AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Murtez Kuēi ja demanton shpifjet e Mehmet Mocit

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14695
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Murtez Kuēi ja demanton shpifjet e Mehmet Mocit   Sam 29 Avr - 17:20






Murteza Kuci
5 avril 2015 · 

Propaganda antishqiptare
Nėpėrmjet shpifjeve krijohet konfuzitet
Krijimi i njė konfuziteti tė tillė ka qenė dhe do tė jetė strategjia e UDB-sė, nė atė mėnyrė qė kur Serbia tė bėjė hapjen e dosjeve (qė ėshtė kusht i BE-sė), t’u japė forcė bashkėpunėtorėve tė vet nė Kosovė, qė ata tė kenė mekanizmat e tyre mbrojtės. Pas hapjeve tė dosjeve, do tė krijohet njė konfuzitet edhe mė i madh, e madje mund tė ndodhė qė tė ketė edhe pasoja dramatike pėr ndonjė familje.
Pas daljes nė skenė tė Fadil Kajtazit dhe Mehmet Locit, nė tėrė shtypin dhe nė rrjetet sociale shqiptare kanė vėrshuar artikuj, deklarata, opinione dhe analiza tė ndryshme. Tė gjitha kėto shkrime mund tė ndahen nė dy kategori: 1) spiunėt sulmojnė dhe afishohen si patriotė, 2) patriotėt mbrohen dhe i akuzojnė spiunėt. Nė tėrė opinionin shqiptar ėshtė krijuar njė rrėmujė mendimesh, nė atė mėnyrė qė mė askush tė mos jetė nė gjendje tė formojė opinion objektiv mbi aktivitetet e njė personaliteti.
Njė strategji e punuar nė Beograd
Krijimi i njė konfuziteti tė tillė ka qenė dhe do tė jetė strategjia e UDB-sė, nė atė mėnyrė qė kur Serbia tė bėjė hapjen e dosjeve (qė ėshtė kusht i BE-sė) , t’u japė forcė bashkėpunėtorėve tė vet nė Kosovė, qė ata tė kenė mekanizmat e tyre mbrojtėse. Pas hapjeve tė dosjeve do tė krijohet njė konfuzitet edhe mė i madh, e madje mund tė ndodhė qė tė ketė edhe pasoja dramatike pėr ndonjė familje. Ka shumė familje tė cilave u kanė vdekur bijtė e bijat e tyre gjatė torturave burgjeve jugosllave, pėr shkak tė ndonjė dėshmie tė rrejshme tė fqinjit, shokut, mikut...Shumė tė tjerė kanė vuajtur dėnime me vite tė tėra burgim tė rėndė, e me qindra e mijėra tė tjerė ua kanė humbur tė drejtėn e punėsimit dhe shkollimit. Tė gjitha kėto sakrifica, morale dhe njerėzore, janė bėrė mė urdhėr tė Beogradit, por pėrmes zyrtarėve, si Fadil Kajtazi, Mehmet Loci, Selim Brosha, e dhjetėra tė tjerė. Me urdhra tė kėtyre emrave tė lartpėrmendur janė torturuar djemtė dhe bijat tona vetėm pse kėrkuan Kosova Republikė. Ky ėshtė njė fakt i pakontestueshėm, qė nuk mund ta anashkalojė as Mehmet Loci, i cili e di shumė mirė, sepse aso kohe ishte kryeinspektor i katėr komunave: Pejė, Gjakovė, Klinė dhe Deēan, e me urdhėr tė tė cilit u torturuan tė rinjtė shqiptarė tė kėtyre anėve.
Si ėshtė e mundur qė sot gjakpirėsit e popullit tonė, tė cilėt ia zgjatėn jetėn sundimit serb nė Kosovė, tė kenė sy e faqe tė dalin nė televizion dhe tė shkaktojnė huti dhe konfuzitet nė popull?! Kur Fadil Kajtazi apo Mehmet Loci paskan qenė tė njohur se filan fisteku punon si deputet apo ministėr nė qeverinė e Kosovės, si nuk dolėn publikisht tė informonin opinion tonė qė ata tė mos i votonim?! Pasi atėherė nuk i paskan dhėnė emrat e tyre, pse atė ditė nė televizion nuk i bėnė publikė emrat e deputetėve dhe personaliteteve publike tė cilėt punojnė pėr Serbinė?! Mendoj se pėrgjigja do tė jetė se kėta, duke mos i dhėnė emrat, u bėjnė shantazh shokėve tė tyre spiunė qė punojnė nė Qeveri dhe Parlament, qė edhe kėtyre t’ua gjejnė nga njė post kyē. 
Fadil Kajtazi e quan vetėn pionier tė Shėrbimit Sekret tė Kosovės, por gjatė tėrė asaj deklarate nė televizion dhe gazetė, shikuesi dhe lexuesi i logjikshėm mundet tė krijojė njė profil tė tij shumė tė thjeshtė, qė do tė jetė kėshtu: Fadil Kajtazi, zyrtar nė Shėrbimin Sekret tė Serbisė, me mision special pėr kundėrzbulim tė qėllimeve tė personaliteteve tė Kosovės. Njė njohės i dobėt i Shėrbimit Sekret tė Shqipėrisė, me njohuri tė mjaftueshme pėr ruajtjen e integritetit tė shqiptarėve me Serbinė. I betuar qė deri nė vdekje t’i shėrbejė ēėshtjes kombėtare serbe dhe nė momente tė caktuara tė krijojė dezinformata kundėr personaliteteve shqiptare nė Kosovė dhe Shqipėri. Ēuditėrisht, nė deklaratėn e tij Fadil Kajtazin e pengon mė shumė rinia kosovare qė ishte proenveriste sesa ata qė ishin titistė. Madje nuk heziton tė krijojė huti kundėr Adem Demaēit, kur thotė: “Nė kėtė paketė parashikohej edhe zgjidhja e ēėshtjes sė Kosovės, duke u ofruar njė “autonomi tė zgjeruar nė kuadėr tė Serbisė”, tė cilėn Drashkoviqi e kishte pranuar. Nga faktori politik nė Kosovė kėrkohej qė t’u bashkėngjitej protestave qė organizonte e djathta e bashkuar serbe, e udhėhequr nga lideri i SPO-sė, Drashkoviq, nė mėnyrė qė t’i ndihmohej ta rrėzonte Milosheviqin nga pushteti. Rugova kėtė nuk e kishte pranuar. Ishte kategorik dhe insistonte nė vullnetin e shprehur nė referendumin e vitit 1991, ndėrkohė qė Demaēi, Qosja me njė grup tė kryesisė sė LDK-sė, qė me vonė e formuan LBD-nė, si dhe kryeministri Bukoshi e kishin pranuar ofertėn evropiane.... Dhe, nėse nė ato kushte e kanė shkelur, kėtė do ta bėjnė ēdo herė kur t’u jepet rasti”. Nė fakt, vetė Ibrahim Rugova i shkruan letėr tė hapur Parlamentit Evropian dhe institucioneve tė tjera botėrore, ku kėrkon qė Vuk Drashkoviqi tė lirohet nga burgu, e jo Adem Demaēi. Fadil Kajtazi, si ekspert i spiunazhit shqiptaro-serb, di tė manipulojė nė dėm tė aktivistėve tė LPK-sė dhe PDK-sė, duke shtuar: “Di qė agjentura serbe ka influencuar nė LPK, e pastaj nė PDK, dhe ka krijuar njė klimė tė tillė”. Ēuditėrisht, ky njeri para opinionit tonė tė gjitha partitė e tjera, bashkangjitur edhe LDK-nė, i bėn tė pastra si loti, thuajse Serbia nė kėto parti tė tjera nuk e paska asnjė spiunė tė infiltruar. Si ėshtė e mundur njė gjė e tillė, kur vetė Fadil Kajtazi, si kryespiuni ndėr kryesorėt, qė ėshtė vetė anėtar i LDK-sė, e akuzon PDK-nė dhe LPK-nė e jo partinė nė tė cilėn aderon?!
Sinkronizimi i bashkėpunėtorėve tė Serbisė
Pas mjegullės sė ngritur nga vetė ish-spiunėt, ėshtė gjė normale qė opinionistėt, analistėt dhe njerėzit e tjerė japin mendimet e tyre. Si mund tė qėndrojmė tė heshtur kur vetė bashkėpunėtorėt e UDB-sė po e nxisin debatin?! Sipas deklaratave tė tyre, po rezulton se tė gjithė ne tė tjerėt qė kemi qenė aktivė pėr daljen e Kosovės nga robėria shekullore kemi qenė spiunė, ndėrsa spiunėt paskan qenė patriotė, sepse, sipas tyre, ata e kanė ditur kohėn dhe momentin kur duhet tė dalin ne demonstrata masive, kur ėshtė dashur tė burgoseshim, kur ėshtė dashur tė sakrifikohemi, kur ėshtė dashur tė luftojmė, kur ėshtė dashur tė vritemi... Tė gjithė ish-bashkėpunėtorėt e kanė tė njėjtin diskurs. Tė gjithė i kanė sinkronizuar fjalėt dhe propagandėn qė kryesisht ėshtė antishqiptare. Unė habitėm se si kanė arritur t’i sinkronizojnė mendimet e tyre kur njėri shkruan nga Maqedonia, tjetri nga Kosova, e ndonjė tjetėr nga vendet e largėta tė diasporės dhe tė gjithė janė nė njė vijė propaganduese - ata janė patriotė e shpifin kundėr tė gjithėve qė kanė vepruar pėr ēlirimin e Kosovės.
Cili shqiptar po na mbetet patriot?
Pak vite nga paslufta filluan thashethemet kundėr veprimtarėve tė devotshėm shqiptarė. Fillimisht njolloseshin disa figura mė pak tė rėndėsishme e mė vonė kėto thashetheme nisėn t’i “konkretizonin” disa gazetarė tė tė pėrditshmeve tona. Kėto tri vite tė fundit u bė modė se cili mė shumė po mund tė gjejė “fakte” kundėr personaliteteve tė shquara shqiptare dhe filluan tė shkruanin nė gazeta se Skėnderbeu duhet tė hiqet nga historia kombėtare, sepse, sipas tyre, ai paska luftuar pėr Vatikanin e jo pėr pavarėsinė e Shqipėrisė. Menjėherė pas Skėnderbeut, filluan ta njollosnin figurėn e Nėnė Terezės, e duke mos lėnė asnjė personalitet tė gjallė e tė vdekur pa e qitur nė kampin e tradhtisė kombėtare, duke filluar nga Hashim Thaēi, Ramush Haradinaj e deri tė komandantėt mė tė panjohur tė UĒK-sė, tė veprimtarėve tė ndryshėm e tė burgosurit politikė. Aktualisht, asnjė shqiptar nė Kosovė nuk mund tė mburret pėr veprimtari patriotike, sepse spiunėt kanė pėrhapur dezinformata tė tilla qė sot askush mė nuk ka besim nė askėnd. Ēuditėrisht, ish-spiunėt qė punuan legalisht dhe ata ilegalisht, tė infiltruar nė grupe dhe organizata tė ndryshme shqiptare, gjejnė hapėsirė nė televizionet dhe shtypin tonė mė prestigjioz. Ėshtė pėr t’u habitur se si moderatori televiziv apo gazetari kėtyre ish-zėdhėnėsve legalė tė Serbisė nuk ua gjen njė bashkėbisedues qė ka mundėsi t’i kundėrshtojė. Asnjė debat televiziv nuk mund tė jetė profesional nėse moderatori nuk i fton dy palėt. Tė ftohet vetėm njėra palė ėshtė antiprofesionalizėm dhe haptas shihet se pala e ftuar po favorizohet. Sikur nė “Rubikon” tė ishte ftuar, pėr shembull, Ibrahim Kelmendi, Reshat Sahitaj apo ndonjė tjetėr qė pikėrisht kanė qenė viktimė e shantazheve dhe presioneve tė UDB-sė, debati nė atė emision do tė kishte marrė kahe tjetėr. Mendoj se moderatorėt e emisioneve para se tė ftojnė mysafirėt, duhet tė hulumtojnė veprimtarinė e atyre qė ftojnė dhe tė pėrēojnė mesazhe pozitive e jo zhgėnjyese. Tė gjithė shqiptarėt nuk kanė punuar pėr UDB-nė.
Cila ėshtė detyra e AKI-sė?
Ēdo shkrim i botuar dhe ēdo deklaratė televizive duhet tė analizohet nga zyrtarėt e AKI-sė. Duhet tė kėrkohen arsyet dhe qėllimet e atyre shkrimeve dhe deklaratave, se a janė nė favor tė shtetformimit tė Kosovės, apo nė disfavor. Po qe se bazohemi nė deklaratėn e zyrės sė OVL-sė sė UĒK-sė, menjėherė pas paraqitjes publike tė Fadil Kajtazit nė “Rubikon”, duket se kryesia e kėsaj organizate i vlerėson dy ish-spiunėt se paskan pasur guximin tė flasin hapur dhe prej tyre kėrkon t’i zbulojnė emrat tjerė. OVL e UĒK-sė ka bėrė njė gabim tė rėndė, duke i falėnderuar kėta ish-spiunė. Kėta nuk deklaruan asgjė tė re pėr opinionin tonė, sepse ėshtė ditur se kėta kanė punuar pėr UDB-nė, ėshtė ditur qė nga deklarata e Bernard Kushnerit, kur deklaroi se nė Kosovė ka dhjetėra mijėra spiunė qė paguhen nga Serbia, e prej tyre janė nė poste kyēe. Andaj, pse tė falėnderohen udbashėt e tė mos falėnderohet Bernard Kushneri?! Tė tillėt duhet tė ftohen nė zyrat e AKI-sė e tė kėrkohet prej tyre t’i zbulojnė ata qė i kanė rekrutuar kėta vetė. Tė kėrkohen prej tyre emrat e atyre qė kanė raportuar kundėr aktivistėve dhe i kanė burgosur. Tė kėrkohet prej tyre qė tė zbulojnė rrjetin e spiunėve ende aktivė nė Kosovė, dhe tė cilėt i shkaktojnė dėme Kosovės. Tė kėrkohen prej tyre emrat e disa gazetarėve, shkrimtarėve, analistėve, kėshilltarėve tė ministrave, deputetėve, tė cilėt ende janė aktivė. A janė tė vėrteta fjalėt e Mehmet Locit dhe Fadil Kajtazit se ka ministra dhe deputetė qė ende janė aktivė, apo kėta kanė shpifur kundėr tyre pėr tė krijuar konfuzitet?!
Mendoj se detyra primare e AKI-sė ėshtė t’i analizojė librat e ish-spiunėve qė botohen, t’i analizojė ēdo analizė dhe opinion qė botohet nė gazetė dhe tė marrin masa konkrete qė askush tė mos shkruajė sipas dėshirės kundėr atyre qė kontribuuan pėr ēlirimin e Kosovės.
Parlamenti i Kosovės duhet tė dalė me njė ligj ku mbrohen figurat kombėtare tė verifikuara, ndėrsa ato ende tė paverifikuara tė verifikohen. Opinioni nė Kosovė ėshtė i vetėdijshėm se ne e kemi shpallur dėshmor ndonjė qė asgjė nuk ka kontribuar pėr Kosovėn. Kemi emėruar shkolla me emra dėshmorėsh qė disa vite mė vonė pas hapjeve tė dosjeve kanė pėr tė na dalė spiunė qė i kanė shėrbyer Serbisė. Sido qė tė jetė, Kosova herėt a vonė duhet tė bėjė verifikimin e dėshmorėve dhe mbrojtjen e tyre nga analistėt dhe shkrimtarėt e paguar nga shėrbimet e huaja.
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14695
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Murtez Kuēi ja demanton shpifjet e Mehmet Mocit   Sam 29 Avr - 17:30

Nuhi Fetiu Eshte shpifje e rende dh duhet ta ndjekish deri ne fund profesore se si duket ikin qe te nxjerrin ne sheshe bashkepuntoret e Udb 's ne kosove e ikun large dil publikisht dhe sqaroje njerzit te fala
4 avril 2015, 21:06 · 1



Murteza Kuci Ju falemnderit per mire kuptimin dhe mbeshtetjen e dhen, si edhe per polimike qe mundet te bahet, por jo me ikje bishtin ne shpine
4 avril 2015, 21:33



Murteza Kuci Po une i gjalle per pa i nxijerre ne shesh keto gjana nuk e la e ata edhe ne cofte se jan dukevepruar me direktiv te Hashim Thacit, apo kushdo qofshin ata
4 avril 2015, 21:37



Kujtim Bekteshi Keto dokrra te gazetes expres dhe ati perkthyesit qe ka punu per UDB jane rrena me qellim te keq ke perkrahjen tone.
4 avril 2015, 21:48 · 1



Murteza Kuci Ju falenderoj shum qe te gjitheve qe kan besim ne personalitetin tim, si edhe ata qe dyshojne, por kurr mos u koft hallall atyre qe e hedhin nje fjale, dhe ikin si kurvat...
4 avril 2015, 22:42



Murteza Kuci Lete provoin "patriotet" si Izet Baraliu, e Alban Kosova, qe te ballafaqohen me mua, ky nukasht sulem vetem ne individualitetin tim, ky asht sulm edhe ndaj djemve te vllaut tim Agim Kuqit si dhe Shefki Kucit, te cilet e kan bartur te gjithe luften ne rrethine te Suharekes...
5 avril 2015, 13:34



Reshad Kabashi Burimi i kesaj "informate" eshte nga Bosnja. Meqense te njoh mire, u intrigova, hulumtova dhe e gjeta burimin e regjistrit te nje autori te librit " Rojet e Jugosllavise" Beshliq. Ja adresa: http://hrvatiamacforum.yuku.com/topic/571#.VSElsMYq4zc. Ne kete regjister, nen shkronjen "K" figuron emri i ngjashem me emrin tend.






POPIS ''CUVARA JUGOSLAVIJE'' in Politicke aktualne teme - Otvoreno o…
HRVATIAMACFORUM.YUKU.COM



5 avril 2015, 14:27



Gafurr Kabashi I nderuar Murteza, nuk i kam lexue keto shkrime ne FB, por mendoje qe Izeti, nuk ka shkruar per ty gje te keqe dhe aq me teper nuk eshte njeri qe ik nga faqet e sidomos nga ballafaqimi me ty.Sepse mendoj qe te respekton. E sa i perket patriotizmit, une mendoje qe Izeti dhe tere familja e tij ka merita per ndertimin e rruges te patriotizmit, por e ka edhe nje te mire , nuk i cenon meritat e te tjereve dhe nuk mburret me patriotizmin.Une po te shkruaj keshtu lireshem sepse te njof ty dhe tere familjen, qe ju uroje ne punen qe keni bere dhe kontributin qe keni dhene ne dobi te qlirimit dhe arritjes te nje te mire.
6 avril 2015, 03:01 · 2



Murteza Kuci I nderuari Gafurr, gjat koh kam mendue qe te te mos pergjigjem, ne fund vendosa me tu pergjigje me nje anekdot te vjeter: E kishin denuar nje njeri, qe ta fusnin ne dhe deri ne supe dhe kalimtaret ta gjuaqnin me gur... E bene gjak duke e goditur, por ai nuk leshonte kurrfar zeri... Tani po kalonte nje miku i tije, dhe ai ia hodhi nje trandofile; Ne ate momente u degjua nje klithem e hatashme...Aaaauuu. Qke i tha miku, une ta hodha mbi koke vetem nje trandofile... Po, dhe kjo me dhimti me seshumti, se sekam prite prej teje.
12 avril 2015, 17:23 · 3



Gafurr Kabashi Une nuk po e kuptoje kete mesele Murteza, sepse nuk te shkruajta asgje me dyanesi. Pasi te njohe shume mire ty dhe tere familjen tende ne Suhareke, te shkrova si mik dhe shok.Nuk po te pergjigjem me mesele, por sinqerisht.
13 avril 2015, 09:59 · 1



Murteza Kuci I nderuari Gafurr kjo mesele ishte, dh asht per Izet Baraliun... Te lutem mos me keqkupto, une ty te kam kuptue shum drejte. Pershendetj te sinqerta dhe te perzemerta
15 avril 2015, 18:17 · 1
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14695
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Murtez Kuēi ja demanton shpifjet e Mehmet Mocit   Sam 29 Avr - 18:30

KUČI (BAJRAMA) MURTEZA, 1942. .- SUVA REKA/SRBIJA – »TOPLICA« 
LUFTI (HALITA) SAHITI, 1952. – GLOGOVAC/KOSOVO – »SAFIR«

RUKIĘI (HAMITA) ADEM, 1943. – GLOGOVAC/KOSOVO – »RADE« 
RUŠITI (RUŠITA) IDRIZ, 1946. – TETOVO/MAKEDONIJA – »MONTENEGRO« 
SELMANI (RAIMA) OSMAN, 1940. – GOSTIVAR/MAKEDONIJA – »SNJEŠKO«

Tani, Bashkim Hisari duhet tė del publikisht tė flet dhe tė tregojė se, kush ishin spiunėt koduar; "Kobra", "Luboteni","Hilton", "Sheji", "Kobra"," Ēakorr", 
"Juniku","Arlati","Ēupi", "Reporteri", "Skela", "Sedefi","Zhurjani", (ky ėshtė spiuni nga njė fshat afėr Zhurit, po thotė se ėshte nga Zhuri, -a te kujtohet ai qė ta mbante pallten si nuse nė lokalet e komitetit nė Prizren, t“i lante kėmbėt dhe tė merrte "temena). Poashtu, fol se kush ishin spiunėt Alush Gashi, Nazmi Kursani, Haxhi Latif Kuēi, Latif Dulla e tė tjerė... 

Ne, kemi shkruar pėr spiunėt; -Mehmet Maliqin, Selim Broshėn, Ibush Kllokoēin dhe tė gjithė lukuninė, spiunė e tradhtarė tė kombit... 
Nuk e keni tė vėshtirė tė lexoni nė: www.google.de dhe shkruani Reshat Badallaj, pėr spiunėt tradhtaret, - vetem kaq. 
Pėrshendetje shqiptarisht nga unė, RESHAT BADALLAJ, Zhur, Republika e Shqipėrisė.
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Contenu sponsorisé




MessageSujet: Re: Murtez Kuēi ja demanton shpifjet e Mehmet Mocit   

Revenir en haut Aller en bas
 
Murtez Kuēi ja demanton shpifjet e Mehmet Mocit
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: sport-
Sauter vers: