AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Hysen Gega bised me Bislim Elshanin

Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 15145
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Hysen Gega bised me Bislim Elshanin   Dim 24 Déc - 3:18

 H.Gega: Posi. Po ato janė gjėra qė nuk harrohen. Mė kanė arrestuar me 31 dhjetor 1980 nė orėt e hershme tė mėngjesit, diku kah ora 5-6 sapo kishte filluar pakėz tė zdritej. Hetimet e mia kanė zgjatur rreth 6 muaj. Pothuajse gjatė gjithė kohės sė hetimeve mė kanė marrė nė pyetje Mehmet Lumi dhe Lorenc Selmani. Kah fundi i hetimeve mė ka marrė nė pyetje edhe Adem Ibrahimi. Por nė fillim tė janarit 1981, data e saktė nuk mė kujtohet, po ashtu mė ka marrė nė pyetje edhe Jusuf Buxhovi. Kėshtu ma kanė prezantuar atė. Pėr Jusuf Buxhovin kisha dėgjuar mė parė se ishte korrespodent i “Rilindjes” nė Bon, por nuk e kisha parė kurrė me sy. Pėr herė tė parė e kam parė aty, nė lokalet e Sekretariatit nė Prishtinė.
            Pyetja: Sa herė e ke parė gjithėsejt Buxhovin nė jetėn tėnde?
            H.Gega: Dy herė. Njė herė nė fillim tė janarit tė vitit 1981 kur mė ka marrė nė pyetje dhe njė herė tjetėr nė fillim tė vitit 1991 nė lokalet e Lidhjes Demokratike tė Kosovės, nė Prishtinė.
            Pyetja: A ishte fjala pėr tė njejtėn fytyrė?
            H.Gega: Po
            Pyetja: A mund tė na i pėrshkruani sjellet e tij gjatė hetimeve? Pėr ēfar interesohej mė shumė dhe si sillej?
            H.Gega: Qėllimi i tij ishte qė unė tė pendohem pėr aq sa kisha bėrė. Mė thoshte se mė kishte pėrcjellur “atje” dhe se i dinte tė gjitha gjėrat. M’i pėrmendi disa lokale, por pėr fat n’ato lokale unė s’kisha qenė kurrė. Nė kėtė mėnyrė bile ai mė ndihmonte, ma bėnte me dije se s’dinte, se dinte fort pak ose fare lidhur me ēėshtjen time. Mė bėnte presion psikik. M’i ofendonte shokėt, vėllezėrit Gėrvalla, Ibrahim Kelmendin. E ofendonte Enver Hoxhėn. Mė thoshte se ata janė nė rrugė tė gabuar dhe se edhe mua mė paskan hudhė nė rrugė zė gabuar prandaj duhet...
            Pyetja: Domethėnė shprehej me fjalorin mė tė ndytė tė UDB-sė?
            H.Gega: Po.Po.Po. Me sharje nėne e me fjalė tė cilat as me laps nuk shkruhen.
            Pyetja: Sa herė tė ka marrė nė pyetje?
            H.Gega: Vetėm njėherė. Ka zgjatur disa orė, saktėsisht nuk mė kujtohet, dy deri nė tri orė. Nė prezencėn e tij presioni fizik nuk mė kanė bėrė,  nuk mė kanė rrahur me asgjė... Gjatė asaj kohe kanė qenė mjaft korrektė. Aty ishin prezentė edhe Mehmet Lumi e Lorenc Selmani.
            Pyetja: A ka pasur ndonjė pyetje tė Buxhovit rreth vėllezėrve Gėrvalla?
            H.Gega: Jo, ai s’mė pyeste asgjė pėr ta vetėm i ofendonte, i shante. Thoshte se ata janė nė njė rrugė tė gabuar, se ne kurrė s’kemi qenė mė mirė...
            Pyetja: A mos e keni njohurrastėsisht Buxhovin gjatė qėndrimit tėnd nė RF tė Gjermanisė?
            H.Gega: Jo.
            Pyetja: A ėshtė dėshmuar gjatė marrjes nė pyetje se ai tė ka njohur ty?
            H.Gega: Po. Kur mė kanė sjellė nė zyrė, ata mė kanė prezantuar nė bisedė e sipėr ai mė ka thėnė se tė kam pėrcjellė, se tė kam njohur shumė mirė, se tė kam pėrcjellė ty, i kam pėrcjellė dhe vėllezėrit Gėrvalla. M#i pėrmendte disa lokale e kafene pėr tė cilat pėr herė tė parė dėgjoja prej tij.
            Pyetja: Hysen, kemi dėgjuar edhe pėr njė ofertė qė tė ka bėrė UDB-ja jugosllave lidhur me likuidimin e vėllezėrve Gėrvalla. Sa ėshtė e vėrtetė kjo?
            H.Gega: Po. Kanė qenė tė pranishėm aty Mehmet Lumi, Adem Ibrahimi, Lorenc Selmani, Vesel Krasniqi dhe njė serb. Pėr herė tė parė e kam parė atė aty, vetėm se kam dėgjuar se edhe ai ishte inspektor. Kjo ka ndodhur dikund nė muajin qershor 1981, kah mbarimi i hetimeve tė mia, nė zyrat e SPB-sė sė Prizrenit. Vetė Mehmeti mė ka thėnė, ashtu si dhe tė tjerėt se “do tė lėshojmė prej burgut e do t’i bėjmė tė gjitha kushtet e mundshme, do tė japim armė ēfarė tė duash, kemi armė speciale...Shko likuidoji vėllezėrit Gėrvalla! Ose Ibrahim Kelmendin! Tė holla, pėrveē shpenzimeve, njėqind mijė marka mė tepėr i ke”. Kjo ishte e tėra. Pėr kėtė e kam bėrė me dije edhe shokėt pasi mė kthyen nė burg nga lokalet e SPB-sė.
            Pyetja: Ēfarė ishte pėrgjigja jote pas njė oferte tė tillė?
            H.Gega: Atyre u thashė kėshtu: “I kam katėr fėmijė pėr tė cilėt gjithmonė kam qenė i pėrmalluar sepse tėrė jeta mė ka shkuar nė mėrgim. M#i ofroni fėmijėt e mi kėtu dhe mė jepni automatikun. Nėse mund t’i vrasė ata atėherė mund ta bėj edheveprėn qė kėrkoni ju”. Pas kėtyre fjalėve inspektori serb intervenoi me fjalėt se nuk duhet zgjatur mė tej sepse ky njeri i ka tejkaluar tė tridhjetat, dhe pas kėsaj moshe, sipas tij, bindjet politike po kalokan edhe nė gene dhe s’paska forcė qė t’i ndryshojė. (bisedėn e zhvilloi B. Elshani)
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com En ligne
 
Hysen Gega bised me Bislim Elshanin
Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: sport-
Sauter vers: