AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Pjeter Bogdani

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13726
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Pjeter Bogdani   Lun 5 Juin - 5:57

veshur si fshatar bredh rrugėve dhe gjen strehim nė shpella ku shkruan nėn dritėn e njė qiriu...Bogdani del si mbrojtės i popullit tė tij tė dėrrmuar nėn peshėn e tatimeve tė mbledhura nga Sulltani dhe tė haraēit qė ua merr Patriarkana. Ky popull qė u bė raja dhe "paria" si mund t'i mbante klerikėt e vet? Ndihmat pėr priftėrinjtė dhe shqetėsimi pėr sjelljet dhe formimi i tyre, do tė jenė shqetėsimet kryesore qė paraqiten nė njė numėr tė madh letrashashuria e tij pėr Krishtin, shpirti i tij luftarak "pėr t'i fituar shpirtrat Perėndisė", ndezin zemėrgjerėsinė e tij dhe shtyjnė ta dėshirojė martirizimin. Qysh mė 1663 ai shkruan se ėshtė i gatshėm ta derdhė edhe gjakun e vet. Nė vitin 1665 kur ėshtė ipeshkėv i Shkodrės dhe administrator i Tivarit, vazhdon ta tretė jeten e tij "Usque ad profusionem sanguinis". Letrat e fundit pėrshkruajnė njė pėrsekutim tė tmerrshėm nga otomanėt tė udhėhequr nga Jeghen pasha Aziatiku. Ato dėshmojnė qėndresėn e Bogdanit dhe tė besimtarėve tė tij tė ikur nė "malet kryengritėse" kurrė tė nėnshtruara, duke mos pasur tjetėr pėrveēse "borė pėr dyshek", por tė frymėzuar nga njė forcė e brendshme.

Mynxyrat e murtajės e detyrojnė tė ikė nė Prizren, torturat e priftėrinjve dhe sidomos ndaj tė nipit e bėjnė tė vuajė shumė. Ai lėshon njė britmė tė dhimshme: "Salva nos perimus" / Na shpėto, zhdukemi. Ashtu nėnshkruhet letra e tij e parafundit duke sjellė nė mend me kėto fjalė librin e tij. Nė letrėn e fundit, pasi janė hakmarrė turqit, i lidhur ngushtė me mundimet e Mėsuesit tė dashur, i dėrguar lakuriq nėpėr rrugėt e Prizrenit, dhe i shpėtuar pėr mrekulli nga vdekja, do tė nėnshkruajė "Cuneus prophetarum" duke e vulosur kėshtu jetėn e tij me njė vepėr dhe njė itenerar tė pavdekshėm.

Do tė mbarojė pas ca muajsh nga epidemia e murtajės mė 5 dhjetor 1689 nė Prishtinė. Nipėrit e tij Gjoni e Gjergji do ta shpallin vdekjen e tij dhe do tė na njoftojnė me ngjarjet qė do tė vijnė pas dhe urdhrin e Sulltanit: kufoma e Bogdanit zhvarroset nė mėnyrė mizore dhe u hidhet qenve nė sheshin e tregut.
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13726
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Pjeter Bogdani   Dim 16 Juil - 8:49

Si lindi nevoja e kėtij studimi kritik dhe si ėshtė ndėrtuar ai?

Nevoja e studimit kritik tė shkrimtarėve tė vjetėr lindi vite mė parė. Nė vitet ’50 ishte i pari Selman Riza dhe mė pas Eqerem Ēabej. Ai ishte i pari qė bėri njė studim mbi “Mesharin” e Gjon Buzukut, qė ėshtė njė studim kritik model. Kjo punė nuk pati vazhdimėsi deri sa nė vitin 1985-1986 doli botimi i plotė kritik i veprave tė Budit. Pas viteve ’90 u shtrua sėrish kjo nevojė dhe nga departamenti i Gjuhėsisė mu ngarkua mua studimi kritik i veprės sė Bogdanit. Ky ėshtė njė libėr qė i drejtohet kryesisht njė kategorie tė caktuar si studentėve tė gjuhės, studiuesve, filologėve, por ėshtė ndėrtuar nė mėnyrė tė tillė qė tė shfrytėzohet edhe nga njė rreth mė i gjerė lexuesish. Pėr kėtė arsye, nė aparatin kritik janė dy lloj shėnimesh, sė pari ato kritike, qė janė ndėrhyrje tė studiuesit nė lidhje me transkriptimin e tekstit dhe pjesa e dytė qė merret me shpjegime fjalėsh tė rralla, shndėrrime morfologjike, etj. Botimi kritik i Bogdanit pėrmban nga njėra anė riprodhimin anastatik tė tekstit origjinal, nė faqen pėrbri transkriptimi fonologjik me aparatin kritik dhe paraprihet nga njė studim hyrės mbi kriteret e transkriptimit dhe disa momente tė jetės sė autorit.

Sa i vėshtirė ishte transkriptimi i shqipes sė vjetėr tė Bogdanit?

Ky libėr ishte njė fushė e re studimi pėr mua, pasi mė parė isha marrė me studimin e marrėdhėnieve mes gjuhėve sllave dhe asaj shqipe. Ishte njė punė e vėshtirė dhe qė kėrkonte shtrirje tė gjatė nė kohė, pasi studiuesi duhet ta bluajė e ta njohė mirė gjuhėn e Bogdanit. Fillimisht duhen gjetur tė gjitha problemet qė shfaq grafika e autorit, tė cilat grupohen dhe nxirren kriteret shkencore mbi tė cilat do bėhet transkriptimi. Duke qenė voluminoze, rreth 400 fq, ka kėrkuar njė punė tė pėrqendruar. Megjithatė them se ia dola mbanė dhe mund tė pėrballoj dhe njė sprovė tė dytė nė kėtė drejtim.

Thatė se mė parė duhet tė bėni ndarjen grafike tė shkrimit, ēfarė elementėsh ndeshen mė sė shumti nė shkrimin e Bogdanit?

Nė krahasim me shkrimtarėt e mėparshėm, Bogdani ėshtė mė i stabilizuar nė grafinė e tij, ndėrsa sa i pėrket drejtshkrimit paraqitet mė i vėshtirė sesa Buzuku qė ishte shkrimtari i parė, mė sė shumti nė segmentimin e fjalėve. Alfabeti ėshtė pėrgjithėsisht latin, por duke qenė se shqipja ka disa tinguj qė nuk gjenden nė alfabetin latin, pėrdori shenja tė tjera, tė pėrdorura edhe nga paraardhėsit, nga Budi kryesisht. Pėr shembull shkronjėn y e ka marrė nga njė shenjė e glagolitishtes, i shkrimit tė vjetėr sllav, pėr disa fonema tė tjera tė
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Pjeter Bogdani
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: politika-
Sauter vers: