AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Vrasja e Ramiz Hoxhe,me Limen Skender Hoti !

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14819
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Vrasja e Ramiz Hoxhe,me Limen Skender Hoti !   Mar 24 Oct - 6:32

“Ejupi ka hyrė me mu nė automjet dhe jemi nisur nė drejtim tė Banjės. Te “Shupa” e Banjės e kam taku Fatmir Limajn me gjithė njė tjetėr qė atėherė s’e kam njohur e tash e di se ka qenė Skėnder Hoti. Jam ndal e kam pyet personalisht Fatmirin: mos e ke parė njė kerr, nuk i ka 2 minuta qė ka shku kėndej. Ky mė tha: jo. Ka qenė i ulur ka shoferi ndėrsa personi tjetėr ka qenė i ulur nė karriken e parė afėr shoferit, me tesha tė zeza sikur ata personat qė e kishin marrė babėn tem”, tha ai.
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14819
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Vrasja e Ramiz Hoxhe,me Limen Skender Hoti !   Mar 24 Oct - 6:33

Nė gjykimin e Fatmir Limajt, i cili akuzohet pėr krime lufte, lidhur me vrasjen e dy civilėve nė zonėn e Malishevės, dėshmuan tre persona.

Tre dėshmitarėt dhanė versionin e tyre pėr vrasjen e Ramiz Hoxhės nga Bellanica dhe Selman Binishit nga Banja mė 2 tetor 1998.
Nė Gjykatėn e Gjakovės Nuhi Binishi tregoi se si mėsoi se ėshtė vrarė vėllai i tij, Selmani.
Dėshmitari tha se nuk ka qenė i pranishėm kur nga persona tė maskuar ėshtė marrė vėllai i tij nė Bellanicė, por tregoi momentin kur e ka parė atė tė vrarė.
“Kam dėgjuar nga Nazmiu se vėllau im Selmani ėshtė vrarė nė rrugėn qė ēon nė Semetisht. Kur kam shku atje e kam parė vėllain tim tė vrarė. Fytyrėn e kishte tė mbuluar me njė degė lisi me dushk. Prapa kokės ishte i goditur dhe gjoksin e kishte tė mbuluar me gjak”, tha dėshmitari Nuhi Binishi.
Po ashtu, ai para trupit gjykues tha se tė ndjerin e kishin varrosur brenda ditės ashtu siē ishte, “nė mėnyrė qė sadopak tė ruheshin gjurmėt qė mė pas tė zbardhim fatin e vrasjes”.
Dėshmitari tregoi se pas disa ditėsh trupi i vėllait tė tij ishte zhvarrosur nga disa persona, siē tha ai, “me uniforma tė UN-it”. Ai shtoi se asnjėherė nuk ka marrė ndonjė raport pėr kėtė punė.

“Ne si familje nuk kemi marrė asnjė raport nga UN se ēka kanė konstatu ata. Por, verbalisht nga njė femėr kur e kam pyetur mė ka thėnė se vėllai yt ka vdekur nga arma e zjarrit”, deklaroi Nuhi Binishi.
Po ashtu, gjatė dėshmisė sė tij Nuhiu tha tė ketė pyetur edhe zyrėn e Adem Demaēit nė Prishtinė lidhur me vrasjen e vėllait tė tij.
“Jo shumė pas vrasjes kam shkuar nė Prishtinė, nė zyrėn e Adem Demaēit. Aty nuk e kam gjetur Ademin por njė person tjetėr tė panjohur. Ai mė ka dhėnė njė numėr tė telefonit pėr kontakt, e kam telefonuar 2 herė por nuk kam marrė asnjė pėrgjigje. Herėn e tretė kur e kam thirrė atė numėr, mė ka thėnė: mos thirr ma sepse pėr disa raste nuk kthejnė pėrgjigje. Unė nuk kam qenė nė dijeni se kujt do t’i drejtohet dhe kush nuk ka kthyer pėrgjigjen pėr vėllaun tim tė vrarė”, shtoi dėshmitari.
Rreth rastit Nuhi Binishi tha tė ketė kėrkuar informacion edhe nga vetė i akuzuari Fatmir Limaj.
“Kur ka qenė pėr ngushėllime Fatmiri, e kam pyet edhe i kam thanė se vėllain tim nuk e kanė vra dikush nga Shqipėria as nga Drenica. Fatmiri mė ka thėnė se mund tė jetė ndonjė shėrbim sekret dhe se e ka njė shok nė shėrbim sekret dhe do ta pyes. Asnjėherė nuk mė ka kthyer pėrgjigje pėr kėtė punė”, pėrfundoi Nuhi Binishi.
Ndėrsa, vėllai i Ramiz Hoxhės sė vrarė, Hajrizi, tregoi pėr njė takim qė kishin zhvilluar me policinė serbe te “Shupa” e Banjės disa ditė para vrasjes.
Ai tha se nė atė takim ka qenė ai, vėllai i tij i ndjerė, hoxha i Bellanicės, gjithsej 14 veta nga Bellanica.
“Jemi ardhur kėtu nė fshat, tha burra kėshtu ėshtė puna. Dikush me shku e dikush mos me shku, dikush anej e dikush knej, e tash e caktuam krejt katuni me shku, veē mos me marrė kurrfarė obligime. E jena shku 14 veta. Nė listėn e kėtyre 14 vetave kam qenė edhe unė, edhe vėllai”, theksoi Hajriz Hoxha.
Mė pas Hajrizi tha se kanė dalė fjalė nė fshat se ne jemi duke bashkėpunuar me forcat serbe.
“Kur jemi kthyer, kemi biseduar nė xhami pėr kėtė punė dhe ka rrjedhė fjala se ne Bellanica u kemi dhėnė para dhe armė serbėve dhe se gjoja kemi bėrė marrėveshje me forcat serbe, e cila nuk ishte e vėrtetė. Atė ditė forcat serbe janė tėrhequr nga “Shupa” e Banjės”, tha Hajriz Hoxha.

Ndonėse thotė tė ketė pasur raporte shumė tė mira mė tė atin e Fatmir Limaj, nė njė cermoni mortore Hajriz Hoxha tha se i ka kėrkuar sqarim pėr vrasjen e vėllait tė tij.
“I kam thanė Kadri Limės, bani tė fala djalit tan Fatmirit, edhe thuj mem jap sqarime a ka qenė vėllau im tradhtar e tė shkoj te vorri i tij me famlije ta dėnojė pėr sė vdekuri ose duhet me dhanė llogari se kush e ka vra dhe pse”, tha dėshmitari.
Sot para Gjykatės ka dėshmuar edhe djali i tė ndjerit Ramiz Hoxha, Enveri.
Ai rrėfeu pėr atė qė kishte parė nė ditėn kritike, pėr takimin qė ka pasur me tė akuzuarin gjatė kohės kur ishte njoftuar se babain e tij e kanė rrėmbyer disa persona me maska.
“Kur kam dalė afėr xhamisė e kam pa nė kerr babėn Ramizin, axhėn Hajrizin dhe nje kushėri, Ejupin. I kam parė nė dalje tė fshatit nė njė “Golf 2” tė ulur mbrapa, kerri tu ecė dy ushtarė tė armatosur i shkojshin kerrit pėrmas dhe armėt duke i drejtuar nga populli”, rrėfeu Enver Hoxha.
Enveri po ashtu tregoi edhe pėr takimin qė ka pasur me Fatmir Limajn gjatė kohės kur ishte vėnė nė ndjekje tė personave tė maskuar qė i kishin marrė tė atin.
“Ejupi ka hyrė me mu nė automjet dhe jemi nisur nė drejtim tė Banjės. Te “Shupa” e Banjės e kam taku Fatmir Limajn me gjithė njė tjetėr qė atėherė s’e kam njohur e tash e di se ka qenė Skėnder Hoti. Jam ndal e kam pyet personalisht Fatmirin: mos e ke parė njė kerr, nuk i ka 2 minuta qė ka shku kėndej. Ky mė tha: jo. Ka qenė i ulur ka shoferi ndėrsa personi tjetėr ka qenė i ulur nė karriken e parė afėr shoferit, me tesha tė zeza sikur ata personat qė e kishin marrė babėn tem”, tha ai.
Mė tej, dėshmitari tha se kur i thanė se nuk e kanė parė kerrin atėherė ishte nisur nė drejtim tė Banjės.
“Me qenė se forcat serbe kanė qenė tė pozicionuara nė Malishevė e kam ditė qė nuk kanė mundur tė shkojnė andej, jam kthy pėr nė fshatin Kėrvasari. Dhe pa hyrė nė fshatin Kėrvasari e kam pa babėn tė vrarė, edhe ni person tjetėr qė nuk e kam njoftė e tash e di qė ėshtė Selman Binishi”, tha djali i tė ndjerit Ramiz Hoxha.
Gjykata ia kishte ndaluar gazetarit tė KALLXO.com tė incizonte me kamerė gjatė dėshmisė sė dėshmitarėve.
Gjykimi do tė vazhdojė nesėr me dėgjimin e disa dėshmitarėve tė tjerė.
https://telegrafi.com/deshmitari-tregon-ku-e-pa-limajn-ditem-kur-u-vrane-ramiz-hoxha-e-selman-binishi/
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Vrasja e Ramiz Hoxhe,me Limen Skender Hoti !
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: politika-
Sauter vers: