AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion
Partagez | 
 

 Perseritje e Intervistes se Prof. Myqerem Tafaj

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Gega



Numri i postimeve: 19
Registration date: 20/10/2007

MessageSujet: Perseritje e Intervistes se Prof. Myqerem Tafaj   Mer 2 Jan - 14:56

BASHKEPUNIMI ME UNIVERSITETET E PERENDIMIT DOMOSDOSHMERI

Tema: Intervista

Intervistė me Profesor Myqerem Tafaj, aktualisht lektor dhe kėrkues shkencor nė Universitetin e Stuttgart-Hohenheimit.

Bashkėpunimi i ngushtė me universitetet e Perėndimit jep shpresė pėr njė zhvillim tė shpejtė dhe cilėsor tė arsimimit nė trojet shqiptare



Ura:
Profesor pėrpara disa ditėsh nė Universitetin e Stuttgart-Hohenheimit u zhvillua njė seminar nė kuadrin e njė projekti tė Bashkimit Evropian (BE) me pjesėmarrje tė disa universitetete perėndimore dhe tė pėrfaqėsuesve tė universiteteve shqiptare tė Tiranės dhe Prishtinės. Ju jeni ndėr ideatorėt e kėtij projekti. A mund tė na shpjegoni mė gjėrė sė pari qėllimin e kėtij projekti.

Profesor Tafaj:
Projekti nė fjalė titullohet „Reforma e studimeve nė shkencat bujqėsore nė fakultetet e bujqėsise tė Universitetit tė Prishtinės dhe Universitetit Bujqėsor tė Tiranės. Ai ėshtė njė projekt i pėrbashkėt evropian (Joint European Project) nė kuadrin e programi TEMPUS-PHARE tė BE-se. Projekti drejtohet nga Universiteti i Stuttgart-Hohenheimit nė bashkėpunim me Universitetin e Shkencave Bujqėsore tė Vjenės nė Austri dhe Universitetin e Lleidės nė Spanjė.
Qėllimi i kėtij projekti ėshtė tė ndihmoj nė ristrukturimin e studimeve nė shkencat bujqėsore shqiptare pėr tė arritur njė ditė nivelin e duhur cilėsor qė tė jenė tė njohura edhe nga vendet evropiane perėndimore.
Projektin e kemi ideuar sė bashku me profesorėt e kėtij univeristeti, profesor Volker Kottke dhe profesor Erėin Reisch, tė dy janė doktor nderi nė Universitetin Bujqėsor tė Tiranės dhe kuptohet janė miq tanė qė prej rreth 12 vjetėsh nė njė bashkėpunim intensiv.

Ura:
Cili ishte qėllimin i kėtij seminari dhe kush merrte pjesė ?

Profesor Tafaj:
Ky ishte njė seminar i zgjeruar ku pėrveē universiteteve partnere nė projekt, ishin ftuar edhe insituticione tė rėndėsishme gjermane qė mbėshtesin arsimin, si Shėrbimi Gjerman i Shkėmbimit Akademik mė Jashtė (Deutscher Akademischer Austausch Dienst – DAAD), Agjencia Gjermane e Bashkėpunimit Teknik (Deutsche Gesellschaft für Technische Zusammenarbeit), si dhe profesorė nga universitete tė tjera nė Gjermani qė bashkėpunojnė me universitetet shqiptare nė kuadėr tė projekteve tė tjera, si nga Universiteti i Lirė i Berlinit dhe Shkolla e Lartė Teknike nė Ebersėald. Universiteti i Prishtinės pėrfaqėsohej nga dekani i Fakultetit, Prof. Xhevdet Elezi dhe katėr kolegė tė tjerė qė punojnė aktualisht nė fakultet. Ndėrkohė ishin ftuar edhe Dr. Bajram Berisha, akualisht lektor dhe kėrkues shkencor nė Universitetin Teknik tė Münihut si dhe disa kolegė tė rinj qė aktualisht janė duke kryer studimet e doktoraturės nė Gjermani dhe Austri. Fakulteti i Bujqėsisė i Tiranės ishte pėrfaqėsuar nga dekani, Prof. Fatos Harizaj dhe zv.dekani Prof. asoc. Ardian Maēi.

Qėllimi dhe objekti i kėtij seminari dyditor ishte tė diskutohej rreth dy ēėshtjeve kryesore:
-Strategjia e zhvillimit tė Fakultetit tė Bujqėsisė nė Prishtinė;
-Ristrukturimi i planeve mėsimore tė studimeve nė tė dy fakultetet.

Ura:
Ēfarė pėrfaqėson bujqėsia dhe arsimimi bujqėsor pėr trojet shqiptare dhe cila duhet tė jetė strategjia e reformės sė studimeve dhe kėrkimit shkencor nė kėtė fushė?

Profesor Tafaj:
Trojet shqiptare janė kryesisht agrare, pra bujqėsia ėshtė dega mė e rėndėsishme e ekonomisė pėr ne. Aktualisht ju e dini qė zhvillimi i bujqėsisė lė shumė pėr tė dėshiruar. Tė gjithė e dimė se mė shumė se 60 % e produkteve importohen, ndėrkohė qė trojet tona mund tė prodhojnė ēdo prodhim bujqėsor dhe blegtoral, madje edhe me njė cilėsi dhe shije shumė tė mirė. Dhurata e madhe qė na ka dhėnė natyra duhet tė shfrytėzohet shumė mė mirė. Por pėr kėtė lypset sė pari njė politkė largpamėse dhe e pėrgjegjshme pėr tė cilėn fatkeqėsisht vuajnė dhe me sa duket do tė vuajnė gjatė trojet tona. Por kėtė duhet ta ndryshojnė votuesit nėse dėshirojnė tė jetojnė me shpresė nė vendin e tyre. Ajo qė ne pėrpiqemi tė bėjmė ėshtė tė mendojmė dhe hedhim nė letėr mendime profesionale se si duhet tė jetė strukura institucionale dhe arsimimi.
Seminari doli me konkluzionin qė Fakulteti i Bujqėsisė nė Prishtinė tė reformohet pėr t’u bėrė e vetmja qendėr e bujqėsisė kosovare me tre funksione kryesore:
-tė arsimoj dhe kualifikoj tė rinjtė dhe specialistėt,
-tė kryej hulumtime shkencore dhe zhvilluese nė fushat e bujqėsisė, blegtorisė dhe pyjeve,
-tė kryej shėrbime dhe kėshillim pėr bujqėsinė, blegtorinė dhe pyjet.

Seminari ishte i mendimit unanim qė pėr kėtė duhet sė pari njė mbėshtetje e plotė politike.

Ura:
Ju pėrmendėt mbėshtetjen politike, e keni fjalėn pėr politikėn kosovare apo edhe pėr UNMIK-un ?

Profesor Tafaj:
Shumė e drejtė ėshtė pyetja Juaj. Aktualisht nė Kosovė UNMIK-u po zhvillon njė strategji jo fort tė pėrshtashme dhe tė studjuar mirė. Kam pėrshtypjen se po krijohen ndoshta struktura tė panevojshme dhe nuk po i kushton aq vemendje fakultetit. Ndoshta shumė ekspertė tė huaj qė punojnė atje nuk e kanė pėrgatitjen e mjaftueshme pėr tė kuptuar se sa i rėndėsishėm ėshtė pėrqėndrimi i investimeve nė njė qendėr, tė mos pėrmendim rastin kur disa janė tė interesuar pėr strukura tė shpėrndara ose „skuta“ ku lehtėsisht mund tė shpėrdorohen fonde madje tė mėdha. Njė pėrvojė mė negative se sa ajo e jona nė Shqipėri me rrjetin e kalbur tė instituteve tė bujqėsisė nuk mund tė gjendet nė asnjė vend tjetėr. Unė mendoj se politika kosovare duhet ta kuptoj mirė rėndėsinė dhe t’a mbėshtesė kėtė strategji pėr ta kthyer fakultetin e Prishtinės nė njė qendėr tė vetme tė arsimit, kėrkimit dhe kėshillimit tė bujqėsisė kosovare.

Ura:
Ēfarė synon reforma e planeve mėsimore ?

Profesor Tafaj:
Projekti synon qė tė mbėshtesė zhvillimin e planeve mėsimore pėr studimet e nivelit tė parė (Bachelor) dhe dytė (Master ose Magjistėr). Qėllimi ėshtė qė kėto studime tė jenė tė tilla mė pėrmbajtje dhe nė nivelin e zhvillimit ose realizimit qė tė mundėsojnė njohjen e tyre nga universitet evropiane.

Ura:
Ju jeni njėherazi edhe profesor honorar nė Universitetin Bujqėsor tė Tiranės, pra jeni nė kontakte tė pėrhershme me zhvillimin e shkollės atje. Si e vlerėsoni ecurinė e zhvillimit dhe si e shihni tė ardhmen e shkollimit?

Profesor Tafaj:
Ka njė pėrparim por ėshtė ende shumė pak. Realisht niveli i shkollimit ėshtė ende shumė i ulėt. Duhet ndryshuar sė pari mentaliteti jo vetėm tek studentėt por mė sė pari tė pedagogėt. Kemi akoma njė fiktivitet tė madh tė diplomave. Na duhet shumė punė pėr tė fituar besimin e shqiptarėve dhe tė botės se diplomat merren me djersė. Kjo nuk ėshtė thjeshtė ēėshtje fondesh por mė sė pari ēėshtje e politikės dhe e mentalitetit. Unė mendoj se shkollat tona e kanė tė domosdoshme tė hyjnė nė bashkėpunim tė ngushtė partneriteti ne universitete perėndimore nė mėnyrė qė tė rrisin nivelin, seriozitetin dhe njė ditė, pas disa vjetėsh, tė fitojnė vėrtet barazinė me homologėt e tyre nė vendet e Evropės Perėndimore.

Ura:
Shumė pedagogė dhe shkencėtarė shqiptarė janė larguar nga trojet shqiptare dhe disa prej tyre po bėjnė karrirerė shumė dinjitoze akademike-shkencore nė Perėndim. Si e shihni Ju nga pėrvoja juaj rolin e tyre dhe a mund tė pėrfitojnė trojet shqiptare prej kėtij grupi elitar ?

Profesor Tafaj:
Largimi i trurit ėshtė njė humbje pėr trojet tona dhe po tė shohėsh se sa e papėrgjegjshme ėshtė politika qė zhvillohet atje, nuk ėshtė vėshtirė tė kuptosh se pse po ikin intelektualėt. Por pėr fat tė mirė politikanėt nuk janė tė pėrjetshėm dhe shpresojmė qė njė ditė edhe politika tė jetė e pėrgjegjshme. Ne qė jemi nė pozicione dinjitoze akademike nė Perėndim duhet tė pėrpiqemi tė afrojmė shkollat tona nė bashkėpunim tė ngushtė me universitetet ku aktualisht punojmė, pra tė shėrbejmė si “ura lidhėse”. Nga ana tjetėr ne mund tė japim kurse tė shkurtėra leksionesh atje si dhe tė udhėheqim tė rinjtė nė kėrkimi shkencor nė kuadrin e studimeve tė diplomave apo doktoratave. Tė gjitha kėto forma tė kontributit tonė janė tė mundura kur strukturat drejtuese tė universiteteve shqiptare e dėshirojnė njė gjė tė tillė. E them kėtė se ndodh jo rrallė qė njė gjė e tillė nuk ėshtė e pėlqyeshme. Njė ndėr arsyet mė kryesore ėshtė se shkencėtarė kaq tė kualifikuar nė auditor bėjnė njė kontrast tė madh nė atė gjendje tė zymtė atje ku shpesh pedagogėt bėjnė sikur jėnė pedagogė dhe studentėt sikur janė vėrtet studėntė. Pikėrisht nė kėtė rast mund tė zgjohen “shejtanėt” nė gjumi dhe tė fillojnė tė lėvizin, p.sh studentėt e talentuar dhe shumė tė interesuar dhe tė kuptojnė se shkolla e tyre ėshtė, pėr fat tė keq, pothuasje njė “flluskė sapuni” dhe jashtė kufive tė trojeve tona nuk ka vlerė.

Ura:
I nderuari profesor Ju falemnderoj ne emerin tim personal ne emer te revistes sone dhe te te gjithe lexuesve pėr mendimet dhe kohėn qe na i vute ne dispozicion..

Profesor Tafaj:
Edhe unė ju falendėroj pėr interesin.



Intervistoi: Drita Lulaj Berisha
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur
 

Perseritje e Intervistes se Prof. Myqerem Tafaj

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: -