka bėrė nė jetė tė tij tjatėr gjė veē tė shesė pyje tė Shqipėrisė nė kumpanira italiane, kongresė dhe kryengritjera Liberalėve, dhe tė gėnjejė Grekėt duke u falur Epirin. Pėr Shqipėrinė s’ka hapur kurrė gojėn botėrisht as nė Parllament, as nėr gazetat shqipe, as nė tė huajtė. Kur shaheshin shqipėtarėt ndyrėrisht nė Parllament, kur therreshin nė Gegėri pa mėshirė, Ismaili heshtte, dhe bėnte hesap sa para dhe fitime munt tė nxierė nga kėto turbullime. U sul nė Mal tė Zi, duke u kėshilluar Toskėve tė heshtin e tė mos i turbullejnė hesapet. Tregėtoj gjakun e Malėsorėve dhe pastaj u tha toskėve qė ėshtė koha tė ngrihen. Sivjet gjth’ashtu u zotua qė do t’a ēlironte fare Shqipėrinė me njė kongres edhe me njė kryengritje. I bėri qė tė dyja, u’a shiti Liberalėve, mori paratė i futi nė xhept, shkoj nga Korfuzi ku i shiguroj Grekėt qė Epiri ėshtė i tyre, dolli nė Vlorė ku i kėshilloj Toskėt tė mos kėrkojnė nga guverna veē gjėrave qė tė munt t’u jipen. Pas kėtyreve tė gjitha Myzeqarėt munt t’a besojnė pėr njeri tė math Ismailin e t’a zgjedhin deputet, Shqipėtarėt e vėrtetė s’duhet t’a bėjnė kabull as t’a pshtyjnė.”

HASAN PRISHTINA 
Vijmė te Hasan i Prishtinės. Ky njeri gjer katėr vjet mė parė ish njė tregėtar i nderēėm qė shiste mobilla dhe qė s’trazohej nė politikė. Po Koshtituta e solli nė patalok tė Parllamentit. Si deputat u-suall mjaft mirė, foli sa mundi si Liberal kundėr Xhon-Turqve edhe dėrgoj ēesa diema nė Shkollėn Normale me harxhet e tij. Kjo e funtmja e ngjiti nė shtimė tė Shqipėtarėve nacionalistė dhe e idealizoj. Hasani i Prishtinės vėrtet na u duk ahere si njė patriot i vėrtetė dhe pa pėrqasje mė i lartė mė i besiesė se Myfiti i cili dha vetėm 10 lira pėr shkollėn e Shqipėrisė, dhe Nyzhet be Vrioni dhe Ismaili qė s’dhanė fare. Po dardha e kish prapa bishtin. Kur Xhon-Turqit bėjtin njė mijė mėnyra qė tė mos dalė pėrsėri deputat, Hasani umuar vesh me Liberalėt nga njėra anė, me general Isa Boletinin dhe me Riza ben’e e Jakovės nga tjatra, i gėnjeu kėta tė funtmit me njė program autonomist dhe i futi nė zjarr tė kryengritjes. Dėgjuam nė krye qė qėllimi i tij qe tė krijojė njė Shqipėri mė vete, me njė flamur tė veēantė dhe me njė princ nga gjaku i SkėnderBeut. Pastaj mėsuam se Hasani do t’a bėnte Shqipėrinė t’onė njė Republikė malėsore si tė Svizėrės. Gjaku u derth rrėke, Isa Boletini u plagos, por nė funt Shqipėtarėt u muntnė. Ahere Hasani i shtroj guvernės, kondidat e tij tė cilat qenė: Tė zgjidhet Parllamenti dhe tė hapen mė tepėr medresera. Kur Riza Beu dhe shokėt e tij kėrkojin autonomi ky kėrkonte reforma pėr mbretėrinė Ottomane. Isa Boletini me Riza Benė tė gėnjyer me njė paturpėsi dhe dinakėri aqė tė poshtėr, u shtrėnguan tė kthehen nė malet e tyre dhe t’a lenė Hasanin tė mbledhė pemėt e mundimeve tė tyre. Hė pėr hė Hasani mori njė “Osmanie” nga Sulltani; pėr pak kohė do tė shohim si do t’ja ēpėrblejnė shėrbimet Liberalėt qė theu Xhon-Turqėt me gogolin e kryengritjes gege. Sėrbėt edhe Turqėt duhet t’a ngrehin Hasanin nė qiell qė ndaloj njohjen e njė Shqipėrie autonome me katėr vilajetet prej guvernės turke. Po Shqipėtarėt e vėrtetė, kur t’u kėrkojė votėn, duhet t’a dėrgojnė tė verė kandidaturė nė Konjė a nė Belgrad qė e ka mė afėr.

KONKLUZIA. 
Gjer kur do tė bėhemi kleēka tė verbėra tė ca intriganėve qė tregėtojnė me gjakun t’uaj? Sa para bėjnė kryengritjet t’uaja kur pemėt i mbledhin dy a tre ēarllatanė dhe ju mbeteni si pul’e lagur? Ē’fitim kini qė dėrgoni deputetė nė Stamboll, qė heshtin kur theren Shqipėtarėt e ēnderohen pleqtė dhe gratė dhe, nė vent qė tė mprojnė tė drejtat t’uaja, i ndihin armikut qė t’ju mbytė e t’ju shuajė? Bota qesh me marrėzitė t’uaja dhe ne qajmė. Se kurrė s’na shkonte nga mendja qė do tė derthnit aqė gjak pėr medresera. Kur s’jini tė zotėrit tė pėrfitoni nga trimėria juaj, rrini urtė dhe mos e zgjeshni pallėn si palėēora qė tė bėhemi gaz’ i armiqve. Kur nukė dini cilėt tė zgjithni deputetė, a mos dėrgoni fare a ēoni ca Sėrbėr, ca Kuēovlleh, Grekėr dhe ca Evgjitėr, po jo ēarllatanė Shqipėtarė tregtarė tė patriotismit me damkė nė ballė. Po, nė doni tė bėhemi njerės nė funt e tė veni ment, kur t’ju vijnė vagabondėt Shqipėtarė e t’ju lypin votėn, kėrkojuni t’ju shtrojnė njė program tė ēkoqur, pyesni pastaj ēfarė njerės janė dhe ē’politikė mbajtin nė jetėn e tyre tė shkuar, kritikojini dhe stigmatizojini po t’ju dalin gėnjeshtarė kthejuni kurizin pėr gjithėnjė. Kėshtu dhe vetėm kėshtu do tė muntni tė pėrparoni. Se s’arrin vetėm palla qė tė fitoni tė drejtat t’uaja, po duhet dhe pakė mendje dhe pakė gjykim, o luanė nga trupi dhe foshnja nga truri. F. S. Noli Boston, Mas, 6 Vieshtė I, 1912″, (gazeta “Dielli”, 12 shtator 1912).

FAN S. NOLI
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Noli;Ismail Qemaili,ishte nje batakqi sa edhe HasanPrishtina
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: politika-
Sauter vers: