AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Muhamet Pirraku

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13722
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Muhamet Pirraku   Mar 30 Mai - 2:00

Pse kėrkojmė Referendum pėr Kosovėn? (Read 44 times)
Prof. Dr. Muhamet Pirraku(Guest)

Guest



Pse kėrkojmė Referendum pėr Kosovėn?
04.05.06 at 01:11:37 Prof. Dr. Muhamet Pirraku

Pse kėrkojmė Referendum pėr Kosovėn?

Tė nisem nga koncepti Referendum: Votim i drejtpėrdrejtė i tėrė popullit, i cili
vendos pėr pranimin ose mospranimin e ndonjė ligji, propozimin ose anulimin e ndonjė
ligji, propozimin ose ndėrrimin e kushtetutės, ose tė sistemit. Kjo ėshtė formė
demokratike e pėrcaktimit individual pėr ēėshtje tė pėrbashkėta ekzistenciale.

Nė Ballkan vetėm ēėshtja shqiptare nuk ėshtė e zgjidhur, kurse Kosova ėshtė vetėm
njė pjesė e problemit shqiptar tė ndėrlikuar me dhunė ruso-evropiane shekullore. Kjo
tė mos tingėllojė vetėm si retorikė politike, duhet tė pėrkujtojmė shkurtimisht
faktet pėr copėtimin e dhunshėm tė popullit shqiptar dhe tė atdheut tė tyre etnik.
Para ngritjes sė shtetit tė Malit tė Zi, tė Serbisė dhe tė Greqisė, nga fundshekulli
XVIII - fillimshekulli XIX, njėsia etnokulturore e gjeopolitike e Shqipėrisė arrinte
rreth 120 000 km2. Gjatė ngritjes sė Serbisė, Malit tė Zi dhe Greqisė si shtete
autonome nė vartėsi nga Perandoria Osmane, nga Shqipėria u shkėputėn rreth 5 272 km2
tė viseve periferike tė banuara kryesisht me shqiptarė ortodoksė dhe katolikė.
Kongresi i Berlinit, mė 1878, Shqipėrinė e gjeti me rreth 114 728 km2, tė ngritur me
armė nė duar pėr mbrojtjen e tėrėsisė sė vendit dhe pėr autonominė e Shqipėrisė si
hap pėr pavarėsi dhe sovranitet tė plotė.

Evropa nuk e ndihmoi kėtė lėvizje. Pėrkundrazi, Fuqitė e Mėdha: Rusia, Anglia,
Franca, Gjermania, Austro-Hungaria dhe Italia vepruan politikisht, me diplomaci dhe
ushtarakisht kundėr qenies fizike tė Shqipėrisė dhe tė kombit shqiptar pėr zgjerime
territoriale tė Serbisė, tė Malit tė Zi, tė Greqisė dhe pėr interesa tė pėrkohshme
tė Evropės nė Perandorinė Osmane, pėr copėtimin pėrfundimtar nė rrethana mė tė
pėrshtatshme. Kongresi i Berlinit nuk mori parasysh asnjė kėrkesė jetėsore shqiptare
dhe nga Shqipėria shkėputi me dhunė ushtarake e diplomatike ballkanike e evropiane
rreth 24 458 km2. Si rrjedhim, Referendumi ėshtė i domosdoshėm pėr zgjidhjen e
Ēėshtjes shqiptare.

Njėsia etnokulturore e gjeopolitike e Shqipėrisė e ruajtur deri nė ditėn e shpalljes
sė pavarėsisė, mė 28 nėntor 1912, nė Kuvendin Gjithėshqiptar tė Vlorės, kishte 90
100 - 90 270 km2, me 3 804 000 banorė, ku shqiptarėt ishin shumicė absolute me mbi
66%, bullgaro-maqedono-vllahėt ishin pakicė shumicė me rreth 16%, serbėt arrinin nė
rreth 5% dhe grekėt mezi kalonin 4%-shin. Kishte pak turq, hebrenjė, evgjitė e tė
tjerė. Kėto janė fakte tė pėrjetėsuara nė statistikat shtetėrore osmane pėr
vilajetet e Shqipėrisė mė 1910.

Aleanca ballkanike hyri nė Luftėn Ballkanike me shtytje tė Rusisė, nė tetor 1912,
qartė pėr tė parandaluar realizimin e autonomisė sė Shqipėrisė tė fituar me
Kryengritjen e Kosovės (5 maj - 18 gusht 1912), nėn udhėheqjen e Hasan Prishtinės.

Parulla ruse e Luftės Ballkanike ishte: "Luftė pėr t'i ēliruar popullsitė e
krishtera nga pushtuesi shekullor turk dhe nga tirania islame...!" Sė kėndejmi, meqė
kombi shqiptar nė vendin ballkanik tė quajtur Shqipėri (Arnautlluk, Albania) ishte
rreth 88% i pėrkatėsisė fetare myslimane, lufta e Aleancės ballkanike nė fakt ishte
kryqėzatė kulturocidiale, etnocidiale dhe gjenocidiale sllave e greke ortodokse
antishqiptare me pėrkrahjen e Rusisė ortodokse dhe tė Evropės katolike e
protestante. Krim i pa kompensuar dhe i pakorrigjueshėm i Evropės ndaj njė pjese tė
popullsisė sė saj.

Me Traktatin e Konferencės sė Ambasadorėve nė Londėr, mė 1913, nga areali i
Shqipėrisė Etnike, u shkėputen - pėr interesa tė Serbisė, tė malit tė Zi dhe tė
Greqisė, rreth 61.510 km2, me rreth 3.004.000 banorė, me shumicė absolute shqiptare
myslimane. Londra nuk mori parasysh kėrkesat shqiptare jetike, nuk mori parasysh
aktin e shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė shtet evropian nė shtrirje tė kombit
shqiptar, siē i shkruante Evropės Ismail Qemali, mė 29 nėntor 1912, dhe, sė fundi,
me kėmbėngulje tė Vjenės dhe tė Romės, Londra e ngriti njė shtet shqiptar monstrum,
me rreth 28.760 km2, me rreth 800.000 banorė - Shqipėrinė londineze nė njė sipėrfaqe
anėsore tė Shqipėrisė Etnike, pa gjymtyrėt vitale pėr jetė shtetėrore.

Pse Shqipėri londineze? Pėr tė vetmin fakt se ai shtet nuk ishte vullnet i
shqiptarėve, se ėshtė dhunė ndėrkombėtare e legjitimuar nė Konferencėn e Versajės mė
1919/20, me pasoja historike qė po i vuan sot e mot kombi shqiptar i copėtuar me
dhunė. Profesor Emil Kahn, gjatė mbajtjes sė Konferencės sė Parisit, u angazhua pėr
shtetin shqiptar me kufijtė etnikė dhe gjeopolitikė, e jo pėr "Shtetin shqiptar si
nji Princni operete, me livret italisht, valcer Vjene, e nji kryetar orkestre
mysterjoz nė Berlin.". Profesor Kahn saktėsoi pa ekuivoke, nė mėnyrė profetike, se
"Shqipnija e coptueme nuk ka pėr tė mujtė tė jetojė, e aq ma pak tė jetojė e
pamvarun, po i dolėn dore krahinat ma tė mirat, elementat ma vepruesit e popullsisė
sė sajė". Edhe ky fakti ėshtė amanet i njerėzorės pėr zgjidhjen e Ēėshtjes shqiptare
me Referendum.

Njėra prej kėtyre krahinave ma tė mirat, me popullsinė mė vepruese tė Shqipėrisė
Etnike, ishte Kosova historike nė kufijtė administrativ tė Vilajetit tė Kosovės sė
vitit 1877. Realisht, ky ėshtė djepi, ose piemonti, ku nisi eldoradoja e emrit
kombėtar pėr gjuhėn, pėr popullin dhe pėr vendin: shqip, shqiptar dhe Shqipni, pas
futjes sė Kosovės dhe tė tokave tė tjera albanofone nėn administrimin osman, duke
gjetur mbėshtetje nė civilizimin Islam paqėsor si faktor integrues i njėsisė
etnokulturore dhe gjeopolitike tė Shqipėrisė. Njėsia administrative me emrin
Vilajeti i Kosovės, pjesa mė jetėsore e kombit nė njėsinė etnokulturore e
gjeopolitike tė Shqipėrisė, nė prag tė Kongresit tė Berlinit pati rreth 43.872 km2.
Kongresi i Berlinit ia shkėputi Sanxhakun e Nishit, me shumicė absolute shqiptare
myslimane, kurse soldateska serbe me strategjinė "Toka e djegur", atė vis e spastroi
nga shqiptarėt para syve tė Evropės, me bekimin dhe pėrkrahjen e saj.

Nė prag tė Shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, Vilajeti i Kosovės pati 32.900 km2
me mbi 1.270.000 banorė. Nė kėtė njėsi shqiptarėt pėrbėnin mbi 65% tė banorėve,
kurse tė tjerėt ishin bullgaro-maqedonas, vlleh (cincarė), serbė, turq, romė,
hebrenj etj. Territori i Kosovės aktuale, prej 10 887 km2, mė 1912, kishte vetėm
rreth 3.7 pėr qind serbė, kryesisht ēifēinj nga shekulli XVIII dhe XIX nė pronat e
bejlerėve shqiptarė myslimanė. Kjo detyrimisht urdhėron kėrkesėn kėmbėngulėse tė
shqiptarėve para Botės demokratike pėr zgjidhjen e Problemi aktual tė Kosovės me
Referendum, si hap i arsyeshėm pėr zgjidhjen e Ēėshtjes shqiptare.

Pushteti jugosllav dhe pushteti grek midis Dy Luftėrave Botėrore kryen gjenocid dhe
etnocid tė vazhdueshėm mbi shqiptarėsinė e viseve shqiptare qartė para syve tė
Evropės dhe tė botės, pa asnjė zė kundėrshtues perėndimor tė fuqishėm. Bėnte
pėrjashtim propaganda kominterniste. Falė fatit historik tė krijuar me vėrshimin e
pushtuesit nazi-fashist italiano-gjerman, iu pre udha dealbanizimit pėrfundimtar tė
tokave shqiptare aktualisht nėn pushtetin e Malit tė Zi, tė Maqedonisė kominterniste
- amerikane, tė Serbisė dhe tė UNMIK-ut. Nė anėn tjetėr, para syve tė bllokut
antifashist anglo-amerikano-rus, qartė me bekim tė tyre, Greqia e spastroi
shqiptarėsinė islame tė Ēamėrisė, pararoje e kombėsisė sė shqiptarėve ortodoks dhe
kuptimi i shqiptarisė historike tė Shqipėrisė Jugore tė sotme.

Lufta e Dytė botėrore pėrfundoi me fitoren e bllokut antifashist nacionalēlirimtar.
Me kėtė fitore duhej tė zgjidhej edhe Ēėshtja shqiptare, mbi tė drejtėn pėr
vetėvendosje tė Kosovės, tė sublimuar nė "Rezoluta e Bujanit", tė 2 janarit 1944. Nė
kėtė dokument, midis tė tjerash, do tė saktėsohet qartė: "Kosova dhe Rrafshi i
Dukagjinit asht nji krahinė e banueme nė shumicė nga populli shqiptar, i cili si
gjithmonė ashtu edhe sot dėshiron me u bashkue me Shqipnin", kurse "Garant pėr kėtė
asht UNĒJ dhe UNĒSH me tė cilėn asht e lidhun ngusht. Krahas kėsaj pėr kėtė janė
garantė aleatėt tanė tė mėdhej: Bashkim Sovjetik, Anglia dhe Amerika (Karta e
Atlantikut, Konferenca e Moskės dhe e Teheranit." Mirėpo, sapo okupatori nazifashist
u largua nga trojet shqiptare para armėve tė njėsive partizane tė Shqipėrisė dhe tė
Kosovės, para se tė ēlirohej Jugosllavia, Tito degradoi Shtabin e Pėrgjithshėm tė
Ushtrisė Partizane tė Kosovės dhe Kosovėn dhe viset e tjera shqiptare nė ish -
arealin e Jugosllavisė versajase i futi nėn regjimin ushtarak. Mė 8 korrik 1945
Beogradi nė tė ashtuquajturin Kuvend i Kėshillit Krahinor tė Kosmetit nė Prizren, tė
mbajtur nėn rrethimin ushtarak, e hodhi Rezolutėn e Bujanit tė Komitetit
Nacionalēlirimtar pėr Kosovė dhe Dukagjin, e copėtoi Kosovėn historike me Shkupin
kryeqendėr kulturore, ekonomike e politike, njė pjesė ia aneksoi Maqedonisė
kominterniste, njė pjesė Malit tė Zi kominternist dhe njė pjesė ia aneksoi Serbisė
si njėsi autonome. Mė vonė nga kjo pjesė u shkėputėn viset shqiptare tė Kosovės
lindore - Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, dhe iu aneksuan Serbisė Jugore, kurse
njėsisė administrative tė Kosmetit iu mėveshėn, vetėm administrativisht, tri komuna
serbe nė Veri tė Mitrovicės. Ky allishverish kishte njė qellim tė vetėm: Pėrpjekjen
serbe pėr ndryshimin mė tė lehtė tė pėrbėrjes etnike shqiptare tė Kosovė.

Pėr tė gjitha kėto kurrė nuk ėshtė marrė pėlqimi i popullit shqiptar, ēdo ndryshim
ėshtė bėrė me dhunė politike, ekonomike, policore e ushtarake, para syve tė Evropės
dhe tė botės, kurse pėr tė vu qetėsi dhe "lojalitet" ndaj serbo-Jugosllavisė, vetėm
midis vitit 1944- pėrfundimisht me vitet e '50-ta serbo- jugosllavėt likuiduan rreth
68.000 shqiptarė, mijėra tė tjerė burgosėn dhe mbi 412. 000 shqiptarė i larguan, si
"turq" nga Kosova dhe vise e tjera shqiptare.

Meqė bota e ashtuquajtur perėndimore nė Titon kishte gjokerin pėr Lindjen - Botėn e
tretė, kinse tė paangazhuar, nuk e pengoi gjenocidin serbo-jugosllav gjithandej nė
tokat shqiptare nėn Jugosllavinė, as e ndihmoi pėrpjekjen politike e luftarake
shqiptare tė pandėrprerė, pėr asnjė tė vetmen ditė, deri me fuqizimin e Luftės
Ēlirimtare tė UĒK-sė, kur u dėgjua zėri i fuqishėm i SHBA-ve.

Mirėpo, as me Luftėn e UĒK-sė nė Kosovė, tė ndėrkombėtarizuar maksimalisht me
zgjidhjen solomane tė Rambujesė, mė 1999 dhe as me dy luftėrat e tjera shqiptare nė
vijim, ajo e UĒPMB-sė nė Kosovėn Lindore, e pėrfunduar me marrėveshjen solomane tė
Gjilanit-Preshevės, mė 2000 dhe Luftėn e Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare nė Iliridė
(Maqedoni Perėndimore) e pėrfunduar me marrėveshjen gjithashtu solomane tė Ohrit, mė
2001, ēėshtja nuk u zgjidh dhe madje sa vjen e po ndėrlikohet kjo. Kėto tri lufta
ēlirimtare me presion ndėrkombėtar nuk u lanė tė fuqizohen, u lokalizuan me dhunė
ndėrkombėtare dhe u mbyllen tė karakterizuara si luftė pėr tė drejta qytetare e
humane kundėr regjimeve postkomuniste dhe jo si Luftė Ēlirimtare Shqiptare mbi
Betimin e Ushtarit tė UĒK-sė: "Unė, luftėtari i UĒK-sė, nė emėr tė popullit tim dhe
tė armės betohem se do tė jem besnik i Luftės Nacionalēlirimtare i papėrkulur deri
nė fund, i gatshėm nė ēdo ēast tė mos kursej as jetėn time pėr Ēlirimin e Kosovės
dhe tė viseve tė tjera nėn robėri deri nė bashkimin e tyre me Shqipėrinė.!"

Forcat e Vendosjes tė rendit demokratik tė premtuar tė njerėzve dhe tė popujve tė
lirė, ata qė kanė marrė nė duar edhe fatin e popullit shqiptar tė ndarė me dhunė
ballkanike e evro-ruse, ato forca qė sollėn nė Marrėveshjen e Rambujesė, tė
Preshevės dhe tė Ohrit, as sot e mot nuk i implementuan vendimet e veta, nė dobi tė
obskurimeve politike pushtuese kolonialiste tė Serbisė dhe tė Maqedonisė
kominternisto - amerikane ndaj tokave etnike shqiptare. Si duket, Prokopi i
Cezaresė, (nė pjesėn e parė tė shekullit VI), i ka njohur mė mirė tiparet dhe
intrigat e sllavėve qė shkelėn nė Ilirikė se sa po i kupton serbėt Bota Perėndimore
sot.

Prokopi ka njė konstatim gjenial: "Siē tregon historia e vjetėr, sllavėt janė tė
gatshėm tė marrin armėt edhe pa pasur arsye (...), e bėjnė luftėn pa shkak dhe pa e
shpallur atė dhe nuk duan ta mbarojnė me njė marrėveshje. Mė nė fund e fillojnė pa
tė drejtė dhe e mbarojnė me dhunė".

Po a nuk vepruan serbėt nė kėtė mėnyrė nga fundi i viteve tė '80-ta, kur me dhunė e
hoqėn autonominė e Kosovės dhe ia futėn kazmėn Jugosllavisė avnojiste. Po a nuk
shkaktuan serbėt tri lufta tė pėrgjakshme, gjenocidiale, nė Kroaci, nė Bosnje dhe nė
Kosovė?!

Nė vend se tė dėnohej shteti serb dhe kombi serb komb me heqje tė territoreve
joserbe tė okupuara ushtarakisht, nė vend se tė ngarkohej Serbia dhe kombi serb me
reparacione tė luftės, siē u veprua me Gjermaninė dhe kombin gjerman nė fund tė dy
luftėrave botėrore, Serbia me Dejtonin u shpėrblye me 49% tė territorit historik tė
Bosnjės - Hercegovinės, Maqedonisė, pėrmes dorės sė Serbisė, iu synohet t'i falėn 2.
500 hektarė tokė tė njėsisė administrative tė Kosovės, kurse Kosovės, me dhunė
ekonomike, politike dhe diplomatike tė themi evro-botėrore, me tė ashtuquajturin
"decentralizim" dhe tė "kushteve" para statusit, tė cilat nuk i ka asnjė shtet i
Ballkanit dhe i Evropės, po i krijohen rrethana pėr tė mos qenė kurrė shtet, as i
lirė, as sovran, por koloni e Serbisė, e Ballkanit dhe e Evropės.

Me Kosovėn dhe me kombin shqiptar edhe sot Bota e vendosjes, nė emėr tė lirisė e tė
demokracisė po bėnė pazarllėqe pėr interesat pushtuese tė pushtuesve tė tokave
shqiptare. Nė bisedimet e Vjenės, tė filluara shumė mbrapsht, nuk po trajtohet
Kosova si ish-vend okupuar nga Serbia, i ēliruar me pėrpjekje dhe luftė, e cila
kurrė nuk u ndal nga tetori i vitit 1912, kurorėzuar me Luftėn e UĒK-sė. Qartė po
pėrkėdhelet okupatori shumė mizor. Sė kėndejmi, po shihet se zgjidhja fatlume e
statusit tė Kosovės, si zgjidhje historike pėr ardhmėninė, nuk mund tė bėhet pa
Referendum.

Bota e vendosjes sot, Perėndimorja demokratike shpresė jona, sė fundi, duhet ta
kuptojė se shqiptarėve, gjithandej, tė mbėshtetur pėr muri tė kufijve shtetėror
dhunė e huaj nė trojet shqiptare etnike, nė mos asgjė tjetėr, mund t'u mbushet
mendja tė vėrshojnė kundėr atyre kufijve vetėm nė njė zė kasneci: nga Prishtina nė
drejtim tė Shkupit, Tregut tė Ri dhe Tiranės; nga Shkupi nė drejtim tė Prishtinės
dhe tė Tiranės, nga Tirana nė drejtim tė Prishtinės, tė Shkupit dhe tė Podgoricės;
nga Podgorica nė drejtim tė Tiranės dhe Prishtinės, pa shkelė asnjė pėllėmbė tė
tokės sė huaj, joshqiptare etnike dhe historike. Kėtė lėvizje sot e mot e kėrkon
jeta e kombit dhe kush do ta ndalte, cila forcė demokratike ndėrkombėtare do t'i
dilte para me arsye, kur dihet se kėta kufij janė nėpėr oborret shqiptare, fund e
krye dhunė ndėrkombėtare pėr interesa tė serbėve, malaziasve dhe
bullgaro-maqedonasve.

Edhe nga ky kėndvėshtrim kėrkohet Referendum pėr zgjedhjen pėrfundimtare tė
Problemit tė Kosovės, si fill tė zgjidhjes sė Ēėshtjes shqiptare. Shqiptarėt nuk
duan asnjė pėllėmbė tė tokės sė huaj, por as mund tė pajtohen me copėtimin e njėsisė
sė atdheut tė tyre etnik dhe historik. Ky Atdhe shqiptar nuk ėshtė Shqipėri e Madhe,
por ėshtė Mėmėdhe i gatuar me gjak shqiptari.

Prishtinė, 1 prill 2006

Lexuar nė deabtin me qytetarė, tė cilin e organizoi mė 1 prill 2006, nė Institutin
Albanoligjik Lėvizja Intelektuale pėr Referendum (LIR) dhe ku autori iu bashkangjit
publikisht kėsaj Lėvizjeje)
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Muhamet Pirraku
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: politika-
Sauter vers: