AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Bashkpuntori Ramush Haradinajt akuz per vrasjene Oliverit

Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 15037
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Bashkpuntori Ramush Haradinajt akuz per vrasjene Oliverit   Dim 28 Jan - 8:59

[size=32]BASHKĖPUNĖTORI I KRYEMINISTRIT HARADINAJ PO AKUZOHET PĖR VRASJEN E OLIVER IVANOVIQIT


VEHBI KAJTAZI

19.01.2018
[/size]







[size]

Ish-deputetja e Kuvendit tė Kosovės, Rada Trajkoviq ka akuzuar vjehrrin e Zvonko Veselinoviqit, Milan Radojiēiq se qėndron prapa vrasjes sė Oliver Ivanoviqit. Radojiēiq ėshtė njėri nga kriminelėt e veriut tė Kosovės, kundėr tė cilit janė mbi 50 dosje hetimore pėr krime tė ndryshme pėrfshirė trafikim tė drogės. Kryeministri, Ramush Haradinaj ishte takuar me tė nė tetor tė vitit tė kaluar pėr tė kėrkuar mbėshtetjen e Listės Serbe pėr tė si kryeministėr. Haradinaj e ka pranuar se e ka bashkėpunėtor Radojiēiqin, ani se ai ėshtė i dėnuar pėr rrahje tė policėve tė Kosovės.

[/size]



Bashkėpunėtori  i kryeministrit Ramush Haradinaj, Milan Radojiēiq po akuzohet se qėndron prapa vrasjes sė Oliver Ivanoviqit.
Ish-deputetja e Kuvendit tė Kosovės, Rada Trajkoviq ka akuzuar Milan Radojiēiqin, se ėshtė i pėrfshirė nė vrasjen e Oliver Ivanoviqit tė martėn nė veri tė Mitrovicės.
Trajkoviq ka thėnė se Radojiēiq ėshtė shef i nėntokės serbe nė veri tė Kosovės dhe qėndron prapa kėsaj vrasjeje.
“Fatkeqėsisht Beogradi nuk po na lejon tė flasim. I lejon tė flasin vetėm ata qė mendojnė ashtu siē mendon Beogradi. Edhe duhet tė flasim vetėm ashtu siē mendon negociatori jonė me Ramush Haradinajn, sepse Ramush Haradinaj e ka thėnė publikisht nė njė intervistė sė fundi se tė gjitha marrėveshjet pėr tė ardhmen e serbėve ai i negocion me Milan Radojiēiqin”, ka thėnė Trajkoviq.

“Pėr bashkėsinė ndėrkombėtare ky ėshtė lider jotransparent, ose ta them mė ashpėr, njėri prej shefave kryesor tė mafisė nė territor tė Kosovės”, ėshtė shprehur ajo.
Trajkoviq ka thėnė se Radojiēiq ėshtė njėri prej personave qė kontrollon Listėn Serbe. Ai dyshohet qė sė bashku me Zvonko Veselinoviqin janė shefat kryesor tė nėntokės nė Mitrovicėn e Veriut.
“Njerėzit janė tė frikėsuar. Njė pjesė e serbėve ka qejf tė besojnė qė kėtė e kanė bėrė shqiptarėt pėr ta hequr vėmendjen prej Gjykatės Speciale, e njė pjesė ma e madhe, shumica e serbėve besojnė qė prapa kėsaj qėndrojnė qarqe, fatkeqėsisht, tė lidhura me Beogradin”, ka thėnė Trajkoviq.
Radojiēiq – dhėndėri i Zvonko Veselinoviqit – i ka mohuar akuzat duke i cilėsuar ato si spekulime.
Kryeministri i Kosovės, Ramush Haradinaj, ka pėrmendur si bashkėpunėtor tė tijin, Milan Radojiēiqin.
“Unė punoj shumė mirė me kolegėt serbė, pėr shembull me zėvendėskryeministrin Dalibor Jevtiq, me ministrat Nenad Rikalo, Teodosijeviqin, punoj me kryetarin Goran Rakiq, punoj edhe me Sllavko Simiqin, punoj edhe me njerėzit nga veriu- Millan Radojēiqin pėr shembull, besoj qė edhe ai e ka rolin e tij dhe tė gjithė… “, kishte thėnė Haradinaj nė njė intervistė televizive nė RTK 2.
Qeveria e Kosovės ka komentuar takimet e kryeministrit Ramush Haradinaj me Milan Radojiēiqin.
“Qeveria e Republikės sė Kosovės, nuk mund tė pėrzgjedhė se kush mund tė jetė pėrfaqėsues politik i komuniteteve qė jetojnė nė Kosovė. Nė kėtė kontekst, takimet qė kryeministri i Kosovės i ka realizuar nė tė kaluarėn dhe mund t’i realizojė nė tė ardhmen me pėrfaqėsues tė komuniteteve, bėhen nė bazė tė asaj, se kush i pėrfaqėson ata”, thuhet nė pėrgjigjen e Qeverisė tė dhėnė tė premten.
Por kush ėshtė Radojiēiq qė po akuzohet pėr vrasjen e Ivanoviqit?
Citation :


Ramush Haradinaj ka kėrkuar mbėshtetje pėr kryeministėr nga krimineli serb i veriut

Bazuar nė njė dosje tė hetuesve tė EULEX-it qė posedon Insajderi, ai ėshtė njė nga kriminelėt me tė urryer nė verit tė Kosovės. Ai kontrollon kontrabandėn dhe kriminalitetin nė veri.
Bazuar nė njė dosje tė hetimore tė EULEX-it, Radojiēiq ka korruptuar policė tė Kosovės. Ata qė nuk i janė bindur, i ka rrahur dhe kėrcėnuar vazhdimisht.
Me kėtė njėri, kryeministri Haradinaj ka negociuar muaj mė parė themelimin e Qeverisė dhe mbėshtetjen e Listės Serbe.
Tė dy ishin takuar nė njė restorant nė Prishtinė pėr tė folur pėr themelimin e Qeverisė sė Kosovės. Takimi ishte mbajtur nė tetor tė vitit tė kaluar.
Nė kėtė takim Ramush Haradinaj kishte kėrkuar mbėshtetje pėr kryeministėr nga njėri prej kriminelėve kryesor tė veriut tė Kosovės. Haradinaj, kishte takuar Milan Radojiēiq – babanė e gruas se Zvonko Veselinoviqit, i hetuar njė kohė tė gjatė nė Kosovė dhe i dėnuar nė Serbi.
Pas burgosjes sė Veselinoviqit nė Serbi, kontrollin nė veri tė Kosovės e kishte marrė Radjiēiq. Radojiēiq ka qenė i dėnuar mė gjashtė muaj burgim pėr vjedhje. Ndėrkohė, ishte arrestuar pėr kėrcėnim me vdekje tė policėve tė Kosovės.
Insajderi posedon dosje tė Njėsisė kundėr krimit tė organizuar tė EULEX-it qė kanė hetuar Veselinoviqin, pėrfshirė vjehrrin e tij, Radojiēiq. Mes krimeve tė tij siē ėshtė kontrabanda e naftės, drogės, e mallrave tjera, Radojiēiq ka kėrcėnuar dhe rrahur nė shumė raste policė tė Kosovės.

Ai ka qenė i dėnuar nė vitin 2003 me vendim tė formės sė prerė me gjashtė muaj burgim pėr vjedhje tė rėndė.
Ndėrkohė, shumica e kėtyre veprave tė kryera prej tij janė amnistuar me miratimin e ligjit pėr amnisti vite mė parė. Ky ligj ishte pjesė e marrėveshjeve nė Bruksel mes Prishtinės dhe Beogradit.
Burime nga Prokuroria nė Mitrovicė i kishin thėnė Insajderit se Milan Radojiēiq ka mbi 50 dosje kriminale.
Hetuesit e EULEX-it e pėrshkruanin bashkėpunėtorin e Haradinajt si njeri shumė tė rrezikshėm. Ai sulmonte dhe kėrcėnonte policėt qė guxonin tė merreshin me tė. Pėr njė rast ishte arrestuar dhe dėrguar nė Gjykatė. Por, njė prokurore vendėse e korruptuar e kishte liruar atė, pasi sipas EULEX-it ishte paguar nga grupi i Veselinoviqit.
Bėhet fjalė pėr ish-prokuroren, Vahide Badivuku e dėnuar pėr marrje ryshfeti.
Nė njė raport vėzhgimi tė hetimeve thuhej se mė 30 korrik 2009, Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radojiēiq kishin kėrcėnuar me vdekje njė polic serb tė Kosovės derisa ishte nė detyrė.
Njė hetim zyrtar ishte hapur dhe njė njėsi hetimi e Policisė sė Kosovės nga stacioni Policor i Veriut tė Mitrovicės ishte vendosur nė krye tė kėtij rasti.
“Prokurorja publike nė detyrė, Vahide Badivuku kishte dhėnė udhėzime hetuesve pėr tė arrestuar dy tė dyshuarit dhe pėr t’i dėrguar te ajo. Mė vonė, nė fillim tė gushtit 2009, Zhelko Bojiq dhe Milan Ristoviq tė dy zyrtarė tė Policisė sė Kosovės tė caktuar nė Task Force nė veri tė Mitrovicės ishin parė nė jug tė Mitrovicės sė bashku me Vahide Badivukun”, thuhet nė raport.
“Prokurorja ishte ulur brenda automjetit Golf 5 tė Policisė sė Kosovės duke negociuar me ta”.
Sipas EULEX-it, Zhelko Bojiq dhe Milan Risteviq kishin njė takim jozyrtar me prokuroren pėr tė negociuar nė emėr tė Zvonko Veselinoviqit me qėllim qė tė caktimit tė gjykatėsit pėr tė minimizuar dėnimin, para arrestimit.
“Mė 14 gusht 2009 Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radojiēiq u dorėzuan nė Polici me vetiniciativė. Gjatė marrjes sė deklaratės hetuesit kontrolluan bazėn e tė dhėnave pėrmes zyrtarit tė tyre pėr operativė dhe kuptuan Zvonko Veselinoviq ėshtė i kėrkuar sipas njė urdhėrese gjyqėsore pėr veprat penale qė daton nga 2003 dhe duhet tė sillej nė Gjykatėn Komunale nė Mitrovicė. Po ashtu edhe Milan Radojiēiq duhet tė paraqitet nė Gjykatėn Komunale nė Prishtinė me qėllim tė njoftimit tė vendimit me tė cilin ai u dėnua me gjashtė muaj burgim pėr vjedhje tė rėndė”, shkruan nė dosje.
Veselinoviq ishte identifikuar nga inteligjenca e Policisė ndėrkombėtare nė Kosovė si kriminel, aktivist i politikės radikale. Policia thotė se ka filluar karrierėn si vjedhės i veturave, por ka avancuar shumė shpejt nė kontrabandė me karburante, drogė dhe trafikim armėsh. Nė gjithė kėtė veprimtari ka punuar me shqiptarė.
Policia shkruante se duhet tė kushtohet kujdes pėr shkak se Veselinoviq ka prirje pėr dhunė, si dhe pėr faktin se ai ėshtė personalisht, ose nėpėrmjet bashkėpunėtorėve tė tij i lidhur me zbatuesit e korruptuar tė ligjit.
Hetuesit thonė se mė 14 gusht 2009, Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radojiēiq, ishin dorėzuar me vetiniciativė nė stacionin e Policisė nė veri dhe sipas udhėzimeve tė prokurores, Vahide Badivuku, Zvonko Veselinoviq, pas intervistės ishte liruar. /Insajderi.com
http://www.insajderi.com/hulumtime/bashkepunetori-kryeministrit-haradinaj-po-akuzohet-per-vrasjen-e-oliver-ivanoviqit/
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Bashkpuntori Ramush Haradinajt akuz per vrasjene Oliverit
Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: sport-
Sauter vers: