AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Ndre Mjeda

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13730
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Ndre Mjeda   Jeu 8 Juin - 5:22

Liria

- I -
O shqipe, o zogjt' e maleve, kallzoni:
A shndrit rreze lirie n'ato maja;
mbi bjesh' t'thepisuna e n'ograja,
ku del gurra e gjėmon pėrmallshėm kroni?

A keni ndie ndikund, kah fluturoni
ndėr shkrepa, me ushtue kangėn e saj?
A keni ndie nji kangė tė patravajė?*)
O shqipe, o zogjt' e maleve, kallzoni!

"Lirim, lirim!" -- bėrtet gjithkah malsia.
A ka lirim ky dhé qė na shkel kamba,
a veē t'mjerin e mblon anemban' robnia?
Flutro shqipe, flutro kah ēelet lama,
sielliu maleve pėrreth qė ka Shqipnia,
e vėshtroje ku i del lirimit ama.
.................................

- VI -
Por nuk u shuejt edhe, jo, shqiptaria:
Lodhun prej hekrash qė mizori e njiti,
lodhun prej terri ku robnimi e qiti,
shpreson me e zgjue fluturim mėnia.**)

E kqyre: Ndėr male po pėrhapet shkėndija
e lirimit t'Atdheut; fshehtas shėtiti
kasoll' pėr kasoll' rreth buneve***) e soditi
frymė tė re tue zbrazun pėr gjithkah, hija

e Skanderbegut. Qė ndėr djepa rritin
nanat e Hotit djelmėnin' ushtore
e idhnim n'armikun nėpėr gji iu qitin.

E nalt, ndėr maja, bukuri mbretnore.

*) pa vuajtje, pa mjerim.
**) urrejtja
***) banesave
....................

Gjuha shqipe

Pėrmbi za qė lshon bylbyli,
gjuha shqipe m'shungullon;*)
pėrmbi er' qė jep zymbyli,
pa da zemren ma ngushllon.

Ndėr komb' tjera, ndėr dhena tjera,
ku e shkoj jetėn tash sa mot,
veē pėr ty m'rreh zemra e mjera
e prej mallit derdhi lot.

Nji kto gjuhė qė jam tue ndie,
jan' tė bukra me themel
por prap' kjo, si diell pa hije,
pėr mue t'tanave iu del.
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Ndre Mjeda
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: politika-
Sauter vers: