AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Fatmir Lima akuzohet prape me fakte

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14819
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Fatmir Lima akuzohet prape me fakte   Mar 17 Oct - 15:35

[size=40]Fatmir Limaj Propozon Hashim Thaēin Pėr Dėshmitar[/size]
Deputeti Fatmir Limaj ka propozuar si dėshmitar kryeministrin Hashim Thaēi rreth sms-ve qė ngarkojnė tė parin pėr krim tė organizuar nė rastin e ish-Ministrisė sė Transportit dhe Telekomunikacionit. Ai gjatė kundėrshtimit tė aktakuzės, i pėrlotur, ka thėnė se ėshtė prekur nė ndershmėri. Gjatė seancės dėgjimore tė mbajtur tė premtėn, Limaj dhe tė tjerėt kanė hudhur poshtė tė gjitha akuzat pėr kryerje tė veprave penale.

Kryeministri i Kosovės Hashim Thaēi, ish-shefi i Zyrės Ndėrkombėtare Civile (ICO) Peter Faith, ish-shefja e Prokurorisė Speicale tė EULEX-it Isabell Arnal dhe ish-kryeprokurori i EULEX-it Johannes van Vreeswijk, janė katėr dėshmitarėt e propozuar nga deputeti i Partisė Demokratike tė Kosovės, Fatmir Limaj, pėr tė dėshmuar nė rastin e njohur si “rasti i korrupsionit”.

[size=36]NDĖRLIDHUR

[/size]
[size]

Propozimi i Limajt ėshtė bėrė tė premtėn gjatė seancės gjyqėsore [seancė dėgjimore] nė rastin e njohur gjyqėsor ku Fatmir Limaj dhe gjashtė tė pandehur tė tjerė akuzohen pėr 13 vepra penale qė kanė tė bėjnė kryesisht me korrupsion dhe shpėrdorim tė detyrės zyrtare.
Lidhur me propozimin pėr dėshmitarė, gjykata do tė pėrcaktohet pasi fillimisht tė vendosė nėse do tė vazhdohet me gjykimin e rastit, ose nėse aktakuza do tė hidhet poshtė.
Nėse Thaēi aprovohet si dėshmitar, nė bazė tė procedurės penale ai ėshtė i detyruar tė dėshmojė para gjykatės.
Nė kėtė seancė palėt mbrojtėse dhe tė pandehurit pėr mė shumė se tetė orė kanė paraqitur kundėrshtimet e tyre pėr hudhjen poshtė tė aktakuzės.
Limaj, gjatė paraqitjes sė tij i ėshtė referuar ēėshtjes sė transkriptit tė mesazheve telefonike, provė kjo e cila ėshtė kundėrshtuar nga mbrojtja e Limajt qysh nė kohėn sa po zhvilloheshin hetimet.
Sipas aktakuzės sė ngritur nga prokurori Johannes Pickert, Fatmir Limaj kishte shkėmbyer mesazhe dhe ishte takuar me Mehmet Shkodrėn, pronar i kompanisė “Intereuropa” qė garonte nė tender dhe pohonte se tenderi i ishte premtuar. 
Aktakuza po ashtu e bėn ish-ministrin pėrgjegjės pėr takime personale me operatorė ekonomikė derisa tenderėt ishin nė vazhdim dhe pėr marrje ryshfeti. “Shefi” Limaj, sipas aktakuzės, udhėhoqi njė grup kriminal qė, duke e pėrdorur me qėllim fragjilitetin e administratės dhe limbon e paspavarėsisė, veproi qė tė merrte pėrfitime personale duke mbushur xhepat me “shuma tė konsiderueshme ryshfetesh”.
Avokati Karim Khan, qė nė kėtė rast mbron Limajn, ka ofruar pėr gjykatėn versionin e tij pėr ēėshtjen e sms-ave.
Khan tha se personi i parė i cili kishte pranuar kėto sms ėshtė Hashim Thaēi, i cili kishte shkuar tė njėjtėn ditė nė zyrėn e Fatmir Limajt pėr ta pyetur rreth pėrmbajtjes sė sms-ve.
“Limaj nuk ėshtė fshehur askund kur ėshtė pyetur pėr sms nga Thaēi, por menjėherė ka thirrur Endrit Shalėn pėr ta sqaruar kėtė”, tha Khan.
Avokati mbrojtės shtoi se “ato janė dorėzuar nė mėnyrė anonime, nga burime anonime dhe nuk ka asnjė lloj prove pėr vėrtetėsinė e tyre”.
Edhe Limaj ka pėrmendur ēėshtjen e mesazheve telefonike dhe duket se kjo ėshtė arsyeja pse ai ka propozuar qė tė ftojė kryeministrin e Kosovės, Hashim Thaēi, nė cilėsinė e dėshmitarit.
Kryeministri ende nuk e ka komentuar propozimin e Fatmir Limajt qė ai tė paraqitet si dėshmitar.
Gazeta Jeta nė Kosovė ka raportuar mė 30 nėntor 2012 se prokuroria e EULEX-it nuk ka propozuar dėshmitar Hashim Thaēin edhe pse ai ishte i pėrfshirė, sipas Limajt, nė aferėn e sms-ve. 
Nė kėtė rast, sipas aktakuzės sė ndryshuar me numėr PPS 425/09 mė 5 dhjetor 2012, Fatmir Limaj, dy vėllezėrit e tij Demir dhe Florim Limaj, Endrit Shala, Nexhat Krasniqi, Florim Zuka dhe Gani Zuka akuzohen pėr trembėdhjetė vepra penale qė kanė tė bėjnė kryesisht me korrupsion dhe keqpėrdorim tė detyrės zyrtare.
Rasti ka tė bėjė me periudhėn kohore gjersa Fatmir Limaj shėrbente si ministėr i Infrastrukturės dhe Telekomunikacionit. 
Grupi prej shtatė tė pandehurve akuzohet pėr krim tė organizuar, pėrvetėsim gjatė ushtrimit tė detyrės, lidhje e kontratave tė dėmshme, shpėrdorim i detyrės zyrtare, marrje e rryshfetit, dhėnie e rryshfetit, keqpėrdorim i autorizimeve nė ekonomi, pastrim i parave, pengim i tė provuarit, asgjėsim apo fshehje e materialit arkivor, mbajtje nė pronėsi dhe posedim tė paautorizuar tė armėve dhe mosdeklarim tė parave tė pranuara gjatė fushatės.
Hashim Thaēi | Foto: PDK Facebook
“Nuk di a tė qesh, a tė qaj, apo ēfarė tė bėj?”
Nga tetė orė seancė, mė shumė se gjysma e kohės ėshtė shfrytėzuar vetėm nga Limaj dhe mbrojtėsi i tij, tė cilėt sė bashku kanė hedhur poshtė akuzat e ngritura nga prokurori Pickert.
Gjatė deklarimeve tė tyre, edhe Khan edhe Limaj janė shprehur se nuk dinė si tė ndjehen mė kėtė rast gjyqėsor.
“Nuk e di a tė qesh, a tė qaj, apo ēfarė tė bėj”, ka thėnė Khan gjatė paraqitjes sė tij, e cila fjali mė pas ėshtė pėrsėritur edhe nga Limaj.
Komandant Ēeliku, siē njihej gjatė luftws, ka filluar tė qajė gjatė paraqitjes sė tij dhe pėr pak ēaste ka ndalur deklaratėn e tij.
Mė pas ai ka vazhduar me lot nė sy duke thėnė se “prokuroria mė ka prekur aty ku e kam gjėnė mė tė shenjtė: ndershmėrinė dhe shėrbimin nė kėtė vend”.
“Kurgjo nuk kam mė dhe kurgjo nuk kam dashur tė kem, pėrveē atyre qė i kemi fituar me djersė”, tha Limaj i pėrlotur.
Gjersa kundėrshtone akuzat Limaj fshinte djersėt dhe vazhdimisht kėrkonte pėr dokumente nė tavolinėn e tė akuzuarit, ku edhe ndodhej i ulur.
Limaj tha se “pėr katėr vjet zyra e prokurorit ka shfrytėzuar tėrė logjistikėn dhe s’ka mundur tė gjej asnjė provė. Asnjė konto number asgjė…”.
“Edhe katėr mijė vjet nuk mund tė gjejė sepse nuk ekziston asnjė provė.”
“Demiri dhe Florimi janė vėllezėrit e mi, Endriti ka qenė shef i kabinetit, ndėrsa Nexhat Krasniqi drejtor i prokurorimit”.
“Duhet mė shku nė burg sepse mė thirrin shef a? Nėse ėshtė ashtu krejt Kosova duhet mė shku nė burg”, tha Limaj.
Limaj tha nė gjykatė se ėshtė i vetmi ministėr qė nuk ka larguar njerėz nga puna, por qė ka punuar me ata qė i ka gjetur aty.
“Faji im i vetėm ėshtė qė kam punuar shumė. Tek ne po punove shumė tė kritikojnė, e po nuk punove nuk tė thonė asgjė”.
Avokati mbrojtės e ka quajtuar kėtė ēėshtje si “boshe dhe me pasaktėsi tė hetimeve”, ndėrsa prokurorin si “refuzues kokėfortė qė tė ushtrojė obligimet ligjore tė tij”.
Ai dhe Limaj vazhdimisht i janė referuar mediave tė cilat kishin raportuar lidhur me kėtė rast.
Khan ka pėrmendur deklaratėn pėr media tė ish-kryeprokurorit tė EULEX-it Johannes van Vreeswijk qė  kishte deklaruar se bėhej fjalė pėr 80 milionė euro shumė kjo qė po rritej ēdo ditė.
“Nga 80 milionė prokurori bie nė shumėn prej 250 mijė euro, por as kjo shumė nuk ka kuptim, sepse kėto para nuk i ka marrė Fatmir Limaj, i cili ende jeton nė shtėpinė e blerė nga babai i tij”.
Njė fakt tjetėr, qė sipas Khan vėrteton “paaftėsinė” e prokurorisė, ėshtė kėrkesa qė prokuroria ka bėrė nė gjykatėn supreme pėr vazhdimin e afatit kohor tė hetimeve.
“Kjo ėshtė bėrė sepse prokuroria ‘nuk ka gjetur bazė pėr akuza’”, tha Khan. Kėrkesa e prokurorisė pėr shtyerjen e afatit tė hetimeve ėshtė hedhur poshtė nga Gjykata Supreme.
Nė aktakuzė pėrmenden edhe disa pagesa qė Limaj i ka bėrė Khanit pėr shėrbime juridike, por kjo pikė ėshtė kundėrshtuar nga vetė avokati i cili tha se “pagesat janė bėrė nga Tribunali i Hagės, gjersa ai shėrbente aty siprokuror”.
Lidhur me kėto kundėrshtime prokuroria do tė thotė fjalėn e saj nė seancėn e ardhshme.
Kundėrshtimet e bėra nga Khan me tė cilat kėrkon qė kjo aktakuzė tė hidhet poshtė janė rreth 100 faqe dhe pėrmbajnė edhe 200 faqe tė tjera dokumente shtesė.
Foto arkiv: Karim Khan dhe Fatmir Limaj
“Doktor Shala ėshtė njeri i devotshėm”
Kundėrshtimet e tyre i kanė paraqitur edhe tė pandehurit e tjerė.
“Nuk ka asnjė provė ose dėshmi kundėr Endrit Shalės”, ėshtė shprehur avokati i tij mbrojtės Arianit Koci.
Sipas Kocit, “doktor Shala ėshtė prind i devotoshėm dhe mjek i mirė dhe fati i tij varet sot”.
Avokati mbrojtės deklaroi se sms-tė nuk gjenden nė arkivin e postės dhe se rrjedhimisht ato nuk kanė ekzistuar asnjėherė.
Kundėrshtimet janė paraqitur edhe nga avokatėt mbrojtės tė Demir dhe Florim Limajt, Nexhat Krasniqit, Florim Zukės dhe Gani Zukės.
Seanca dėgjimore, e dyta mė radhė, qėkur ka filluar gjykimi i deputetit tė Partisė Demokratike tė Kosovės Fatmir Limajt dhe tė tjerėve pėr rastin e njohur si “rasti i korrupcionit”, ėshtė mbajtur nė Kinemanė ABC1 tė premtėn qė nga mėngjesi deri nė rreth orės 18:00.
Fillimisht gjykatėsja caktoi 15 minuta kohė pėr secilin mbrojtės qė tė paraqisnin kundėrshimet e tyre.
Njė gjė e tillė u kundėrshtua nga Khan, Limaj dhe tė tjerėt nėn arsyetimit se duhej tė trajtoheshin si palė tė barabarta.
“Prokurori ka pasur kohė dy ditė pėr tė paraqitur aktakuzėn. Mos na kufizoni nė kohė por na trajtoni si palė tė barabarta”, tha Fatmir Limaj. 
Kinemaja e cila ėshtė marrė me qira nga misionin i EULEX-it nė mungesė tė sallave tė gjykimit mblodhi rreth 150 persona, pėrfshirė kėtu palėt nė proces dhe publikun. 
Seancat gjyqėsore nė rastin Limaj dhe tė tjerėt janė ndėr seancat qė tėrheqin mė sė shumti publik.

Endrit Shala
Vendim gjyqėsor pėr “kufizim tė mediave”
Nė fillim tė seancės, kryetarja e trupit gjykues Anna Adamska Gallant ua tėrhoqi vėrejtjen mediave rreth xhirimit tė seancės gjyqėsore.
Lidhur me xhirimin e seancave unė kam marrė njė vendim dhe pres qė ky vendim tė respektohet, tha Adamska Gallant nė fillim tė seancės gjyqėsore.
Vendimi, i publikuar nė faqen zyrtare tė EULEX-it, parasheh xhirimin e seancave gjyqėsore vetėm gjatė dhjetė minutave tė para tė seancės.
Pėrmes kėtij vendimi, i cili pėrmban gabime gjuhėsore dhe nuk ėshtė i pėrkthyer mirė nga gjuha angleze, gjykatėsja e EULEX-it ka pėrcaktuar edhe mėnyrėn e xhirimit tė seancave gjyqėsore.
Sipas vendimit, mediat lejohen tė bėjnė “vetėm prezantim tė pėrgjithshėm tė sallės gjyqėsore” por u ndalohet “prezantimi i drejtėpėrdrejtė i gjykatėses, tė pandehurve dhe avokatėve”. 
Vendimi pėr kufizimin e mediave ėshtė kundėrshtuar nga Fatmir Limaj dhe avokati i tij mbrojtės Karim Khan.
Tė dy kanė kėrkuar nga gjykatėsja qė tė lejohet xhirimi i plotė i seancės gjyqėsore ashtu siē ishte lejuar gjatė seancės sė parė dėgjimore kur prokurori i rastit Johannes Pickert kishte lexuar aktakuzėn. 
“Katėr vjet nuk kam pasur mundėsinė qė pėr tė gjitha ato shpifje dhe linēime qė janė bėrė kundėr meje dhe familjes sime tė flas para mediave”, ka thėnė Limaj.
“Katėr vjet jam torturuar ndaj dua tė flas”.
Ndėrkohė, pėr tė njėjtėn ēėshtje avokati Khan kėrkoi nga gjykatėsja Anna Adamska Gallant qė mediat tė lejohen tė xhirojnė, nėse dėshirojnė.
“Ky nuk ėshtė rast qė ka dėshmitarė tė mbrojtur dhe ėshtė nė interes tė lartė tė publikut”, tha Khan.
Lidhur me xhirimin e seancave gjyqėsore ėshtė deklaruar edhe prokurori Pickert, i cili nuk e ka kundėrshtuar xhirimin dhe transmetimin e plotė tė seancės gjyqėsore.
Nė pjesėn e parė tė seancės gjykatėsja tha se qėndron prapa vendimit pėr tė mos lejuar xhirimin e seancave dhe se palėt mund tė ushtronin ankesė kundėr kėtij vendimi nė Gjykatėn Kushtetuese tė Kosovės.
Pas pushimit tė drekės Adamska Gallant tha se ka “rikonsideruar” vendimin dhe se ka vendosur tė lejojė xhirimin e seancės nga mediat

[size=32]ETIKETA[/size]

[/size]
[size]
18 Maj 2013 - 10:32[/size]
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Fatmir Lima akuzohet prape me fakte
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: politika-
Sauter vers: