AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Mero Baze;O Milaim Zekani lidhi qent,mos mu kercno si Ahmet

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14819
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Mero Baze;O Milaim Zekani lidhi qent,mos mu kercno si Ahmet    Jeu 5 Oct - 6:35

Pėr dijeni qeverisė shqiptare dhe Presidentit tė Republikės
 
Nga Mero BAZE
 
Tani mbetet tė besohet nėse kėta njerėz flasin dhe serbėt vrasin ose nėse serbėt flasin dhe kėta njerėz vrasin.
Po mė detyroni tė shkruaj kėtė letėr tė hapur nė kėtė kohė tė vėshtirė pėr shqiptarėt jo aq i shqetėsuar nga fati im apo miqve dhe kolegėve tė mi gazetarė dhe politikanė se sa nga rreziku i hapjes sė njė fronti tė brendshėm tė luftės civile, i cili do tė ishte shėrbimi mė i madh qė mund t’i bėhej Serbisė nė kėto momente.
Ndėrsa lajmet nga Kosova janė pėrditė e mė tragjike, po duket qartė se faktori politik dhe ushtarak shqiptar pėrveē se ėshtė nė diskordancė tė plotė, ka dhe shenja tė qarta armiqėsie ndaj njėri-tjetrit. Radiotelevizioni i vetėm shtetėror nė Shqipėri nė vend tė informacioneve pėr fatin e shqiptarėve po pėrpiqet tė kthehet nė njė frėngji nga ku shpallen lista pushkatimesh pėr shqiptarėt. Njerėz tė papėrgjegjshėm qė po pėrpiqen tė kalojnė nga jeta e azilantit nė jetėn e pėrditshme tė qytetarėve normalė tė shoqėrisė shqiptare po pėrpiqen tė konvertojnė nė urrejtje ndaj shqiptarėve gjithė komplekset e tyre tė inferioritetit. Njė komunikatė pėr shtyp e publikuar nga televizioni shqiptar bėri tė ditur se tani e tutje Bujar Bukoshi ishte njė kriminel lufte dhe njė tjetėr ministėr i tij Muhamet Bicaj, do tė ndiqej si i tillė nga disa shqiptarė anonimė qė kanė mė se 20 vjet qė nuk shkelin nė Kosovė. Nė fakt kėrcėnime tė tilla nė rast lufte ndaj shqiptarėve janė tė rrezikshme, jo aq pėr fatin e njė individi, se sa pėr rrezikun e kthimit tė luftės ēlirimtare nė luftė civile.
I drejtohem Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, jo aq nga bindja se ėshtė i painformuar rreth kėsaj situate barbare mes shqiptarėve, por thjesht nga detyra ime qytetare pėr tė komunikuar publikisht me tė rreth disa precedentėve tė rrezikshėm qė po ndjellin flakėt e luftės civile nė shoqėrinė shqiptare.
Sė pari tė gjithė duhet tė kemi kurajon tė pranojmė se mospajtimet e brendshme politike janė normale dhe qėndrimet e ndryshme politike janė njė realitet qė pranohet nė tė gjitha shoqėritė e hapura. Por mospajtimet modelohen nga kontaktet dhe dialogu dhe jo nga listat e pushkatimeve dhe vrasjet e intelektualeve.
Autori i tekstit tė djeshėm ėshtė Milaim Zeka, i cili ka vetmarrė pas Konferencės sė Parisit rolin e njė farė zėdhėnėsi publik tė delegacionit tė UCK nė bisedimet pėr paqe nė Kosovė. Ky njeri nuk ėshtė i rrezikshėm pse tė dėnon me vdekje apo pse bėn lista tė tilla publike. Ky njeri dhe ata qė qėndrojnė pas tij, nuk janė tė rrezikshėm se tė vrasin vėrtet, por ata po pėrdoren si vrasės ordinerė nė njė fushatė tė tėrė vrasjesh politike ndaj shqiptarėve.
Mė lejoni zotėrinj, t’u bėj publike, se ndėrsa nė Paris zhvillohej Konferenca pėr Kosovėn, ky njeri, pra Milaim Zeka, mė ka thirrur nė prani tė njė anėtari tė delegacionit tė UĒK, Azem Sylės, dhe mė ka bėrė me dije sė bashku me zotin Syla, se e kisha bėrė hak “me m’i thye kryet qysh herėt”. Personalisht u thashė se nuk pranoja tė vihesha para njė trupe speciale qė po mė dėnonte me vdekje dhe u pėrmenda se emri im ka qarkulluar nė disa lista vdekjesh tė LPK-UCK-sė sė bashku me disa kolegė tė mijė, mbi disa prej tė cilėve fatkeqėsisht tani kanė rėnė plumbat e vdekjes dhe disa prej tyre po treten nėn dhe. Unė u pėrmenda se kam qenė nė listė bashke me Enver Malokun dhe Sabri Hamitin prej tyre dhe kjo nuk u bėri pėrshtypje por vazhduan me gjuhėn e tyre staliniste.
Ky njeri, pra Melaim Zeka, ka marrė gati publikisht pėrsipėr nė emėr tė atyre qė pėrfaqėson vrasjen e Ahmet Krasniqit dhe dje shpalli viktimė tė radhės Bujar Bukoshin dhe Muhamet Bicajn. Tashmė kėto lista vdekjesh po mbulohen dhe me njė ajkė patriotizmi dhe po bėhen publike nė televizionin e vendit tim, tė shtetit tim dhe tė kombit tim. Duke shfrytėzuar rastin qė tani ėshtė luftė dhe nė luftė njeriu mund tė vritet, ky soj kriminelėsh, qė kur u dilte para ndonjė serb nė Rambuje ose hidheshin nga dritaret e kafeneve ose u lėpiheshin gazetaruceve serbe qė ishin atje, janė trima vetėm kur kėrcėnojnė dhe vrasin shqiptarėt. Ky Melaim Zeka, portretin e tė cilit e kam tė fiksuar vetėm nga karafilat qė i ka sjellė Enver Hoxhės kur kam qenė nxėnės nė shkollė tė mesme, tani po merr pėrsipėr publikisht tė gjitha vrasjet e shqiptarėve. Ky e mori pėrsipėr Ahmet Krasniqin, e mori pėrsipėr nė sy tė Azem Sylės (Daja), Enver Malokun, natyrisht ka marrė pėrsipėr Sabri Hamitin, po merr pėrsipėr tė vrasė Bujar Bukoshin dhe Muhamet Bicajn, ka shpallur njė listė me dhjetė vetė qė duhen vrarė mes tė cilėve ėshtė dhe emri im dhe i kolegėve e miqve tė mijė politikanė dhe gazetarė dhe nuk dihet se ku do ta ndalė turrin.
Unė e kuptoj se njerėz tė frustruar nga jeta e emigrantit dhe mospėrfillja shoqėrore kanė plot mllefe ndaj institucioneve dhe njerėzve qė e kanė krijuar vetė personalitetin e tyre, por nuk e kuptoj se ku e gjejnė guximin kėta njerėz qė tė dėnojnė publikisht me vdekje shqiptarėt dhe nė shumicėn e rasteve t’i ekzekutojnė ata me ndihmėn e serbėve. Them kėshtu, pasi kam bindjen qė kolegun tim Enver Maloku mund tė mos e kenė vrarė miqtė shqiptarė tė Milaim Zekės qė ata ditė hapėn njė agjenci tė re lajmesh, por ata ja kanė bėrė publike pretencėn njėsoj si Sabri Hamitit, njėsoj si Ahmet Krasniqit, njėsoj si Azem Hajdarit, njėsoj si Fehmi Aganit dhe Alush Gashit. Tani mbetet tė besohet nėse kėta njerėz flasin dhe serbėt vrasin ose nėse serbėt flasin dhe kėta njerėz vrasin.
Unė do tė ndjehesha i qetė nėse Melaim Zeka dhe njerėzit qė ai pėrfaqėson, tė mė tregojnė sa serbė kanė vrarė. Ėshtė e lehtė qė pėr t’u bėrė i njohur tani qė lufta ka nisur, tė bėsh lista pushkatimesh, por Milaim Zeka dhe gjithė ata qė ka nga pas, me pushkė apo me damkė nė krah, duhet ta dinė mirė, se nėse emrat e intelektualėve shqiptarė i kanė nė lista pėr t’i vrarė, pėr t’i sjellė Kosovės dhe Shqipėrisė pushtetin e proletariatit dhe klasės punėtore, do ta kenė pak tė vėshtirė.
Do ta kenė tė vėshtirė, sė pari pėr shkak se qė nga sot kur unė po e bėj kėtė denoncim publik ndaj vrasėsve tė shqiptarėve e tutje, ka plot burra qė janė tė gatshėm ta shikojnė me tė njėjtin vigjilencė sikundėr serbėt dhe Melaim Zekėn, apo ata, qė deshėn tė ma thyenin kryet mė shpejt. Melaim Zeka dhe banditėt qė trimėrojnė atė, ndjehen trima se shėtisin me makinat e Shėrbimit Sekret shqiptar, se flejnė nė vilat e qeverisė shqiptare, se flasin me telefon satelitorė nga Kukėsi duke u paraqitur nga Drenica. Por ėshtė vonė pėr mua dhe kolegėt e mijė gazetarė tė trembemi tani nga krimba tė tillė.
Unė e di se Melaim Zeka nuk di tė vrasė thjesht se nuk ka prekur ndonjėherė pushkė me dorė, por nė vend tė tij mund tė shkrepė revolen dikush tjetėr, nga ata qė e mbajnė nė vila dhe nė katin e katėrt tė Ministrisė sė jashtme nė Tiranė. Nė rastin e kolegėve tė mijė nga Kosova, tė gatshėm pėr kėtė punė janė ēetnikėt qė sillen rrugėve tė Prishtinės. Ajo qė mbetet e vėrtetė, ėshtė se mbi intelektualėt shqiptarė nė Kosovė po qėllon dora e Serbisė por me njė guxim pėr t’u admiruar ose pėr t’u mėshiruar po i merr pėrsipėr njė grup mafioz shqiptarėsh qė manipulojnė me gjakun e atyre shqiptarėve qė duan lirinė e tė Kosovės.
Personalisht nuk ndjehem i shqetėsuar nga lista tė tilla vdekjesh ashtu sikundėr jam i sigurt se dhe personalitetet e jetės politike dhe intelektuale nė Prishtinė nuk e llogarisin as pėr armik dhe as pėr kriminel kėtė racė shqiptarėsh.
Por kjo nuk do tė thotė qė kėta njerėz duhen lejuar qė me pistoleta nė dorė t’u japin folėsve tė Televizionit shqiptar trakte ku dėnohen shqiptarėt me vdekje. Kam duruar deri tani katėr lista vdekjesh nga kjo racė dhe do tė duroja dhe njėqind tė tjera nga Daja, nga Zeka dhe nga tė gjitha pseudonimet qė fillojnė me emra zvarranikėsh dhe pėrfundojnė me pseudonimet e Enver Hoxhės duke u inkurajuar nga proverbi shqiptar “qeni qė leh nuk tė ha”, por tashmė ky lloj qeni po leh pėr hesap tė Serbisė e cila nė fakt ka treguar se sė paku dhėmbė ka. Ndaj ka ardhur koha tė lidhen kėta zagarė.
 
Tiranė mė 31 mars 1999”
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Mero Baze;O Milaim Zekani lidhi qent,mos mu kercno si Ahmet
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: politika-
Sauter vers: