AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Per sexi

Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 15037
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Per sexi   Mar 28 Nov - 5:38



Pėr shtimin e potencės seksuale
Merret njė luge e madhe [gjelle] nga makthi dhe njė luge e madhe [gjelle] mjalt sidri pėrzihen mirė me njėra-tjetrėn, konsumohet tre herė nė ditė nė mėngjes, drekė dhe darkė pas buke pėr afro 15 ditė rrjesht.
Nė pėrmbledhjen me hadithe sahih (tė saktė), ėshtė shėnuar se i Dėrguari i Allahut, Muhamedi (salallahu alejhi ue selem), i kishte bėrė vizitė as’habit Sa’d Bin Ebi Vekkasit (radiallahu anhu), i cili ishte sėmurė gjatė kohės sa kishte qenė nė Mekė, dhe kishte thėnė: ”Thirrni mjekun, le ta vizitojė.”
Dhe ata e kishin ftuar mjekun Haris Bin Kaldahun, i cili e kishte diagnostifikuar gjendjen etij dhe me atė rast kishte thėnė: ”Do tė jetė nė rregull, i jepni supė me hurma dhe makth tė zier.” Familja e kishte kryer kėtė porosi, dhe Sa’di ishte shėruar shpejtė.
Disa mjekė kanė thėnė: ”Sikur njerėzit ta dinin vlerėn e makthit, do ta paguanin peshėn e tij me ar.” Edhe pse kjo thėnie ėshtė shėnuar nė El-Vasili dhe ėshtė thėnė gabimisht se e ka thėnė i Dėrguari (salallahu alejhi ue selem), megjithatė, lidhur me hadithin e cituar kjo i ruan ende vlerat e veta.
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 15037
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Kymete Berisha sherrin ja ka pa atdhetarizmit   Mar 28 Nov - 5:54


[size=40]Kimete Berisha reagon me fjalėt mė tė rėnda pas largimit nga puna: S’ka ditė qė s’mė bėjnė zullum!
[/size]

11:04 / E mėrkure, 22 Nėntor 2017
 
Kimete Berisha ka pėrdorur shprehjet mė tė rėnda pas largimit nga puna.
Ajo ka thėnė se kjo ėshtė hakmarrje ndaj saj pėr kritikat e vazhdueshme bėrė pushtetit.
“Ky ėshtė ēmimi i shkrimeve tė mia, tė cilave u kam parė sherrin, dhe jo vetėm unė, por si nė kohė tė Serbisė, krejt familja ime ėshtė e papunė”, shkruan ajo nė Facebook.
Berisha thotė se nuk ka ditė qė nuk pėrjeton zullum e presion.
“Mua, pėrditė mė ‘vrasin’ nga pak, jam e rexhur, ama sot jam zatetur diqysh, ndjej sikur m’u ka tesh shpirti e po du t’ju tregojė qė s’ka ditė tė Zotit qė nuk pėrjetoj zullum dhe presion direkt dhe indirekt nga paramilitarėt e Kadri Veselit”, ka shkruar ajo.
Berisha ishte pjesė e Kėshillit Drejtues tė Galerisė sė Arteve tė Kosovės.
Reagimin e saj tė plotė mund ta lexoni mė poshtė:
18+
Pordha e ftohtė e Kadri Veselit.
Hakmarrje me bolet e shtetit.
Bashkėudhėtarė tė mij, sot po ju tregon Kimetja diēka qė kurrė nuk ju ka treguar mė parė pėr mos m’u duk si qyqajkė qė e vajton fatin e vet.
Mua, pėrditė mė ‘vrasin’ nga pak, jam e rexhur, ama sot jam zatetur diqysh, ndjej sikur m’u ka tesh shpirti e po du t’ju tregojė qė s’ka ditė tė Zotit qė nuk pėrjetoj zullum dhe presion direkt dhe indirekt nga paramilitarėt e Kadri Veselit.
(Po mė hidhet me shku nė polici me lyp ēare, ama s’ka shpresė se policia ėshtė ‘e tyre’).
Ky ėshtė ēmimi i shkrimeve tė mia, tė cilave ua kam
parė ‘sherrin’, dhe jo vetėm unė, por si nė kohė tė Serbisė, krejt familja ime e papunė.
Po ju bėjė be qė gjithmonė e kam thėnė tė vėrtetėn, vetėm tė vėrtetėn dhe asgjė pėrveē tė sė vėrtetės. Prandaj asnjė padi nuk ėshtė ngritur kurrė rreth meje. Dhe s’do tė ngritet kurrė. Nuk kam gėnjyer njeri dhe nuk kam mashtruar nė jetė.
Ju betohem qė pėr hir tė familjes sime (baba mė ka mėsuar tė mos bėjė krejt ēka mundem), i kam
kursyer, dhe nuk i kam thėnė tė gjjtha tė vėrtetat.
Be po ju bėjė se veē me ma kėput kryet se s’ka kush qė mė ndal tė vazhdoj tė shprehem
e lirė. Mė pėrpara pranoj tė vdes sesa tė gjunjėzohem para frikės.
Merrmini krejt, mos mė lini gjė krye shpirti, se edhe ashtu unė (kush mė njeh mė pyet ku tė rri shpirti) shpeshherė harroj me hėngėr bukė dhe ndodhė mė kalon dita vetėm me njė pikė ujė.
S’kam dashur male e fusha, tambėl e mjaltė, guri xhevahir, e kam
dashur poezinė, Zotin dhe drejtėsinė, e ato s’mi merrni dot.
Me ‘bukuri’ dhe me dashuri jam
e ngopur kaherė, jeta qė mė ka mbetur e shfrytėzoj tė bėjė muzikė. Ndjehem sikur kam jetuar e jetuar aq gjatė sa ‘tė gjitha i di pėrmendėsh’, si poezinė e abetares.
Kėsisoji, si mua, njejtė, e keni ‘mbytur’ shokun tim, ja keni helmu gjakun. Dhe e keni ‘mbytur’ ēdo njeri qė nuk ka pranuar tė bėhet ‘bushtra’ dhe fisheku juaj. Pushkė nuk ėshtė vetėm alltia.
Nė emrin e nanės sime ju falenderoj qė ende nuk ma keni bė si nė ‘The Mystery of Marie Roget’, tė Edgar Allan Poe, duke notuar e vdekur nė ‘Hudson River’, pranė tė dashurit tim tė vdekur, me dy shishe tė helmit nė xhep.
Dhe shpresoj shumė qė kėtė status nuk do ta lexojnė vėlezėrit e mij.
Do t’ju shoh tė lidhur nė hekra. E ndjej. E di. Gjaku nuk humb.
Dhe, Besoj shumė, njė milionė pėr qind besoj, se Zoti ėshtė kėtu me ne.
P.S. Ky status fillon me 18+ pėr mos m’i ligshtu tė rinjtė e mos m’i dekuraju qė tė luftojnė pėr veten dhe tė mos e humbasin besimin nė drejtėsi. Se me pas mend sa duhet unė nė tė vėrtetė s’do tė kisha ēa dėrrasa me kriminelė qė kanė sharruar nė gjak deri nė gjunjė, por me kohė ja kisha therr nga kėtu, ku e kanė nė dorė hajnat dhe kriminelėt.
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Per sexi
Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: sport-
Sauter vers: