AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Sali Berisha,Tito ja krijoj Enver HoxhesUQSH

Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 15199
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Sali Berisha,Tito ja krijoj Enver HoxhesUQSH   Sam 11 Aoū - 9:58

Po flisni pėr Hoxhėn? 



Tito krijoi repartin, krijoi dhe Lėvizjen Ēlirimtare tė Shqiptarėve me qėllimin mė kryesor pėr tė shtypur Lėvizjen Nacionaliste tė Shqiptarėve dhe pėr t’i sjellė brigadat shqiptare, siē i solli, ne Kosovė gjoja pėr ēlirimin por nė tė vėrtetė si pararojė e armatės e divizioneve  dhe brigadave serbo- malazeze pėr pushtimin e saj. Gjaku i shqiptarėve tė Kosovės ėshtė gjaku qė u derdh pėr shkak se brigadat shqiptare, me urdhėr tė Enver Hoxhės dhe Ramiz Alisė


https://lapsi.al/2018/08/07/berisha-i-pergjiget-thacit-e-verteta-per-arkanin-bin-ladenin-rugoven-dhe-naften-ne-kosove/
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 15199
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Sali Berisha,Tito ja krijoj Enver HoxhesUQSH   Sam 11 Aoū - 10:11

Nisur nga akuzat e Presidentit tė Kosovės, Hashim Thaēi drejtuar Sali Berishės, ky i fundit ka folur pėr marrėdhėnien e tij me ish-presidentin Ibrahim Rugova, UĒK-nė, Bin Laden, Milloshevicin etj.
Berisha mohoi kategorikisht nė njė intervistė pėr “RTV Dukagjini” se Adem Jashari ėshtė arrestuar nė Shqipėri. Ai tha se asnjė shqiptar i Kosovės nė kėtė vend nuk ėshtė arrestuar si pasojė e veprimtarisė sė tyre tė UĒK-sė.
Sali Berisha mohoi gjithashtu kategorikisht akuzat e Thaēit pėr kontrabandė nafte me Serbinė, tė cilės i ishte vendosur embargo, por tha se 96% tė naftės e merrte nga Danubi.
Ai u shpreh se Arkani, njė nga ushtarakėt serbė qė akuzohet pėr qindra vrasje dhe spastrim etnik nuk ėshtė strehuar nė Shqipėri dhe se nuk e ka takuar kurrė.
Akuzat sipas Berishės, janė gatuar nga Serbia dhe kuzhina e Enver Hoxhės. Kėto akuza, sipas tij, po i pėrdor Thaēi pėr t’a goditur.
Berisha foli pėr marrėdhėnien me ish-presidentin Ibrahim Rugova, qė nga mosmarrėveshjet e deri tek marrėdhėnia e mirė pas viteve 2000.
Intervista e plotė: 
Pėrshėndetje miq tė RTV Dukagjinit, takohemi nė njė edicion special, ndodhemi nė Tiranė, ndodhemi nė zyrėn e ish kryeministrit, deputetit z. Sali Berisha. Z. Sali Berisha kėnaqėsi qė na pranuat, faleminderit shumė pėr gatishmėrinė tuaj qė tė pėrgjigjeni pozitivisht nė kėtė intervistė.
Faleminderit ju Ermal dhe televizionin tuaj, shfrytėzoj rastin t’ju pėrshėndes ju, ekipin dhe tė gjithė teleshikuesit si dhe tė gjithė qytetarėt e Kosovės qė do tė ndjekin kėtė emision.

Z. Berisha njerėzit qė ju kanė pėrcjellė karrierėn por edhe nė jetėn tuaj politike por edhe private, thonė qė qysh nė vitin 1991 ju i njihnit mirė rrethanat e Kosovės, i njihnit mirė edhe gjeografinė e Kosovės. Sot kur flasim pėr kufijtė si i percepton Z. Berisha kufijtė e Kosovės.
Tropoja ėshtė Malėsi e Gjakovės ėshtė pjesė e kėputur nga trungu i saj Kosovė, kėshtu qė interesi im pėr Kosovėn ėshtė mė i natyrshmi i tė gjithė interesave tė tjerė. Sot qė diskutohen kufijtė e Kosovės e para gjė qė mė vjen nė mend, kėtu tė jemi tė hapur me ata qė na ndjekin)…

Dhe kėtė ta kėrkoj gjatė krejt intervistės.
Mė vijnė faqet mė tė zeza tė historisė tonė kombėtare qė i kemi shkruar vet ne shqiptarėt, se ne jemi shumė tė aftė, tė gatshėm pėr tė etiketuar, demoralizuar, fajėsuar tė tjerėt… Jo se s’ kanė faje, kanė faje tė rėnda dhe krime tė shėmtuara ndaj nesh, por ne i kemi bėrė vetes atė qė s’na kanė bėrė tė tjerėt. Unė do tė ndalem vetėm nė kėto, po them 70 vitet e fundit, s’po shkoj mė parė. Pushtimi i Kosovės nga Serbia nga ushtritė e Titos u realizua kryekėput me mbėshtetjen e fuqishme tė vėllezėrve tradhtar shqiptar…

Po flisni pėr Hoxhėn? 
Po flas Enver Hoxhėn sepse Tito arriti tė themelojė nė Tiranė repartin e tij tė Partisė Komuniste Jugosllave.

Po.
Arriti tė krijojė, siē thotė vetė Titoja…shih nuk kam mė dėshirė tė merrem me histori por tė injorosh historinė, historia tė ndėshkon. Pra, Tito krijoi repartin, krijoi dhe Lėvizjen Ēlirimtare tė Shqiptarėve me qėllimin mė kryesor pėr tė shtypur Lėvizjen Nacionaliste tė Shqiptarėve dhe pėr t’i sjellė brigadat shqiptare, siē i solli, ne Kosovė gjoja pėr ēlirimin por nė tė vėrtetė si pararojė e armatės e divizioneve  dhe brigadave serbo- malazeze pėr pushtimin e saj. Gjaku i shqiptarėve tė Kosovės ėshtė gjaku qė u derdh pėr shkak se brigadat shqiptare, me urdhėr tė Enver Hoxhės dhe Ramiz Alisė, qė ishte i pranishėm, bėnė gjithēka ndaj atyre qė i pritėn si vėllezėr dhe ata u thoshin vėllezėr keni serbėt. Ata kėrkonin bashkim me Shqipėrinė, kėta predikonin bashkim- vėllazėrim me Serbinė dhe faktikisht morėn pjesė nė ēdo masakėr qė u krye pėrfshi Masakrėn e Tivarit nė gjithė trajektoren nga Kukėsi gjersa u kalua Buna.

Ka pėrgjegjėsi Enver Hoxha?
Direkte! Direkte pa asnjė diskutim ka dokumente por nuk po hyjmė sonte ne histori. Akti i dytė ne na ka ndjek. Akti i dytė i tradhtisė madhore kombėtare ishte vota e deputetėve tė Kosovės nė vitet ‘80 njė kohė kur rinia e Kosovės mbushi rrugėt, sheshet e Prishtinės u pėrgjak

Po flisni pėr supremimin e autonomisė?
Sigurisht, po flas sepse ata ju nėnshtruan terrorit tė Millosheviēit dhe votuan duke dhėnė njė votė nė kundėrshtimit flagrant tė interesave kombėtare shqiptare.

Kishte nė mesin e tyre edhe qė nuk votuan. Nė mesin e tyre ishte edhe Riza Uka?
Ata qė nuk votuan, ata do ju jemi mirėnjohės pėrjetė po aty u votua ēka nuk e bėnė kroatėt, ēka nuk e bėnė sllovenėt, ēka nuk e bėri askush tjetėr pėrveē parlamentit tė Kosovės.

Sot kush ka faj?
Sot ē’po ndodh? Po ndodh, janė vėnė nė tepsi kufijtė e Kosovės, nė njė kohė kur Kosova ishte nė pushtimin Serb dhe u miratua nė shtator tė vitit 1992 dokumenti i samitit tė OSBE- sė, Kosova u nxor zė i veēantė nė dokumentin e samitit ku shkruhej se do tė zgjidhet nėpėrmjet dialogut Prishtinė-Beograd me palėn e tretė. Ēka do tė thotė kjo? Cila ishte kjo? Ky ishte ligji i parė ndėrkombėtar qe e nxirrte Kosovėn, pėr faktorin ndėrkombėtar

Kishte hezitim nga amerikanėt deri nė momentin kur u sqarua se pala e tretė nuk ėshtė Shqipėria por janė amerikanėt? 
Pa diskutim, ata hezituan por pastaj ata e mbėshtetėn dhe kjo bėri tė mundur qė ndėrmjetėsit ndėrkombėtarė tė zbresin nė Kosovė dhe Prishtinė dhe ta trajtojnė nė themel ēėshtjen e Prishtinės, ēėshtjen e Kosovės nė kufijtė ekzistues aktual. Nė vitin 1994 ka njė rezolutė tė pa pėrsėritshme nė histori, Rezoluta e Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara e votuar nga 137 shtete, e cila pasi dėnon me terma mė tė ashpra regjimin e Millosheviēit, shprehet nė mėnyrė tekstuale se kjo organizatė i njeh Kosovės, popullit tė Kosovės tė drejtėn e vetėvendosjes. E drejta e vetėvendosjes nė kuptimin e OKB, nė kuptimin e kėsaj organizate e kėtyre parimeve, ishte e drejta qė me referendum tė pėrcaktojnė pavarėsinė, bashkimin me Shqipėrinė, konfederatė me Serbinė, pra ēfarėdo qė do tė dėshironin qytetarėt e Kosovės brenda kėtyre kufijve.

Pse nuk u shfrytėzua kjo e drejtė?
Prit vijmė mė tutje.
Dokumenti i Rambujesė kishte nė bazė kėtė rezolutė dhe fliste pėr Kosovėn nė kėta kufij. Marrėveshja e Kumanovės, e kapitullimit tė Serbisė, sanksionoi se Serbia jo qė s’ka punė me Kosovėn  nė kėta kufij por do largohet edhe nja 40 kilometra me ushtri sa ėshtė rrezja e gjyleve tė topit nė mėnyrė qė mos tė mund tė kėrcėnojė. Nė asnjė lloj rrethane askėrkush pėrveē Beogradit nuk ka vėnė nė diskutim kufijtė e Kosovės tani mjerisht po i venė shqiptarėt dhe kjo ėshtė absolutisht akt dramatik  nė historinė tonė kombėtare.

Ermal, pra kemi marrėveshjen e Kumanovės kemi gjykatėn ndėrkombėtare, gjykata ndėrkombėtare, ligji ndėrkombėtar njohu Kosovėn si shtet nė kufijtė e saj nė pėrputhje me tė drejtėn kombėtare, me kėta kufij.
Para kėsaj kemi dokumentin Ahtisari, mbi bazėn e tė cilit u themelua shteti aktual i Kosovės, nuk thotė asnjė fjalė pėr kufijtė, nuk ka asnjė fjalė pėr kufijtė. Nė mėnyrė paradoksale dhe pse Serbia… Serbia vetėm kėtė kėrkonte. Serbia nga viti ‘93 me Dobrica Qosiē deri mė sot nuk kėrkonte gjė tjetėr veēse ndarjen e Kosovės, ndarjen e Kosovės, dhe nė fund kur humbi Kosovėn, tani mbi Ibėr, kufirin mbi Ibėr.
Po.
Pra cili ishte kundėrshtimi, kjo ėshtė shumė e thjeshtė, kjo ėshtė njė pėrpjekje pėr Serbinė e madhe.

Ndėrkohė Serbia thotė pėrpjeke pėr Shqipėrinė e Madhe.
Po sigurisht se ia dhamė ne, ia dhamė ne asaj. Prit ka zhvillime mė dramatike qė mund tė jenė. Serbia e ka ngritur kėtė problem me dhjetėra herė qė nga viti ‘99 deri sot. Nė vitin 2005, nuk kisha as njė muaj kryeministėr. Nė Selanik po pinim njė kafe me Vug Drashkoviēin, Kosta Karamalisin dhe tė tjerė. Dhe Vugu mė thotė, Sali ne duhet tė takohemi bashkė, nė pėr 48 ore i zgjidhim problemet.

Domethėnė ka pasur pėrpjekje qė ēėshtja e Kosovės tė zgjidhej mes Shqipėrisė dhe Serbisė?
Tė jashtėzakonshme dhe qeveria, unė, qeveria ime duke ditur se kjo dėmton interesin e Kosovės ka refuzuar nė mėnyrė kategorike, por nuk ka refuzuar vetėm palėn serbe, mė ėshtė kėrkuar nė momente tė caktuara edhe nga miq shumė tė ēmuar qė unė tė ndėrhyj.

Nga amerikanėt?
Miq shumė tė ēmuar qė unė tė ndėrhyj, unė kam thėnė jo nuk ndėrhyj, unė  mbėshtes udhėheqjen e Kosovės dhe e kam mbėshtetur udhėheqjen e Kosovės. Tani del qė pėr arsye, njė mijė arsye, Serbia rrėmben paqen Kosovės, Serbia humbi luftėn, ne e kthejmė nė fitimtare tė paqes, dhe me c’ tė drejtė, me ē’motiv? Nė qoftė se ne, ta zėmė para dy vitesh, Serbisė i thuhej “plaē” nga komuniteti ndėrkombėtar kur kėrkonte Mitrovicėn sepse e ke pėr Serbinė e madhe, tani i themi ne “jo nuk ėshtė Serbia qė po kėrkon, po kėrkojmė ne tani”.

Jo presidenti Thaēi thotė qė nuk do tė ketė vetėm shkėmbim tė territoreve por vetėm korrigjime? 
Jo, nuk merrem me lojėra fjalėsh, ajo ėshtė mė e keqe do dalė unė edhe aty.  Ajo ėshtė akoma mė keq, ajo ėshtė tregti e pastėr. Shiko, Beogradi ka njė gjė. Do tė lexosh Beogradin, duhet tė lexosh edhe Prishtinėn. Mediat nė Prishtinė, Beogradi i nxjerr tezat nė Prishtinė nuk i nxjerr nė Beograd. Ēfarė thonė tezat qė dalin nė Prishtinė? Thonė mė mirė tė marrin Preshevėn se sa t’i humbasim edhe Preshevėn, edhe Mitrovicėn. Ka gjė mė anti-shqiptare se kjo?

Dhe kjo nga frika pėr krijimin e njė asociacioni qė do ta shndėrrojnė nė njė pushtet tė tretė? 
Do tė dal unė aty…Tė marrim pak njė herė realitetin, se dalim pak te kjo qepja- shqepja e kufijve, se kjo ėshtė pak si rrobaqepėset, po e korrigjoj pak jakėn e xhaketės, se kjo ėshtė ajo qė do bėj.

Po thoni qė Thaēi po e luan rolin e rrobaqepėsit?
Jo mė fal njė minutė. Kėto vijnė tė gjitha tė gatshme, kėto janė para-fabrikate qė vijnė nga ata tė cilėt, atyre bravo ju qoftė, hoqėn akuzėn e komunitetit ndėrkombėtar pėr Serbinė e madhe dhe thanė qė s’jemi ne por duan kėta shqiptarėt ata tė cilėt duan tani….dhe madje duam edhe Preshevėn, Bujanovcin por edhe Medvegjėn, e cila ėshtė dy herė Presheva, ėshtė baras Preshevė- Bujanovc tė marrė sė bashku, por ka 400 shqiptarė, e kupton vet ti se e varin nja 400 herė nė kalinekdan Sandrin e Edi Ramės, se kėshtu i thotė ky Vuēiēit, po tė guxojė tė japi Medvegjėn. Dhe dalim tani me teorinė qė ēfarė do marrin, ēfarė pazari? Pazari ėshtė njė ose dy fshatra nė Medvegjė, qė as nuk kemi punė janė serbė, do marrin disa fshatra nė Bujanovc qė as nuk kemi punė janė serbė. Do marrim Preshevėn, Presheva ėshtė njė territor 261 km, njė pjesė jashtėzakonisht e dhimbshme dhe e dashur shqiptare, me njė rol shumė tė madh nė historinė tonė kombėtare por fatmirėsisht e ruajtur si trevė shqiptare dhe Presheva mund tė mbetet, nė qoftė se shqiptarėt ndjekin njė politikė si duhet, mund tė mbetet nė shekuj shqiptare. Pra hajde tani tė vėmė Urėn nė Ibėr dhe tė themi qė nuk po bėjmė ndarje e nuk po bėjmė as shkėmbim por po bėjė korrigjim, po marrim dhe nė njė fshat kėtu.. e ke ndėgju apo jo, se njėherė thonė Preshevė- Bujanoc dhe Medvegjė….

E thua nė shumės z. Berisha, nuk ėshtė qė po e thonė por po e thotė, ėshtė njė person.
Nuk ėshtė vetėm ai, vetėm fare nuk ėshtė tė them unė ty…

AKR qė ka ekzekutivin, udhėheq me ekzekutivin ėshtė deklaruar kundėr, NISMA qė ėshtė pjesė e koalicionit ėshtė deklaruar kundėr, LDK kundėr, VV kundėr. Z. Thaqi ėshtė i vetmi madje edhe nga ish-partia e tij.
Tani edhe unė kam shumė respekt dhe me dhimbjen mė tė madhe detyrohem tė marr njė pozicion tė tillė haptas kundėr, qė e kam marrė nė rastet mė tė jashtėzakonshme. Kam preferuar heshtje edhe durim mund tė mos ju kenė pėlqyer por e kam pasur dhe kam vepruar shumė drejtė.

Jemi dėshmitarė 
Por nė rast tė tillė as nuk mund tė hesht, as nuk mund tė pranojė, por kam vetėm njė thirrje pėr deputetėt e Kosovės, tė mos lejojnė te luhet mė kufijtė e shtetit tė tyre se bėhen dmth kjo ėshte hbėrja e Kosovės, mire u zhbė lufta, u zhbė Kumanova, u zhbė njė pjesė, jo plotėsisht, edhe Ahtisari qė e la nė kufi Kosovėn, nė kėta kufij dhe pse? Mė fal, a ka interesa Serbia nė Kosovė? Po ka. A jam unė qė tė njihen interesat e Serbisė nė Kosovė? Po jam. Cili ėshtė interesi i Serbisė, i ligjshėm? Ėshtė garancia e serbėve tė Kosovės. A ka sot qytetar, minoritar nė botė me tė drejta mė tė mėdha se sa serbėt e Kosovės. Mė thuaj… Po unė le t’i bie tė gjitha borive tė botės Beogradi, dhe unė marr 100 komisione dhe u them hajde shiheni mė gjeni njė minoritet nė Europė, mė gjeni njė minoritet nė botė qė disponon tė drejta mė shumė se njė serb nė Kosovė. Ja pra, Serbia s’ka hallin e tė drejtave, Serbia ka hallin e Serbisė sė madhe. Serbia e di qė toka ėshtė e pėrjetshme dhe jo njerėzit. Serbia gjen pastaj shqiptar me tė cilėt bėn pazaret qė do.

Z.Berisha mė lejoni t’ju lexoj diēka pėr kėto reagime qė ju i bėni ka pasur njė reagim nga presidenti Thaēi: “Institucioni i Republikės sė Kosovės sot mė sė paku i duhen kėshillat e tė dėbuarve me votė masive nga skena politike, veēanėrisht atyre tė viteve 92- 97. Tregtonin dhe bėnin qė me punė tė pista tė mbijetonte makineria ushtarake dhe policore e kasapit tė Ballkanit Sllobodan Millosheviē. Ata duke mbushur xhepat e tyre u kujdesėn me devotshmėri qė rezervuarėt e tankeve dhe autoblindave tė jenė tė mbushura plot pėrkundėr faktit se Bashkėsia Ndėrkombėtare kishte vėnė sanksione kundėr Millosheviēit. Nuk i duam kėshillat e atyre qė strehuan Bin Ladenin, vrasėsin e civilizimit botėror dhe Arkanin, vrasėsin e shqiptarėve tė Kosovės. Nuk i duam kėshillat e atyre qė burgosėn komandantin legjendar Adem Jashari si dhe komandantė tė shquarsi Fehmi Lladrovci, Zahir Pajaziti dhe UĒK-nė e etiketuan si terroriste. Kėta qė sot kundėrshtojnė vullnetin e shqiptarėve tė Preshevės, Bujanovcit e Medvegjės pėr bashkim me Kosovėn janė tė njėjtė qė presidenti Rugova pėr sė gjalli nuk i lejoi ta shkelin tokėn e Kosovės. Kėshillat e tyre i takojnė kohės sė turpit tė historisė shqiptare”.
Nuk merrem absolutisht me ēėshtje personale dhe komente personale por nė respekt tė qytetarėve tė Kosovės unė duhet tė shpjegoj sa vijon.
Nė vitet ‘92-‘97, Shqipėria, nė njė pėrballje tė fuqishme nė arenėn diplomatike botėrore mposhti Serbinė nė mėnyrėn mė pėrfundimtare, Nė kėtė kontekst, nė jetė  mbas viteve 90 dy armiq kam pasur. Njėra ishte Enver Hoxha dhe enveristėt sepse atyre ju shemba pushtetin, bashkė me bashkėpunėtorėt e mi dhe popullin shqiptar, parajsėn qė kishin ndėrtuar mbi ferrin e shqiptareve dhe tjetri Sllobodan Millosheviēi, i cili e pa  veten te humbur nė ēdo forum ndėrkombėtar me dokumente dhe ligje ndėrkombėtare. U pėrpoq tė bėjė gjithēka ndaj meje sikur unė u pėrpoqa tė bėj gjithēka ndaj tij. Kjo ėshtė e vėrteta. Tani njė nga ato pėrpjekjet e tij ishin shpifjet dhe shpikjet pėr Bin Ladenin sepse duhej qė Shqipėria, pėr shkak tė besimit fetar tė racizmit te tyre ndaj myslimanėve, tė paraqitej  si njė strofull…. Nė atė kohė kur Milloshevici shtronte kėto teza Shqipėria ishte, dhe fatmirėsisht ka dokumente,  nga vendet qė luftonte me suksesin mė tė madh terrorizmin  ndėrkombėtar, pėr kėtė te sugjeroj tė lexosh Neė York Times e asaj kohe, Herald Tribune, Los Angelos Times etj etj.

Pra Thaēi po shėrbehet me tė pavėrtetat e Milloshevicit. 
Pra Shqipėria, thonė shėrbimet partnere, dha kontribut, duke mė cituar dhe mua “kardiologu Berisha” mė shumė se ēdo vend tjetėr ish- komunist dhe vendet tjera. Nė vitet 2005- 2013 Shqipėria ka pasur disa nga bashkėpunimet mė sensitive qoftė nė shėrbimin informativ tė shtetit qoftė me shėrbimin e ushtrisė, me shėrbimet  e partnerėve tanė  mė tė mėdhenj, operacione dhe veprime nga mė sensitivet, dhe ėshtė anėtare e NATO-s. Tani kjo ėshtė e vėrteta sa i pėrket Bin Ladenit tė krijuar nė Beograd.

I kanė tė ndara tė gjitha kėto. Vetėm ēėshtja e Embargos me Jugosllavinė.
Sė pari ėshtė UĒK. Nė vitin 1992, kur unė jam bėrė president i kėtij vendi, nė Shqipėri janė stėrvitur me dhjetėra e qindra luftėtarė tė UCK, qė tė gjithė nėn kujdesin dhe ombrellėn e Qeverisė sė Kosovės, presidentit Ibrahim Rugova  dhe kryeministrit Bujar Bukoshi, qė kishin ministėr mbrojte, shef shėrbimesh tė fshehta. Midis tė tjerėve, nga ata qė kam takuar, ėshtė i dokumentuar, edhe komandanti Adem Jashari nė kohė ai nuk ishte njė legjendė siē ėshtė sot. Pra ata janė armatosur, stėrvitur nė Shqipėri, gjė e cila pėrbėn njė problem. Sė dyti, gjatė  gjithė atyre viteve,  tė gjithė ata qė kanė dashur tė kryejnė veprime kundėr serbėve nė Kosovė janė ndihmuar, janė  pėrcjellė gjer nė kufi. Njė rast i vetėm ka qenė rasti i Zahir Pajazitit, i cili pa njoftuar kėrkėnd kishte marrė njė thes me armė dhe e kapin rojet e kufirit nė Has, e ndalojnė, e arrestojnė dhe sa merret vesh pyetet Qeveria e Kosovės dhe autoritetet thonė qė tė lirohet dhe u lirua. Asnjė proces gjyqėsor nuk ekziston ndaj asnjė luftėtari tė UĒK nė territorin e Shqipėrisė.

Ėshtė arrestuar Adem Jashari? 
Absolutisht jo kurrė, kurrė ndonjėherė. Ėshtė ė tėra trillim i atyre qė janė arrestuar pėr motive tė tjera.

Ėshtė arrestuar Hashim Thaēi? 
Nuk kam parasysh kėtė. Shiko, pėr njė gjė tė siguroj, asnjė shqiptar i Kosovės nė kėtė vend nuk ėshtė arrestuar dhe nuk mund tė arrestohet pėr veprimtari tė UĒK, pėr veprimtari ēlirimtare tė Kosovės, kjo kurrėn e kurrės. Pėr tė tjera, n.q.s ti shkon nė diskotekė ta zėmė, nuk ėshtė rasti por po e marr si shembull dhe bėn grushte e tjera e tjera, aty rendi ėshtė rend, por pėr veprimtari politike asnjė kurrė.

Zoti Berisha…
Kjo ėshtė e kuzhinės sė Enver Hoxhes …kjo ėshtė njė fabrikim i kuzhinės sė Enver Hoxhės..

Unė po e kuptoj qė nuk dėshironi tė lėshoheni nė komente, megjithatė nė 13 gusht tė vitit 2009, atėherė kryeministri Thaēi i ankohej zėvendės ambasadorit amerikan, dokumente tė Ėikileaks-it tė publikuara, thotė qė “Berisha po na pėrzihet nė punėt tona tė brendshme, pengojeni qė tė mos na pėrzihet”.
Po, ėshtė e vėrtetė qė janė, po unė Uikileksin nuk e marr shumė pėr bazė sepse e vėrteta ėshtė qė ai mblidhte…

Janė dokumente zyrtare. 
Tani tė them njė gjė, unė kam konstatuar qė ai ambasadori mblidhte ēdo gjė nga gazetat edhe i ēonte si lajme tė mirėfillta, tė jem i sinqertė me ju

Nėse i ankohet drejtpėrdrejt, se kėtu flitet pėr Uikileaksin, kėshtu qė i ankohet
Por nė qoftė se ėshtė ankuar, absolutisht ėshtė ankuar pėr tė mbuluar problemet e tij, sepse Sali Berisha… Shiko cilido qė e njeh Sali Berishėn ka njė mėnyrė dhe vetėm njė veprim, i bėj gjėrat publike. Unė shprehem publikisht, kjo ėshtė gjithēka, kurrė nuk bėj mbledhje tė fshehta, kurrė nuk bėj tentativa tė fshehta, unė gjithēka e kam publike dhe pėr mua kjo ka funksionuar, nuk them prandaj se sa ėshtė ankuar nė 2009, mund tė jetė ankuar 100 herė, s’ka asnjė vlerė kjo pėr mua. Se mė the qė s’po tė pėrgjigjem pėr embargon.. por ka dokumente ndėrkombėtare qė cilido qė nuk do tė shpifė pėr Shqipėrinė shkon dhe i lexon… Dokumentet ndėrkombėtare thonė se 96 % e naftės Serbisė shkon nga Danubi.

Nga Rumania
Nga Rumania dhe nga dikush tjetėr, jo Danubi, jo Rumania e kėto jo tjerat. Tani cila ishte embargo, embargo ishte ndėshkimi mė i madh pėr Kosovėn, se nė Serbi nuk vuanin pėr naftė ata edhe tanket i kishin plot, edhe traktorėt i kishin plot. Kosova s’kishte naftė, gjysma e Kosovės, 2/3 e tokave tė Kosovės mbeten djerrė, edhe kanė vazhduar tė mbeten djerrė edhe disa vite mbas ēlirimit tė saj sepse ēmimi i naftės shkoi nė stratosferė.

Unė publikisht kundėrshtoja embargon por nė tė vėrtetė unė zbatoja embargon, pra nė qoftė se thosha nuk jam dakord me embargon e naftės edhe nė OKB, unė prapė zbatoja se embargoja ishte ligji ndėrkombėtar, dhe ēfarė mund tė ketė pasur? Mund tė ketė pasur raste kontrabande, kėtė nuk e pėrjashtoj kurrė sepse ēdo shtet mund tė ketė…
Keni pasur njė takim me Bullatoviēin nė vitin 1993, nė shtator tė vitit 1993.
Po.

Dhe ka kėrkuar lehtėsira pėr…
Jo, nuk ka kėrkuar, jo ata nuk kanė kėrkuar absolutisht domethėnė ata erdhėn tė trembur, tė them tė vertetėn tashti, erdhėn mė shumė pėr njė fqinjėsi tė mirė por, tashi mos te hy ne atė se i kam prit si zot shpie, por ata, jo ata nuk kėrkuan naftė.

Nuk kėrkuan naftė?
Jo nuk kėrkuan naftė… absolutisht, asnjėherė, ėshtė Milo gjallė tani, se s’di ku ėshtė Bullatoviēi, nuk kanė kėrkuar, kanė ardhur me Milon, kanė qenė tė dy bashkė, por s’kanė kėrkuar naftė… dhe nuk kanė kėrkuar. Kemi kapur njė tanker qė e fusnin nė liqenin e Shkodrės, ia kemi shkatėrruar kontrabandistėve dhe kjo ėshtė e gjithė legjenda. Ato janė nė OKB, nė qoftė se Shqipėria shkelte embargon, nė mėnyrė tė vullnetshme, Shqipėria vendosej nėn sanksione, por Shqipėria ka luftuar me eficencė kundėr kontrabandės dhe respektimin e embargos, kontrabandėn zero nuk e ka asnjė vend i botės.

A keni dėshtuar me kontrollin pra edhe ato tanket qė kanė hyrė…
Tanket… Jo i kapėm ne.

I kapėt? 
I kapėm ne, se ēfarė tė bėnė kėta? Ngaqė se kalonin dot nė pikat e doganave, kishin ndėrtuar tanker tė mėdhenj edhe i kalonin nėn ujė, i tėrhiqnin me gomone. I kapėm, nuk kishim ne mjete siluruese apo mjete ushtarake nė liqenin e Shkodrės, por gjetėm mundėsi i kapėm dhe i asgjėsuam.

A keni zhvilluar takim nė Shkodėr me Arkanin nė vitin 1992?
S’kam zhvilluar kurrė takim me asnjė serb, asnjėherė, pėrveē takimeve ndėrkombėtare. Kjo ėshtė e vėrteta.

A ėshtė strehuar Arkani gjatė kohės
Ky ėshtė vetėm njė trillim i kuzhinės sė shėrbimeve tė fshehta serbo- shqiptare qe bashkėpunojnė bashkė. Arkani tė strehohej, po pse tė strehohej Arkani, Arkani vriste e priste nė Kosovė, pse, si do strehohej Arkani?

Te komenti Thaēit thuhet qė ėshtė strehuar edhe Arkani…
Tani zotėri, do flas e do e mbyll unė kėtė punė por kurrėn e kurrės. Kurrė ndonjėherė. E kam dėgjuar pėr herė tė parė kėtė shpifjė, mund tė ketė 5-6 vjet, qė i ėshtė thėnė kjo gjė dikujt, dhe unė kam ngel.. kurrė s’mund tė vintė. Ai ishte njeriu mė gjakėsor nė Kosovė, dhe si, kush mund tė… Duhet tė jesh shumė naiv dhe tė mendosh se ai mund tė kėrkonte shpėtim nė Shqipėri ose strehė nė Shqipėri.

Zoti Berisha, si u ndjetė personalisht kur i lexuat tė gjitha kėto komente tė zotit Thaēit. Dua njė pėrgjigje, pa aspak diplomaci, dua ndjenjė personale tuajėn.
Absolutisht nuk kam asnjė lloj gjė personale, e vetmja gjė qė dua tė them ėshtė, dy gjėra janė. Sė pari Sali Berisha nuk i ka dhėnė kėshilla kujt, se kėshilla u jap atyre qė kėrkojnė, kush mė kėrkon kėshillė i jap mendimin. Sali Berisha ka bėrė denoncime. Ato ēka unė kam publikuar ato janė denoncime. Kėshillat janė pėr zotin Mustafa, qė erdhi nė takim dhe unė diskutova me shumė preokupim pėr gjendjen e shqiptarėve nė luginė, diskutuam, i thashė se nė shtator do marr nismėn qė tė kemi njė zė nė buxhetin e Shqipėrisė pėr luginėn, uroj qė edhe Kosova ta marri njė tė tillė, se u takuan dy qeveritė dhe dhanė nga 50 mijė euro, u kėputėn, dhanė 50 mijė euro pėr Preshevėn, qė ishte qesharake.. dhe pjesėt e tjera natyrisht janė qė tė gjitha denoncime dhe nuk kanė lidhje fare me kėshilla.

Sė dyti, pėr sa i pėrket tė gjithė kėtyre tė tjerave, nuk ka mjerim mė tė madh se tė pėrpiqesh tė pastrosh fytyrėn me tė lėnat e kuzhinės sė Beogradit, kjo ėshtė e vetmja pėrgjigje qė kam.
Do tė dėshiroja tė ndalesha pak nė historinė dhe marrėdhėniet tuaja me Rugovėn. Zoti Berisha, Thaēi shkruan se po jap kėshilla pėr tė mos pasur korrigjim kufijsh, ju jeni tė njėjtėt qė Rugova nė tė gjallė nuk ju lejoi qė ta shkelnit Kosovėn? 
Unė besoj se bashkėpunėtorėt e afėrt tė Rugovės i dhanė pėrgjigjen mė tė mirė kėtij trillimi. Unė kam besimin mė tė madh se Rugova nuk bashkėpunonte kurrė me ata tė cilėt nuk lanė gjė pa bėrė pėr ta zhvlerėsuar dhe nxjerrė nga skena politike dhe qė ishte qeveria socialiste nė Shqipėri. Pėr sa i pėrket marrėdhėnieve tė mia me Rugovėn, gjatė luftės dhe pas luftės ato kanė qenė mė tė shkėlqyerat qė mund tė ishin. Jam takuar me tė, nė Crans Montana, jam takuar me tė dhe kemi koordinuar nė takime tė tjera ndėrkombėtare dhe kam shprehur ato konsiderata qe unė kam pėr kėtė gjeni tė politikės shqiptarė, tė botės shqiptare. Megjithatė unė e kam arkivuar me kohė atė rast sepse aty urdhėrdhėnės ishte Bernard Kouchner, i cili, pse unė e kam arkivuar, sepse ai qe njė guvernator shumė i mirė pėr Kosovėn dhe pėr mua pastaj tė tjerat ishin tė parėndėsishme. Unė besoj se Bernard Kouchner i meriton tė gjitha nderimet nga shqiptarėt. Kjo ėshtė e gjithė arsyeja pse unė nuk jam ndalur asnjėherė te ai problem kurrė.

Kush ju pengoj qė tė vinit nė Kosovė deri nė vdekjen e Presidentit Rugova?   
Jo,  nuk ėshtė se kam pas pengesa. Nuk mund tė them se mė ka penguar njeri

Nuk keni pasur? 
Jo nuk kam pasur.

A keni pasur ftohje nė marrėdhėnie me Presidentin e ndjerė Ibrahim Rugova? 
Kemi pasur njė dallim nė vitet ‘96 lidhur me faktin se unė kam qenė pėr njė linjė nė radikale, sepse nuk shihja njė perspektivė zgjidhje me gandizmin e tij, me tė cilin ai e ēoi ēėshtjen e Kosovės gjer nė dhomėn ovale. Dhe mendoja qė duhej tė radikalizohej, kurse Rugova besonte se rruga e tij,  nė fakt ai i kishte bėrė njė sfidė totale, kishte krijuar pushtetin paralel ndaj pushtetit serb, kishte vendosur strukturat e pushtetit tė tij, por pėrsėri Kosova ishte nėn pushtim. Kjo ka qenė njė periudhė e shkurtėr…gjatė luftės unė kam komunikuar nė mėnyrė tė vazhdueshme me Presidentin, pas lufte jam takuar me shumė kėnaqėsi mė tė, pra marrėdhėniet mund tė them qė kanė qenė tė shkėlqyera dhe ruaj pėr tė admirimin dhe shkallėn e respektit mė tė thellė.

E pėrmendėt vitin ‘96 po flasim pėr vitin 1996 a janė ftuar diplomatėt shqiptarėt nga Tritan Shehu, po flasim pra pėr vitin ‘96 dhe a u ėshtė thėnė qė tė pėrkrahet Demaēi qė ishte linjė me radikale dhe pėrbėnte ndryshim tė kursit nė politikėn e pėrkrahjes ndaj Rugovės?
Absolutisht jo, kurrė. Adem Demaēi nė atė kohė, qė e kisha mik, mik e kam pasur atė, mik, mund tė kishim dallime por pėr mua ėshtė njė ikonė e qėndresės shqiptare. Kam ruajtur me tė marrėdhėnie shumė tė afėrta kur unė isha president republike, edhe mė vonė kur isha nė opozitė e kam takuar, edhe gjatė Rambujesė e kam takuar, ka ardhur, nuk kisha unė ide se ai mund tė zėvendėsonte LDK-nė. Ajo qė kisha unė dėshirė ishte qė tė radikalizohej lėvizja nė Kosovė me demonstrata, me protesta, i gjithė ky ishte qėllimi im.

A ju kanė kėrkuar amerikanėt nė vitin 1992 qė tė influenconit te Rugova dhe shqiptarėt e Kosovės qė tė merrnin pjesė nė zgjedhje dhe nė mes tė Millosheviēit dhe Paniēit tė pėrkrahej Paniēi? 
Mė kanė kėrkuar tė marrin pjesė nė zgjedhje por jo tė pėrkrahin, tė kuptohemi. Presidenti Rugova…

Sepse Paniēi njihej si amerikan. 
Jo nuk ma kanė kėrkuar. Ekzaktėsisht, pėr kėtė kam shpjeguar edhe disa herė tjera dhe jam shumė i kthjellėt. Mua mė erdhėn nė takim Sajrus Vens dhe Lordi Ouen  dhe meqenėse Rugova kishte deklaruar se Kosova nuk do marre pjesė nė zgjedhje, mė kėrkuan mua qė ta bind Rugovėn qė Kosova tė marrė pjesė ne zgjedhje dhe unė thashė nuk e bėj dhe ua shpjegova. Dhe historia bėri qė ata tė mė jepnin tė drejtė mua, dhe ēfarė ju thashė unė. Edhe po t’u thotė Rugova qytetarėve tė Kosovės nė kėtė terror dhe pushtim tė egėr, ata nuk shkojnė nė zgjedhje. Por, ēfarė do na ndodhi, – i thashė unė, – ju do humbisni njė interlokutor nė Kosovė. Po nė qoftė se e humbet Rugova autoritetin, me kė do bisedoni ju, – i thashė. Dhe u dhashė njė kėshillė, njė sugjerim. U thashė shkoni takoni vetė Rugovėn dhe bisedoni prapė, dhe ata e bėnė. Ata nga Beogradi morėn Paniēin, nuk i thanė tė vijė por Paniēi shkoi dhe sapo hyri nė Prishtinė i dolėn serbėt atij, desh e bėnė copė Paniēin, dhe kėta ngelen tė shokuar.

Deshėn tė shkojnė pa tė? 
Pa tė, po tani edhe keqardhjen pėr Paniēin e kishin sepse ai u erdhi me ta. Te Rugova ata ngelėn jashtėzakonisht tė kėnaqur, tė surprizuar, me njė bisedė civile, dhe erdhėn mė thane mua pas kėtyre zhvillimeve “ti kishe tė drejtė”.

Keni shkruar nė “Facebook” se nė vitin 1991, regjimi i Enver Hoxhės kishte planifikuar tė vriste Ibrahim Rugovėn? 
Janė dokumentet, qė donin tė na vrisnin tė dy nė vilėn e Presidentit. Aty janė tė shkruar dokumentet. I ka botuar dokumentet, besoj se i ka Blendi Fevziu nė libėr tė botuara.

A ka pasur plan pėr vrasjen edhe tuajėn edhe tė Ibrahim Rugovės? 
Preteksti ishte ky, i ndjeri President refuzoi tė vendosė kurorė te varri i Enver Hoxhės dhe natyrisht tregoi menjėherė anėsimin drejt forcave demokratike. Dokumenti thotė se ushtarėt e gardės donin t’i vrisnin. Pse nuk jemi vrarė ajo ėshtė punė tjetėr. Po ky ėshtė dokumenti.

Zoti Berisha kur u takuat pėr herė tė fundit me zotin Rugovėn. Cili ishte takimi I fundit me tė?
Takimi i fundit… Unė takimet i kam bėrė jashtė me tė. Domethėnė kur erdha nė Kosovė, erdha nė mortin e tij, jashtė e kam takuar, nė Crans Montana, e kam takuar nė takime tė tjera ndėrkombėtare pra jo nė Kosovė.

Njerėzit qė tė njohin, e nisa kėshtu bisedėn thonė qė dy herė nė jetė ju kanė parė me sytė e mbushur me lot. Herėn e parė nė avion kur erdhėt nė mortin e Ibrahim Rugovės dhe herėn e dytė kur ishit pėr vizitė, pėr herė te parė, ishte pikėrisht vizita nė Gjakovė. Do te ndalesha tek avioni, a keni pasur bisede me atėherė pėrfaqėsuesin e Shqipėrisė nė Kosovė, zotėri Ēekun, Arben Ēekun qė juve nuk ju informoi mirė pėr gjendjen reale shėndetėsore tė Ibrahim Rugovės. 
Jo nuk kam pasur bisedė tė tillė. Unė e kam ndjekur, e dija qe ishte me…

Sepse kishit njė vizitė tė paralajmėruar pak ditė mė pas.
Po, por unė e ndiqja gjendjen shėndetėsore dhe e dija pėr tė. Sigurisht qe do te them njė gjė kėtu. Nė qoftė se bota shqiptare kishte njė trim, ishte Ibrahim Rugova. Me thotė njėherė njė francez, i cili kishte luftuar nė Afganistan, ish-ministėr i jashtėm i Francės shkruan njė libėr “Trimėria nė 2 tė mėngjesit”, i them se ēfarė ke shkruar nė kėtė libėr. Sali mė thotė, nuk ka gjė mė tė vėshtirė po tė rrethuan nė 2 tė mėngjesit, se nuk e merr veten pėr tė mobilizuar, dhe ky ėshtė mė trimi. I them, – e di kush ėshtė trimi, trimi ėshtė Ibrahim Rugova.  Po pse? Se ka kaq vite mbeti duke pėrsėritur katėr fjali dhe nuk u mposht nga askush nė botė. Ėshtė ė vėrtetė qė ishte pacifist, nė fund e kuptuan qė ishte pacifist radikal, nė fund e kuptuan, nuk lėshonte asgjė. Kur erdhi nga Rambuje u fut nė flakė, u fut nė flakė, nuk qėndroi nė Shqipėri jo, drejt e nė Prishtinė. Shkoi sepse ai, edhe se harroj kurrė fytyrėn e tij, trishtimin, kur e pa Prishtinėn nė flakė. Pra nė qoftė se kishte njė idealist tė ideve tė tij ai ishte, dhe ndaj fitoi, ai fitoi sepse qėndroi besnik i parimeve dhe vlerave qė besoi.

Vizita juaj e parė nė Gjakovė? 
Tani, Tropoja ėshtė Malėsi e Gjakovės. Nė atė Malėsi, kodra e Priftit, Aty ku ėshtė shtėpia imė, ajo ėshtė njė ēerek ore, 20 minuta nga fshati i parė Morinė. Pra nė njė aspekt burrat dhe gratė e familjes sime, sidomos burrat, gjithė botėn e tyre kishin Kosovėn. Ata nuk flisnin ta zėmė Durrėsin apo ndonjė qytet tjetėr, ata flisnin pėr Gjakovėn, flisnin pėr Pejėn, Prizrenin, Prishtinėn. Kėta i kishin vizituar dhe kishin tė drejtė, domethėnė ndjenin njė dhimbje tė tmerrshme nga kėputja nga trungu  mė tė madhe sesa ata qė ishin nė pushtim, kėta nuk gėzonin lirinė, kėta nga mėngjesi gjer nė darke flisnin vetėm pėr Gjakovėn, Pejėn, Deēanin, Junikun pėr miqtė, pėr tė vrarėt, pėr te gjallėt. Kjo ishte  bota e tyre. Nė kėtė aspekt, ėndrra dhe nė mendjen time kryeqyteti im ishte Gjakova, por qe nuk shkonim dot. Kisha qenė njė herė me qerre por qė s’mbaja mend asgjė dhe pastaj nuk shkoja dot, s’shkoja dot sepse ishte kufiri, dhe ēdo gjė nė shtėpinė time ishte e tregut tė Gjakovės. Unė jam rritur nė njė kullė ku bashkėjetonin tė gjitha kohėrat nga luga e drunit tek serviset, nga aluminet te fajanset, tė gjitha ishin blerė nė Gjakovė… Pra nė kėtė aspekt shkėputja e Tropojės ishte njė dramė e pėrjetuar nga ata qė gjenerata para meje me njė trishtim dhe brengė tė jashtėzakonshme e ushqyer pastaj tek pasardhėsit. Kjo ishte e vėrtetė dhe pėr mua, kėshtu qė unė e thashė qe kam luftuar 60 vjet

Zoti Berisha ėshtė pėrmendur ngritja e njė pėrmendoreje e Fadil Hoxhės nė Gjakovė? 
E kam dėgjuar dhe mė duhet te them qė kjo gjė ėshtė jashtėzakonisht e rėndė. Mė duhet t’u them atyre qė unė kam respekt, qė e promovojnė njė gjė tė tille, lexoni pak mbledhjet e vitit 1945 me te cilat Fadil Hoxha anulon Bujanin, anulon atė qė kishte firmosur vetė, atė meritė qė ai e pati nė firmosjen nė konferencėn e Bujanit, tė firmosur edhe nga serbėt edhe nga shqiptarėt, ku Kosovės i njihej e drejta e plebeshitit, Enver Hoxha dhe Fadil Hoxha e tradhtuan nė mėnyrėn mė tė pabesė. Ai ishte njė akt ndėrkombėtar.

Dua tė them njė gjė, se shqiptarėt duhet ta dinė, nuk ishte e pėrcaktuar ēėshtja e kufijve tė Shqipėrisė, ishte e hapur, dhe jo nė interes tė Shqipėrisė, e mbante Greqia, por nga ana tjetėr nė qoftė se shqiptarėt do tė luftonin absolutisht kurrė Kosovėn Tito nuk do e merrte, dhe Fadil Hoxha vendimin e Beogradit qe e mori Partia Komuniste, Rankoviqi, e transferoi dhe e mori nė Prizren.
Aty ku u anulua Bujani…
Sali Berisha: Atėherė, a mund t’i ngrihet njė tradhtari tė tij pėrmendore? Ai pėrfundon nė koshin e turpit tė historisė bashkė me Enver Hoxhėn. Unė e kuptoj qė ai ka onturazhin e vet dhe njerėzit qė e pėrkrahin por ky ėshtė Fadil Hoxha..
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Sali Berisha,Tito ja krijoj Enver HoxhesUQSH
Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: sport-
Sauter vers: