AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Leter nga Donika Gervalla

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14819
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Leter nga Donika Gervalla   Lun 3 Juil - 19:26

a-Schwarz
Début de la conversation

Vous et Donika Gërvalla-Schwarz n’êtes pas connectés sur Facebook
Études : Jura/Rechtswissenschaften à Fakultät für Rechtswissenschaft der Universität Hamburg
Habite à Bonn


10/06/2013 16:05

E nderuara Donika e bija e nje atdhetarit te shquar.Per hir te simpatise qe kam ndaj familjes suaj e sidomos ndaj babait tuaj dhe gjyshes Aishe,deshta tju them se a e njihni njefare Bahtir Hamzain qe shkruan per babain tend kinse ka qen i lidhur me udben e serbise ?Dhe shkrimet e ketij kapadahiut i merr nga ky shizofren Reshat Badallaj dhe i hudhe ne nje forum"Bashkimi Kombetar ne temen "serbija ka pergaditur gjenocid"

Ja forumin qe kam pasur rastin ta lexoi
Reshat Badallaj paraqitet me njofken;Dreni Drenova.Por ketij palaqos i ndihmon edhe spiuni Avdi Ibrahimi i cili e ka njohur mire nanen Aishe qe ka shkembye biseda tek Begzadi0e kuptoni mesiguri kete.

http://kosovare.forumotion.com/t4051-serbia-ka-organizuar-gjenocid-ne-kosove#237811[/ltr]
17/06/2013 21:27

Pershendetje ,
faleminderit shume per mesazhin. Kam lexuar aty-ketu cfare shkruan Bahtir Hamza dhe te them te drejten nuk ia vlen as per mua dhe as per ju te humbasi, kohen tone me te. Ka njerez qe jo vetem pretendojne qe Babi paska punuar per UDB-en, por edhe qe toka eshte trekendeshe dhe jo e rrumbullaket. Une jam e bindur qe askush nuk ka nevoje t'iu tregoje shqiptareve ne Kosove se kush eshte Jusuf Gervalla. Une nga sulmet e tilla kunder tij nuk shqetesohem fare. Babi ia ka bere vetes vendin e paluajtshem ne histori. 

Ma shpjego te lutem nese mundesh kete punen e Avdi Ibrahimit. Une nuk kam jetuar ne Kosove pas burgosjes se Hysenit dhe aspak nuk i di implikimet rreth Nenes Ajshe. Per mua ajo grua eshte nder figurat me impresionuese qe kam njohur. E bute ne fjale, por e papepur ne qendrime dhe me nje zemer sa nje oqean.

Te te tregoj vetem nje ngjarje te vogel, por qe mua nuk me fshihet nga kujtesa sa te jetoj. Pas atentatit ne janar 1982, nenes Ajshe regjimi jugosllav i lejoi te vinte ne Stuttgart per te varrosur djemte. Meqe erdhi Nena Ajshe, mami bisedoi me organet gjermane dhe me spitalin dhe u pajtuan qe te tre kufomat te sillen nje pasdite ne shtepi, per t'i mundesuar Nenes Ajshe, babait te Kadri Zekes (ne dallim nga djemte dhe nipi nje burre vertet i mrekullueshem), dhe pjesetareve te tjere te familjes dhe miqve per t'i pare edhe njehere dhe per t'u pershendetur njehere e pergjithmone me ta ne ambient shtepiak dhe jo ne morg.

Gjate atyre oreve sa qendruan te tre kufomat tek ne, shtepia ishte plot e perplot. Une kam dhe nje vella me te vogel qe ne ate kohe ishte 4 vjec, dhe mbaj mend qe nuk rehatohej fare ate dite, por ishte vazhdimisht i shqetesuar dhe ne mungese te vemendjes se te tjereve, u mora une gjithe diten me te. Ne mbremje pasi u percollen kufomat per ne spital, shtepia nuk u zbraz menjehere, sepse nje pjese e madhe e mysafireve tane sikur nuk shkeputeshin dot nga ai ambient.

Ne femijeve na erdhi koha per te fjetur dhe u ngjitem ne dhomen tone. Te gjithe te rriturit ishin shume te tronditur, dhe askush as nuk vinte re qe ne ishim aty apo jo. Kur shkuam ne dhome u shtrimë te tre (dy vellezerit dhe une) ne dy dysheke qe na i kishin shtruar pertoke, dhe mbaj mend qe denesnim te tre, shtrengonim njeri-tjetrin dhe nuk ishte e mundur te na zinte gjumi ne asnje menyre. 

Pas rreth nje ore u degjuan hapat e lehte te Nenes Ajshe, e cila futi koken ne dhome per te pare se a po flinim. Kur e pa qe ishim zguar te tre, u shtri ne mesin tone dhe filloi te na tregoje njeren perralle pas tjetres, deri sa zbardhi dita ne kuptimin e vertete te fjales. 

Çfare gruaje, çfare karakteri. Sapo ishte ndare nga dy djemte e saj te vrare dhe duke e ditur qe ne ishim te tronditur nuk na la vetem por me zerin e saj engjellor na ngushelloi deri sa e kaluam se bashku ate nate pa na zene gjumi as edhe nje sekonde. Per jete te jeteve nuk ia harroj kete xhest dhe shume xheste te tjera te ngjashme.

E zgjata shume, por nuk e di pse me zgjoi pikerisht keto kujtime mesazhi yt. Do te ta dija shume per nder nese me sqaron per kete person. Sa per Reshat Badallajn apo Bahtir Hamzen mos humb kohe, se me interesojne sa bora e parvjetme.

Shume te fala,
Donika[/ltr]
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Leter nga Donika Gervalla
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: politika-
Sauter vers: