AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Ardhmeria e Shkences Shqiptare

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Gega



Numri i postimeve : 19
Registration date : 20/10/2007

MessageSujet: Ardhmeria e Shkences Shqiptare   Sam 20 Oct - 15:23




Alb-Shkenca mbledh nė Prishtinė shkencėtarė shqiptarė nga e gjithė bota

Mesi i gushtit mblodhi ne Prishtine mbi 200 shkencėtarė shqiptarė te Institutit Alb-Shkenca te cilet aktualisht punojne ne shtetet perendimore si dhe koleget e tyre nga tė gjitha trojet etnike shqiptare me qellim te percaktimit te kaheve te zhvillimit tė shkencės shqiptare ne te ardhmen. Ne kete takim me punimet e tyre kane marrur pjese shkencétare dhe studiues nga SHBA, Kanada, Italia, Gjermania, Austria, Spanja, Holanda, Franca, Anglia, Norvegjia, Zvicra, Irlanda, Belgjika, Bullgaria, Kuvajti, Sllovenia si dhe nga Maqedonia, Shqiperia dhe Kosova.

Nė fakt ky ishte takimi i dytė i Alb-Shkences, por i pari qe kishte karakter shkencor. Takimi i pare i Alb-Shkences ishte mbajtur ne Tirane vitin qe shkoj, dhe gjate ketij takimi, Alb-shkenca nje forum virtual i themeluar mė 2004 nga njė grup intelektualėsh qė veprojnė kryesisht nė vendet perėndimore, ishte shendrruar ne nje forum real shkencor. Tani se voni Alb-shkenca eshte strukturuar ne nje institut te vertet shkencor me dy dege geografike ne Tirane dhe Prishtine, nderkaq se shpejti pritet edhe themelimi i deges se trete gjeografike ne Shkup.

Tubimi i dyte i Alb-Shkences eshte hapur me 15 gusht ne oren 9 nė Hotelin Grand ne Prishtine duke filluar me tri ligjėratat plenare me temen bosht “Kahet e zhvillimit te shkences shqipatare”, ligjerata keto te mbajtura nga Jahja Kokaj (perfaqsues nga Kosova), Evan Rroco (perfaqesues nga Shqiperia) dhe Alajdin Abazi (perfaqesues nga Maqedonia). Pas ketyre ligjeratve ėshtė hapur nje debat i gjere i pjesemarrsve te tubimit, gje qe ka pasqyruar veshtirėsitė me tė cilat po ballafaqohet shkenca shqiptare, dhe nevojen per reforma sa me te shpejta dhe me te sukseshme te shkences ne te gjitha trojet shqipatare.

Gjate dy diteve ne vazhdim, me 15 dhe 16 gusht, ne lokalet e Fakultetit Teknik te Universitetit te Prishtines, shkencėtarėt shqiptare mbjaten mbi 120 kumtesa shkencore te organizuara ne shtate seksione paralele: Seksioni i Shkencave tė Natyrės, i Shkencave Shoqėrore, i Shkencave Inxhinierike dhe Teknologjisė, i Shkencave tė Tokės, Bujqėsisė dhe Mjedisit, i Shkencave Mjekėsore, i Shkencave tė Drejtėsisė, i Albanologjisė dhe i Shkencave Ekonomike.

Komiteti organizues i takimit tė dytė ishte i perbere nga Jahja Kokaj (Kuvajt), kryetar, Naim Shabani (Gjermani) dhe Niko Qafoku (SHBA), nėnkryetare, Begzad Baliu (Kosove), Lluka Qafoku (Shqiperi), Nebi Caka (Kosove), Bajram Berisha (Gjermani), Eshref Januzaj (Gjermani), Robert Magari (SHBA), Petraq Papajorgji (SHBA), Gentian Zyberi (Holande), Ardian Harri (SHBA), Albert Nikolla (Itali), Dr.Fatos Ylli (Shqiperi), Lindita Komani (Austri), Roland Leli (Kanada) dhe Neim Rustemi (Norvegji).

Per te mesuar me shume rreth Instiutit Alb-Shkenca si dhe rezultateve te arritura ne kete tubim shkencor po ju paraqesim prononcimet e drejtorit te Institutit Albshkenca zotit Niko Qafoku, si dhe sekretares se pergjithshme te Alb-Shkences znj. Lindita Komani.


Pyetje: Zoti Qafoku, ju jeni themeluesi i forumit Albshkenca, dhe tani jeni zgjedhur edhe drejtor i Institutit me te njejtin emer, na thoni ju lutem dicka me shume per veten Tuaj, per Alb-Shkencen si dhe perspektiven e saj?

N. Qafoku (Shteti i Uashingtonit): Ne rradhe te pare ju falenderoj per intervisten dhe per kohen qe po i kushtoni Institutit Alb-Shkenca. Une kam mare graden shkencore “Doctor of Philosophy” ne fushen e kimise se tokes dhe mbrojtjes se mjedisit ne Universitetin e Xhorxhias, ketu ne Amerike. Aktualisht punoj ne nje laborator shkencor te ministrise se energjise se Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Laboratori ka rreth 4200 punonjes shkencore dhe te administrates. Une bej kerkim teorik dhe te aplikuar ne fushen e mbrojtjes se mjedisit. Me konkretisht, studjoj levizjen e ndotesvet si uraniumi dhe kromiumi ne sedimentet e nentokes.

Alb-Shkenca u krijua si Forum ne tetor te vitit 2002 me qellimin qe te sherbeje si pike takimi e studjuesvet shqiptare nga e gjithe bota. Qe prej atij momenti, ne Forumin Alb-Shkenca (http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-shkenca) jane rregjistruar rreth 1300 antare. Ne portalin e Alb-Shkences ne internet (www.alb-shkenca.org) jane rregjistruar me teper se 1700 antare.

Para rreth nje viti u krijua Instituti Alb-Shkenca me tete seksione shkencore, i cili ka aktualisht rreth 175 antare. Instituti boton revisten ANASH, ku botohet me e mira e shkences shqiptare pavaresisht se ku prodhohet, ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni apo diaspore. Instituti gjithashtu organizon takimin e tij vjetor ku paraqiten punime shkencore ne te gjtha fushat e shkences. Kete vit takimi vjetor u organizua ne Prishtine dhe per mendimin tim ishte nje sukses i jashtezakonshem dhe kurorezim i punes sone ne drejtim te organizimit te diaspores shkencore dhe venien e saj ne sherbim te zhvillimit te shkences dhe arsimit ne trojet shqiptare ne Ballkan.
.....



Seksioni i Shkencave te Tokes, Bujqesise dhe Mejdisit

Pyetje: Zoti Qafoku ju jemi njekohsisht edhe kryesues i Seksionit te Shkencave te Tokes, Bujqesise dhe Mjedisit. Na thoni ju lutem shkurtimisht te arriturat shkencore qe u paraqiten ne kete seksion?

Niko Qafoku:
Mendoj qe konferenca e Seksionit te Shkencave te Tokes, Bujqesise dhe Mjedisit ja arriti plotesisht qellimit. Organizatoret dhe moderatoret (Prof. Ass. Ardian Maci dhe Prof. Ass. Evan Rroco) bene nje pune te mrekullueshme per organizimin e ketij simpoziumi shkencor dhe drejtimin e punimeve te tij. Temat e paraqitura ishin bashkekohore dhe te fushave te ndryshme, si per shembull, gjenetikes se bimeve, shkencave pyjore, shkencave agronomike, shkencave te tokes dhe te mbrojtjes se mjedisit. Diskutimet rreth punimeve shkencore te paraqitura ishin vertet interesante dhe mendoj qe trasuan rrugen per fillimin e bashkepunimit ndermjet studjuesvet te diaspores me studjuesit e Universitit te Prishtines dhe te universiteteve te tjera shqiptare qe kishin perfaqesuesit e tyre ne kete konference. Pata rastin te njihem me kolege te Universitetit te Prishtines dhe shpresoj qe te vazhdoj te mbaj lidhje me ta. Gjithashtu pata rastin qe te diskutoj me koleget e ketij seksioni rreth mundesive per projekte dhe botimeve te perbashketa me interes reciprok. Une jam larguar nga Prishtina me pershtypjet me te mira, jo vetem per mikepriitjen, te cilen e kemi tradite te mrekullueshme ne shqiptaret, por edhe per faktin qe konferenca shkencore e seksionit tone i arriti me se mire te gjitha qellimet per te cilet u organizua.



Pyetje: Znj. Komani Ju jeni sekretare pergjithshme e Alb-shkences. Na thoni ju lutem dicka me shume per strukturen organizative te ketij instituti


Lindita Komani (Austri):

Instituti Alb-Shkenca u krijua si pasojė e njė pune tė gjatė pėrgatitore qė e gjen origjinėn qysh nė krijimin e forumit Alb-Shkenca nė tetor tė vitit 2002 nga Dr.Niko Qafoku, tashmė Drejtor i institutit tonė. Qė prej janarit 2005 deri nė nėntor tė vitit 2006 njė grup pune i krijuar vullnetarisht nga anėtarė tė forumit Alb-Shkenca nė kushtet e vėshtira tė komunikimit vetėm nė mėnyrė virtuale punoi pėr tė pėrgatitur statutin, planin e punės dhe pėr tė mbajtur zgjedhjet e para pėr strukturat drejtuese tė organizatės qė po krijohej nga ky forum virtual. Instituti Alb-Shkenca qysh prej fillimit tė vitit 2007, pas regjistrimit nė organet pėrkatėse si organizatė shkencore jofitimprurėse vepron dhe jashtė virtualitetit. Qendra e tij ndodhet nė Tiranė, ku tej Administratės sė Pėrgjithshme do tė funksionojė dhe dega e Tiranės. Njėkohėsisht me degėn e Tiranės ėshtė vendosur dhe pėr krijimin e degės sė Kosovės qė ndodhi vjet nė takimin e parė tė Alb-Shkencės tė mbajtur nė daten 18 gusht nė Tiranė nė mjediset e njė universiteti privat. Po punohet ndėrkohė pėr krijimin e degės sė Maqedonisė. Nė perspektivė do tė shqyrtojmė mundėsinė e krijimit tė degėve gjeografike dhe nė shtete tė tjerė.
Instituti ėshtė mė tej i organizuar nė tetė seksione shkencore, tė cilat siē ėshtė rregulluar deri tani nė statutin tonė janė: Seksioni i Historisė, Kulturės, Filologjisė, Seksioni i Shkencave Shoqėrore, Seksioni i Shkencave tė Natyrės, Seksioni i Shkencave Mjekėsore, Seksioni i Shkencave Ekonomike, Seksioni i Shkencave tė Tokės, Bujqėsisė dhe Mjedisit, Seksioni i Shkencave Inxhinjerike dhe Teknologjisė, Seksioni i Shkencave Juridike.
Anėtarėt e institutit tė organizuar sipas seksioneve shkencore zgjedhin kryetarėt e seksioneve tė veēantė shkencore nė bazė tė kandidaturave tė ngritura. Kriteri pėrzgjedhės janė arritjet e kandidatėve nė fushėn shkencore nė tė cilėn ata po kandidojnė. Me zgjedhjen e tyre kryetarėt e seksioneve janė automatikisht pjestarė tė Bordit Drejtues. Tetė kryetarėt e seksioneve shkencore votojnė pėr zgjedhjen e Drejtorit tė Institutit, i cili ėshtė njė prej kryetarėve tė seksioneve shkencore dhe tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Institutit, i cili ėshtė anėtar i Institutit.
Nė vitin e parė tė jetės sė vet Instituti ka si organ vendimmarrės Grupin Administrues, i cili ėshtė njė organ mė i gjerė se Bordi Drejtues dhe pėrfshin dhe krejt anėtarėt e Administratės sė Pėrgjithshme dhe Administratės sė degėve gjeografike.
Njė organ tjetėr i kėtij instituti i cili mbetet akoma tė krijohet nė muajt e ardhshėm ėshtė Kėshilli Mbikėqyrės i Institutit. Ndėrkohė po punohet pėr tė pėrmirėsuar strukturėn organizative tė degėve gjeografike nė Shqipėri dhe Kosovė.




Pyetje: Ju moret pjese edhe ne Tubimin e Prishtines. Na thoni ju lutem per pershypjet tuaja per zhvillim e shkences ne Kosove?


Lindita Komani (Austri):

Tubimi i Prishtines qe nje aktivitet madheshtor me c’rast meritojne nje falenderim te madh te gjithe pjesmarresit ne grupin organizator te punes ne terren. Gjithcka eshte zhvilluar ne kushte te veshtira, ne mungese fondesh, cka ka kerkuar nje angazhim te madh vullnetar te stafit dhe qe te pakten ne kendveshtrimin tim ia rrit vleren asaj cka mundi te shihet e te dale si rezultat prej ketij tubimi.

Ne dy ditet e mbajtjes se tubimit shkencor mundi te vihej re nje pjesmarrje e madhe nga studiues te Kosoves ne secilen prej konferencave shkencore, cka mendoj se perben nje shenje te qarte se edhe ne kushtet e veshtira politike ne cilat Kosova jeton sot, te cilat e veshtiresojne zhvillimin e shkences ne Kosove, njerezit e perkushtuar te shkences munden te gjenerojne ide te reja e te elaborojne punime shkencore me vlere. Pa u ndalur ne emra te vecante mundem te them se ne mesin tone ne Alb-Shkenca kemi studiues shqiptare nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia e diaspora, te cilet duke vepruar nga fusha te ndryshme te shkences kane mundur te afirmohen ne arene nderkombetare dhe te sjellin ne memedhe rezultate nga puna e tyre e re dhe ajo shumevjecare. Te tille studiues deshirojme te kemi gjithmone e me shume ne te ardhmen, cka mundeni lirisht ta interpretoni si nje ftese direkte per te interesuarit qe t’i bashkohen institutit Alb-Shkenca dhe aktiviteteve shkencore te organizuara prej tij.

Per rastin e tubimit shkencor te Alb-Shkences mundem te ndalem pak me gjate ne prezantimet e konferences se shkencave ekonomike, ku munda te luaj dhe rolin e moderatores. Me kenaqesi mundem te shprehem, se patem prezantime me vlere nga fusha e ekonomise nga disa studiues nga Kosova, te cilat sjellin risi ne literature, cka e ben dhe me interesante paraqitjen e tyre perfundimtare ne librin permbledhes te punimeve te ketij tubimi shkencor, per te cilin do te punohet ne muajt qe vijojne. Mbetet qe publiku i interesuar te prese per publikimin e ketij libri qe do te dale si nje numer i posacem i revistes ANASH te Alb-Shkences, e cila tashme po pergatit numrin e trete te saj.

I nderuari Kryetar i Alb-Shkences: Zoti Niko Qafoku, E nderuara Sekretare e Alb-Shkences: Zonjusha Lindita Komani Ju falemnderoj ne emerin tim personal dhe ne emer te te gjithe lexuesve pėr Intervisten dhe kohėn qe na i vute ne dispozicion.




Autor: Drita Lulaj Berisha
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur
 
Ardhmeria e Shkences Shqiptare
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: kulture-
Sauter vers: