AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Shkembim Mehmetin,e paska nxite me bra,Ramushi e me pague Ib

Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 15000
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Shkembim Mehmetin,e paska nxite me bra,Ramushi e me pague Ib   Mer 17 Jan - 14:57

[size=38]Banda e Haradinajt prapa “bipiiit”, tė Shkumbin Mehmetit
NGA: BOTA SOT MĖ: 14 JANAR 2018 NĖ ORA: 08:15[/size]

FOTO GALERI

Ramush Haradinaj dhe Shkumbin Mehmeti
Zogaj: Dėshtoi Drejtėsia nė Kosovė






Tė gjithė ata qė e kanė shikuar emisionin televiziv tė enjten nė mbrėmje, e kanė ditur se pėr cilėn figurė shtetėrore po flet Shkumbin Mehmeti, dėshmitarė i mbrojtur, pavarėsisht se emri i thėnė ėshtė pėrcjellė me njė “biiiip” tė lėshuar nga televizioni. Lėvizja e buzėve, por edhe pėrmendja e Gazmend Sylės, kėshilltar i Kryeministrit Haradinaj, Lah Ibrahimajt po ashtu i afėrt me kryeministrin si dhe ish deputet i AAK-sė dhe Avdyl Mushkolaj njeri i afėrt me AAK-nė dhe Kryetari i OVL sė UĒK-sė nė Deēan, kanė emėrues tė pėrbashkėt vetėm njė emėr. Shkumbin Mehmeti pėrmend emrin e Ramush Haradinajt, duke e ndėrlidhur me grupin qė ka kryer vrasjet e Tahir Zemajt, Sabahate Tolajt, Smajl Hajdarajt dhe tentim vrasjen e Ramiz Muriqit.
Deklarata e dėshmitarit tė mbrojtur Shkumbin Mehmeti, qė pranon se ka qenė i pėrfshirė nė njė mori vrasjesh pas luftės, prej tyre edhe disa figura tė rėndėsishme tė LDK-sė, tregon se institucionet e drejtėsisė nė Kosovė nuk kanė guxim pėr t’i hetuar kėto vrasje.
Mehmeti nė intervistėn pėr televizionin “Klan Kosova”, thotė se grupi nė tė cilin ai bėnte pjesė ka qenė i pėrfshirė nė vrasjen e Tahir Zemajt, Sabahate Tolajt, Isuf Haklajt, Smajl Hajdarajt dhe nė tentim e vrasjen e Ramiz Moriqit.
Ai thotė se ka qenė Ibrahim Kelmendi, themeluesi i LPK-sė qė ka udhėhequr kėtė grup dhe qė ka urdhėruar disa vrasje.
Mė pas, Mehmeti thotė se grupit tė tij i ka ndihmuar edhe vėllai i deputetit tė AAK-sė, Lahi Ibrahimaj qė nė atė kohė ishte oficer i TMK-sė nė Gjakovė.
Thotė se nė grupin e tij ka qenė edhe Gazmend Syla kėshilltar i tanishėm i kryeministrit Ramush Haradinaj dhe Avdyl Mushkolaj i afėrm i AAK-sė.
“Ka dyshime tė forta Gjykatat vendore janė tė nje anshme dhe janė tė ndikuara prej partive tė ndryshme sidomos prej (bepppp).. i kanė pas njerėzit e vet qė kanė kryer vrasje e ki sot Gazmend Sylen qė osht shef nė shoqatat e veteranėve u kanė pjesė e grupit tonė dhe na ka ndihmu pėr mė kry vepra kriminale. Ėshtė edhe Lahi Ibrahimaj mė tė cilin jemi takuar dhe Avdyl Mushkolaj qė po jemi taku dhe kjo ėshtė pjesė e aktakuzės, u kanė pjesė e grupit nuk po them qė ka kryer vrasje sepse jo ēdo anėtar i grupit kryen vrasje, dikush kryen vrasjen dikush e pėrcjell dikush e blenė kerrin dikush ja qet benzinėn, dikush e blenė armen, dikush tjetėr e jep njė informacion secili e kryen punėn e vet dhe i ka mekanizmat e vet jo ēdo njeri kryen vrasje. Ka pas njerėz nė prokurori, ka pas njerėz nė polici dhe ka pasur edhe njerėz tė cilėt edhe i kanė humbur gjurmėt nė vendin e ngjarjes pas plotė njerėz dhe ka plot raste tė tilla. Polici e ka kryer punėn e vet, prokurori punėn e vet duke e mbyll rastin ky tjetri e bo vrasjen, qashtu shkojnė kėto sene”, ka thėnė ai.
Nga ana tjetėr,  familjarėt e tė vrarėve tė LDK-sė u kanė bėrė thirrje organeve tė hetuesisė pėr tu merr me deklaratat e tij.
Familjarėt e aktivistėve tė vrarė tė LDK-sė, i bėjnė thirrje prokurorisė pėr hetime
Familjet Zemaj, Tolaj dhe Haklaj kanė reaguar pas dėshmisė sė dėshmitarit tė mbrojtur tė Prokurorisė Speciale, Shkumbin Mehmeti.
Pėrmes njė deklarate tė pėrbashkėt, familjet janė shprehur tė tronditura lidhur me deklaratat dhe pretendimit e dėshmitarit, pėrcjell Bota sot.
Familjet Zemaj, Tolaj e Haklaj i kanė bėrė thirrje prokurorisė sė shtetit qė tė marrė seriozisht pretendimet e dėshmitarit.
“Dje, mė datė 11 janar 2018, nė emisionin “Zona e Debatit” nė Klan Kosova, ėshtė transmetuar dėshmia e Shkumbin Mehmetit, dėshmitar i mbrojtur i Prokurorisė Speciale, ku janė dhėnė dėshmi tronditėse pėr krime tė pandriēuara nė Kosovė. Nė dėshminė e tij, z. Mehmeti, ndėr tė tjera, ka dhėnė informacione qė lidhen me vrasjen e Kolonel Tahir Zemajt si dhe tė dy policėve hetues, Sebahate Tolajt dhe Isuf Haklajt, duke dėshmuar pėr motivet qė ēuan urdhėrdhėnėsit pėr porositjen e kėtyre vrasjeve si dhe duke apostrofuar emra qė mund tė jenė tė pėrfshirė nė kryerjen e kėtyre krimeve”, thuhet nė deklaratėn e pėrbashkėt tė familjarėve.
“Ashtu si ėshtė tronditur mbarė opinioni publik, edhe familjet tona janė tronditur thellė nga deklaratat dhe pretendimet e kėtij dėshmitari, njėherit i dėnuar pėr krime tė kryera si pjesė e njė grupi kriminal, po ashtu i apostrofuar si pjesė e ndėrmarrjes sė krimeve ndaj familjarėve tanė, Tahir, Hasan, Enis Zemaj dhe Sebahate Tolaj e Isuf Haklaj”.
“Por, ajo qė na ka shqetėsuar pa masė ėshtė dėshmia e tij nė lidhje me neglizhencėn e zyrtarėve tė shtetit karshi deklaratave dhe pretendimeve tė tij. Jemi thellėsisht tė indinjuar qė pavarėsisht pretendimeve tė dėshmitarėve tė mundshėm qė do tė ēonin nė zbardhjen e kėtyre vrasjeve, por edhe tė shumė krimeve tė tjera tė kryera nė Kosovė me motive politike, prokurorėt nuk kanė bėrė sa duhet pėr ta pėrmbushur obligimin e tyre konform standardeve etike dhe profesionale, duke i lėnė kėto raste nė mėshirėn e fatit”.
“Familjet tona ftojnė Prokurorinė e Shtetit qė t’i marrė shumė seriozisht tė gjitha pretendimet e kėtij dėshmitari dhe dėshmitė e tjera eventuale dhe t’i trajtojė ato me seriozitet, nė mėnyrė qė kryerėsit e kėtyre krimeve tė marrin dėnimin e merituar”, pėrfundon deklarata e pėrbashkėt e familjarėve Zemaj, Tolaj dhe Haklaj.
Prokuroria tė merret urgjentisht me deklaratat e Mehmetit
Se prokuroria duhet tė hetoj deklaratat e Mehmetit e thonė edhe analistė politik nė vend.

Faton Mehmeti
FOTO GALERI

“Dėshmia e mbrėmshėm e dėshmitarit Shkumbin Mehmeti shpėrfaq tė vėrtetėn e munguar tash e 18 vjet. Me kėtė rast Prokuroria e Shtetit duhet tė urdhėroj arrestimin e tė lartpėrmendurve nė dėshminė e Shkumbin Mehmetit. Por, dyshoj se kjo do tė ndodh, pasi prokuroria ėshtė e kapur nga njerėz tė politikės, e qė janė tė shoqėri me vrasėsit”, thotė pėr “Bota sot”, analisti Faton Mehmeti.
Mehmeti thotė se vrasja e zyrtarėve tė LDK-sė ka qenė e organizuar nė mėnyrė qė tė vjen nė pushtet krahu i luftės.
“Nuk besoj se gjyqėsori i Kosovės ka guxim tė merret me kėto vrasje, shpresa e vetme ėshtė Gjykata Speciale. Gjithsesi dėshmia e Shkumbin Mehmeti ėshtė pista nga duhet tė fillohen hetimet, dhe qė vrasėsit tė dalin para drejtėsisė”, thotė mė tej Faton Mehmeti.
Ai shtoi, se pa Gjykatėn Speciale asnjėherė e vėrteta s’do tė del nė pah, andaj ėshtė e nevojshme qė sa mė parė tė kemi Gjykatėn Speciale.
Edhe njohėsi i sigurisė nė Kosovė, Fadil Kajtazi thotė se kėto raste nuk janė hetuar pėr shkak tė frikėsimeve nga ana e gjyqtarėve.
“Zakonisht siē u pa prej intervistės sė tij prokurorėt kanė marrė nga ai deklarata fillestare nga Shkumbin Mehmeti. Por nė momentin qė kanė marr deklarata dhe nė momentin qė janė pėrmend emra tė profileve tė larta, sigurisht qė prokurorėt kanė hezituar tė merren”, thotė Kajtazi pėr “Bota sot”.
Ai thotė se kjo bėrė qė ka ēuar nė themelimin e Gjykatės Speciale.
Ai shtoi se nė bazė tė deklaratave tė Shkumbin Mehemtit, grupi i tij ka qenė nga njerėz tė LPK-sė, AAK-sė dhe tė PDK-sė.
Zogaj: Dėshtoi Drejtėsia nė Kosovė
Nga ana tjetėr, Skender Zogaj e konsideron tė dėshtuar drejtėsinė nė Kosovė pėr shkak tė mos guximit tė hetimit pėr vrasjet e zyrtarėve tė LDK-sė.

Skender Zogaj
FOTO GALERI

“Drejtėsia nė Kosovė nuk funksionon, funksionojnė vetėm disa shėrbime emergjente tė cilat nė emėr tė drejtėsisė u bien nė qafė tė pa krahėt e pambrojturit, nėpėrmjet tė cilėve realizohen disa vjellje gjobash tė mjera, dhe sajohen shufra nėpėrmjet tė cilave institucionet e drejtėsisė, e sidomos gjykatat pėrpiqen tė arsyetojnė punėn e "madhe" qė bėjnė! Nė fakt nga raportet vjetore tė punės sė organeve tė drejtėsisė shihet drejtėsia nuk ekziston, derisa dėnohen me mija njerėz qė bėjnė shkelje ordinere, por jo keqpėrdorues e mėdhenj, siē ka ndodhur fjala vjen me shkelėsit nė komunikacion ose me qindra policė tė thjeshtė qė janė dėnuar si mitėmarrės tė 5 eurove, por nuk ėshtė dėnuar, fjala ven, grupi i organizuar kriminal i plaēkitjes sė vlerave marramendėse nė dhomat e dėshmisė nė Prishtinė e nė Pejė!”, thotė Zogaj pėr “Bota sot”.
Sipas tij, prokuroria po heziton tė hetojė vrasjet qė po i pėrmend Shkumbin Mehmeti.
“Pra kjo ėshtė gjendja reale prandaj, krejtėsisht e shpjegueshme ėshtė qė Prokuroria Speciale e Kosovės nuk merret me hetimin e rasteve serioze, me krimet e larta qė kanė ndodhur e pėr tė cilat flasin vet kryerėsit e krimeve, siē ėshtė rasti i Shkumbin Mehmetit, i cili me emra e mbiemra tregoi anėtarėt e grupit ku ai vet ka qenė pjesėtarė. Heshtja e organeve tė drejtėsisė pėrballė denoncimeve konkrete qė ndodhin, ėshtė dėshmi se drejtėsia kosovare ėshtė e kapur dhe nuk guxon tė kryej misionin e saj”, thotė mė tej Zogaj.
“Nė kėtė situatė Gjykata Speciale ėshtė mė se e nevojshme, jo pse ajo do tė bėjė mrekullira, por sepse, ajo do tė bėjė qejfin e saj duke bėrė me dije se ku "ku fle lepuri"! A do tė mjaftojė kjo qė Kosova tė ballafaqohet me krimin, mbetet te shihet pasi tė jenė ftuar nė Gjykatėn Speciale tė akuzuarit e supozuar se kanė bėrė krime”, shtoi Zogaj.
Deklarata e Kryeprokurorit Lumezi
Deklaratat e dėshmitarit tė mbrojtur tė Prokurorisė Speciale, Shkumbin Mehmetit, tronditėn opinionin, sidomos pasi qė ai pėrmendi disa emrave qė sipas tij janė fajtorė pėr dhėnie tė urdhrit dhe vrasje tė disa personave, rastet e tė cilėve ende nuk janė zbardhur. Lidhur me kėtė ēėshtje ka komentuar kryeprokurori i shtetit, Aleksandėr Lumezi.
Lumezi e ka bėrė tė ditur se pėr kėto raste tashmė hetimet janė ngritur dhe po hetohen nga prokuroritė themelore, ndėrsa njė numėr i tyre po hetohet nga prokurorėt ndėrkombėtarė tė EULEX-it.
“Disa raste janė duke u hetuar nga prokuroritė themelore, varėsisht nga vendi i kryerjes sė veprės penale, ndėrsa njė numėr i rasteve tė pėrmendura ende janė nė duart e prokurorėve ndėrkombėtarė tė EULEX-it”, tha kryeprokurori.
Gjithashtu, ai deklaroi se janė nė pritje qė kėto raste tė transferohen te prokurorėt vendor deri kur EULEX tė pėrfundojė mandatin.
“Ne jemi duke pritur qė edhe kėto raste tė transferohen te prokurorėt vendor deri nė pėrfundim tė mandatit tė EULEX-it”, pėrfundoi Lumezi.
http://www.botasot.info/politika-lajme/819747/banda-e-haradinajt-prapa-bipiiit-te-shkumbin-mehmetit/
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Shkembim Mehmetin,e paska nxite me bra,Ramushi e me pague Ib
Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: politika-
Sauter vers: