AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Votoni Mr Sali Kelmendi dhe numrin 45

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Gega



Numri i postimeve : 19
Registration date : 20/10/2007

MessageSujet: Votoni Mr Sali Kelmendi dhe numrin 45   Mer 14 Nov - 2:19

Propozoj perr forumin e Plolitikes kete shkrim:

Votoni numrin 45 Mr Sali Kelmendi


Magjister Sali Kelmendi kandidat i pavarur per kryetar te Komunes se Pejes

Shkollėn fillore dhe tė mesmen ( gjimnazin) i kreu nė Pejė. Diplomoi nė Universitetin e Prishtinės mė 1974. Mė 1983 mori titullin e magjistrit tė shkencave politike nė Universitetin e Zagrebit. Aktualisht, ėshtė nė pėrgatitje tė doktoranturės po nė Universitetin e Zagrebit. Ligjėron marrėdhėniet ndėrkombėtare nė Universitetin e Kosovės dhe nė Universitetin privat ” Vizioni evropian” tė Pejės. Ne vitin 2005, ka punuar kėshilltar nė Zyrėn e Kryeministrit. Qė nga pėrfundimi i luftės, ėshtė zyrtar pėr informim publik nė Pejė. Ka qenė kryeredaktor i Televizionit tė Prishtinės (TVP-sė), gjatė viteve 1989-1997, nė Prishtinė dhe nė Tiranė. Publikimet e tij janė:

“Kriza e Qipros nė kontekst tė mardhėdhėnieve ndėrkombėtare” (punim i magjistraturės), “Rilindja”
(1984), Prishtinė;
“Trokitje nė ndėrgjegjen e Evropės”, “Evidenca dhe dokumentacioni i Kosovės”(1992), botuar nga Kėshilli pėr tė Drejtat dhe Liritė e Njeriut nė Prishtinė (grup autorėsh). Ka qenė analist e komentator i disa gazetave e revistave tė Kosovės.
Ka botuar me qindra analiza e komente.
Ėshtė anėtar i Shoqatės sė Gazetarėve tė Botės. Ka punuar njė kohė si reporter i TVP-sė nga Evropa, Lindja e Mesme, Azia, Afrika dhe Amerika. Ka marrė pjesė nė shumė konferenca botėrore pėr tė drejtat e njeriut, nė Parlamentin Evropian, nė Londėr etj. Ditė mė parė, ka marrė pjesė nė Seminarin Ndėrkombėtar nė Dubrovnik, me temėn “NATO-ja dhe Evropa Juglindore”, ku e ka mbajtur njė fjalim pėr statusin e Kosovės. 2007
Nga gjuhėt e zotėron anglishten, frėngjishten, italishten dhe kroatishten




Programi politik e zhvillimor i Mr. Sali Kelmendi per Komunen e Pejes

Do t’i ushtroj tė gjitha autorizimet e kryetarit tė komunės me kompetencė, pėrkushtim e ndershmėri, nė pajtim me ligjin dhe praktikat e administrimit tė mirė, duke u dhėnė llogari, nė radhė tė parė, qytetarėve;

Do ta siguroj njė pėrfaqėsim proporcional nė qeverinė komunale, zhvillim proporcional e tė harmonizuar si nė pjesėn urbane, ashtu edhe atė rurale, ngase ato janė tė ndėrvarura. Animi nga njėra pjesė, e dėmton zhvillimin e tė dyjave dhe i dėmton rėndė marrėdhėniet ndėrnjerėzore e zhvillimin e demokracisė;

Do ta formoj njė qeveri komunale kompetente, me ekspertė tė profesionit, qė do tė jenė tė pėrkushtuar e tė ndershėm, pa e shikuar pėrkatėsinė e tyre politike;

Do ta bėj njė riorganizim tė ekzekutivit, duke i fuzionuar disa shėrbime (drejtori) e duke i themeluar disa tė reja, nė pajtim me administrimin dhe menaxhimin bashkėkohor tė komunės;

Nuk do ta toleroj asnjė dukuri tė jashtėligjshme: neglizhencė, korrupcion, ryshfet, familjarizėm, servilizėm, realizim tė interesave grupore e klanore e ligėsi tė tjera, qė janė karakteristike pėr drejtues tė padenjė;

Do t’i vizitoj vendbanimet urbane e rurale dhe, nė marrėveshje me qytetarėt e kuvendin, do tė miratojmė rregullore dhe do t’i pėrcaktojmė prioritetet zhvillimore.
Po nė kėtė frymė, e nė pajtim me ligjin, do t’i bėj edhe hartimin e miratimin e planit buxhetor, ndarjen e buxhetit dhe shpenzimet;

Do tė kėrkoj rishikimin e rregullores mbi Tatimin nė Pronė dhe tė Rregullores mbi Taksat, Ngarkesat dhe Gjobat, duke e ulur tatimin nė pronė, si dhe do tė kėrkoj qė tė lirohen nga pagesa kategoritė me gjendje tė rėndė sociale;

Do tė pėrpiqem qė nė kuadėr tė ligjit dhe tė kompetencave qė ka pushteti lokal, ta zhvilloj bashkėpunimin me komuna tė Evropės, me tė cilat bashkėpunojmė, me qėllimin qė tė sjellim donacione e investime nė fushėn e bujqėsisė, shėndetėsisė, arsimit e nė tė gjitha ato fusha ku ka mundėsi;

Prioritete tė veēanta do tė jenė pėrspektiva e rinisė dhe punėsimi. Ne kemi rini tė shėndoshė e tė zgjuar, sė cilės duhet t’ia krijojmė njė perspektivė tė qartė, e kjo arrihet me angazhimin e saj nė shkollim dhe nė edukim cilėsor. Rinia do tė inkuadrohet edhe nė vendimarrje;

Arsimi ėshtė ēėshtje strategjike kombėtare, andaj, nė tė ardhmen, duhet tė trajtohet si ēėshtje strategjike. Unė do tė angazhohem qė arsimi, nė tė gjitha nivelet, t’i arrijė standardet evropiane;

Kujdes tė merituar dhe zhvillim tė barabartė do t’i siguroj edhe shumicės, por edhe minoriteteve. Nuk do tė lejoj tė vazhdojė privilegjimi i disa minoriteteve nė dėm tė minoritetit tjetėr pėr shkaqe politike e karrieriste; dhe

Do tė angazhohem maksimalisht qė, sa mė parė, tė hapet vendkalimi kufitar dhe tė asfaltohet rruga pėr nė Ēakorr, nė mėnyrė qė Peja tė lidhet me Plavėn, me tė cilėn tradicionalisht kemi marrėdhėnie tė mira;


Plani urbanistik e zhvillimor

Do tė punoj me pėrkushtim pėr ndėrtimin dhe zhvillimin e qytetit, duke ia dhėnė formėn e njė qyteti evropian. Dhe do tė ndaj buxhet pėr planet rregullative pėr tė gjitha zonat;

Do tė inicioj krijimin e lagjeve tė reja me urbanizėm tė kompletuar, nė mėnyre qė t’i prijmė proceseve pėr ndėrtimin e planifikuar tė qytetit tonė;

Tė gjitha ndėrtimet e deritashme do tė legalizohen dhe do t’u lėshohet leje pėrdorimi e pune, pėrveē nė rast se e dėmtojnė bukurinė e qytetit, qė e pengojnė qarkullimin dhe qė e rrezikojnė jetėn e qytetarėve;

Zhvillimi i ardhshėm i qytetit do tė bėhet nė pajtueshmėri me Planin Zhvillimor Urbanistik dhe Planin Zhvillimor;

Do tė punoj pėr t’i asfaltuar tė gjitha rrugėt primare. Do t’i rregulloj trotuaret e do ta bėj ndriēimin e tyre. Njė kujdes tė veēantė do t’ia kushtoj edhe ruajtjes sė gjelbėrimit dhe pastrimit tė qytetit;

Lagjet “Kristal” dhe “7 Shtatori”, si lagje tė reja tė qytetit, do t’i urbanizoj. Kėto lagje do ta kenė edhe rrjetin e kanalizimeve;

Do ta filloj menjėherė themelimin e ndėrmarrjes pėr transport publik urban e
paraurban, pėr ta lehtėsuar qarkullimin e qytetarėve;

Zonat e parapara, si zona industriale e tregėtare, po ashtu, do t’i urbanizoj, me ēka do t’u ofrohen tė gjitha mundėsitė investitorėve potencialė pėr tė hapur kapacitete tė reja, qė do tė sillnin vende tė reja pune;

Tė gjithė atyre qė merren, ose qė duan tė merren me aktivitete prodhuese, do t’ua mundėsoj tė gjitha lehtėsimet qė janė nė kompetencė tė komunės, duke e evituar vonesėn;

Zonave rurale, pėrkatėsisht bashkėsive territoriale, do t’u ndėrtoj objekte tė reja, tė cilat do tė kenė salla pėr takime tė kėshillave tė fshatrave. Po ashtu, do t’i rregulloj zyrat vendore tė administratės komunale, ambulancat mjekėsore e dentale, si dhe hapėsirat e tjera, nė tė cilat do tė zhvillohej aktiviteti kulturor;

Do tė angazhohem pėr ndėrtimin e rrjetit tė ujėsjellėsit kudo qė ėshtė i mundur, duke filluar nga fshati Zahaq, Raush(ish- Raushiq), Kelmend(ish-Nabėrxhan) etj.;

Do t’i shikoj mundėsinė pėr zgjerimin dhe riasfaltimin e rrugės Pejė – Tėrstenik (kjo rrugė do ta ketė statusin e rrugės rajonale), si dhe do ta ndėrtoj njė qendėr nė fshatin Kelmend (ish-Nabėrxhan);

Do t’i kushtoj vėmendje tė posaēme rrjetit tė ujitjes sė tokave bujqėsore dhe do ta shtoj fondin e bagėtisė nėpėrmjet donacioneve tė ndryshme. Veē tyre, do t’i siguroj traktorėt, serat, farėn, plehrat e karburantin pėr t’i subvencionuar bujqit nė prodhimin e ushqimit pėr tė gjithė;

Rėndėsi tė veēantė do t’i kushtoj edhe sigurimit tė donacioneve pėr ndėrtimin e kapaciteteve tė reja pėr pėrpunimin e produkteve bujqėsore. Nė veēanti, do tė orientohem nė sigurimin e donacioneve pėr ta ndihmuar ndėrtimin dhe zgjerimin e kapaciteteve pėr teknologjinė e pėrpunimit tė qumėshtit, mishit si dhe pemėve e perimeve, gjė qė do ta zbuste papunėsinė nė komunėn tonė;


Zonės sė Rugovės do t’i kushtoj, po ashtu, njė vėmendje tė veēantė, ngase posedon resurse tė mėdha uji, pyjesh, kullosash dhe zonash turistike nga mė tė bukurat e atraktivet nė Ballkan. Do t’i asfaltoj rrugėt: Shtupeē i Madh – Shtupeē i Vogėl, Drelaj – Rekė e Allagės, Drelaj – Pepaj – Koshutan – Dukaj, Kuēishtė – Haxhaj – Stankaj – Bogė. Nėse do tė ketė mundėsi buxhetore, do ta hapi rrugėn Pejė – Qafė e Peklenės – Qafė e Pepajve – Qafė e Rexhajve nė Shkrel dhe do t’i lidhė rrugėt e lartpėrmendura;

Kėto investime nė infrastrukturėn rrugore do t’ia kthenin gjallėrinė Rugovės, do tė shtohej fondi i bagėtive, kapaciteteve turistike dhe do tė krijoheshin shumė vende tė reja pune. Sa i pėrket Parkut Nacional tė Bjeshkėve tė Rugovės, ju garantoj se pa pėlqimin e banorėve tė kėsaj treve, nuk do tė merret nė shqyrtim asnjė plan a vendim i imponuar prej askujt; dhe

Rugova ėshtė afėr 60% pronė private e vetė rugovasve, tė cilėt vetė do ta menaxhojnė zhvillimin e saj, si dhe vetė do tė vendosin pėr tė ardhmen e Rugovės.

Autor: Drita Lulaj Berisha
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur
 
Votoni Mr Sali Kelmendi dhe numrin 45
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: politika-
Sauter vers: