AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion
Partagez | 
 

 Si zhvillohet fetusi ne mitren e nanes

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve: 10736
Registration date: 30/04/2006

MessageSujet: Si zhvillohet fetusi ne mitren e nanes   Mar 24 Juin - 13:50

http://www.rruzull.net/shkrimi32.html
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve: 10736
Registration date: 30/04/2006

MessageSujet: Re: Si zhvillohet fetusi ne mitren e nanes   Mar 24 Juin - 11:55


Data e botimit: Tuesday, 13 November 2001
Lėnda: Krijimi i njeriut
Kur fillon jeta ? Me mbarsjen e femrės, kur tek krijesa e re lindin ndjenjat apo kur vjen njė ėngjėll pėr t“i dhėnė shpirt asaj pas 120 ditėsh ?
Njė spermie ka njė detyrė pothuajse tė pamundur. Me pak fat ajo sė bashku me mbi 700 milionė spermie tė tjera derdhen brenda gruas.
Pastaj fillon njė garė e gjatė masive mbi se kush tė mbėrrijė i pari pėr tė mbarsur vezėn e gruas.
Kur kėto qeliza tė farės sė mashkullit i afrohen oviduktit tė vezės sė femrės kokat e tyre ndryshojnė nė atė mėnyrė qė ato tė munden tė mbėrthehen pas vezės e cila mbrohet nga disa shtresa tė ndryshme proteinash. Ajo spermie qė arrin e para, ēpon me kokėn e saj shtresėn e jashtme tė vezės. Nė kėtė ēast ēlirohen enzima qė e ndihmojnė spermien tė vazhdojė tė ēajė pėrpara. Mė pas ndodh njė reaksion tjetėr kimik. Sa hap e mbyll sytė veza ngren njė shtresė tė padepėrtueshme, njė membranė, e cila i kyē jashtė tė gjitha spermiet e tjera. Pas disa orėsh masa e tashėgimisė sė spermies ėshtė shkrirė me DNA-nė e vezės. Veza ėshtė mbarsur.
A ėshtė ky ēasti i fillimit tė jetės ?

Pėrgjigja e kėsaj pyetje ėshtė me rėndėsi pasi disa shkencėtarė duan tė pėrdorin vezėt e mbarsura qė teprojnė gjatė mbarsjes epruvetore qė ndodh nė laborator pėr studime tė qelizave zanafillėse tė embrionit. Shkencėtarėt shpresojnė qė kjo teknikė njė ditė tė ēojė drejt krijimit tė metodave kuruese pėr sėmundje tė rėnda kronike.
Kritikėt e shohin vezėn e mbarsur si njė jetė njerėzore. Ndėrsa studimin nė fjalė si tė pa etikė. Ai hedh baltė mbi vlerėn e njeriut si dhe ėshtė nė kundėrshtim me tė drejtat e njeriut. Shumė vende i kanė ndaluar studimet me vezėt e mbarsura. Suedia ėshtė nga ato vende qė nuk kanė marrė akoma njė qėndrim.
- Kjo ēėshtje ka tė bėjė para sė gjithash me njerėzinė. Mendimet e shkencėtarėve nuk vlejnė mė tepėr se tė ndonjė tjetri. Midis njerėzisė ata janė vetėm njė grup. Detyra e tyre ėshtė tė marrin pjesė nė debatin publik dhe tė pėrpiqen qė njerėzit t“ua vėnė veshin arsyeve tė tyre, thotė Ulf Görman, docent i etikės nė Universitetin e Lundit nė Suedi.

Ndarja e qelizave menjėherė pas mbarsjes

Pothuajse njė ditė pas mbarsjes ndodh ndarja e parė e qelizave. Pas pesė ditėsh ajo krijesė qė do tė bėhet njeri ėshtė e pėrbėrė prej qindra qelizave qė u ngjajnė njė bullunge tė fryrė dhe qė me emrin shkencor quhet blastocyst.
Janė pikėrisht kėto blastocyst'era qė shkencėtarėt shfrytėzojnė pėr studimet e tyre.
Gjatė mbarsjes epruvetore qė ndodh nė laborator gruas i duhet nė fillim tė kalojė pėrmes njė kurimi me hormone qė sjell ēlirimin e disa vezėve. Vezėt mbarsen nė epruveta dhe lihen tė piqen deri sa arrijnė gjendjen blastocyster, pėrpara se njė ose disa prej tyre tė mbillen nė mitrėn e gruas.
Por shumė prej vezėve qė mbarsen nė epruveta nuk zhvillohen si duhet kėshtu qė duhen flakur tutje. Prandaj mjekėve u duhet tė mbledhin dhe tė mbarsin tė gjitha vezėt qė nxjerr gruaja gjatė kurimit me hormone, qė mund tė jenė deri nė 20.
Si rezultat mbetet tepėr njė numėr i madh vezėsh tė cilat futen nė ngricė ku - nė rastin e Suedisė - mund tė ruhen deri nė 5 vjet. Mė pas duhen flakur.
Nė parim tė gjitha tė dhėnat qė nevojiten pėr tė ndėrtuar njė njeri gjenden brenda blastocyster-it. Por vetė qelizat janė akoma krejt tė papjekura. Asnjėra prej tyre nuk ka vendosur nė kėtė pikė nėse do tė bėhen qeliza mushkėrie, zemre apo truri. Ato janė krejt tė "paprogramuara". Shkencėtarėt i quajnė kėto - qeliza embrionale.
Ėshtė pikėrisht fakti qė qelizat - nė teori - mund tė jenė burim i secilit prej atyre 220 llojeve tė ndryshme tė qelizave qė gjenden nė trupin tonė, qė i bėn kėto qeliza kaq tė lakmueshme. Duke i mbjellur qelizat embrionale nė laborator dhe mėsuar se ēfarė i bėn kėto qeliza tė specializohen nė lloje tė ndryshme qelizash, shkencėtarėt shpresojnė qė njė ditė teknika do tė bėjė tė mundur mjekimin apo lehtėsimin e sėmundjeve tė rėnda. Mundėsitė janė tė mėdha.
Dy javė pas mbarsjes qelizat qė do tė bėhen foshnje ndahen nė dy shtresa. Mbas disa ditėsh krijohet njė shtresė e tretė qelizash, apo ndryshe gjethja embrionale. Kėto shtresa qelizash do tė bėhen mė vonė zanafilla e tė gjitha indeve dhe organeve. Ky proces quhet gastrulim dhe ėshtė pėrshkruar si ngjarja mė e rėndėsishme e jetės. Lindja, martesa apo edhe vetė vdekja nuk janė asgjė nė krahasim me gastrulimin. Pa tė ne do ngjanim si krimba.
Tani njeriu qė po krijohet ėshtė vetėm disa milimetra i gjatė. Nė gjethen e jashtme embrionale ngrihet pastaj njė brazdė e cila pėrfundon nė njė gyp, prej sė cilės do tė krijohet truri dhe sistemi qendror i nervave. Shtresa e mesme qelizore ėshtė zanafilla e muskujve, skeletit, veshkave dhe zemrės ndėrsa shtresa e poshtme zhvillohet mė tej nė zorrė dhe mushkėri.
Pas pesė javėsh shtohen krahėt dhe kėmbėt si degė tė sheshta. Njė javė pas kėsaj truri fillon tė marrė formė dhe mendohet se poashtu edhe gishtėrinjtė dhe thonjtė.
Pas tetė javėsh embrioni ėshtė disa centimetra i gjatė dhe fillon tė duket si njė njeri nė miniaturė.
Tani nis zhvillimi i krijesės. Krijesa rritet dhe trupi bashkė me organet e tij stėrviten pėr detyrat e tyre tė ardhshme. Kur tė lindė foshnja, pėrafėrsisht 38 javė pas mbarsjes, gjithēka duhet tė funksionojė nė mėnyrė tė pėrsosur.
Diku gjatė kėtij udhėtimi - nga mbarsja e vezės deri nė lindjen e foshnjes - krijohet njeriu. Por me saktėsi se kur, ėshtė njė pyetje me tė cilėn janė marrė njerėz nga kohė tė ndryshme.
Qė pėrpara 2000 vjetėsh filozofi grek Aristoteli vendosi qė krijesa mashkullore e merr shpirtin 40 ditė pas mbarsjes. Ndėrsa krijesa femėrore pėr ndonjė arsye duhej tė priste edhe 3 muaj tė tjerė.
Me po kėtė ēėshtje u mor edhe kisha gjatė mesjetės, ndonėse Bibla nė kėtė pikė luhatet dhe nuk jep ndonjė vendim tė qartė.
Kisha katolike ka qenė e ndarė nė shumė vjet mbi kėtė ēėshtje. Njė palė beson se jeta fillon vetėm kur kanė kaluar disa javė shtatzanie, sė bashku me lėvizjet e para tė krijesės. Por nė vitin 1869 Vatikani vendosi qė jeta e njeriut fillon qė me mbarsjen. Kjo ėshtė akoma edhe sot e kėsaj dite pikėpamja e kishės katolike, prandaj ajo edhe i ėshtė kundėrvėnė nė ēdo ēast studimit tė qelizave embrionale. Edhe pse studimi mund tė sillte shėrimin e sėmundjeve tė rėnda.
- Tė gjitha zgjedhjet e vėshtira shkaktojnė grahma tė mėdha. Dhe kjo ėshtė njė zgjedhje e vėshtirė. Por unė jam prapėseprapė i mendimit qė veza e mbarsur ėshtė njė person, qė do tė thotė se ka njė vlerė tė qenėsishme dhe tė drejtėn tė ketė njė jetė. Nėse do tė zhvendosej krijimi i personit nė njė fazė tė mėvonshme tė zhvillimit atėherė kam frikė se mos shtyrja e kėtij kufiri nė kėtė rast bėhet dogmatik, nė rastin mė tė keq e zgjedhur sipas dėshirės, thotė Erwin Bischofberger, i cili ėshtė profesor kėshillues nė etikėn mjekėsore nė institutin Karolinska nė Solna tė Suedisė dhe njėkohėsisht at jezuit, njė rend brenda kishės katolike.
Kisha moderne lutheriane ka marrė njė qėndrim tepėr tė kujdesshėm.

- Por kjo nuk ka ndodhur pėr shkak tė truthatėsisė por sepse ėshtė pėr traditė qė pėrgjegjėsia pėr tė mbajtur qėndrim ndaj ēėshtjeve etike t“i mbetet vetė individit. Nė kėtė rast kisha luan vetėm rolin e kėshilltarit, thotė Ulf Görman.

Shkollarėt e judaizmit dhe islamizmit janė pėrfytur gjithashtu me kėtė problem. As atyre nuk u vjen nė ndihmė ndonjė burim i shkruar qė tė jipte njė pėrgjigje tė qartė.
Brenda judaizmit pikėpamja tradicionale ėshtė qė krijesa nė barkun e gruas ėshtė "njė njeri foshnjor". Kėshtu qė njė nga mėnyrat mė mbizotėruese tė tė kuptuarit ėshtė ajo sipas tė cilės krijesa, pėr sa kohė qė gjindet nė mitėr, nuk mund tė shihet si njė njėsi e pavarur por si njė pjesė e tė ėmės sė tij. Mė tepėr mbi kėtė ėshtė shkruar nė librin e David M Feldman "Birth control in jewish law", NJ: Jason Aronson 1998.
Myslimanėt thonė se profeti Muhamed pėrligji qė krijesa zhvillohet pėrgjatė tre periudhave 40-ditore, pas 120 ditėsh vjen njė ėngjėll pėr t“i dhėnė shpirt. Kėshtu mėnyra mė e zakonshme e tė kuptuarit tė kėsaj ēėshtje tek myslimanėt ėshtė ajo sipas tė cilės dėshtimi lejohet pėrpara kufirit 120 ditor, i cili i pėrgjigjet 19 javė shtatzanie. Mė tepėr mbi kėtė ėshtė shkruar nė librin e Abdel Rahim Omran: "Family planning in the legacy of Islam", London, Routledge 1992.
- Mėnyra liberale myslimane e tė kuptuarit tė kėsaj ēėshtje pėr mahni pėrputhet me ligjin suedez tė dėshtimit i cili vė kufirin tek java e 18-tė, thotė Ulf Görman.
Sot shkencėtarėt e dinė qė tek fetusi ndjenjat lindin qė tetė javė pas mbarsjes. Pas disa javėsh shqisa ndjenje janė zhvilluar nė duar dhe krahė dhe rreth javės sė 14-tė mbi tė gjithė sipėrfaqen e lėkurės. Para disa vjetėsh disa studiues britanikė zbuluan se fetusi, qė pas 20 javėsh, reagon ndaj dhimbjes duke ēliruar hormone stresi. Por nuk ėshtė e thėnė qė mund tė ndjejė dhimbje, pasiqė truri ėshtė akoma shumė i pazhvilluar.
Fetusi reagon edhe ndaj zhurmės si edhe ndjen edhe shije.
- Pjesa mė e madhe mendojnė se jeta nė njė farė mėnyre fillon me mbarsjen. Por kjo nuk do tė thotė se veza e mbarsur ka njė vlerė tė plotė njerėzore. Unė e shikoj kėtė si njė proces qė mė pas i sjell jetėn njeriut. Kjo ėshtė njė ēėshtje e vėshtirė pėr t'u zgjidhur. Por nėse duhet tė zgjidhet midis hedhjes sė vezės sė mbarsur dhe shfrytėzimit tė saj pėr njė ēėshtje tė mirė, do tė zgjidhja kėtė tė dytėn. Me kėtė nuk dua tė them qė njerėzit mund tė bėjnė ē“tė duan me to, thotė Ulf Görman. !

Shkrimet mė tė fundit mbi kėtė lėndė
Zbulime tė reja mbi jetėn e fėmijės nė bark tė n&e
Aparat i ri pėr vėzhgimin e fėmijės nė bark tė nėnės
E drejta pėr njė jetė njerėzore

Pyetėsori i shkrimit
Kur fillon jeta ?

Me mbarsjen e femrės.
Kur tek krijesa e re lindin ndjenjat
Kur njė ėngjėll sjell shpirtin pas 120 ditėsh
Nė njė fazė tjetėr tė papėrmendur

[ Rezultatet | Pyetėsorė ]

Kanė tė bėjnė..
· mbarsje
· spermie
· vezė
· qeliza
· proteina
· membranė
· DNA
· embrion
· mitrėn e gruas
· zemrė
· gisht
· thonjtė
· filozofi grek
· Aristoteli
· Bibla
· dogmatik
· Muhamed
· dhimbje
· fetus
· trup
· Kėrko tek lėnda: Krijimi i njeriut
--------------------------------------------------------------------------------

Shkrimi mė i lexuar mbi Krijimi i njeriut:
Zbulime tė reja mbi jetėn e fėmijės nė bark tė n&e

Vlerėso kėtė shkrim duke i dhėnė njė ēmim nė yje; nga njė deri nė pesė.

"E drejta pėr njė jetė njerėzore" | Kyēu/Krijo llogari | 0 Komente

Komentet janė pronė e kujt i bėn. Rruzull.net nuk ėshtė pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve: 10736
Registration date: 30/04/2006

MessageSujet: Re: Si zhvillohet fetusi ne mitren e nanes   Mar 24 Juin - 12:00

Pothuajse njė ditė pas mbarsjes ndodh ndarja e parė e qelizave. Pas pesė ditėsh ajo krijesė qė do tė bėhet njeri ėshtė e pėrbėrė prej qindra qelizave qė u ngjajnė njė bullunge tė fryrė dhe qė me emrin shkencor quhet blastocyst.

.........................................
Njeriu: Zbulime tė reja mbi jetėn e fėmijės nė bark tė n&e
Friday, 06 August 2004 nga Rruzull.net (5243 herė lexuar)
Profesor Stuart Campbell (Stjuėrt Kempbell) nė Londėr ka zhvilluar njė sistem krejt tė ri pėr tė pėrgjuar jetėn e tė palindurve, sistemin 4 dimensional ultratingulli. Falė kėsaj ai ėshtė nė gjendje t'u tregojė prindėrve tė krijesės sė re se si kjo ėshtė duke u zhvilluar hap pas hapi qė nga njė etapė tepėr tė hershme.

Doktor Campbell thotė se teknologjia e re u jep mundėsinė prindėrve qė tė krijojnė kontakte me beben e tyre qė para se ai tė lindė dhe se pamjet e pėrmirėsuara nga brenda barkut janė tė vlefshme pėr doktorėt tė cilėt mund tė mbikėqyrin shumė mė mirė zhvillimin e fetusit.
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve: 10736
Registration date: 30/04/2006

MessageSujet: Re: Si zhvillohet fetusi ne mitren e nanes   Mar 24 Juin - 12:01


Shėndeti: Aparat i ri pėr vėzhgimin e fėmijės nė bark tė nėnės
Shkencėtarėt nė shtetin Uashington kanė zhvilluar njė metodė tė re me ultratinguj pėr vėzhgimin e foshnjeve shumė muaj para lindjes. Paisja e re e prodhuar nga firma mjekėsore Filips, tregon pamje tri dimensionale tė ēdo pjese tė trupit tė foshnjes.

Seksologji: E drejta pėr njė jetė njerėzore
Kur fillon jeta ? Me mbarsjen e femrės, kur tek krijesa e re lindin ndjenjat apo kur vjen njė ėngjėll pėr t“i dhėnė shpirt asaj pas 120 ditėsh ?
Njė spermie ka njė detyrė pothuajse tė pamundur. Me pak fat ajo sė bashku me mbi 700 milionė spermie tė tjera derdhen brenda gruas.
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve: 10736
Registration date: 30/04/2006

MessageSujet: Re: Si zhvillohet fetusi ne mitren e nanes   Mar 24 Juin - 12:07

Tė vjellat nga koliti dhe infeksioni viral tek fėmijėt

Lėnda: Foshnje
Njė pjesė e foshnjeve kanė kolit gjatė tre muajve tė parė tė tyre dhe qajnė me orė nė ditė. Meqėnėse fėmijėt qė qajnė duken tė qetėsohen nga ushqimi atėherė ndodh shpesh t'u jipet mė tepėr ushqim nga sa duhet dhe kėshtu e vjellin ndonjėherė tepricėn. Tė vjellat nė kėtė rast nuk janė serioze por mund tė tregojnė se fėmijės i duhet dhėnė pak mė pak ushqim. Kur koliti zhduket, zhduken edhe tė vjellat.
Tė vjellat mund tė shkaktohen nė disa raste nga njė infeksion viral nė kanalin midis stomakut dhe zorrės. Sėmundja njihet nė mjekėsi nėn emrin gastroenterit. Nė kėtė rast fėmija ka mė shpesh bark dhe ndonjėherė temperaturė tė lartė.

(Vijon nga Tė vjellat tek foshnjet)
Fėmijėt kanė njė nevojė mė tė madhe se tė rriturit pėr lėngje pasiqė ata i kėmbejnė lėngjet mė shpejt. Prandaj ka njė rrezik mė tė madh pėr fėmijėt qė kanė si tė vjella ashtu edhe bark t'u largohen lėngjet e trupit.

Shenja tė ēujėsimit janė

fėmija ėshtė i plogėt dhe nuk reagon si zakonisht me buzėqeshje apo klithma
fėmija shurron pak ose aspak.
Nė kėtė rast duhet kontaktuar urgjenca e njė spital ipėr kėshillim. Ndonjėherė ėshtė rasti qė duhet shkuar me fėmijėn nė spital pėr ta vizituar dhe mjekuar. Atje bėhen analizat e gjakut dhe ndonjėherė mund tė mirren edhe prova tė jashtėqitjes pėr tė parė nėse tė vjellat janė shkaktuar nga ndonjė infeksion. Pėr tė ndaluar humbjen e lėngjeve fėmija merr zėvendues lėngjesh, ose pėrmes pirjes ose pėrmes injektimit tė lėngut drejt e nė venė.
Kur fėmija ka marrė njė infeksion ėshtė pothuajse gjithnjė virusi shkaktar i tė vjellave. Ėshtė a pazakontė qė shkaktar tė jenė bakteriet, nėse po atėherė vetėm nė vendet e nxehta. Bakteriet mund tė trajtohen me antibiotikė por jo virusi.
Shpesh janė fėmijėt midis gjysėm dhe njė e gjysėm vjeē ata tė cilėt vjellin pėr shkak tė infektimit dhe kjo sėmundje ėshtė mė e zakonshme gjatė vjeshtės.

Mjekimi nė shtėpi i fėmijėve me infeksion viral

Nėse fėmija ka njė infeksion viral por nuk i ka humbur lėngjet atėherė nuk ka nevojė tė mjekohet nė spital por njeriu mund tė pėrkujdeset pėr tė nė shtėpi. Meqėnėse cipa jargore e zorrės ėshtė bėrė e ndjeshme pėr shkak tė sėmundjes atėherė duhet qė pėr sa kohė qė sėmundja zgjat

tė mos i jipet fėmijės ndonjė ushqim tė cilin nuk e ka provuar mė parė
tė mos i jipet peshk apo vezė fėmijėve nėn njė vjeē tė cilėt kanė treguar mė parė shenja alergjie
tė bėhet kujdes me frutat dhe rrushqet tė cilat mund tė japin jashtėqitje tė rrjedhshme apo tė vjella
tė pritet disa ditė me dhėnien e qumėshtit tė lopės pasi ky mund tė shkaktojė nė disa raste tė vjella tek foshnjet.
Do tė ishte gjithashtu mirė qė njeriu tė lante shpesh gojėn e fėmijės si dhe duart e veta sa herė qė i ndėrron fėmijės pelenat apo sa herė qė ka qenė nė nevojtore. Do tė ishte mirė nėse ēdo anėtar i familjes do tė kishte peshqirin e vet dhe nėse do tė pastrohej shpesh oturaku ose stoli i nevojtores.
Fėmijėt qė shkojnė nė kopsht fėmijėsh zakonisht kanė nevojė tė rrinė nė shtėpi rreth njė javė apo derisa tė heqėt bark apo tė vjellat kanė pushuar njėherė e mirė.
Vijon me Kėshilla mbi sesi t'i jipen lėngje fėmijės

Burimi: suedezja Infomedica, Kräkningar hos spädbarn / Vad beror det på?, rishqyrtuar 2004-04-20.
Vė re! Ky shkrim nuk lejohet tė kopjohet dhe tė pėrdoret pėr qėllime komerciale © Rruzull.net lexo kėtu.
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 

Si zhvillohet fetusi ne mitren e nanes

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: -