AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 MIT'HAT FRASHĖRI - KU TĖ GJEJMĖ NĖPUNĖS QĖ DINĖ SHQIP?

Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 15255
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: MIT'HAT FRASHĖRI - KU TĖ GJEJMĖ NĖPUNĖS QĖ DINĖ SHQIP?   Lun 1 Mai - 8:05

MIT'HAT FRASHĖRI - KU TĖ GJEJMĖ NĖPUNĖS QĖ DINĖ SHQIP?

E Enjte, 07.04.2013, 09:40am (GMT+1)



Njė nga problemet kryesore nė Shqipėri pas Shpalljes sė Pavarėsisė ishte ngritja e administratės shtetėrore me njerėz tė aftė dhe tė zot. Problemi ishte i vėshtirė; gjuha shqipe nuk ishte lejuar tė mėsohej nė shkollat e vendit nga administrata osmane; vendi ishte i varfėr dhe analfabetizmi mbulonte 90% tė popullsisė. Qeveria hapi konkurs pėr nėpunėsit e rinj tė administratės shtetėrore ku midis tė tjerave vihej edhe kėrkesa pėr njohjen e gjuhės shqipe. Pėr tė ndihmuar nė zgjidhjen e kėtij problemi Lumo Skėndo shkruajti shkrimin "Ministrat dhe sekretarėt". Shkrimi nė fillim duket se u botua nė vitet '30 tek "Dielli" dhe qė kėtej u morr dhe u botua nė gazetėn: "Shqipėri e Re". Shkrimi megjithatė vlen tė rilexohet edhe nė ditėt tona, madje vlen tė rilexohet kohė pas kohe.

Ministrat dhe
Sekretarėt

Tė mos trembemi, po tė shikojmė tė vėrtetėn drejt nė sy. Le tė zbulojmė tė metat, le tė shohim rrėnjėt dhe shkaqet e tyre. Tė jemi si mjeku qė bėn diagnostikim, na thotė ē'kemi, pastaj na dėften edhe ilaēin.
Nja dy muaj mė parė bėnim fjalė me njė mik se ē'farė njerėz tė zotė kemi, sa specialistė, sa mjekė, sa inxhinierė, sa profesorė. Bėmė njė listė me shqiptarė qė kanė diploma nga shkollat e larta, dhe nė ēdo zbulim tė ri, na mbushej zemra plot gaz, na vinte njė madhėshti. Dhe aq mė tej akoma, sepse tė dy qemė tė bindur se inxhinierėt mė tė mirė tė Turqisė (Ahmedi nga Devolli, Eshrefi nga Frashėri), dhe mjekėt mė tė mirėt, operator Orhani nga Devolli, gjinekologu Besim Omeri nga Narta, Sylejman Humani nga Dibra, neurologu Joan X, nga Gjirokastra, bekterollogu Rifat nga Frashėri etj. ishin tė gjithė shqiptarė, nga gjaku dhe nga vendi ynė, nga ajo baltė dhe nga ajo gjuhė. U gėzuam kur mėsuam se njė veteriner shqiptar, miku ynė, Sejfedini nga Selenica, gjeti ilaēin e kėlbazės nė Shkodėr, se Dr.M.Turtulli, nė Misir, ishte njė nga mė tė mirėt e heqimėve. Edhe thoshnim se Shqipėria nuk ėshtė e varfėr nga intelektualėt, se kemi njerėz edhe nė Rumani (inxhinier Vangjel Nuni), njė profesor elektriku nga Drenova, tre a katėr piktorė. Mund tė kemi edhe nė Greqi, qė s'i dimė sot, se nuk rrėfehen por nesėr mbase dalin nė dritė.
Megjithatė, sado vullnet tė mirė qė patėm pėr ta zgjatur, lista mbeti e vogėl, e shkurtėr, edhe u siguruam se njė vend si i yni qė ka nevojė tė pėrparojė, duhet t'i pėrvishet punės; njerėzit qė kemi sot janė fort tė paktė; bėmė pastaj edhe njė listė tė studentėve, tė djelmoshave qė mėsojnė nė Amerikė, nė Itali, nė Vjenė e gjetkė; edhe kėtė listė e gjetėm fort tė varfėr.
Tashmė duhet tė punojmė, tė pėrpiqemi qė tė shtohet numri i studentėve, i atyre qė dinė dhe janė tė zot tė punojnė, i atyre qė mund tė bėjnė njė punė tė fitimshme.
Duhet tė kemi njerėz pėr sekretarė - tha miku ynė, dhe jo pėr ministra.
Pandehėm se qeshte. Po jo, miku qe i sinqertė, fliste me seriozitet. Deshėm tė dimė ē'donte tė thoshte. Dhe e pyetėm.
Ne, tha, nė Shqipėri, kemi shumė njerėz qė janė kandidatė pėr ministra, dhe fort pak janė pėr sekretarė; shqiptari ėshtė kryelartė, i pėlqen qė tė rrijė nė krye, kemi pak njerėz tė zotė qė tė punojnė.
S'kuptonim ē'qėllim kishte. Po ai na e shpjegoi:
Do ta kuptoni fort lehtė ē'dua tė them, kur tė mendoni se njė sekretar duhet tė jetė i zoti qė tė shkruaj mirė, tė mbajė nė rregull letrat dhe defterėt, tė rrijė tetė orė ditėn dhe tė punojė mbase edhe natėn. Ministri s'ka nevojė tė bėjė asnjė nga kėto punė. Ay vetėm do tė flasė, do tė kuvendojė.... Sekretarit i duket puna, po qe qė s'di, i del nė shesh puna. Ministri pėrkundrazi ua hedh fajin shokėve.

Miku ynė e thoshte kėtė me ironi dhe me paradoks; se edhe ai e dinte se ministri duhet tė ishte shumė i ditur dhe i zoti. Themi duhet tė ishte dhe shpresojmė se edhe nė Shqipėri kėshtu do tė bėhet.
S'kemi njerėz tė zotė pėr punė tė rregullt, vazhdoj miku ynė. S'kemi se nuk janė mėsuar pėr punė; nuk kishin ku tė mėsoheshin: Ata tė Turqisė janė mėsuar "dembelė"; nė Shqipėri akoma nuk nxorėm dot njerėz tė rinj. Prandaj gjithė duan tė bėhen ministra, dhe asnjė sekretar.
Edhe shtoi: Doni tė bėni njė provė ? Bėni njė zėdhėnie nė "Dielli": thoni se "Vatra" kėrkon tė bėjė ministra pėr nė Shqipėri dhe u lutet atyre qė dėshirojnė kėtė ofiq, tė bėjnė kėrkesa. Do tė shihni se do tė vijnė dyqind mijė aplikime . Tė gjithė duan tė bėhen ministra, qė nga B. B. dhe gjer Sh. G. Jo vetėm se ata janė tė pashėm, pėr krushq, po edhe i mjeri V. L. q' ėshtė si kotele maceje dhe I. P. edhe ata pėr ministėr e kanė syrin. Bėni edhe njė zėdhėnie pėr sekretarė dhe do tė shihni sa pak aplikime do tė vijnė!
Dhe kishte tė drejtė miku ynė. Unė qė po shkruaj kėto radhė, nuk njoh tė kėtė nė mes tė asaj shumicė miqsh qė njoh, tetė prej syresh qė tė jenė tė zot tė bėhen sekretarė.
Kur mendohem sa tė paktė janė sot ata qė dėshirojnė tė bėhen sekretarė, sa tė paktė janė ata, qė mund tė punojnė me rregull dhe me sistem, tė mbajnė nė rregull njė korrespondencė dhe tė shkruajnė bukur njė letėr ose njė raport shqip, njeriut i vjen pėr tė qarė, i vjen pėr tė qarė jo se gjenden tė paktė, po se tė paktė janė ata, qė pėrpiqen tė bėhen mė tė zotė.
Nė mes tė miqve qė ndodheshin nė kėtė bisedim ishte dhe djaloshi Xh.K., student nė Amerikė. S'kishte folur deri atėherė; vetėm dėgjonte. Nė fund tha: Unė doja tė mėsoja pėr Drejtėsi nė Universitet. Po tani e ktheva mendjen: Do tė mėsoj pėr sekretar, dhe jo ministėr. Do tė vete nė Shkollėn e Tregtisė (Business High School) tė mėsoj si mbahet korrespondenca, si mbahen def-terėt, tė mėsoj stenografinė pėr tė shkruar. Miku i tha: Tė jesh i sigurtė se ka mė tepėr nder njė sekretar i zoti se njė ministėr i pa zoti,- shkruante "Dielli".

LUAN MALLTEZ
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 15255
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: MIT'HAT FRASHĖRI - KU TĖ GJEJMĖ NĖPUNĖS QĖ DINĖ SHQIP?   Lun 29 Jan - 15:39

Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
MIT'HAT FRASHĖRI - KU TĖ GJEJMĖ NĖPUNĖS QĖ DINĖ SHQIP?
Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: politika-
Sauter vers: