AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Qeveria e Bukoshit iku azil me shti ne grusht diaspordhen

Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 15199
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Qeveria e Bukoshit iku azil me shti ne grusht diaspordhen   Sam 23 Déc - 2:22

“Qeveria Bukoshi nė ekzil”, sabotuese e veprimtarisė patriotike e ēlirimtare nė emigracion

Rėndom po zhurmohet shumė pėr t’i identifikuar UDB-ashėt, oficerėt, bashkėpunėtorėt, informatorėt e ish-UDB-sė famėkeqe, por sikur qėllimisht po harrohet fakti se udhėheqėsit kryesorė tė UDB-sė nė Kosovė ishin funksionarėt e Lidhjes Komuniste tė Kosovės, sidomos anėtarėt e Komitetit Krahinor tė LKK-sė dhe anėtarėt e Kėshillit Ekzekutiv (qeverisė). Ata funksionarė komunistė tashmė e kishin primatin udhėheqės nė LDK. Po nė “qeverinė Bukoshi nė ekzil” kishte nga ata? Si nuk kishte!? Dihet mirėfilli se cilat funksione i kishin ushtruar disa ministra tė kėsaj “qeverie” deri nė dhjetor 1989. Pėr momentin po mė kujtohen emrat e Isa Mustafės dhe tė Muhamet Bicaj. Po pėr Bujar Bukoshin, vėrtet, dinim gjė atėherė? Pak, fare pak. Ai u afirmua vetėtimthi me njė aksion spektakolar, i njohur si “kidnapim nga serbėt me maska, duke i vėnė thes nė kokė” (?). Nė disa takime me Bujarin nuk ngurruam tė bėnim edhe biseda “relaksuese”. Nė njėrėn nga ato i pata bėrė pyetje sugjestive: “Si nuk ke treguar asnjė foto tė torturave qė duhet tė kenė bėrė kidnapuesit serbė!?” Ose: “Si mund tė arsyetohet qė UDB-a ka rekrutuar spiunė zadrugarė (shitės) e mėsues edhe nė shitoret e shkollat nė fshatrat mė tė thella tė Kosovės dhe nuk paskėsh qenė e interesuar tė rekrutonte studentė shqiptarė qė studionin nė Beograd!?” etj. Nė vend tė pėrgjigjes, ai ma ktheu: “Pėr shkak tė kėsaj goje tė keqe qė ke, njerėzit tė quajnė anarkistė, ekstremistė, armikė, prandaj tė urrejnė e tė luftojnė”.


Ajo “qeveri” caktoi “tatim” nė emigracion prej 3 % nė paga e fitime. Ajo “qeveri” mori nė dorėzim mjetet financiare nė aksionin gjithėpėrfshirės “ta ndihmojnė shkollėn shqipe” (isha anėtar i kėshillit koordinues).


Ajo “qeveri” mori nė dorėzim mjetet voluminoze tė aksionit “Gjithēka pėr Drenicėn” (mars-qershor 1998). Ajo “qeveri” nxori nė shitje “bona” me vlerė prej 500 e 1 000 DM, me premtim se paratė e atyre “bonave” do tė kthehen pas ēlirimit tė Kosovės. Etj.


Lėvizjes pėr rezistencė aktive dhe veprimtari ēlirimtare, qė pėrbėhej nga patriotėt idealistė, iu mbeti ta pėrballojnė veprimtarinė e tyre me forca tė veta. Masat e gjėra tė emigrantėve ndihmat i derdhnin nė fondin e Bukoshit e tė Isa Mustafės.


Ajo “qeveri” themeloi shėrbim inteligjent, nėse mund t’u zihet besė (dez)informimeve tė Fadil Kajtazit, ndoshta pėr ta konkurruar shėrbimin tjetėr qė kishte formuar “presidenti” Rugova, siē (dez)informoi Mehmet Loci.


Ajo “qeveri” themeloi FARK-un, edhe pse platformė pėrcaktuese LDK-ja, e cila kishte formuar “qeverinė”, kishte politikėn “pacifiste” (por e themeloi qė t’ia kundėrvinte UĒK-sė; ia dolėn vetėm pjesėrisht, meqė nė ndėrkohė e futem nėn kontroll...).


Ajo “qeveri” simulonte qėndrimin mė radikal, si alternativė pėr t’i zvarrit shpresat e tė zhgėnjyerve nga “politika pacifiste” e Rugovės etj.


Edhe kėta individė ēmohen si tė pėrndjekur, edhe pse LDK-ja ishte “legalizuar” me regjistrimin e saj nė Beograd, krerėt e saj nė Prishtinė i ruante policia dhe i favorizonte regjimi i Millosheviqit.


E pra, gjithė kėta individė kanė shumė ithtarė, prandaj konfrontimet janė tė dėmshme nė kėtė kohė.
http://dosja-gervalla.blogspot.fr/search/label/JO%20hakmarrjes%20dhe%20revanshizmit...-shkruan%20Ibrahim%20Kelmendi
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Qeveria e Bukoshit iku azil me shti ne grusht diaspordhen
Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: politika-
Sauter vers: