AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Skėnderbeu ishte shqiptar me nėnė serbe.

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14695
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Skėnderbeu ishte shqiptar me nėnė serbe.    Lun 17 Juil - 17:30

Skėnderbeu ishte shqiptar me nėnė serbe. 


kėtu pėr t’u tėrbuar?
Postuar mė: 17 July 2017 09:46
Nga Mustafa Nano
U bė shumė zhurmė lidhur me njė thėnie timen nė njė takim me ca studentė tė UET-it mbi nėnėn serbe tė Gjergj Kastriotit, alias Skėnderbeut. U bė zhurmė, a thua se kjo gjė po thuhej pėr herė tė parė. Nė fakt, e kanė thėnė edhe tė tjerė para meje, pas vitit 1990. E le ta saktėsojmė njė herė e mirė: nuk kanė bėrė ndonjė tė pabėrė. Kanė thėnė njė tė vėrtetė. Nėna e Skėnderbeut ka qenė serbe. Kjo ėshtė njė tezė qė mbrohet nga tė gjithė studiuesit, tanimė. Ndėr tė parėt qė e ka pohuar kėtė gjė ka qenė njė shqiptar. Quhet Marin Barleti. Dhe e ka shkruar pak kohė pas vdekjes sė Skėnderbeut. Nja 30-40 vjet mė pas. Tridhjetė-dyzet vjet nuk janė aq shumė sa tė komprometojnė besueshmėrinė e rrėfimit. Bibla e Kurani, dy librat qė besohen mė shumė nė historinė e njerėzimit, janė “printuar” teksa kish kaluar njė kohė pak a shumė e njėjtė prej ngjarjeve qė ato rrėfejnė. Me kėtė standard, Marin Barleti si burim historik nuk ka tė sharė. Pastaj, pse do duhej tė dyshonim ne te Marin Barleti? Ky ka qenė njė prift shkodran, e si i tillė “nuk ka pasur asnjė interes” ta nxirrte tė papastėr origjinėn e bashkatdhetarit tė vet.


Marin Barleti nuk ka shkruar nė gjuhėn shqipe. Ka shkruar, megjithatė, pėr ngjarje e personazhe tė historisė sė Shqipėrisė, sidozot pėr Skėnderbeun. Madje, vepra e tij mė e mirė ėshtė “Historia e jetės dhe e bėmave tė Skėnderbeut”, qė, siē merret vesh nga titulli, i kushtohet heroit tonė kombėtar. Tė gjithė ata qė kanė dashur tė merren me heroin kombėtar tė shqiptarėve nuk kanė mundur tė mos i referohen Barletit. Libri i tij ėshtė njė nga dėshmitė mė tė hershme mbi Skėnderbeun. Nė versionin shqip, tė pėrkthyer nga Stefan I. Prifti, nė faqen 2, paragrafi i parė (kėto tė dhėna me saktėsi milimetrike po i jap me shpresėn se mund t’u mbyll gojėn tė gjithė marrokėve qė duan tė flasin pėr gjėra qė nuk i dinė. Por a u mbyllet goja vallė? Kam frikė se ėshtė e kundėrta, mė shumė u hapet): “Gruaja e Gjonit quhej Vojsava, dhe kėtė tė fundit e bėnin jo tė padenjė pėr atė burrė, mė njė anė i ati i saj shumė fisnik, princi i tribalėve, mė anė tjetėr bukuria, sjellja e shpirti i saj i lartė pėrmbi natyrėn e femrės”. Emėrtimi “tribalė” ėshtė i lashtė, parasllav. Ėshtė pėrdorur nga bizantinėt, por edhe nga tė tjerė, deri pas mesjetės, pėr tė thirrur serbėt. Pretendimi i ndonjė studiuesi shqiptar se fjala “tribal” vjen nga “tri-ballė”, me fjalė tė tjera vjen nga shqipja, me fjalė tė tjera akoma ėshtė pėrdorur pėr tė thirrur shqiptarėt, ėshtė krejt i ngritur nė havį.
Tė kuptohemi, fakti qė Skėnderbeu ka pasur nėnėn serbe nuk do tė thotė se Skėnderbeu ka qenė serb, apo se serbėt kanė tė drejtė tė pretendojnė se Skėnderbeu ėshtė i tyre. Jo, Skėnderbeu ėshtė shqiptar. Ēėshtja e origjinės sė Skėnderbeut ėshtė njė muhabet i mbyllur, tanimė. Edhe vetė serbėt e kanė pranuar, pavarėsisht ndonjė zėri qė ėshtė dėgjuar, apo ende dėgjohet, se Skėnderbeu ėshtė i tyre. Tė shumtėt e studiuesve serbė (ata tė huaj, po se po) janė pajtuar pa njė, pa dy me faktin qė Skėnderbeu ėshtė i shqiptarėve. Vladan Gjorgjeviqi, qė nuk mund tė thuhet se i kishte xhan shqiptarėt, pėrkundrazi, i pėrbuzte, ka mbrojtur tezėn e damarit serb tė Skėnderbeut (dhe mirė ka bėrė, pasi kjo ėshtė e vėrtetė), por nė fund e ka njohur Skėnderbeun si tė shqiptarėve. “I vetmi fatos kombtar i shqiptarėvet, Skėnderbegu, ka qenė i farės serbe”, ka thėnė ai. Do duhej tė thoshte “ka qenė edhe i farės serbe”, duke shtuar njė “edhe” pra, por ani, nga Gjorgjeviqi mund tė pritej edhe mė keq. Pastaj, mė shumė rėndėsi ka pohimi i tij se Skėnderbeu ėshtė “fatosi kombėtar i shqiptarėve”. E pėrderisa e ka pranuar kėtė gjė Vladan Gjorgjeviqi, kjo do tė thotė se nė kėtė mes ēdo diskutim ėshtė i tepėrt.
Fakti qė nėna e tij ka qenė serbe nuk i heq asgjė pohimit se Skėnderbeu ėshtė shqiptar. Ashtu si ky pohim nuk e zhbėn dot faktin qė nėna e Skėnderbeut ka qenė serbe. Kjo ėshtė historia. Tė gjitha mund t’i bėjmė sipas qejfit, por jo historinė. Historia ėshtė ajo qė ėshtė. “Pėr inat” tė shumė idiotėve e marrokėve qė do donin tė ishte ndryshe. Dhe kjo histori na thotė se nėna e Skėnderbeut ka qenė serbe, e qė vetė Skėnderbeu ka hyrė, e ka mbetur, nė histori si shqiptar 24 karatėsh. Nuk ėshtė vetėm babai me origjinė shqiptare qė e bėn shqiptar. Ėshtė mė shumė se kaq, ėshtė jeta e tij prej shqiptari, mes shqiptarėve, nė troje qė mė sė shumti banoheshin prej shqiptarėve. Janosh Huniadi ishte i tėri rumun nė origjinė, e megjithatė ai ka mbetur si hero i hungarezėve, sepse luftoi mė sė shumti me hungarezėt, pėr hungarezėt, s’ka gjė se nė thelb luftėrat e tij, ashtu si edhe ato tė Skėnderbeut, ishin kryesisht nė mbrojtje tė Krishterimit.
Figura e Skėnderbeut mbeti prore (me ndonjė zbehje nė periudha tė caktuara) nė kujtesėn e shqiptarėve. Marino Bizzi, arqipeshkvi i Tivarit nė fillim tė shekullit XVII hartoi njė raport mbi vizitėn qė ai bėri nė viset turke, shqiptare e serbe nė vitin 1610, dhe nė atė raport nxjerr nė pah faktin qė “shqiptarėt nuk e kanė harruar heroin e tyre kombėtar, Skėnderbeun” (marrė nga “The history of Servia, and the servian revolution….”, faqja 368, paragrafi i parė, me autor Leopold Ranke; dhe nuk ėshtė pa gjasa qė gjuhėtari apo folkloristi serb, Vuk Karaxhiqi, t’ia ketė lexuar nė dorėshkrim kėtė libėr, pa nxjerrė ndonjė objeksion kundėr raportit tė Bizzit; gjuhėtari i famshėm serb e historiani i famshėm gjerman ishin shokė tė ngushtė).
Vijmė tani te pohimi tjetėr i imi nė takimin me studentėt e UET-it: Skėnderbeu ishte mė shumė i krishterė sesa shqiptar. Nuk ka ndonjė gjė tė ēuditshme nė kėtė mes. Ballkanasit e shekullit XV nuk kanė qenė shumė tė fiksuar pas identitetit etnik. Se mos vetėm ballkanasit! Kudo nėpėr Europė qė atėbotė ishte vetė bota, ishte e njėjta gjė. Principatat e mbretėritė ishin multietnike. Njerėz tė etnive tė ndryshme jetonin pa tė keq, e pa asnjė problem, pranė njėri-tjetrit. Ndėrsa pėr njerėzit e besimeve tė ndryshme fetare nuk mund tė thuhet e njėjta gjė. Kishte plot martesa ndėretnike, por rrallė mund tė ndodhnin martesa ndėrfetare. Pikėrisht pėr kėtė shkak, edhe princėrit e feudalėt ishin me origjinė tė ngatėrruar. Balshajt, fjala vjen, nuk dihej nga cila degė t’i kapje, sido qė rrėnjėt e tyre – kėshtu duket – kanė qenė shqiptare.
Pėrzierja sllavo-shqiptare nuk ka qenė njė gjė e padėgjuar gjatė shekujve XV-XVI, por edhe mė  herėt e mė pas. Tė dhėnat antroponimike tė defterit tė regjistrimit tė popullsisė pėr Kosovėn e vitit 1455 (marrė nga Historia e Kosovės e Jusuf Buxhovit, Kosova III, faqja 27-29) na japin njė panoramė antroponimike tė dy etnive tė shkrira me njėra-tjetrėn edhe brenda familjeve: “Radonja, i biri i Berishės, Kojica, i biri i Gjonit, Radisllavi, i biri i Gjonit, Radivoja, i biri i Gjoneshit, Radica Arbanasi, Milloshi, i vėllai i Berishės, Branisllavi, i biri i Arbanasit, Novaku, i biri i Arnaudit, Radihna, i biri i Arbanasit, Radac, i biri i Arbanasit, Petko Arbanasi, Mihal Arbanasi e Radko, vėllai i tij, Radovani, i biri i Gjinit, Vėlkosllavi, i biri i Medunasit, Gjini, i biri i Vukut, Gjergji, i biri Radiēit, Gjoni, i vėllai i Andrijės, Gjoni, i biri i Popit etj. etj. Pėr tė ilustruar edhe mė mirė kėtė peizazh antroponimik multi-etnik, apo sllavo-shqiptar, brenda familjeve, na shėrben familja e vetė Skėnderbeut. Ju kujtohen emrat e vėllezėrve e motrave tė tij? Jua risjell unė nė mendje: vėllezėrit quheshin Reposh, Stanisha, Konstantin, Gjergj (Skėnderbeu). Ndėrsa motrat quheshin Mara, Jella, Angjelima, Vllaica e Mamica (nuk kuptohet pse tė shumtit e studiuesve kanė adaptuar trajtat Maria e Angjelina, nė njė kohė qė nė veprėn origjinale tė  Barletit, nė latinisht, janė Mara e Angjelima, saktėsisht Angelimā). Siē shihet, njė pjesė e emrave janė sllavė: Vllaica, Mamica, Stanisha…
Ne tė sotshmit, sa herė qė flasim pėr perandorė, mbretėr, princėr, prijės tė atyre kohėve, nėnvizojmė identitetin etnik tė tyre, madje akademitė e vendeve tė Ballkanit hahen pafund nė mbrojtje tė kėtyre etiketave identitare tė vėna aposteriori, por kjo, pėr ata vetė, ka qenė mė pak e rėndėsishme se sa mendohet. Pretendimet e shumė udhėtarėve e studiuesve mbi prejardhjen e pėrzier tė fiseve e klaneve shqiptare e sllave nė zonat ndėrkufitare nuk duhet tė jenė pa gjė. Krerėt i lidhnin martesat me synimin pėr tė fuqizuar pushtetin e ndikimin, dhe “etnia” tjetėr nuk ishte pengesė pėr kėtė gjė. Pėrkundrazi, ishte garanci. Nė fillim tė shekullit XIII, shqiptari Demetrios, djali i Progonit, qė ishte princ i Arbanumit nė Krujė, i kishte marrė vajzėn pėr grua zhupanit tė madh, Stefanit (kėtė e kam marrė nga Konstandin Jireēeku, Historia e serbėve, pjesa e parė, faqet 327-328). Djali i Gjergj Topias u martua me Teodorėn, njė nga motrat e Vuk Brankoviqit, i cili nga ana e vet u martua me tė bijėn e Llazarit, Marėn, dhe kėshtu u bė kunati i Gjergj Balshės, pasi ky i fundit mori motrėn e Marės, Jelenėn (Marrė sėrish nga Jireēeku nė shqip, faqe 137 e 142).
Edhe shtabet e luftės, oborret etj., (pėr tė mos folur pėr ushtritė) ishin tė karakterit multietnik. Ndonjė ndihmės i Skėnderbeut ishte sllav, si fjala vjen Ninac Vukosaliqi. E ky kishte si sekretar tė vetin njė sllav tjetėr me emrin Radiq (marrė nga “Skėnderbeu” i Schmitt-it, faqe 140). E meqė jemi kėtu, duhet thėnė se Kuvendi i Lezhės i mbledhur prej Skėnderbeut mė 1444, e qė ne shqiptarėt e kemi tė regjistruar nė histori si njė ngjarje tė madhe tonėn, dhe me tė drejtė kėshtu, ka qenė sadopak njė summit ballkanik a mesdhetar, ngaqė nė katedralen e Shėn Kollit, nė Lezhė, pėrveē Arianit Golem Topias, Gjergj Stresit, tė birit tė Balshės qė kish ardhur pa vėllezėrit Gjon e Bojko, Nikollė e Pal Dukagjinit, Lekė Zaharias, Pjetėr Spanit, Lekė Dushmanit, ishin tė pranishėm edhe Stefan Cernojeviqi me tė bijtė Gjergjin e Gjonin, e disa princėr venedikas. Stefan Cernojeviqi, qė ishte me origjinė tė pėrzier shqiptaro-sllave, ishte edhe nė takimin e parė qė Skėnderbeu bėri nė Krujė me aleatėt e mundshėm nė luftėn kundėr osmanėve.
Ballkani ka qenė, dhe ėshtė, i ngatėrruar, gjė qė na ka bėrė ne me komplekse, makthe e paranoja. Nė momentin qė njė personazh ėshtė i madh, drejt tij zgjaten tė gjitha duart. Ja, shikoni atė qė ngjan me Nėnė Terezėn. Shqiptarėt e maqedonasit janė nė garė pėr ta “pėrvetėsuar” tė tėrėn. Sikur tė ish nė dorėn e tyre, do ta kishin shqyer copash, pėr tė rrėmbyer prej saj ē’tė mundnin, ndonjė krahė, a mollaqe, a gjķ, a ku di unė se ēfarė tjetėr. Historia e ka thėnė tė vetėn, megjithatė. Ajo ka qenė shqiptare nė origjinė, dhe kjo gjė ėshtė pranuar nga tė gjitha burimet (dhe nga ajo vetė, mbi tė gjitha), por beteja nuk ka tė sosur. Shqiptarėt nuk e lėshojnė nga duart, e quajnė tė tyren, vetėm tė tyren, e kanė shndėrruar nė njė ikonė e krenari kombėtare, sido qė ajo nuk jetoi asnjė ditė mes tyre e nuk diti tė fliste shqip. Identiteti etnik ishte gjėja mė e parėndėsishme pėr tė. Por maqedonasit nuk dorėzohen. Pse? Sepse, me standardin ballkanik, edhe ata kanė tė drejtė ta pretendojnė. Ajo ka lindur nė Shkup, qė sot ėshtė i tyre. Ky nuk ėshtė argument? Punė e madhe! Nė Ballkan ēdo pretendim kėshtu ėshtė. Si me Aleksandrin e madh. Historiani i shekullit XX, Leften Stavros Stavrianos shkruan: “Grekėt thonė se Aleksandri i Madh ėshtė i tyre; shqiptarėt pretendojnė tė njėjtėn gjė, madje kanė bėrė edhe njė monedhė me fytyrėn e Aleksandrit tė Madh tė stampuar nė tė; por edhe bullgarėt nuk rrinė prapa; ata i inkurajonin ushtarėt e tyre gjatė luftės I botėrore me thirrjet nė nderim tė bullgarit tė famshėm, Aleksandrit tė Madh”, (shih librin “The Balkans since 1453”, faqe 14, paragrafi 1). Ndėrsa Edith Durhami dėshmon se maqedonasit, nė kryengritjet e tyre antiturke nė vitet e para tė shekullit XX, kėndonin njė kėngė, ku tregohej se njė shqiponjė qė fluturonte nė qiell, hedh shikimin poshtė, sheh maqedonasit qė po luftonin, e pyet: Cilėt janė ata qė po luftojnė? Pėrgjigja ishte: Janė bijtė e Aleksandrit tė Madh qė po rizgjohen. (Shih “The burden of the Balkans”, faqe 6, paragrafi 2).
Pėrsėris: Nuk ka asgjė pėr t’u ēuditur nė kėtė mes. Ah, po, e vetmja gjė pėr t’u ēuditur ėshtė kjo histeri e tėrė qė ka lindur rreth njė fraze simes gjatė njė bisede, tė zgjedhur pėr titull nga portalet e gazetat: Nėna e Skėnderbeut ishte sllave. Kam bėrė njė libėr tė tėrė ku merrem me ēėshtje tė ndryshme tė historisė sė Shqipėrisė, edhe me origjinėn e Skėnderbeut (ėshtė fjala pėr Sandwich-in), por njerėzit e kanė mė tė lehtė tė ndalen te raportimi i njė bisede tė shkujdesur qė unė kam patur nė Vlorė me disa dhjetėra maturantė e studentė tė UET-it. Mė mirė kėshtu, sidoqoftė, sepse ja, mė bėnė tė ulem e tė bėj ca sqarime shtesė.  Me shpresėn e mekur se dikujt mund t’i kenė vlejtur.
http://www.mapo.al/2017/07/skenderbeu-ishte-shqiptar-me-nene-serbe-cka-ketu-per-tu-terbuar/1
tjetra gazete
http://www.koha.net/veshtrime/32206/skenderbeu-ishte-shqiptar-me-nene-serbe-cka-ketu-per-tu-terbuar/

http://www.botasot.info/speciale/447193/dara-vojsava-nena-e-skenderbeut-ishte-halla-e-leke-dukagjinit/

http://telegrafi.com/muc-nano-eshte-pretencioz-sfidon-edhe-studiuesit-e-skenderbeut/

.............................................................
“Nėna e Skėnderbeut ka qenė serbe.

Marin Barleti nuk ka shkruar nė gjuhėn shqipe. Por dihet se ka shkrueper Skenderbeun.

Fan Noli i kushton njė fusnotė tė gjerė prejardhjes sė Vojsavės,  bijė e sėrės sė Muzakajve ,duke risjellė nė mėnyrė tė pėrmbledhur mendimet e disa dijetarėve qė kanė rrahur kėtė ēėshtje.
studiuesi maqedonas, Boban Petrovski, i cili pėrpiqet tė bėjė njė lidhje tė pamundur me njėfarė Gėrgur Golubiē.

Voisava Tribalda’, studiuesi maqedonas thotė se mundėsia e parė ėshtė qė ky Gėrguri tė jetė biri i njė sevastokrati tė Ohrit (me gjasmė bullgar), kurse mundėsia e dytė ėshtė qė po i njėjti tė jetė njė fisnik serb i derės sė Brankoviqėve.

Edhe Kristo Frashėri, autor i biografisė serioze pėr Skėnderbeun, pėrkujton faktin qė Vosjava si emėr pėrdorej gjėrėsisht nga familjet feudale shqiptare. Fjala bjen, Karl Topia dhe Gjergj Arianiti kishin qė tė dy vajza me emrin Vojsava.
Pėrndryshe, Gavril Dara i Riu nė jetėshkrimin e tij pretendon se Vojsava ishte bija e princit tė Mirditės.
stdiuesi Luan Muhameti, nė njė tė pėrditshme shqiptare, sikur tė kishte bashkėbiseduar me rilindasin e madh, pohon se
“ Vojsava ishte bijė e Dukagjinėve, halla e Lekė Dukagjinit”. 
Po kėtė tė vėrtetė pohon edhe A. Gega, kur shkruan se “Duhet pranuar se mbiemri Kastriot vjen nga Kastri me origjinė romake”Emėrtimi “tribalė” ėshtė i lashtė, parasllav.
Janosh Huniadi ishte i tėri rumun nė origjinė, e megjithatė ai ka mbetur si hero i hungarezėve, sepse luftoi mė sė shumti me hungarezėt, pėr hungarezėt, s’ka gjė se nė thelb luftėrat e tij, ashtu si edhe ato tė Skėnderbeut, ishin kryesisht nė mbrojtje tė Krishterimit.Tė kuptohemi, fakti qė Skėnderbeu ka pasur nėnėn serbe nuk do tė thotė se Skėnderbeu ka qenė serb, apo se serbėt kanė tė drejtė tė pretendojnė se Skėnderbeu ėshtė i tyre. Jo.
Vladan Gjorgjeviqi, qė nuk mund tė thuhet se i kishte xhan shqiptarėt, pėrkundrazi, i pėrbuzte, ka mbrojtur tezėn e damarit serb tė Skėnderbeut (dhe mirė ka bėrė, pasi kjo ėshtė e vėrtetė), por nė fund e ka njohur Skėnderbeun si tė shqiptarėve. “I vetmi fatos kombtar i shqiptarėvet, Skėnderbegu, ka qenė i farės serbe”, ka thėnė ai. Dhe kjo histori na thotė se nėna e Skėnderbeut ka qenė serbe, e qė vetė Skėnderbeu ka hyrė, e ka mbetur, nė histori si shqiptar 24 karatėsh.Vijmė tani te pohimi tjetėr i imi nė takimin me studentėt e UET-it: Skėnderbeu ishte mė shumė i krishterė sesa shqiptar. 
Pėrzierja sllavo-shqiptare nuk ka qenė njė gjė e padėgjuar gjatė shekujve XV-XVI, por edhe mė  herėt e mė pas. Tė dhėnat antroponimike tė defterit tė regjistrimit tė popullsisė pėr Kosovėn e vitit 1455 (marrė nga Historia e Kosovės e Jusuf Buxhovit, Kosova III, faqja 27-29) na japin njė panoramė antroponimike tė dy etnive tė shkrira me njėra-tjetrėn edhe brenda familjeve: “Radonja, i biri i Berishės, Kojica, i biri i Gjonit, Radisllavi, i biri i Gjonit, Radivoja, i biri i Gjoneshit, Radica Arbanasi, Milloshi, i vėllai i Berishės, Branisllavi, i biri i Arbanasit, Novaku, i biri i Arnaudit, Radihna, i biri i Arbanasit, Radac, i biri i Arbanasit, Petko Arbanasi, Mihal Arbanasi e Radko, vėllai i tij, Radovani, i biri i Gjinit, Vėlkosllavi, i biri i Medunasit, Gjini, i biri i Vukut, Gjergji, i biri Radiēit, Gjoni, i vėllai i Andrijės, Gjoni, i biri i Popit etj. etj. Pėr tė ilustruar edhe mė mirė kėtė peizazh antroponimik multi-etnik, apo sllavo-shqiptar, brenda familjeve, na shėrben familja e vetė Skėnderbeut. Ju kujtohen emrat e vėllezėrve e motrave tė tij? Jua risjell unė nė mendje: vėllezėrit quheshin Reposh, Stanisha, Konstantin, Gjergj (Skėnderbeu). Ndėrsa motrat quheshin Mara, Jella, Angjelima, Vllaica e Mamica (nuk kuptohet pse tė shumtit e studiuesve kanė adaptuar trajtat Maria e Angjelina, nė njė kohė qė nė veprėn origjinale tė  Barletit, nė latinisht, janė Mara e Angjelima, saktėsisht Angelimā). Siē shihet, njė pjesė e emrave janė sllavė: Vllaica, Mamica, Stanisha…



Gruaja e Gjonit quhej Vojsava,
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Skėnderbeu ishte shqiptar me nėnė serbe.
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: sport-
Sauter vers: