AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Delegatet qe nuk nenshkruan suprimimin e Krahines Autonome t

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14979
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Delegatet qe nuk nenshkruan suprimimin e Krahines Autonome t   Ven 17 Mar - 18:26

[size=44]Kujtesė: 25 vite nga suprimimi i dhunshėm i autonomisė sė Kosovės [/size] 23.03.2014 • 17:47


Serbėt e Fushė-Kosovės, mė 1987, nisėn lėvizjen antishqiptare qė do ta sjellė nė pushtet kriminelin serb tė luftės, Slobodan Milosevic. Ngritja e tij nė pushtet rrezikonte qenien shqiptare nė Kosovė.
Mė 20-28 shkurt 1989, nisi greva e minatorėve tė kompleksit Trepēa. Kėta minatorė dolėn nė mbrojtje tė pozitės kushtetuese tė Kosovės, qė kėrcėnohej nga ngritja nė pushtetin komunist tė Serbisė tė Slobodan Milosevicit. Greva e minatorėve synonte tė mbronte autonominė e Kosovės tė garantuar me Kushtetutėn e vitit 1974.
Njė ēerek shekulli mė parė, mė 23 mars tė vitit 1989, nė Kuvendin Krahinės Socialiste Autonome tė Kosovės, nė kundėrshtim me vullnetin e qytetarėve, do tė ndryshohet Kushtetuta e vitit 1974, me ēka suprimohet autonomia e Kosovės nė Federatėn Jugosllave, duke e lėnė Kosovėn si pjesė pėrbėrėse tė Serbisė.
Mė 23 mars, nė sallė tė Kuvendit trysnia fillon me gjoja mysafirėt e ftuar nė seancė. Gjysma e tyre (“mysafirėve”) pozicionohen nė rendet e para tė ulėseve tė Kuvendet. Pas tyre ishin pėrcaktuar vendet e delegatėve. Gjithēka ishte planifikuar: tė bėhej lojė me imazhe, me gishtat e parė tė ngritur pro ndryshimeve – nė ulėset e para – qė do tė dominon ēdo vendim ndryshe.
Gjithēka ishte bėrė me qėllim. Numri i madh i “mysafirėve” tė pranishėm ishte sinjal pėr vendime antishqiptare, pėr manipulime me vota. Sipas dėshmive, qoftė nga dėshmitarėt e edhe nga stenogramet e asaj kohe, komploti zbulohet nga Riza Lluka, delegat nga Peja. Nga foltorja e Kuvendit, Lluka kėrkon qė tė ndalohet votimi i “mysafirėve”, e qė tė merret parasysh vetėm vullneti i delegatėve. Kėshtu, kufizohet vota e tyre. Por, fatkeqėsisht, kjo nuk u arrit nė tėrėsi.

Kosova ishte nėn shtetrrethim. Suprimimi i autonomisė sė Kosovės ishte vendim qė siguronte supremacinė serbe nė federatėn e atėhershme jugosllave, sidomos kur dihet se Serbia kishte realizuar dominimin nė Vojvodinė dhe Malin e zi. Komploti ishte i organizuar nėn presionet politike dhe kėrcėnimet e makinerisė ushtarake e policore – jo vetėm serbe – jashtė ndėrtesės sė Kuvendit.
Sidoqoftė, brenda nė sallė ishin disa deputetė shqiptarė qė nuk u frikėsuan dhe i ngritėn gishtat kundėr heqjes sė autonomisė sė Kosovės. Nga 190 delegatė tė tri dhomave sa kishte atėherė Kosova, nė disa studime del se Riza Lluka, Melihate Tėrmkolli, Shkėlzen Gusinja, Ukė Bytyqi, Sadik Zuka, Remzi Hasani, Menduh Shoshi, Bajram Buēani, Mehdi Uka dhe Avdi Berisha votojnė kundėr suprimimit tė asaj autonomie. Dy delegatė thuhet se abstenojnė, ndėrsa 25-30 mungojnė nė seancė.




Avdi Berisha ka punue ne pompen e benzines ne suhareke,ka qen burr i vendosur.
Ma tutje se ēfare rruge ka pas,nuk e dim.Uke Bytyqi ka qen sekretar i partise komuniste ne OBI ,ne shiroke,gjate viteve 1987_1989
Nė xhirimet tė cilat janė publikuar nga mediat ndėrkombėtare, ku dominon imazhi i deputetit Lluka duke ngritur gishtat kundėr ndryshimeve, simbolizohet rezistenca dhe pėrfaqėsimi i vullnetit tė shqiptarėve shumicė tė Kosovės. Qėndrime tė tilla publike ka dhėnė edhe delegatja Melihate Tėrmkolli.
Suprimimi i autonomisė pasoi pushtimin klasik tė Kosovės. Demonstratat shpėrthejnė anekėnd Kosovės. Dhjetėra tė rinj shqiptarė vriten nga milicia serbe.
Ndonėse shumica e deputetėve nėnshtrohen ndaj politikės serbe, kundėrshtimi i kėtij numri tė vogėl tė deputetėve megjithatė mbajti gjallė shpresat e shqiptarėve, sepse ata pėrfaqėsonin vullnetin e shumicės. Kėshtu, para 25 viteve, nė momentet shumė tė rėnda pėr shqiptarėt e Kosovės, kėta delegatė megjithatė ia dolėn ta ruajnė nderin shqiptar, tė jenė dėshmi se ky popull nuk ishte gjunjėzuar tėrėsisht.
Mė poshtė mund ta shihni dokumentarin e njohur tė BBC-sė, Vdekja e Jugosllavisė. /Telegrafi/
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14979
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Delegatet qe nuk nenshkruan suprimimin e Krahines Autonome t   Ven 17 Mar - 18:57

Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14979
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Delegatet qe nuk nenshkruan suprimimin e Krahines Autonome t   Ven 17 Mar - 20:11

Tėrmkolli: Ndryshimet kushtetuese tė vitit 1989 janė turpi ynė!

 Delegatet e Kuvendit te Kosovės ate kohe, thuajse unanimisht votuan per suspendimin e Kushtetutes sė Kosovės duke e kthyer Kosovėn ne nje Autonomi ne kuader tė Serbise dhe duke i dhen komepetenca ekzekutive Serbis nė Kosovė.

Kjo i hapi rruge Serbise te instaloi Pushtetin represiv ne menyr legale dhe duke i hap rruge pastrimit etnikė nė tere regjionin e Kosovės.
Ja ēfarė thotė ajo.
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Contenu sponsorisé




MessageSujet: Re: Delegatet qe nuk nenshkruan suprimimin e Krahines Autonome t   

Revenir en haut Aller en bas
 
Delegatet qe nuk nenshkruan suprimimin e Krahines Autonome t
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: bota-
Sauter vers: